Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi i të Rinjve Myslimanë refuzon urimet e udhëheqësve të Kosovës

Shko poshtë

Forumi i të Rinjve Myslimanë refuzon urimet e udhëheqësve të Kosovës Empty Forumi i të Rinjve Myslimanë refuzon urimet e udhëheqësve të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2015 11:46 am

Forumi i të Rinjve Myslimanë refuzon urimet e udhëheqësve të Kosovës


Forumi i të Rinjve Myslimanë refuzon urimet e udhëheqësve të Kosovës Largea_foto1437115929
Forumi i të Rinjve Myslimanë i ka quajtur urimet hipokrite që udhëheqësit e Kosovës u kanë bërë myslimanëve për këtë Bajram, dhe kërkon që këto urime të kthehen pas e mos të pranohen nga myslimanët.


FRM i refuzon këto urime, që vijnë nga kryeministri Isa Mustafa, ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, pasi ato vijnë në një kohë dhembje dhe frike në të cilat sot kalon komuniteti mysliman i Kosovës.
“Musatafa, Thaçi e Jahjaga i kanë mbushur burgjet me besimtarë myslimanë. Kanë burgosur qytetarë myslimanë dhe aktivistë humanitarë e politikë e nëpërmjet mediave myslimanët e Kosovës i tremb, terrorizon dhe akuzon për terroristë”, thuhet në komunikatë.
Të urosh Bajramin e myslimanëve në këto momente është një hipokrizi, që bëhet për të hutuar besimtarët të cilët nga një anë urohen por nga ana tjetër futen në burgje e ofendohen si fundërrina nga Kadri Veseli me shokë.
FRM i kërkon udhëheqësve të lartcekur që përpara se t’i urojnë myslimanët, ata duhet t’u kërkojnë falje dhe të bëhen njerëz të mirë duke respektuar popullatën shumicë myslimane në Kosovë.
Mustafa, Jajhaga, Thaçi e Veseli duhet të mbajnë përgjegjësi morale përpara popullit tonë për udhëheqjen e keqe dhe poshtërimin që po ua bëjnë qytetarëve myslimanë në republikën tonë, të cilët sot trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.
Për këto arsye FRM refuzon urimet hipokrite të Qeverisë Mustafa dhe presidentes Jahjaga, që është vendosur në krye të vendit tonë në mënyrë jodemokratike.
FRM dhe të gjithë myslimanët e Kosovës nuk gënjehen më nga hipokrizia e të korruptuarve, ku qytetarët kosovarë vuajnë në varfëri, ndërsa pushtetarët tanë janë mbushur me para haram.
FRM i apelon themeluesve ndërkombëtarë të Gjykatës Speciale në Kosovë, që pas themelimit të saj, pushtetarët tanë t’i gjykojë dhe dënojë jo vetëm për krimet që ata kanë bërë gjatë luftës, por edhe ato pas lufte dhe në veçanti për islamofobinë dhe dhunën që ata kanë ushtruar kundër besimtarëve myslimanë të Kosovës.
Me përbuzje dhe gëzuar Bajramin besimtarëve, përfundon komunikata e FRM.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi