Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milazim Kadriu: Synimet dhe vizionet e GLV "Llapi" optimiste

Shko poshtë

Milazim Kadriu: Synimet dhe vizionet e GLV "Llapi" optimiste Empty Milazim Kadriu: Synimet dhe vizionet e GLV "Llapi" optimiste

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 10:57 am

Milazim Kadriu: Synimet dhe vizionet e GLV "Llapi" optimiste U1_gvl4
Disa anetare te GLV Llapi
Synimet dhe vizionet e GLV "Llapi" optimiste

GLV "Llapi" synon realizimin e 67 projekteve dhe projekt-ide shumë urgjente me një shumë prej 17.238.546 euro

Nga Milazim KADRIU

Ditë më parë në komunën e Podujevës është zyrtarizuar themelimi i GLV (Grupi Lokal i Veprimit) " Llapi " të cilit i ka parapri një punë relativisht e gjatë krijuese e ekspertëve lokal të lëmive të caktuara. Themelimi i GLV është bërë në bazë të rregullativës së Këshillit Evropian dhe është i mbështetur në qasjen e LEADER të Fondit Bujqësor Evropian për Zhvillimin Rural. Në ditën e zyrtarizmit, nga 39 anëtarë,është aprovuar edhe statuti i GLV dhe është emërtuar me GLV "Llapi " si dhe janë zgjedhur organet drejtuese,Bordi dhe Kryesia. Po atëë ditë është aprovuar edhe Strategjia e Zhvillimit Rural të Podujevës.
Se çfarë është Vizioni dhe synimi i GLV "Llapi" biseduam me ecc. Lutfi Rexhepin,nënkryetar i GLV "Llapi"
Rexhepi na tha se "Vizioni apo misioni i GLV "Llapi"është që Podujeva do të zhvillojë ekonominë rurale të saj duke u bazuar në resurset njerëzore, natyrore, fizike dhe kulturore lokale, dhe do të përmirësoj infrastrukturën në një mjedis të menaxhuar më mirë dhe të qëndrueshëm natyror".Ndërsa sipas Rexhepit synimi strategjik është :"Zhvillimi i bujqësisë dhe përpunimit parësor, përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese, ruajtja e kulturës dhe traditës dhe zhvillimi i turizmit, menaxhimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore, zhvillimi i kapaciteteve njerëzore.
Se ç’ është LEADER që është mbështetur themelimi I GLV-së z. Rexhepi tha se
"LEADER është një program i zhvillimit rural që aplikohet në BE prej vitit 1991 dhe është bosht i zhvillimit të zonave rurale në BE. Kjo është një qasje e re për ne e cila përfshinë elemente të caktuara si:strategjitë zhvillimore lokale,të bazuara në zonë të caktuar për territoret rurale, nënrajonale, të identifikuara mirë, partneritet lokal publiko –privat të quajtura GLV (50% me 50 %),Qasje nga "poshtë-lartë"me kompetenca vendimmarrëse për GLV të cilat marrin parasysh përpunimin dhe zbatimin e Strategjive Zhvillimore Lokale,përpilimin shumë sektorial dhe zbatimin e strategjisë bazuar në ndërveprim midis akterëve dhe projekteve të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë lokale,zbatimin e qasjeve inovative,zbatimin e projekteve bashkëpunuese si dhe rrjetëzimin e partneriteteve lokale,tha Rexhepi.
Ai tha se "aplikimi i kësaj qasje në BE ka dhënë rezultate jashtëzakonisht të mira meqë identifikimi i nevojave zhvillimore të zonave rurale është bërë nga poshtë,që realisht është shumë me funksionale ngase njerëzit e zonave rurale e dinë më së miri se cilat duhet të jenë ato projekte për zhvillimin e atyre zonave.
Ndërkaq për Strategjinë Zhvillimore Rurale të Podujevës z. Rexhepi tha se
"Gati dy vite ky grup i ekspertëve lokal ka punuar në takime pune dhe ka bërë analiza për përparësitë,dobësitë,mundësitë,kërcënimet dhe shkaktarët e tjerë të mundshëm që kanë ndikime direket apo indirekte në zhvillim rural të komunës sonë. Kemi pas 12 ekipe pune që kanë punuar në çështje dhe fusha të caktuara të cilat në fund i kemi përmbledh në Strategjinë Zhvillimore Rurale të Podujevës. Aty janë të shtruar të gjithë faktorët e mundshëm për zhvillimin e zonave rurale të komunës sonë. Komuna e Podujevës ka një potencial të fuqishëm ekonomiko-natyror dhe njerëzor për një zhvillim më të madh të këtyre zonave, por që realisht asnjëherë nuk iu është qasur me seriozitetin e duhur kësaj lëmie. Rreth 130.000 banorë ka komuna e Podujevës , prej të cilëve 35.000 në qytetin e Podujevës dhe pjesa tjetër e shpërndarë në 78 fshatra në një territor prej 632 km2. Prandaj dendësia e popullsisë (205 banorë/ km2) është më e lartë se mesatarja në Kosovë, ku shumica e popullatës është përqendruar në viset e rrafshëta. Popullata bujqësore është me rreth 85.000 banorë, prej të cilëve 50.000 janë në oshën nën 30 vjeç. Prandaj papunësia është sfida kryesore me të cilën ballafaqohet komuna dhe shumë shpejt në të ardhmen mund të përkeqësohet. (Aktualisht ne Komunën e Podujevës janë rreth 11.000 të punësuar.)
Ka një sipërfaqe prej 63259 ha prej të cilave 33295 ha tokë të punueshme dhe 29964 ha pjesë natyrore (pyje ,tokë e zhveshur..).Lartësia mbidetare e pjesës dërmuese të tokës bujqësore është rreth 600 m. Ka burime të mjaftueshme të ujit si dhe ujë nëntokësor që është në thellësi jo të mëdha e që ka kosto jo të lartë për eksploatim,që do të thotë që ka mundësi të mëdha për ujitje. Cilësia e tokës është shumë e mirë,veçanërisht ajo pran lumit Llap,nga Pollata e deri në Lupç,nga Batllava e deri në Lluzhan si dhe regjioni i Sveçlës .Ka liqenin e Batllavës,banjën termike në Shokovicë,Vrellën e Revuçit,Grykën e Pollatës,Grykën e Popovës,lumin Llap,lumin e Kaqanollit,lumin e Batllavës,lumin e Popovës që janë vende shumë atraktive për pushime dhe për rekreacion,që ofrojnë një ambient të pastër ,të qetë dhe peisazhe të shkëlqyera.
Më tej Rexhepi thotë se "grupet e ekspertëve lokal kanë hulumtuar edhe bibliotekën lokale të projekteve të studiuara me parë dhe kanë dhënë edhe ide të tjera që i kanë shndërruar pastaj në projekte dhe projekt-ide për zhvillimin e zonave rurale të komunës së Podujevës.
Në atë,që ne e quajmë "Shporta e projekteve",Rexhepi tha se aktualisht kemi 67 projekte dhe projekt ide të cilat i kemi ndarë sipas prioriteteve dhe që besojmë se janë të mundshme për realizim deri në vitin 2013. Shporta e projekteve do të rimbushet përherë nga organet dhe anëtarët e GLV. Besojmë që këtë vit do të fillojmë me realizimin e disa projekteve. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të shkoj gjithçka lehtë ngase shoqëria jonë ende nuk është e përgatitur për një qasje të re,të till çfarë është qasja LEADER.
Sa është vlera e këtyre projekteve si janë të ndara ato dhe me çfarë financimi
është paraparë realizimi i tyre, Rexhepi thotë se "Projektet janë të ndara në tri grupe:shumë urgjente,urgjente dhe që mund të presim. Ne tash për tash kemi 67 projekte dhe projekt-ide, që janë shumë urgjente,shuma e tërësishme e të cilave është 17.238.546 euro. Do i përmend vetëm fushat më të rëndësishme të këtyre projekteve e që janë : Blegtoria dhe blegtoria e imtë,pemëtaria dhe pemëtaria e imtë,perimtaria dhe perimtaria nën serra,turizmi rural,infrastruktura agrare etj. Janë paraparë disa forma të financimit dhe bashkëfinancimit të këtyre projekteve por më të rëndësishmet janë Komuna, Qeveria (ministritë e ndryshme),Fondi Bujqësor Evropian për Zhvillimin Rural, GLV, Komuniteti dhe komuniteti i biznesit, OJQ-të,Donatorët si dhe burime të tjera të specifikuara është shprehur në fund Rexhepi me optimizëm që këto punë do të shkojnë mbarë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi