Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milazim Kadriu: Poema "Neriu flamur" të Nuhi Potokut

Shko poshtë

Milazim Kadriu: Poema "Neriu flamur" të Nuhi Potokut Empty Milazim Kadriu: Poema "Neriu flamur" të Nuhi Potokut

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 21, 2009 12:24 am

Milazim Kadriu: Poema "Neriu flamur" të Nuhi Potokut U1_1Poema "Neriu flamur" të Nuhi Potokut

Nga Milazim KADRIU

Në poemën kushtuar mësuesit,poetit dhe atdhetarit të devotshëm Shaban Shala fillimisht ipet biografia e Shaban Shalës që nga lindja deri në rastin e vdekjes së tij nga torturat barbare të UDB-së. Qysh në moshën 15 vjeçare e filloi punën si mësues.Po duke ditur veprimtarin etij ai çdo herë u caktua të punoi në vendet e thella kodrinoro-malore si në Lupç të Epërm,Popovë,Murgull,Pollatë,Tabishefc e Tugjevc dhe në Tetovë.
Ai për veprimtari atdhetare qe burgosur tri herë dhe dënuar me burg.Ndërsa nga torturat barbare ai vdiq në Burgun ePrishtinës më 20 janar 1963.
Siç kishte treguar Azem Makolli I cili ishte present gjatë torturave dhe në çastin e vdekjes së këtij martiri ndër të tjera thot:"Dhoma kun a torturonin ngajnte në një arenë gladiatorësh,kurse ne ishim duarlidhur.Shabani u ishte shtruar torturave më çnjerëzore,por vazhdimisht dëgjohej zëri I tij.:
"Për atdhe,gjuhë e flamur,populli shqiptar nuk ngopet me vdekje kurrë.Jeta ime u qoftë falë këtyre idealeve,e jo juve,o gjakpirësa!...
RROFTË SHQIPËRIA,LIRI POPULLIT SHQIPTAR.
Trojet tona ishin dhe do të mbesin etnikisht dhe historikisht të shqiptarëve,thoshte Shaban Shala para agjentëve të UDB-së.
Vdekja e Shaban Shalës nga torturat epushtetit sllav,komunist jugosllav frymzuan me qindra atdhetarë që të organizoheshin për atdheun,gjuhën e flamurin dhe kjo një flakë që ende flakron deri në ribashkimin e trojeve tona mbarë etnike.
Po ashtu jeta dhe vepra e Shalës ishin frymzim I autorit I cili shkroi 42 poezi për ti përmbledhur në një poemë të titulluar "Njeriu flamur".
Poema kushtuar mësuesit,poetit dhe atdhetarit të devotshëm Shaban Shala
Nëpërmes poezive autori mëton që lexuesit t’ia paraqes në mënyrë sa më reale jetën dhe veprimtarinë e Shaban Shalës.
Fillimisht kjo poemë nis me një vjershë të të Shaban Shalës që e kishte shkruar gjatë kohës së burgut të titulluar "Agimi".Në vazhdim renditen poezitë e ndara në gjashtë cikle: "Legjenda,Si mbrohet atdheu,Qëndresa,Krenaria,Nëntorët dhe Lulëkuqja eLlapit", të cilët I kushtohen jetës,punës , veprës dhe vdekjes për flamur të atdhetarit të njohur llapjan Shaban Shala.
Që nga vjersha e parë e deri tek ajo e fundit në këtë poemë flitet me respect të lartë për jetën dhe veprën e Shaban Shalës e posaqërisht dallohen vjershat q ëflasin për veprimtarin atdhetare si dhe pasqyrohet qendresa e pathyeshme e Shaban Shalës edhe para gjelatëve të UDB-së.
Ideali I tij ishte liriua e popullit dhe valvitja elirë e flamurit kombëtar.Andaj me të drejtë quhet edhe njeriu flamur që në Llap e më gjerë njihet si njeriu q ëu flijua për falmurin kombëtar.
Andaj edhe autori poemën etitulloi "Njeriu flamur" ku ndër të tjera në vjershën me pot ë njajtin titull thot:
"Si në legjendë
Mbi lisa e gurë
I paparë gati kurrë
Del në skenë
Njeriu flamur."
Poeti llapjan Nuhi Potoku edhe më parë është marr me shkrimin e poemave e posaqërisht për njerëzit që flijuan jetën për kët popull.Andaj ai shifet se është vrojtues I mirë I motiveve atdhetare.Andaj kështua ai po mëton ti realizoj disa nga temat nga realiteti I hidhur por krenar I yni duke përceptuar ato përmes një ligjërimi që shquhet për tematikë të pasur dhe me kuptim të qartë si dhe me simbolikë domethënse.
Edhe në këtë poemë si më parë poetit Potoku I intereson heroizmi dhe flijimi I atdhetarit Shala I cili mveshet artistikisht me një gjuhë të bukur poetike e cila është veçori dhe orvatje e suksesshme e tij.
Vargjet ekësaj poeme marrin edhe ngjyrat e krenarisë,të etjes për liri por edhe ngjyrën e aktit më sublim-flijimit të cilën e bëri kryepersonazhi I poemës,Shaban Shala.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi