Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Idriz Morina:Më mirë të poshtërosh një milion shqiptarë se Gruevksin! Çmenduria e Ali Ahmetit!

Shko poshtë

Idriz Morina:Më mirë të poshtërosh një milion shqiptarë se Gruevksin! Çmenduria e Ali Ahmetit! Empty Idriz Morina:Më mirë të poshtërosh një milion shqiptarë se Gruevksin! Çmenduria e Ali Ahmetit!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 19, 2015 3:12 pm

Idriz Morina:Më mirë të poshtërosh një milion shqiptarë se Gruevksin! Çmenduria e Ali Ahmetit!


Idriz Morina:Më mirë të poshtërosh një milion shqiptarë se Gruevksin! Çmenduria e Ali Ahmetit! Largea_foto-i-11437302137


Kryetari i BDI-së dhe nënkryetari i qeverisë në dorëheqje të Maqedonisë, Ali Ahmeti ka treguar edhe njëherë nevojën që e ndjen për t’i poshtëruar shqiptarët.
Ai duke rrëfyer pas shumë kohe se përse nuk doli nga qeveria e Gruevskit ka thënë se këtë e bëri për t’ia mbrojtur fytyrën aleatit të tij, që duket hapur se e ka më shumë se politikë, me gjasë ekzistencial.
Pra, Ali Ahmeti kujdeset për t’ia mbrojtur fytyrën Gruevskit, për ta mbrojtur se mos turpërohet, e akoma se mos i ndodh më e keqja poshtërimi! Këtë e ka deklaruar në një intervistë televizive në Maqedoni duke folur për marrëveshjen, me ndërmjetësim ndërkombëtar, të firmosur nga katër liderët e partive politike në Maqedoni, që i jep fund qeverisjes së Gruevskit në vjeshtën e këtij viti.
Por, çfarë i bëri Gruevski Shqiptarëve. I vrau e griu në Kumanovë, duke i terrorizuar mijëra banorë aty, duke i lënë pas strehë dhe përkundër premtimeve ende as nuk japë pagat as nuk ua rindërton shtëpitë. E si mundet Gruevski t’ia rindërtojë shtëpitë shqiptarëve, kur ato i shkatërroi qëllimisht, në mënyrë që ti dëbonte jo vetëm këta kumanovarë nga Kumanova, të 120 familjet, por gjithë ata që jetojnë në Kumanovë dhe përtej saj.
Po ata shqiptarë të vrarë e të arrestuar në kurthe shok dhe miq të Ali Ahmetit, apo të tradhtuar nga ai si Harun Alia e deri tek rasti Kumanova dhe “Monstra”, të dënuar pamëshirshëm vetëm pse janë shqiptarë, nëpërmjet kurtheve të organizuara nga pushteti sllavomaqedonas, të shumtën e herave me ndihmën e Ali Ahmetit.
Të mbushësh burgjet me qindra bashkëluftëtarë tuaj, a nuk është shpjegim i poshtërimit tënd të skajshëm të shqiptarëve! A ka më poshtërim, që pas gjithë atyre vuajtjeve të shqiptarëve nga një pakicë sllavo-maqedonase, që mundohet ta krijojë identitetin në 70 vitet e fundit, shqiptarët duke qenë palë në bisedime edhe në marrëveshjen për qeverisjen e re, nuk përfitojnë asgjë, por vetëm bëhen ndihmues në ndarjen e pushtetit të partive sllavo-maqedone, dhe madje as nuk mund ta venin një kusht, që në librat shkollor dhe universitar të ndalohet falsifikimi dhe edukimi mashtrues dhe i rrejshëm, për historinë, gjeografinë, gjuhën dhe heronjtë. Që Aleksandri Madh, as nuk mund të mësohet dhe as të studiohet një paraardhës i sllavo-maqedonasve, por si kryehero që është i antikitetit, një paraardhës i Mbretit Pirro dhe Skënderbe, dy kryeheronjëve të tjerë shqiptarë.
Se shqiptarët nuk kanë nevojë më të ikin nga Maqedonia, se është atdheu dhe shteti i tyre, pasi ata janë dhe do të jenë shumicë edhe më e konsiderueshme, veçmas brenda një dhjetëvjeçari të ardhshëm.
Shqiptarët nuk e meritojnë poshtërimin e tyre nga Ali Ahmeti, për ti shërbyer më shumë se sa si një vasal partive sllavo-maqedonase. Shqiptarët nuk duhet ta pranojnë këtë poshtërim dhe nënshtrim! I. M.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi