Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari!

2 posters

Shko poshtë

Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari! Empty Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 18, 2011 12:46 am

Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari!


(E plotësuar) Acarohet situata në seancën plenare. Socialistët sulen drejt foltores së Berishës, por ai i sfidon me fjalime dhe akuza.
Tension në Kuvend/ Berisha në këmbë përballë opozitës

Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari! 4Berisha-1

Berisha: Këlyshët e Bllokut, lehin po nuk kafshojnë

Seanca parlamentare, e para për këtë vit, vazhdon të jetë mjaft e nxehtë, ndërsa kryeministri Berisha vazhdon të jetë në këmbë përballë dyndjes së deputetëve socialistë poshtë foltores së tij, sa herë që ai nis të flasë.
Por kreu i qeverisë i ka përballuar brohoritë e tyre duke iu pohuar se nuk i impresionon fare reagimi i tyre, pasi i njeh mirë se cilët janë.
Ndërsa është duke u treguar se cili është në të vërtetë kryetari i tyre, kryeministri Berisha po u bën thirrje deputetëve të opozitës që të distancohen prej tij.
Por debati i provokuar prej tyre, po bën që seanca të vazhdojë të jetë e tensionuar dhe të ndërpritet prej disa herësh.
Madje deputetët socialistë kanë guxuar të shtyjnë edhe punonjësit e Gardës së Kuvendit, duke bërë që kryetarja e Kuvendit të detyrohet ta rimbyllë sërish atë, për të vijuar me votimet.
Berisha: Videoja, akt puçist i bastardit të Bllokut

Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari! 22791

Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari!

“Një bandë krimi, guxoi përmes një akti puçist të montojë një video kundër kryeministrit të vendit.
Imagjinoni ju se çfarë mund të bëjë ky bastard i Bllokut, kur i lejon vetes të montojë video për kreun e qeverisë dhe çfarë mund të bëjë kjo SH.P.K për interesa krejt pasurore.
Thjesht do kthenin regjimin e etërve të tyre në formën më të shëmtuar”, tha në fjalën e re të mbajtur në seancën plenare, e cila sapo ka rinisur, kryeministri Sali Berisha.
Sërish ai i ka cilësuar deputetët e opozitës si përfaqësues të drogës, të orgjive, të rrënuar dhe të mjeruar.
Dhe sërish deputetët socialistë kanë ndenjur poshtë foltores së tij, gati për të tensionuar me qëllim situatën, por pa ia arritur dot.
Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari! Topalli_17.01.11%282%29
Ndërkaq, kryeparlamentarja Topalli ka ndërprerë për të disatën herë seancën plenare.
Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari!

Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari! 22798

Tension në Kuvend, Deputetët PS i afrohen podiumit të Berishës
Kuvendi nis sesionin parlamentar me tension. Kordoni i gardës nuk lejon deputetët e revoltuar të PS ti afrohen kryeministrit, i cili lëshon akuza të rënda në drejtim të kryesocialistit Rama.


“Sa më shumë që bërtisni, aq më lakuriq dilni, më keq se kryetari juaj”.

Me këto fjalë iu drejtua kryeministri Berisha deputetëve socialistë, të cilët tentuan t’i bëjnë bllokadë para foltores së tij në Kuvend duke i ndërprerë fjalën.
“Unë u respektoj ju, por jo kryetarin tuaj që zhvishet lakuriq. Unë u respektoj ju, por jo partinë e lakuriqëve”, tha Berisha.
Duke shtuar më pas se deputetët socialistë janë vetëm disa mjeranë të shkretë që po përdoren nga kryetari i tyre.
“Nuk kanë lindur akoma ata që të ma ndërpresin fjalën mua, hiqeni nga mendja, edhe klanet e drogës t’i sillni këtu, fjala e Sali Berishës nuk ndërpritet kurrë”, tha ai.
Duke vijuar se këta janë larvat e vërteta të Bllokut, “sa më shumë bërtisni, aq më lakuriq dilni”.
Dhe në fund, duke u lënë porosi socialistëve të shkojnë te Partia dhe të zhvishen lakuriq me kryetarin e tyre, duke e shpallur partinë e lakuriqëve.
Berisha: Këlyshët e Bllokut, lehin po nuk kafshojnë
Me këtë shprehje kryeministri Berisha replikoi tani në seancë plenare me kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, pas akuzave të këtij të fundit ndaj mazhorancës.
Sipas Berishës, Shqipëria po ecën e vendosur drejt standardeve në çdo fushë dhe kjo e tmerron kreun socialist.
“Kryetarin tuaj e tmerron fakti se sot numërohen 140 mijë studentë”, u tha ai deputetëve të opozitës.
Duke iu drejtuar më pas deputeteve femra socialiste se ato nuk kanë përse të bëhen xheloze se Shqipëria u shpall “Miss Bota” sa i përket turizmit.
Kurse në lidhje me videon e publikuar Meta-Prifti, Berisha përmendi akuzën ndaj Ramës se “ka akuzuar Kristaq Ramën si baba të djalit të tij, si njeriu që ka paditur në gjykatë të atin”.
E pikërisht, në këto momente lëshimi akuzash të tilla, situata duket se është nxehur shumë në seancë plenare, saqë kryeparlamentarja Jozefina Topalli është detyruar ta ndërpresë atë për të dytën herë gjatë kësaj mbrëmje.
Meta opozitës: Jeni mësuar të bëni gjyqe politike
“Më vjen keq për të gjithë ju që jeni mësuar nga koha e regjimit të kaluar që t’i bëni njerëzit fajtorë pa fakte dhe të bëni gjyqe politike, por nuk e bëni dot më këtë me asnjë qytetar të këtij vendi.
Unë nuk merrem me shpifjet tuaja por vetëm me ligjin dhe drejtësinë, e të jeni të sigurt se ky proces gjyqësor që ka nisur, është i pashembullt”.
Kështu ka deklaruar gjatë seancës plenare, ish-zv/kryeministri Ilir Meta mbi videon e publikuar ndaj tij, duke thënë se opozitës nuk i ka hije që merr në mbrojtje një njeri që e ka akuzuar për korrupsion, duke iu referuar Dritan Priftit.
Sipas Metës, ka gjithçka të faktuar dhe video është mashtrim, një montazh, gjë që do ta konfirmojë hetimi i organit të akuzës.
“Kam besim te Ilir Meta, tek e vërteta dhe tek drejtësia. Por problemi juaj i vërtetë nuk është video. Ju e keni hallin vetëm te 8 Maji”, tha më pas ai.
Duke vijuar me nota mjaft të ashpra ndaj deputetëve të opozitës, ai tha se dita e 9 Majit do jetë jo vetëm dita e fitores ndaj nazizmit, por edhe ndaj spiunëve.
Gramoz Ruçi: Mazhoranca s’ka reflektuar për zgjidhjen e krizës
Qytetarët tani janë më të varfër se kurrë, bizneset po falimentojnë me radhë, ndërsa media po kërcënohet në mes të ditës dhe shteti ligjor është i montuar etj.
Këto janë akuzat që kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, hodhi gjatë seancës së parë plenare të këtij viti, duke shtuar se për shumë mangësi të tilla, Bashkimi Evropian na ka lënë pas dyerve.
“Sot që u hap ky sesion i ri parlamentar jo vetëm që ju nuk keni reflektuar për krizën politike, por vazhdoni me të njëjtat metoda”, iu drejtua Ruçi kryeministrit Berisha në seancë.
Duke shtuar se mazhoranca nuk pranon hetimin parlamentar dhe transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Sa i përket parlamentarizmit, ai tha se nuk ka ndryshuar asgjë dhe se në parlamentin shqiptar, vidhet vota e deputetëve.
“Ushtrohet presion ndaj deputetëve të opozitës në parlament. Në thelb, ju nuk e doni opozitën”, tha Ruçi ndër të tjera.
E duke iu drejtuar personalisht kryeministrit Berisha, kreu i deputetëve socialistë i drejtoi gishtin për moszgjidhjen e krizës politike dhe moskryerjen e transparencës së zgjedhjeve.
“Juve nuk ju interesojnë zgjedhjet e lira dhe jeni gati të sakrifikoni Shqipërinë për të mbajtur pushtetin tuaj të vjedhur”, u shpreh ai më pas.
>> Ruçi ofertë Berishës: Ik, largohu
>> Tension në Kuvend Deputetët PS i afrohen podiumit të Berishës
>> Meta: Montazhet mafioze do demontohen
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari! Empty Re: Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari!

Mesazh nga alfeko sukaraku Wed Jan 19, 2011 12:26 am

Vetem nje veprim si ai kundra Caushesekut e shpeton shqiperin nga komunizmi diktatorial.Sali Berisha nuk munde te jete kurre njeriu qe do mundet te perfaqsoj kulturen edhe inteligjencen shqiptare me shprehje te tilla banale si nje tutore i shqiptarve.Ne parlamentin shqiptare besohet se respektohet me pare se c do gje kushtetuta shqiptare edhe te drejtat e lirit personale te qytetarve shqiptare, te drejta qe per zotin kryeminister i gezojn vetem fasllicet e bollanot, por jo shqiptaret.Ne se e shoqia e sali berishes shkon me bodigardet e tij apo ne se te bijen ja ka dashnore kaq kohe lul basha, kjo nuk ka ci duhet askujt qe ben pjese ne parlamentin shqiptare.Populli vonon, por nuk harron edhe e mira e te mirave do ishte qe kryeministri me ato fjale tju drejtohet familjarve te vete-gruas-cupes e mbesave e tju bej morale se ceshte turp e ceshte ndere...se fundi i fundit kemi demokraci ne te cilen ka ligje e drejtesi ne se zoti rama ka bere shkelje te kushtetutes shqiptare ateher te veproj drejtesia shqiptare edhe jo kryeministri i pacipe qe c thote sote nuk e thote neser.Ne se kryeministri kerkon te na bej mesime talibanizmi ,ateher ta nisi nga e bija edhe ministri i vet lule basha, ndryeshe ja cili do jete perfundimi kur fyen genjen e mashtron nje popull:
http://www.shekulli.com.al/2009/06/23/sali-berisha-miting-me-kallash-lushnje-1997.html

alfeko sukaraku

Numri i postimeve : 15
Registration date : 14/01/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari! Empty Re: Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 19, 2011 2:52 am

Unë nuk pajtoj me Ty me asnjë fjalë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari! Empty Re: Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari!

Mesazh nga alfeko sukaraku Wed Jan 19, 2011 4:56 pm

nuk eshte e thene qe te pajtohemi ne ndonje fjale ne ceshtjet politike , se ndryeshe do kishim diktatori, por kemi demokraci e fjale te lire te kulturuar si kultura e kryeministrit shqiptare.
nuk jam ndonje simpatizant i edvin rames ne menyre qe te hakmerrem me keto fjale se per mua politika edhe fete jane ideologjira qe vene e vijne, atdhedashuria mbetet....
me qe ketu nuk pajtohemi, ndoshta munde shohesh edhe disa pika te tjera te cilat ndoshta pajtohemi:
1-i shiti nafte serbis edhe e pranoj vete.
2-kerkoj kushte per pamvarsin e kosoves-ne nje kohe qe askush ne evrope nuk fliste per kushte.
3-shiti kufirin detare me firmen e tij edhe e pranoj.
Ne se e duam njesoj kete kombe ateher ler te pajtohemi ne keto pika, sa per pikat e tjera ska problem se do e marri pergjigjien ashtu sic e kerkon.Me talibanizem ti drejtohet familjes se vete, jo shqiptarve.

alfeko sukaraku

Numri i postimeve : 15
Registration date : 14/01/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari! Empty Re: Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 19, 2011 6:23 pm

Qëllimi është se neve shqiptarëve asnjë spo na përshtatet.Secili që vie po del më "tradhëtar" se tjetri. Unë jam për hudhjen e urrejtjeve nga të gjithë. Po të hudhet urrejta duhet edhe të falen gabimet e të gjithëve. Ndryshe nuk bëhet bashkimi ose pajtimi i njerzëve. Unë po i shiqoj te dy palet se çka flasin dhe nuk ua mbaj anen asnjëres ndersa Ju po ia mbani anën stalinistëve.Nuk ka mundësi të jenë demokratët të gjithë të kqinjë ndersa socialistët të gjithë të mirë!!!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari! Empty Re: Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari!

Mesazh nga alfeko sukaraku Wed Jan 19, 2011 10:43 pm

Nuk e di per ke stalinizem e keni fjalen ju, por me sa njohe une kryeministri aktual ne shqiperi eshte nje nga ish stalinistat aktive qe paguante kuatat e PPSh deri ne dhjetorin e vitit 1990....apo kryetarja e parlamentit qe ish sekretare e partis te nje rrethi te veriut, apo djali i Ymer Nishanit etj etje.
Une nuk po perkrahe ndonje stalinizem, por ashtu si c do shqiptare po mbaj qendrim kritik ndaj dhunuesit te kushtetutes shqiptare qe nga foltoria e demokracis shqiptare na bene myftiun e talibanve.shtypni ne google lidhjen "kujt i sherbeni ju zoti Ben Blushi" ne menyre qe te shikoni ca lloj "socialisti" jam une.
Me se fundi ne shqiptaret duhet te mesojm te vecojm ideologjit nga kombi.
kombi eshte nje, ideologjit jane shume..te majta te djathta qendrore etje etje, ashtu si edhe ideologjit fetare.Personalisht para kombit nuk i sherbej asnje ideologjie, kombi mbi te gjitha.
Por kur nje njeri kaq prostitut e kaq banal dele e shane nga foltoria e demokracis duke kaluar ne veshet e shqiptarve idotesin e tij hakmarrse talibane per ceshtje personale, ateher ai ben shume krime bashke :
1-fjalore i ndyre prostitutash
2-mungese edukate e respekti ndaj shqiptarve
3-nderhyrje ne lirit personale te shqiptarve
4-shkelje te kushtetutes ne dialogun publike
5-shkelje te demokracis e liris se mendimi-veprimit.

Ne kushte te tilla me duhet tju theme se shqiperia nuk eshte as e sali berishes edhe as edvin rames,as e te nderuarve harajdinaj-ceku e thaci, as e ahmetit e thacit tjeter, shqiperia eshte e shqiptarve -shqiptare jame edhe une edhe kam pergjegjesi per kulturen qe po zhvillon ky vende me kete lloje edukate.kam pergjegjesi per respektim te demokracis edhe te ligjeve ne menyre qe femija ime mos te jetoj ne kete mizerje qe jetova une e brezi ime, ndaj ketu duhet te ngreme zerin kundra grave te ndyra nga goja edhe tju tregojm vendin.Moral kurverie apo ndershmerie cdo kush lere tja bej familjes se vete ne shtepin e vete.Ndaj per mua eshte ofeze edhe dhunim i demokracis morali taliban i zotit kryehajdut qe ka 10 vjet qe e kerkon drejtesia shqiptare edhe fshihet pas imunitetit.

alfeko sukaraku

Numri i postimeve : 15
Registration date : 14/01/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari! Empty Re: Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari!

Mesazh nga alfeko sukaraku Wed Jan 19, 2011 11:32 pm

kombi mbi te gjitha

kombi ka gjyrat kuq e zi.

alfeko sukaraku

Numri i postimeve : 15
Registration date : 14/01/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari! Empty Re: Kryeministri u thotë socialistëve: Zhvishuni lakuriq si kryetari!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi