Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shërbimi sekret serb nxit shqiptarët të shkojnë në Siri?

Shko poshtë

Shërbimi sekret serb nxit shqiptarët të shkojnë në Siri? Empty Shërbimi sekret serb nxit shqiptarët të shkojnë në Siri?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2015 11:34 pm

Shërbimi sekret serb nxit shqiptarët të shkojnë në Siri?


Shërbimi sekret serb nxit shqiptarët të shkojnë në Siri? Sh-euml-rbimi-sekret-serb-nxit-shqiptar-euml-t-t-euml-shkojn-euml-n-euml-siri_hd

Kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata vlerëson se shërbimet sekrete nga Ballkani nxisin vullnetarët shqiptarë të shkojnë të luftojnë në Siri.

“Këto shërbime sekrete i nxisin shqiptarët vullnetarë të luftojnë në Siri në radhët e opozitës së
atjeshme që lufton kundër forcave qeveritare”, ka deklaruar Lata.
Lata haptazi ka shfaqur dilemën se motivi kryesor për shkuarjen në Siri, nuk është lufta për fenë
islame, por futja e hutisë dhe përçarjes. Ai thotë se me këtë punë merren të gjitha shërbimet në
rajon, por më së tepërmi shërbimi sekret serb, transmeton gazeta “Lajm”.
“Më së tepërmi me këtë punë merret shërbimi sekret serb, por edhe shërbimet tjera. Qëllimi
është të përhapet përçarje mes myslimanëve dhe ata të përplasen mes veti. Të rinjtë shqiptarë
e pranojnë këtë lloj të indoktrinimit sepse dëshirojnë të ndjehen të rëndësishëm dhe faktor me
peshë. Pas kësaj nuk qëndrojnë predikime radikale islame dhe në Maqedoni nuk ekzistojnë
islamikë radikal. Shqiptarët në Maqedoni nuk as ideologji e as mundësi materiale për islam të
tillë”, ka thënë Lata për “Dnevnik”.
Source: /Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi