Vetëvendosje: LDK-PDK shkelën mbi kërkesat e 33 mijë qytetarëve
Vetëvendosje: LDK-PDK shkelën mbi kërkesat e 33 mijë qytetarëve
Vetëvendosje: LDK-PDK shkelën mbi kërkesat e 33 mijë qytetarëve
10 Korrik 2015 -
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, qytetarët e Kosovës sot ishin dëshmitarë të shkeljes së pashembullt në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kur ë votim u hodhën rekomandimet e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin e nënshkruar nga 33 mijë qytetarë të Kosovës.
“Në vend që Komisioni t’i rekomandonte për votim 5 kërkesat origjinale të qytetarëve nënshkrues, i ndryshoi ato, dhe formuloi rekomandime që nuk kanë të bëjnë asgjë me kërkesat burimore të peticionit. Dy prej kërkesave bazike të peticionit ishin: anulimi i vendimit të ZRRE-së së vitit të kaluar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si dhe shkarkimi i bordit të papërgjegjshëm treanëtarësh të këtij institucioni që është shitur te privatizuesi i KEDS-it”, thuhet në komunikatën e LVV-së, ku kjo parti shpreh bindjen se ZRRE-ja me këto vendime nuk e ka mbrojtur interesin qytetar, por ka shërbyer si mekanizëm për profit të shpejtë milionësh të kompanisë private në kurriz të mirëqenies së qytetarëve, raporton Koha.net.
“Këto dy kërkesa fare nuk figurojnë në rekomandimet e rishkruara të Komisionit”.
Përmes këtij veprimi Komisioni përkatës parlamentar ka tejkaluar kompetencat e veta duke bërë shkelje të papranueshme, është shprehur LVV-ja.
“Ky Komision parlamentar duhet të shqyrtojë peticione, e jo të tjetërsojë peticione. Qytetarët e dinë fare mirë çka kanë nënshkruar dhe janë plotësisht të vetëdijshëm për kërkesat e drejta. Komisioni ose duhet t’i qesë këto kërkesa në votim, ose t’i hedh poshtë ato, nëse është kundër interes qytetar. Por jo t’i riinterpretojë kërkesat, duke i shtrembëruar ato në thelb, aq sa t’ua humb fare kuptimin”, thuhet në këtë reagim.
Për nga definicioni Kuvendi i Republikës është institucioni më i lartë në vend i përfaqësimit të interesave shoqërore e popullore, thotë Vetëvendosje, por sot, kjo parti konsideron se u pa shkelja e përfaqësimit të interesave qytetare në këtë institucion.
Peticioni me 33 mijë nënshkrime i organizuar nga Koalicioni i Qytetarëve konsumatorë, Sindikatave dhe Organizatave Joqeveritare 'Kundër rritjes së Çmimit të Energjisë Elektrike nga ZRRE' iu paraqit Kuvendin në këtë formë e përmbajtje, të cilët po e botojmë të plotë.
Kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që:
1) Të rekomandoj që Zyra e Rregullatorit për Energji - ZRRE të anuloj Vendimin V_645_2014 e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të datës 29 gusht 2014, sidomos duke njohur faktin që rrethanat e jashtëzakonshme (me rastin e shpërthimit në Kosovën A) që u përdoren si arsyetim për rritjen e çmimit të energjisë kanë kaluar;
2) Të kërkon shkarkimin e anëtareve të Bordit të ZRRE-se, duke rikujtuar dështimin e këtyre të fundit që të mbrojnë interesin publik të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe të ketë parasysh: a. Mos marrjen për bazë të gjendjes sociale dhe ekonomike të konsumatorëve me rastin e vendosjes së tarifave të reja, ashtu siç kërkohet me nenin 1 të Ligjit për ZRRE; b. Ndikimin politik të anëtarëve të Bordit, me ç’rast Bordi i ZRRE nuk ka marrë vendim për tarifat e energjisë para datës 31 mars 2014, atëherë kur kanë skaduar tarifat e energjisë, por duke marrë vendim menjëherë pas zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit 2014;
3) Të obligoj Qeverinë që të sjellë në Kuvend propozimet për ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-146 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ku do të largohej TVSh prej 16% nga fatura e energjisë elektrike;
4) Të anuloj vendimin e Kuvendit të Kosovës dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për rentën prej 3 euro për ton qymyri të shfrytëzuar;
5) Të obligoj Qeverinë që të sjellë në Kuvend propozimet për ndryshimin e Ligjit Nr.03/L-185 për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, sipas së cilitdo të obligohet ZRRE të ndryshoj rregullat për vendosjen e çmimeve. Po ashtu, përmes këtij Ligjit të ri për ZRRE, Kuvendi duhet të obligojë Bordin e ZRRE që përveç ndryshimit të rregulloreve për vendosjen e çmimeve, të aprovoj një rregullore për mënyrën e përllogaritjes së gjendjes sociale dhe ekonomike të konsumatorëve të energjisë, ashtu siç kërkohet me nenin 1, pika 4, të Ligjit aktual për ZRRE.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» A po shkelen të drejtat e njeriut në rastin e Ukës?!
» Këto janë 10 kërkesat e serbëve pas takimit të sotëm në Graçanicë
» Patozi: Kërkesat e Ramës janë absurde
» Përfundon protesta, kërkesat në hyrje të qeverisë
» Refuzohen kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë në ratin ”Kleçka”
» Këto janë 10 kërkesat e serbëve pas takimit të sotëm në Graçanicë
» Patozi: Kërkesat e Ramës janë absurde
» Përfundon protesta, kërkesat në hyrje të qeverisë
» Refuzohen kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë në ratin ”Kleçka”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi