ALBERT PRENKAJ:Ballkani është Turqi, Turqia është Ballkan?
Faqja 1 e 1
ALBERT PRENKAJ:Ballkani është Turqi, Turqia është Ballkan?
ALBERT PRENKAJ:Ballkani është Turqi, Turqia është Ballkan?
Rilindja e interesimit turk në pjesën perëndimore të Gadishullit tonë duhet të vështrohet si përpjekje për të zhvilluar “thellësinë strategjike” dhe “zero problem policy”, të politikës së jashtme të Turqisë dhe në kontekst të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) të presidentit Erdogan, pra tendencës “Neo-Otomane”, edhe pse vetë Davutogllu përpiqet të mohojë këtë të fundit
Doktrina e re turke e promovuar nga Davutogllu ka për qëllim ripozicionimin e Turqisë për ta sjellë atë nga periferia e marrëdhënieve ndërkombëtare në qendër, për t’u shndërruar në aktor të pozicionuar në udhëkryq të disa rajoneve. E dalë nga izolacionizmi i para Luftës së Dytë Botërore dhe nga varshmëria e periudhës së Luftës së Ftohtë, Turqia po insiston të luajë rol më të madh në rajon, e në veçanti në Lindjen e Mesme, në vendet turkike të ish-Bashkimit Sovjetik dhe në Ballkan.
“Neo-Otomanizmi” u atribuohet karakteristikave të politikës së jashtme të udhëhequr nga Davutogllu, si në vijim: politikë e jashtme më aktive, në veçanti ndaj ndërmjetësimit në konflikte; sensi grane (shkëlqimi, impresiviteti, lavdia, ndriçimi, madhështia), rritja e vetëbesimit në politikën e jashtme, dhe vizioni i Turqisë si shtet i rëndësishëm që duhet të luajë rol proaktiv në diplomaci, politikë dhe ekonomi.
Rilindja e interesimit turk në pjesën perëndimore të Gadishullit tonë duhet të vështrohet si përpjekje për të zhvilluar “thellësinë strategjike” dhe “zero problem policy”, të politikës së jashtme të Turqisë dhe në kontekst të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) të presidentit Erdogan, pra tendencës “Neo-Otomane”, edhe pse vetë Davutogllu përpiqet të mohojë këtë të fundit. Megjithatë duhet pranuar se kryeministri turk (dikur ministër i Jashtëm) në mënyrë eksplicite e udhëheq politikën e jashtme të Turqisë dhe e lidh atë me trashëgiminë e Perandorisë Otomane që e dëshmon gjatë udhëtimeve të tij në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe në Kosovë.
Iniciativa për të ngritur në nivel më të lartë marrëdhëniet me Serbinë është sa interesante, aq mbresëlënëse. Turqia ka qenë e involvuar në kundërshtimin e idesë së autonomisë së rajonit të Sanxhakut, duke i ulur tensionet e komuniteteve në konflikt atje, dhe duke hapur Qendrën Kulturore Turke në Novi-Pazar. Kryeministri i atëhershëm Tayyip Erdogan ka shprehur vullnetin e vendit të tij të ndërmjetësojë në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës.
Proaktivizmi diplomatik i Turqisë, në mënyrë diskrete ndihmon lobimin për njohje të Kosovës në vendet kryesisht islamike, që është një qasje“vëllazërore”, siç e potencon vetë presidenti turk.
Sukses më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Turqisë në Gadishull konsiderohet “deklarata e Stambollit mbi Paqen dhe Stabilitetin në Ballkan” nënshkruar nga Serbia, Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina, në prill të vitit 2010, që pledon përmirësimin e bashkëpunimit drejt integrimit në BE, me qëllim të pasqyrimit të Ankarasë si lojtar kyç i stabilitetit në Evropën Juglindore.
Në aspektin ekonomik Turqia ka rritur ndikimin e saj në Gadishull me tërheqjen e kompanive franceze dhe gjermane, dobësimin e bankave austriake dhe italiane si dhe me dobësimin e investimeve greke, kështu që u krijua një vakum të cilin Turqia ka për qëllim ta plotësojë. Përpos tregtisë së lirë dhe sektorit bankar, sektori i transportit tërhoqi vëmendjen e investimeve turke. Në Bosnjë dhe Hercegovinë “Turkish Airlines” posedon 49% të Bosnia- Hercegovina Airlines. Në Maqedoni firmat turke kanë marrë në koncesion për 20 vjet aeroportin e Shkupit dhe atë të Ohrit, duke transformuar Maqedoninë në HUB rajonal duke lënë Aeroportin e Prishtinës të limituar edhe përkundër investimeve impresive.
Marrëveshja e kompanive turke për të punuar një pjesë të autostradës (445 km) Beograd-Tivar që kalon nëpër Sanxhak, është një nga ato të rëndësisë së veçantë për rajonin. Kjo trasé bashkë me atë të korridorit 10 dhe korridorit Bule Highway që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kroacinë, e lë Kosovën si apendix në rrjetin infrastrukturor rajonal. Projektet e paraqitura në WB 6 në mars të këtij viti në Prishtinë nga vendet fqinje, nuk treguan ndonjë interesim të veçantë për t’u ndërlidhur me Kosovën.
Me ardhjen e AKP-së dhe Erdoganit në pushtet, ideologjia kemaliste u zëvendësua me doktrinën “thellësia strategjike”, e cila llogarit komunikimin me popullsinë myslimane në Gadishull e që përbëjnë rreth 9 milionë. Agjencia Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Türk İşbirliği ve Kalkınma İdaresi Başkanlığı, TİKA) ka udhëhequr një politikë të jashtme komplementare paralele duke e rritur bashkëpunimin me organizatat myslimane në Gadishull.
Në Kosovë në qendrat e rëndësishme administrative janë ngritur qendrat kulturore “Yunus Emre”, që janë krijuar nga Republika e Turqisë..., me qëllim të përhapjes së kulturës dhe gjuhës turke. Megjithatë konsiderohet se vizioni “Neo-Otoman” përshkohet me mangësi gjatë implementimit. Mosbesimi historik dhe gara ekonomike me fuqitë tjera rajonale deri më tani ka penguar Turqinë në implementimin e “thellësisë strategjike”. Siç u tha në një vend: “ Me ambicie të Rolls Royce-it, por me resurse të Rover-it, qasja turke ofron mundësi të pakta për të demonstruar influencën e saj, dhe slogani ‘ne u kthyem’, dështon të ofrojë një zëvendësim për investime afatgjata në diplomaci dhe kapital.”
Pax islamica! - Gjiri Persik në Gadishullin tonë
“Nëse përqafoni islamin ne ju lëmë në paqe, po paguat taksa, do t’ju dalim në ndihmë nëse ajo ju duhet, në të kundërtën është luftë! Me qëllim të krijimit të një bote të veçantë që do të duhej të ishte superiore dhe jokompatibile me sistemin Westfalian apo me vlerat e liberalizmit ndërkombëtar, apo ndonjë vlere tjetër, islami politik do të krijonte ‘unitetin arab’ apo eventualisht “’unitetin islam’- dara al-Islam”.
Prezenca e grupimeve radikale islamike në Gadishullin tonë daton që nga pjesa e parë e shekullit të kaluar. Sipas Gordon N. Bardos, radikalizmi islamik është i lidhur me emrin Alija Izetbegoviq, i cili që në vitet ’30 dhe ’40 së bashku me bashkëmendimtarët e tij formoi grupin e quajtur “Mladi muslimani” (Myslimanët e rinj) të inspiruar nga “Vëllazëria Myslimane” e themeluar në Egjipt më 1928 nga al-Banna al- Sa'ati, me qëllim të luftohet ajo që ai e quan efekt degradues të
ndikimeve të huaja dhe jetës shekullare.
Për të përmbushur idenë e “dar al islam” (shtëpinë e islamit) qëllimi i “Mladi Muslimani” ishte, sipas fjalëve të vet liderit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe themeluesit të partisë SDA, “krijimi i shtetit të madh mysliman”, që do të shtrihej në Ballkan, Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme.
Pas përmbylljes së luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë elementet proiraniane dhe muxhahedine tashmë ishin inplantuar mirëfilli në institucionet e vendit. Sipas të dhënave të CIA-s të nxjerra nga gazetari James Risen, vetë Izetbegoviq “është në listën e të ardhurave të Iranit, që vetëm në një rast ka marrë në kesh 500.000 dollarë nga agjentët iranianë”. Agjentura iraniane dhe e vendeve të Gjirit tashmë kanë futur rrënjë të thella në institucionet shtetërore të Bosnjës dhe vendeve të tjera të Gadishullit tonë.
Ashtu siç ka ndodhur me partinë SDA të Izetbegoviqit në Bosnjë, nuk është larg mendsh që edhe në Serbi, Kosovë, Maqedoni e Shqipëri të derdhen mjete financiare enorme për imponimin e stilit anti-Westfalian të jetës. Sipas raportit të World Geopolitics of Drugs, Hasan Çengiq, zëvendësministër federal i Mbrojtjes së bashku me Bakir Alispahiqin, drejtor i parë i shërbimit
sekret, kanë kontrolluar rrjetin e tregut me narkotik që shtrihej në Evropë dhe Amerikë Veriore.
Në anën tjetër elementet e revolucionit republikan islamik përmes shërbimeve të inteligjencës së Iranit e që është shumëzuar me rritjen e lëvizjes uahabiste në Bosnjë, Kosovë, Maqedoni, në rajonin e Sanxhakut në trekëndëshin në mes Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës, kanë shtuar prezencën në shtresa të gjera të shoqërisë. Krahasuar me ndikimin e tyre në Evropën Perëndimore, sipas Zbigniev Brzezinski, Gadishulli është edhe më të pambrojtura.
Sipas tij “struktura e qeverisjes si dhe ligji dhe rendi janë mbase më të dobëta në vendet e Ballkanit krahasuar me fqinjësinë në veri të tyre. Disa nga këto vende kanë popullatë të konsiderueshme myslimane. Pa dashur të them se popullata myslimane nënkupton diçka të keqe, por është e vërtetë se ajo po eksploatohet nga organizatat si ISIS. Këto vende i takojnë spektrit të varfër ekonomik të Evropës, dhe sa herë që ke një situatë të pabarazisë ekonomike, ke shoqëri që janë më vulnerable ndaj ekstremizmit”, thotë Brzezinski.
Gjatë luftërave të zhbërjes së Jugosllavisë, e në veçanti pas fillimit të konsolidimit të shteteve në Gadishull, format ultrakonservative të islamit janë importuar nga fondacione dhe klerikë që kanë nxitur kontroversa në Serbi, Bosnjë, Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.
Ndërkohë lidhjet në mes Gjirit dhe Gadishullit tonë kanë tejkaluar islamin dhe bamirësinë, duke përfshirë investime dhe partneritete të rëndësishme. Kjo kryesisht ka ndodhur në mes Emirateve të Bashkuara dhe Serbisë. Ndërkohë një element me rëndësi në vendosjen e instrumenteve afatgjata të influencës është stacioni Al Jazeera Balkans në gjuhën jugosllave në Sarajevë, pjesë e gjigantit medial shtetëror të Katarit. Këto forma të reja të angazhimit të vendeve të Gjirit, tejkalojnë afinitetin e natyrës religjioze. Përkatësisht, qëllimet janë të natyrës gjeopolitike dhe të interes ekonomik.
Shtetet si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova kanë aprovuar ligjet mbi ndalimin e qytetarëve të bëhen luftëtarë në konflikte jashtë vendit, duke arrestuar disa veprimtarë të “fraksioneve radikale”.
Sipas komunitetit amerikan të inteligjencës, “Worldwide threat Assessment”, që nga fillimi i
“kataklizmit” në Siri, më shumë se 20.000 luftëtarë të huaj, së paku 3.400 janë perëndimorë nga më shumë se 90 vende. Të dhënat zyrtare nga Ballkani dhe burime të tjera dëshmojnë se vetëm nga Gadishulli në Siri janë infiltruar së paku 1.000 veta.
Të mbyllur nën çatinë e Gadishullit tonë, mundësia e vetme për të udhëtuar lirshëm është Turqia, e cila ofron trampolinën e depërtimit në Siri e Irak, tashmë me familje, për të siguruar të ardhura “rentabile” të përkohshme. Ky është rezultat i mungesës së liberalizimit të vizave.
Dyndjet e të pashpresëve të dimrit 2014-2015 në drejtim të Evropës Qendrore, ishin përpjekje në agoni për t’i ikur, në mes tjerash, insistimit tendencioz ultraradikal të islamit që kanë për qëllim ndryshimin e stilin e jetesës.
(Autori ka qenë drejtor i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ambasador i Kosovës në Itali)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AKosova nuk është as Serbi, as Turqi, por është Shqipëri!
» Ç'ka qënë dhe ç'është Ballkani për Turqinë?
» Gani Mehmetaj:A është Turqia shtet mik?
» Ushtria: E kemi marrë pushtetin në Turqi, Erdogani është arrestuar
» Ku është strukur Thaçi, ky mbrojtës i shqiptarëve në Maqedoni e Ballkan!?
» Ç'ka qënë dhe ç'është Ballkani për Turqinë?
» Gani Mehmetaj:A është Turqia shtet mik?
» Ushtria: E kemi marrë pushtetin në Turqi, Erdogani është arrestuar
» Ku është strukur Thaçi, ky mbrojtës i shqiptarëve në Maqedoni e Ballkan!?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi