Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besiana Xharra:Kërkuan “shpëtimin”, përfunduan në ISIS

Shko poshtë

Besiana Xharra:Kërkuan “shpëtimin”, përfunduan në ISIS Empty Besiana Xharra:Kërkuan “shpëtimin”, përfunduan në ISIS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 21, 2015 11:41 pm

Besiana Xharra:Kërkuan “shpëtimin”, përfunduan në ISIS 10985933_10153368610985907_6864362638066802639_n

Besiana Xharra: Kërkuan “shpëtimin”, përfunduan në ISIS

Besiana Xharra:Kërkuan “shpëtimin”, përfunduan në ISIS U1_ISIS


Të pashkolluar, të varfër, krejtësisht të injoruar nga shteti, qindra kosovarë të nacionalitetit shqiptar kanë rënë pre e ndikimeve të imamëve radikalë, duke i parë s’i të vetmin shpëtim, përmes thirrjeve të të cilëve në fund kanë përfunduar në Siri dhe Irak.
Si pasojë, në bazë të një raporti të Kombeve të Bashkuara, sot Kosova renditet në vendin e katërt në botë për sa i përket luftëtarëve që janë rreshtuar me grupin ekstremist të quajtur IS apo “Shteti Islamik”, në raport me popullsinë, me rreth 232 luftëtarë.
Por, sipas të dhënave që ka “Zëri”, ky numër është edhe më i lartë, i cili shkon nga 260 deri në 300 pjesëtarë.
Derisa në fillim kanë shkuar vetëm persona të gjinisë mashkullore, viteve të fundit gjendja është bërë edhe më alarmuese, ku pjesëtarëve të IS-it, i janë bashkuar edhe familje të tëra, burra, gra e fëmijë.
Kur disa prej këtyre burrave kanë gjetur vdekjen, sot në Siri apo Irak, vazhdojnë të qëndrojnë gratë e tyre me fëmijë, në duar të ekstremistëve të IS-it, në pamundësi për t’u kthyer në Kosovë.

20 familje me gra e fëmijë në ISIS

Në bazë të dhënave që ka “Zëri”, në Siri dhe Irak, për t’iu bashkuar luftës së ekstremistëve të ISIS-it, kanë shkuar rreth 20 familje, burra, gra e fëmijë.
“Zëri” ka vizituar disa prej tyre, siç është rasti i familjes Hasani nga Klina, nga e cila 10 anëtarë kanë ikur në Siri në fillim të këtij viti (2015).
Janë tre vëllezërit, Arben Hasani (38 vjeç), Adnan Hasani (34 vjeç) dhe Ekrem Hasani (29 vjeç), dy prej të cilëve kanë marrë me vete gratë dhe fëmijët, më i madhi vetëm 8 vjeç.
Duke e lënë nënën e tyre me djalin e vogël në shtëpi, përgjigjja e vetme e saj ishte “po mërzitem boll, por s’kam çka me ba, kanë shku me luftu në emër të Allahut”.
Nuk kanë kaluar shumë kohë dhe njëri prej tre djemve, Ekrem Hasani, ka vdekur në luftë, ndërsa nuk dihet më tutje se çfarë ka ndodhur me gruan dhe fëmijët e tij.
Shtëpia e tyre e cila gjendet në fshatin Grabanicë të Klinës, në një pjesë ku dora e shtetit shihet se nuk ka shkelur asnjëherë, posa e viziton, pamja e parë që sheh është varfëria ekstreme.
Asnjëri prej tre djemve nuk ishte në punë para se të niseshin për në Siri, tregonte nëna e tyre.
Por nëse varfëria është ajo që po i detyron kosovarët t’i bashkohen ISIS-it, është një temë që në Kosova tash sa kohë po diskutohet dhe jo të gjithë kanë të njëjtin pajtim.
Imami nga Podujeva, Bekim Jashari, i cili nga fillimi ka luftuar kundër vehabive, të cilët i fajëson për situatën e krijuar në Kosovë, thotë për “Zërin”, se fillimisht është “shpëlarja e trurit” nga disa predikues, e pastaj vijnë elementet tjera siç është varfëria, mosedukimi, izolimi e të tjerat.

Prindërit që bënë çmos për të kthyer fëmijët e tyre

Se nuk është vetëm varfëria që po i nxit rininë të shkojnë në ISIS, e dëshmon edhe historia rrëqethëse e Faik Uksmajlit, nga fshati Neredime e Epërme (Ferizaj), dy djemtë e të cilit në vitin 2014 i janë bashkuar ISIS-it, njëri prej të cilëve ka marrë me vete edhe gruan me dy fëmijë, 1 dhe 3 vjeç.
Shteti që e injoroi skajshmërisht e nuk i ndihmoi edhe atëherë kur ai i paralajmëroi që djemtë e tij janë radikalizuar, Uksmajli shet pasurinë i bën rreth 20 mijë euro dhe niset vetë drejt Sirisë për t’i gjetur djemtë dhe për t’i kthyer në Kosovë.
Qëndron atje rreth 10 ditë, nuk i gjen dhe kthehet. Më pas e lajmërojnë se djali i madh Arbnori, vetëm 22 vjeç, ka vdekur nga sulmet ajrore, ndërsa djali i vogël, Alberti 19 vjeç, ka humbur njërin krah.
Dikur një familje e shëndoshë, me kushte shumë të mira ekonomike, të cilët posedonin edhe një fabrikë për përpunimin e drurit, sot Faiku jeton me gruan e djalin e vogël, i papunë (pasi që fabrika është mbyllur dhe makineritë janë shitur për t’i gjetur fëmijët), në pritje të ndonjë mrekullie që dikur djali, nusja dhe dy nipat do t’i kthehen në shtëpi.
Uksmajli haptas akuzon imamin e fshatit, Nehat Hysenin se ka radikalizuar fëmijët e tij.
Të paktë kanë qenë ata që kanë arritur t’i kthejnë fëmijët në shtëpi nga Siria.
Është rasti i Ilaz Ajdinit nga Gjilani, i cili në fillim të vitit 2015, ka arritur që të kthejë vajzën e tij në shtëpi së bashku me mbesën 3-vjeçare, pasi që kishte kuptuar që burri i kishte vdekur në luftë në Irak.
Ajdini ka paguar njerëz për t’ia kryer këtë punë, për të cilët nuk ka treguar se kush janë, por nga shteti nuk ka marrë asnjë ndihmë, madje as ndihmë sociale që ka kërkuar për mbesën e tij 3-vjeçare.

Edhe të miturat, cak i ISIS-it

Se rekrutimet nuk janë ndalur, e madje ato edhe janë zgjeruar, e tregon edhe rasti i dy vajzave të mitura nga Vitia, të moshës 14-vjeçare, të cilat në mars të këtij viti janë zënë nga policia, në përpjekje për të shkuar në Siri.
Q.Z. dhe A.S., ende pa i mbushur 15 vjet, ishin nisur për t’iu bashkuar grupeve të ISIS-it në Siri. Pa dokumente me vete, ato kishin zgjedhur rrugën ilegale të kalimit të kufirit përmes Maqedonisë. Ngjarja kishte shokuar familjet e tyre, të cilët po ashtu nuk kishin të bëjnë asgjë me ekstremizmin. Shtëpia e tyre gjendet diku në mes fshatit Terpezë, ndërsa jetojnë në kushte të rënda ekonomike, e njohur si një ndër familjet më të varfra në fshat. Njëra prej këtyre vajzave, nuk ka pasur mundësi të paguajë 3.5 euro në muaj për kiflet në shkollë.
“Nuk e di çfarë të them, më është shkatërruar jeta, vajza është e mitur, dikush e ka mashtru, por nuk e dimë kush, ajo nuk flet”, kishte thënë për “Zërin”, nëna e njërës vajzë (emri i njohur për gazetën).
E babai i Q.Z. tregonte se mezi siguron bukën për familjen, nga puna që bën si pylltar.
Janë këto vetëm disa raste nga dhjetëra të tjera, që i janë bashkuar ISIS-it. Faji për këtë situatë në shumtën e rasteve i hidhet Qeverisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.
Qeverisë për mosmarrjen e masave, për rritjen e varfërisë, dhe BIK-ut që lejoi imamë të ndryshëm që të predikojnë gjuhë të urrejtjes dhe që bënë thirrje për t’iu bashkuar luftës në Siri, thënë ndryshe “xhihadit”.
ZERI.INFO - 19 Korrik 2015
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi