AKosova nuk është as Serbi, as Turqi, por është Shqipëri!
Faqja 1 e 1
AKosova nuk është as Serbi, as Turqi, por është Shqipëri!
Kosova nuk është as Serbi, as Turqi, por është Shqipëri!
Nga Asllan Dibrani
art@asllandibrani.com -
Letër reagim ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit turk dërguar të gjitha institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare!
Kështu dje me datën 9.10.2013 me një mbishkrim disa metrash "Kosova nuk është Serbi , Kosova nuk është Turqi, Kosova është Shqipëri" reagoj një grup nismëtar të reagimit nga ngjarjet e fundit në Kosovë me rastin e vizitës së kryeministrit të Turqisë në Kosovë ,ku krijoj një shqetësim shumë serioz ne arenën mbarë kombëtare në shtetet shqiptare në Ballkan! Reagimi konkret fillimisht ishte një takim nga grupi nismëtar i Qendrës Kulturore të Shtutgardit me zyrtarët e konsultës së Kosovës në Shtutgard, nga e cili takim mbeti qe t'ju përcjellim dokumentin në fjale përmes postës me çka u dakorduan dy palët.
Fillimisht ishte një reagim i tyre qe ne nuk jemi kompetent për këtë gjë, por reagimet dhe obligimet tona qe na ngarkon koha dhe shoqëria civile e mërgimtarëve do ti përcjellim në ambasadën tonë në Berlin e matutje do të përcillen edhe në Qeverinë e Kosovës theksuan zyrtaret e Kosullatës .Dokumenti në fjalë sot ju përcoll përmes postës me nënshkrim sigurie në Konsultën e Kosovës ne Shtutgard. Një grup bashkatdhetarësh do të protestojnë sot pikërisht në Aeroportin e Prishtinës në Kosovë , ku u takuan tre ministrat me rastin e promovimit të terminalit te ri , diskutim qe krijoj reagime . Ma poshtë ju japim edhe reagimin me shkrim që do tu përcillet shumë institucioneve në Kosovë Shqipëri Evropë dhe ne institucionet dhe mediat ndërkombëtare në gjuhë e tyre e përthyer.
Pamje pran Konsultës së Kosovës ne Shtutgard "Kosova nuk është Serbi , Kosova nuk është Turqi, Kosova është Shqipëri!
\-REAGIM PROTESTUES-
ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit turk dhe ngjarjeve tjera cenuese ndaj identitetit tonë
kombëtar
Drejtuar: Presidentes së Republikës së Kosovës, Znj. Ahtifete Jahjaga
Parlamentit të Republikës së Kosovës
Qeverisë së Republikës së Kosovës
Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës
Për dijeni:
Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
Partive politike shqiptare ne Maqedoni, Mal të Zi dhe atyre të Kosovës Lindore
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
Qeverisë Amerikan dhe Ministrisë se jashtme Amerikane.
Parlamentit Evropian në Bruksel.
Parlamentit, Qeverisë dhe ministrisë së jashtme Gjermane
Të gjitha mediave në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni po edhe në shtypin e mërgatës shqiptare në botë, si edhe atë ndërkombëtar.
Një kopje e këtij reagimi ju është dorëzuar Konsullatës së Republikës së Kosovës në Stuttgart.
-Ne si shqiptarë, intelektualë dhe përfaqësues të Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtuttgart të Gjermanisë, në bashkëveprim me bashkësitë tjera të organizuara në klube shoqata dhe organizime tjera në kuadrin e komunitetit shqiptar me vendbanim në Gjermani por edhe ma gjerë ne shtetet perëndimore, shtete të cilat dhanë maksimumin e posaçërisht Gjermania , duke na ofruar strehim dhe përkrahje të pakompormis në mbrojtje të te drejtave tona kombëtare, ndjejmë detyrim moral dhe kombëtar t’ju paralajmërojmë dhe të shprehim revoltën tonë dhe reagojmë mesa vijon:
Këto ditë shefi i qeverise turke Rexhep Taip Erdogan i preokupuar me problemet e mbrendëshme, me revolta dhe pakënaqësi të qytetarisë turke të cilët kanë dalur në mbrojtje të Turqisë moderne e krijuar nga arkitekti dhe politikani me prejardhje shqiptare Qemajl Ataturk. Ai në vizitën e tije të jashtëzakonshme e cila thyen normat zyrtare dhe protokollare qe duhet ti kenë dy shtete sovrane, zbarkoj me 600 veta, pothuajse me mbi gjysma e kabinetit të tij në Kosovë, gjoja për përurimin e një terminali të ri në aeroportin e Prishtinës, përurimi i te cilit u keqpërdor për qëllime tjera. Ai në vend qe me vete të sjell mesazhin e miqësisë solli mesazh urrejtje. Kryeministri i Turqisë vjen në mes të fushatës elektorale dhe nuk besohet të ketë qëlluar rastësi koha kur është vendosur të mbahet kjo ceremoni. Por, siç po shihet qartë, qeveritarët aktual janë në gjendje të dëshpëruar, dhe ndjejnë nevojën për t'i mbështetur dikush në fushatën parazgjedhore me çka bie etika e përzgjedhësve në diskursin politik.
Ky fenomen është një gjë që është duke ndodhur prej kohësh "si shenjë e miqësisë që ekziston mes dy vendeve Turqisë dhe Kosovës", po sikur kjo miqësi po del në favorin e Turqisë, që Kosovën ta shfrytëzoj si poligon politik dhe me qëllime fetare po edhe një kanal për të kaluar në tregun e shteteve perëndimore përmes Kosovës .
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për ekstremizmin ortodoks i cili bashkon Rusinë-Serbinë dhe Greqinë në këtë platformë se ku e dërgoi dhe ku po e dërgon ai sot shtetin amë Shqipërinë. Frika për ketë ka mbërthyer gjithë shoqërinë dhe institucionet e shtetit amë, por jo me pak edhe mbarë opinionin atdhedashës shqiptar qe po shfrytëzojnë klerikët ortodoks grek mbi popullatën autoktone shqiptare. Edhe sot shqiptarët po përballen me një fenomen tjetër të programuara qe moti në kuzhinat e Moskes, Athinës dhe të Beogradit, i cili ka krijuar hapësira shumë të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe normalitetin e jetës në shtetin shqiptar. Roli i Kishës Ortodokse Greke është i pranishëm dhe në mënyrë të ftohtë me ideologjinë e saj me frymën helenike e raciste, po depërton dhe manipulon marketingpolitik në dëm të Shqipërisë, ku e njëjta gjë në kohë paqësore po ndodh edhe me Kosovën pas betejës se përgjakshme qe fituam lirinë. Plane në Beograd dhe Athinë në pretekst të mashtrimeve dhe shantazheve si epilog fetar ortodoksizmi, tani u shkallëzuar edhe ne Stamboll (i koordinuar me qarqe pansllaviste) dhe vendet tjera aziatike me pretekst mashtrimi dhe shantazhimi në profilin propagandistik dhe nxitës të Islamizmit ekstrem ndër shqiptarë!
Ky proces fetar racor u shfaq edhe këto dite me rastin e vizitës se Kryeministrit të Turqisë Erdogan duke na servuar propagandë fetare duke e rrënuar atë kombëtaren duke e nxitur ekstremizmi islamik në Kosovë, e mjerisht edhe në Shqipëri dhe Maqedoni ku banojnë shqiptarët.
Ky fenomen po reflektohet keq në mbar botën shqiptare, që ne shqiptarët e diasporës e ndiejmë të indinjuar veten edhe pranë organeve të shtetit gjerman qe na priti si hallexhi nga terrori dhe dhuna e ushtruar nga pushtuesi serb. Ky popull na shndërroj në miq ma vonë ku nga këto forca të errëta qe kane lëshuar rrënje edhe në shtetet perëndimore po na e prishin imazhin tonë kombëtar shqiptar. Këtë term e fuqizon me bindje të plotë pikërisht edhe rastet e ndryshme, siç është vrasja makabre të ushtarëve amerikan në Frankfurt të Gjermanisë, terroristët shqiptarë qe u zbuluan në Amerikë rasti tjetër sulm ne Bosnje Hercegovine në Ambasadën amerikane etj .Dëshmohet se ekstremizmi ka lëshuar rrënjë në familjen shqiptare e nga e cila po na epet edhe neve një epitet kolektiv si popull ekstremist me pikëpamje islamike dhe gradualisht po e marrim një emër zyrtar si terrorist në vendet perëndimore-shtetete mike qe e kanë ndihmuar luftën e Kosovës, financiarisht, moralisht, po edhe praktikisht në financa materiale, e se fundi edhe me intervenim ushtarak nga e cila po demonstrohet si rrjedhojë e politikës së gabuar të klasës sonë politike. Rasti me rrëqethës është se të rinj shqiptar sot janë mashtruar nga qarqe te caktuara te cilët marrin edhe përfitime të majme, duke rekrutuar mercenarë shqiptar në luftën e Sirisë. Shqipëria, Kosova ,Maqedonia, po ka edhe nga mërgata shqiptare sipas informatave të fundit nga Ministria e punëve të brendshme gjermane 150 shqiptarë janë në rrugë apo janë në front të luftës në Siri vetëm nga Gjermania, Franca dhe Britania. Këto janë argumente të mjaftuara që perëndimorët të na identifikojnë si një popull i dhunës dhe terrorit apo me etikaka tjera popull i pa identitet terrorist dde barbarë !?
-Ata në emrin e fesë dhe te bindjeve të sëmura fetare, kanë kaluar në një ekstremitet të paqartë për popullin tonë, që në emër të demokracisë së tepruar në Kosovë, shfrytëzuan rastin të eskalojnë situatën me rebelim të paarsyeshëm, duke e tensionuar akoma situatën me protesta primitive, të shtyrë nga qarqe të huaja me pretendime të dhënies së një imazhi të keq të vendit, duke trumbetuar për një Kosovë fundamentaliste dhe islamike apo një Shqipëri të tillë. Këto forca të errëta janë të manipuluara nga një aleancë Rusi-Greqi -Serbi, me shtetet arabe dhe shijet paranoike turke që ta ketë një Kosovë myslimane në zemër të Ballkanit. Kjo bandë ekstremiste bën presion në qytetarë e në nxënës që nga mosha 5 vjeçare, duke i torturuar me obligim agjërimi e me veprime tjera fetare, gjë që në shtetet më demokratike konsiderohet si shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe për banda të këtilla ekstremiste mund të hapen dosje për ndjekje penale, ngase fjala është për imponime të kurdisura kundër te drejtave elementare njerëzore dhe të shoqërisë se shendosh shqiptare.
Këta shërbyes të spiunazhit serbo-turko-arab, me rebelimin e tyre po vazhdojnë porositë e kurdisura për futjen e fesë në shkolla dhe universitet. Është fatkeqësi kur në foltoren Parlamentit, shtetit te ri, që pretendon integrim në Evropë, flet deputeti me gjuhën e muxhahedinit dhe mundohet të ve baltë mbi figurat ma të rëndësishme të kombit tonë duke filluar nga ajo e heroit tonë kombëtar Skënderbeut, duke përlyer vizionin e rilindësve për shtet dhe mëvetësi dhe madje duke sharë edhe figurën e humanizmit botëror, që për shqiptarinë është burim drite i pashtershëm, siç është figura e Nenë Terezës. Kur parlamenti keqpërdoret nga njerëz të tille, atëherë motivohen edhe rrugaçët jashtë tij. Për ne është e pafalshme dhe i dënueshëm akti makaber i "këngëtarit" i njohur si Hyseni qe urinon përmendoren e Skënderbeut dhe i njëjti përmes këngës bënë thirrje për xhihad dhe kërcënon me linçimin e figurës me të ndritur te letrave shqiptare, Ismail Kadaresë pa një therë në këmbë. shtohet pyetja vallë ku është ky shteti qe lejon te fyhen dhe kërcohen me jetë figurat me të cilat krenohet dhe u ndërtuar kombi ynë?
Valle kënd e përfaqësojnë këta mercenarë dhe kush do të japë përgjegjësi për ta me kaq brutalizëm e përdhunojnë vlerën e rilindësve, veprimtareve e të gjitha kohërave , gjakun e dëshmoreve ne te gjitha kohërat?!?
Sadoqe këto ngjarje dramatike reflektojnë negativzem te papare, mjerisht kalohen ne heshtje nga institucionet e Shqipërisë, të Kosovës dhe të atyre shqiptare në Maqedoni.
Këto forca antikombëtare qe vijnë nga jashtë, duhet te kthehen atje prej nga kanë ardhur, derisa ato qe vijnë nga brenda vendit duhet të përballen me ligjet pozitive ne fuqi, të cilat dënojnë ekstremizmin dhe të keqen, e ne anën tjetër të lihet i qetë zëri arsyes dhe ndërgjegjes sonë kombëtare.
Ne nuk duhet te lejojmë që këta zëra antikombëtar të rrënojnë tolerancën tonë nderfetare e kultivuar me shekuj si një unikat i botes dhe të tillët të lëndojnë besimin tradicional shqiptar duke u cenuar edhe Bashkësia Islame në Shqipëri dhe ajo Kosovës në gjirin e se ciles kanë hyre mjerisht element destruktive antifetare dhe antikombëtare dhe si të tilla ato forca e pamundësojnë dialogun e mirëbesimin fetar me Ipeshkvin katolike ne Shqipëri dhe Kosovë, me Kishën Autoqefale shqiptare, si dhe me Bektashinjtë shqiptar te cilët i kemi trashëgimi historike në tolerancë dhe mirëkuptim në mes veti, pa u përzier në proceset institucionale dhe politike, ose për ndryshe do te ketë reflektime shumë negative në ditët në vijim nga e gjithë mërgata shqiptare kudoqoftë ajo nëpër botë. Mërgata shqiptare ishte në të gjitha kohërat promotor i vetëdijes dhe interesit të Kombit Shqiptar. Tani kohën e kanë organet kompetente që të marrin masa juridike kundër këtyre njerëzve të dyshimtë, dhe t’u kontrollohet prejardhja e financave me qellim të shpëtimit nga ajo që ka mbet .
Këta njerëz te sëmur dhe me shpirt të zi katran në zemër, janë imazhi i shteteve Arabe, Afganistan, Turqi, Serbi, Bosnjë, derisa me trup janë në Kosovën. Qarqet e tilla antishqiptare janë duke bërë çmos për t’ia mihur varrin kombit shqiptarë.
Këtyre myslimanëve të tërbuar dhe jo shqiptarë, që i venë interesat fetare mbi ato kombëtare, duke mos u deklaruar asnjëherë si shqiptarë, nuk kemi as një të vetmen arsye t’u lemë hapësirë te luajnë valle dreqërish duke nëpërkëmbur identitetin tonë kombëtar.
Tentimet e këtyre manipuluesve hipokrit siç pretendohet, shndërrimin e Kosovës në një shtet mysliman shton drojën se një ditë populli shqiptar do të kalojë në kriza edhe ma të thella deri të ndonjë trazirë serioze çka dyshohet edhe në luftën civile qe kemi shembullin në Sirinë e ditëve të sotshme!!!
Zyrtarët turq nuk heqin dore nga e kaluara e hidhur e terrorit të pushtimit osman që beri kundër shqiptarëve. Ata janë dhe kanë mbetur me apetite të vjetra ndaj shqiptarëve duke mos u distancuar nga ajo periudhë e dhimbshme qe përjetoj populli shqiptar! Sikur të jetë i ndërgjegjshëm zoti Erdogan, e kishte dhe e ka obligim qytetar njerëzor dhe shtetëror t'i kërkonte falje popullit shqiptar për atë kohë dhe gjenocid që përjetuam nga osmanlinjtë, si dhe për depërtimin e shqiptareve me marrëveshjen dypalëshe Serbe-Turke e me vonë edhe me asimilimin e tyre,ne kërkojmë shkollat shqipe dhe zhvillimin e kulturës në gjuhën e tyre edhe në Turqi për 6 milion shqiptar qe Turqinë e bënë me alfabet , himn dhe shtet modern . E mira le të na kthehet me të mirë . Nuk qëndron konstatimi i Erdoganit dhe disa “vllezërve” te tij shqiptar se ne kemi të njëjtën kulturë, të njëjtin gjak dhe të njëjtën histori. Historia më popullin turk na lidh vetëm ajo kohë e tmerrshme e pushtimit. Ndërsa sot ne jemi për marrëdhënie të mira me Turqinë, por që thirrjet e politikanëve tanë për një “vëllazërim” ku Turqia na prezantohet edhe si një “engjëll mbrojtës” për ne janë te papranueshme. Në duhet të dimë të orientohemi, të kemi vizion të qartë për të ardhmen tonë. Nuk mundet të krahasohet raporti që kemi me popullin mik Gjerman. Ata u diferencuan nga të bërat e Adolf Hitlerit, e gjykuan, e demaskuan dhe e injoruan, prandaj edhe Erdogani do ta ngrehte prestigjin e vet me klasën e vet politike, sikur ta denonconte atë periudhë dhe të jetë tamam një miqësi pa pretendime dhe provokime në diskursin politik.
Duhet ta dije Erdogani dhe te tjerët se primare të shqiptarët është shteti e jo feja, me çka synohet të na servohet diçka qe s'është e jona. Duhet të hedhën dhe të lihen anash pretendimet, e ndërrimit të historisë, apo termeve për me i shndërruar barbarët osman si miq apo pushtues me lule diçka paradoksale!!! Ne si komb kemi luftuar shumë hegjemoninë e të tjerëve, dhe tani që po shijojmë lirinë, kurrsesi s’mund të pranojmë që dikush, sado të pretendoj me ndonjë fuqi ekonomike apo gjeostrategjike, të na e shkruajë historinë sipas qejfit të vet apo imponojë një shtet nacional mysliman qe në botë nuk u dëgjuar akoma . Asnjë shtet perëndimor, as ata që na çliruan nga pushtuesi tjetër Serbia, nuk na kanë ardhur me një kërkesë të tillë primitive siç ishte rasti i Ordoganit me papjekurinë e zyrtarëve shqiptarë qe ndodhi këto ditë me pretendimet e theksimit se "Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi" nga e cila po theksojmë se Kosova kurrë s'do te jetë as Turqi as Serbi siç pati deklaruar edhe Sllobodan Millosheviqi në karrierën e tij, por do te jetë vetëm Shqipëri. Primitiviteti politik u pa. Prandaj ne mund ta lëmë historinë ta shkruajnë historianët, jo politikanët, aq më pak politikanët e vendeve të ish-pushtuesëve!!!
Ekstremizmi, i çfarëdo lloji qoftë, ne na dëmton rëndë si popull e si shtet, dhe ju paralajmërojmë se jemi në prag të një lufte vëllavrasëse dhe fetare, e që për tragjedinë e një lufte të tillë, kemi shembullin e disa shteteve Arabe dhe luftërave Sunite –Shiite, që kanë kapluar Lindjen e Mesme. Kjo dita ditës po na bartet edhe në Kosovë, dhe përgjegjësinë për këtë e mbani ju zotërinj qeveritarë qe do të keni edhe përgjegjësi historike. Na ju bëjmë me dije se ketë formë të ekstremizmit e keni edhe brenda në qeverinë tuaj siç e cekëm ma lartë, varet nga ju nëse do t’ia prisni rrënjët kësaj sëmundje që ka lëshuar rrënjë në viset e Dardanisë dhe në ne si popull.
Ne njerëzisht dhe atdhetarisht nga Mergimi, te brengosur për fatin tonë si komb, ju thërrasim te bëni detyrën shtetërore e kombëtare në luftën e pa kompromis ndaj kësaj të keqe qe po vjen si rrezik drejt një lufte vëllavrasëse. Kemi bindjen se ju nuk jeni aq symbyllur e të mos shihni nga po shkon populli ynë. Kjo shihet çdo ditë në rrugë e mjerisht edhe në Qeveri.
Populli është ne rrezik nga se po i sulmohet kultura e tij, ne shohim kulturën tonë drejt një bastardimi dhe shkatërrimi total. Për të qenë më konkretë, ne si intelektualë dhe veprimtarë kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të disa ministrave të veshur me petkun e islamizmit ekstrem dhe organizatoreve qe po veprojnë në forme perfide kundër popullit tonë të ndiqen penalisht!
Duam dhe mbesim me shpresë se zëri i ynë do te jetë zë i arsyes qe mos të shkojmë në veprime të mëtutjeshme si organizim demonstrimi në aksione tjera.
Me respekt grupi organizativ nga komuniteti i shoqatave , klubeve dhe qendrat kulturore shqiptare në Gjermani Evropë dhe botë.
Stuttgart, më 29.10.2013
Këtë protestë më shkrim e kanë mbështetur Shoqatat Shqiptare nga shumë vende të Evropës të cilat janë të renditura si në vijim:
1. Qendra Kulturore Shqiptare në Shtuttgart
2. Shoqata"Yjet e Kosovës" në Emmendingen
3. Shoqata "Salih Çeku" Zvicër
4. Shoqata kulturore "Nënë Tereza " në Goppingen Gjermani
5. Shoqata "Shqiponja" në Schwebisch-Hall Gjermani
6. Klubi "Kosova " në Singen Gjermani
6. Shoqata "Pavarësia " ne Shtuttgart, Gjermani
7. Shoqata "Iliria" Lari Gjermani
8. Shoqata "Kadri Zeka" Nurtingen, Gjermani
9. Lidhja e shqiptarëve të Rumanisë
10. Shoqata Kulturore Shqiptare "Aleksandër Moisiu " Llugano Zvicër
11. Klubi "Agimi "Tuttlingen, Gjermani
12. Shoqata Humanitare Shqiptare në Aachen Gjermani
13. Shoqata e shkrimtarëve, Krijuesve dhe artistëve Norvegji
14. Shoqata "Stublla" në Koblenz, Gjermani
15. Forumi i Prindërve të Shkollës shqipe ne Heidelberg Gjermani
16. Shoqata e Gruas shqiptare Nënë Tereza ne Heidelberg Gjermani
17. Shoqata “Fondacioni Nermin Vlora Falsci” dega Heidelberg
18. Shoqata e të burgosurve politik në Stuttgart, Gjermani
Ma tutje reagimi vazhdon në të ardhmen duke u solidarizuar me këtë iniciativë edhe shumë shoqata dhe klube me të gjithmbarshme në mërgatën shqiptare qe ti jemi vet zot shtëpie në trojet tona .Letrës nuk kemi çka t'i shtojmë me çka po shihet se është një reagim shumë argumentues dhe i cili ka përfshirë një realitet të hidhur për ne ve si komb./standardi.info
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ALBERT PRENKAJ:Ballkani është Turqi, Turqia është Ballkan?
» “Presheva Jonë”: Vrasësi në Graz është është serbi Alen Rizvanovic
» Rikonfirmohen marrëdhëniet e bashkëpunimit, Shqipëri-Turqi
» Në Turqi, Shqipëri, Kosovë e BeH hapur kundër ekstremizmit fetar
» Sot përballja e madhe Serbi-Shqipëri
» “Presheva Jonë”: Vrasësi në Graz është është serbi Alen Rizvanovic
» Rikonfirmohen marrëdhëniet e bashkëpunimit, Shqipëri-Turqi
» Në Turqi, Shqipëri, Kosovë e BeH hapur kundër ekstremizmit fetar
» Sot përballja e madhe Serbi-Shqipëri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi