BESIANA XHARRA:As diplomacia nuk i shemb faktet
Faqja 1 e 1
BESIANA XHARRA:As diplomacia nuk i shemb faktet
BESIANA XHARRA:As diplomacia nuk i shemb faktet
Ambasadorja turke reagon ndaj teksteve të “Zërit”. Pa kundërargumente për rastet specifike që i shpalosi gazeta jonë.
Ndoshta për arsye se nuk ka dy të vërteta, por vetëm një: organizatat qeveritare, nën patronatin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Erdogan shkelin ligjet, sabotojnë shtetin e Kosovës në favor të sa më shumë kulteve fetare në vend.
Do të ishte jashtë arsyes që të mos reagonit në mbrojtje të administratës shtetërore që përfaqësoni, ngase menaxhoni synimet e saj në vendin tonë. Kuptojmë drejt insistimin tuaj për t'i demantuar hulumtimet tona rreth investimeve të TIKA-s në Kosovë. Ju sigurojmë se ne nuk kemi për mision ta dëmtojmë imazhin e ndonjë shteti, mirëpo nuk e ruajmë as tonin nëse ai është i korruptuar apo me metoda jotransparente operon në ndonjë vend tjetër.
Çdo lexues objektiv dhe i vëmendshëm lexon dhe kupton se gjuha jonë është ajo e argumenteve dhe jo, siç akuzoni ju, e të pavërtetave. Do të ishte kështu nëse ju do të na dorëzonit dokumentet që do të përmbysnin tonat. Por jo. E atributet që na i ngjisni për joprofesionalizëm e të ngjashme, s'kemi pse i marrim serioze.
Po çka shkruam në dy artikujt “Milionat sekrete të Erdoganit në Kosovë” dhe “Organizatat mashtruese të Erdoganit në Kosovë”, të botuara në gazetën “Zëri”, më 17 dhe 18 gusht 2015, ndaj të cilëve reagoni por nuk argumentoni. Edhe një herë:
Shkruani se TIKA ka realizuar mbi 500 projekte të ndryshme në Kosovë. Atëherë shtrohet pyetja: Si e arsyetoni faktin se në Bankën Qendrore të Kosovës, nga viti 2009 deri në fund të vitit 2014, të hyra në emër të TIKA-s, figurojnë vetëm 2.7 milionë euro?! (Dokumentin ua dërgojmë kur ta kërkoni).
Këmbëngulni se TIKA të ketë realizuar vetëm 11 restaurime të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Kjo aspak nuk qëndron. Për këtë “Zëri” u ka ofruar zyrtarëve të TIKA-s në Kosovë që të bashkëpunojnë. Më shumë se dy muaj redaksia jonë ka pritur përgjigje. Pa sukses.
Në kuadër të hulumtimit tonë ne kemi vizituar këto kulte fetare dhe kemi verifikuar investimet e TIKA-s e që janë shumë më shumë se 11 sish.
Shkruani se në Prizren, gjuha turke të jetë zyrtare. Keq që nuk keni njohuri sa duhet mbi zhvillimet aty. Prizreni banohet nga shumica etnike shqiptare. Përpos kësaj janë vetë banorët që janë ankuar pse imami flet turqisht, e jo gazeta “Zëri”.
Kur flisni për restaurimet e Xhamisë së “Sinan Pashës”, nga TIKA, pse nuk tregoni arsyet që kanë bërë që të gjithë shqiptarët të largohen nga komisioni vendimmarrës për restaurim?
Ndërkohë që ju keni reaguar vetëm për TIKA-n, siç i keni parë tekstet, ato nuk flasin vetëm për këtë organizatë, por edhe për “Dijanet”-it, Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve, e të tjerave që paguhen nga buxheti i shtetit turk.
Si rrjedhojë në reagimin tuaj nuk u sqaruat as për mashtrimet e organizatave qeveritare turke në ndërtimin e Shtëpisë së Kuranit në Pejë?! Kanë kërkuar leje për ndërtim të shtëpisë individuale, por po ndërtojnë shkollë për Kuranin. (Faktet janë dokumentet e komunës së Pejës).
Nuk sqaruat po ashtu pse në asnjë marrëveshje mes organizatave turke dhe institucioneve të Kosovës, nuk figurojnë financat, respektivisht planet konkrete të investimeve?
As Qeveria, e as komunat nuk e kanë idenë se sa para investon Turqia në këto objekte dhe cili do të jetë aktiviteti i tyre final.
Të 6 marrëveshjet mes TIKA-s dhe Ministrisë së Kulturës në Kosovë, të cilat ne i kemi analizuar nuk japin as informatën më të vogël rreth procesit të financimit.
Mbi të gjitha: Nëse gjithçka është e ligjshme, pse nuk bëhen publike financat?!
E nderuara zonja ambasadore,
Është krejt e natyrshme që ne gazetarët në hulumtime të tilla, sidomos me rezultate të këtilla që shpërfaqin keqpërdorime, të nxisim edhe diskutime rreth çështjeve të reciprocitetit ndërmjet dy vendeve mike: Përderisa në Prizren e në vende tjera në Kosovë qe sa vite imami turk lejohet të ligjërojë në turqisht, e njëjta nuk ndodh assesi në Turqi. BIK-u tregon se në Turqi në ndonjë vend të caktuar ku jetojnë shqiptarë, (jo në të gjitha) mund të ligjërojë një imam nga Kosova, por vetëm gjatë kohës së Ramazanit, asnjë ditë më shumë.
Përtej këtyre “sekondariteteve”, mirëpo jo pak lexues tanë parashtrojnë pyetjen shpesh se pse TIKA, Agjencia për Bashkëpunim dhe Kooperim e Turqisë investon aq shumë në kultet, aktivitetet dhe proceset religjioze të Kosovës? Kosova nuk ka nevojë për asistencë në religjione sepse deri para disa kohëve ishte shembull i tolerancës në këtë drejtim dhe nuk i duhet ndërhyrja e shteteve, qeverive të huaja në këtë segment të ndjeshëm të çdo vendi në botë. Me keqardhje po ju themi se shumica e lexuesve tanë dhe opinioni Turqinë nuk e sheh më si një shtet me diplomaci moderne, por më shumë si një agjenci për çështje të përhapjes me të gjitha mjetet të një religjioni të caktuar.
Organizatat turke me këto sjellje dëmtojnë tolerancën fetare në Kosovë. Me sjelljen e tyre jotransparente dhe plot truqe e mashtrime sabotojnë ligjësinë, demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Ne nuk bëmë asgjë më shumë se ecëm gjurmëve të brengave të lexuesve tanë për ta njohur të vërtetën dhe ajo kësaj radhe nuk është e denjë për ju! Ne do të vazhdojmë të hulumtojmë.
Me respekt
Besiana Xharra
Për të lexuar reagimin e ambasadës turke mund ta gjeni më poshtë:
REAGIM
Lajmet e botuara në gazetën tuaj, më 17 dhe 18 gusht 2015, nën titujt “Milionat Sekrete të Erdoganit në Kosovë” dhe “Organizatat Mashtruese të Erdoganit në Kosovë” janë plotësisht të pavërteta dhe të fabrikuara. Kërkojmë që letra jonë e mëposhtme e reagimit lidhur me këto lajme qëllimkëqija, të publikohet sa më parë në gazetën tuaj në mënyrë që publiku e gjerë të ketë informata të sakta.
“Sikurse janë të informuara institucionet dhe populli i Kosovës, TIKA është një institucion publik, i cili zhvillon aktivitetet e tij në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e OECD, OKB si dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Zyra e TIKA-s në Kosovë zhvillon të gjitha aktivitetet e saj me lejen e Republikës së Kosovës dhe në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe, andaj është tërësisht i pavërtetë pretendimi shkruar në lajm së TIKA ka realizuar transfere të parave të jashtëligjshme. TIKA realizon të gjitha shërbimet e saja financiare në kornizë ligjore përmes bankave.
TIKA, prej vitit 2004 kur filloi me aktivitetet e saj në Kosovë, ka realizuar mbi 500 projekte të ndryshme. Nga këto projekte vetëm 11 ishin lidhur me restaurimin e trashëgimisë kulturore në mesin e shumë të tjerave duke filluar nga arsimi, shëndetësia dhe bujqësia të cilat kishin synim zhvillimin e Kosovës dhe rritjen e rolit të të rinjve dhe grave në fushën e biznesit. Në këtë kornizë janë hapur atelieri të rrobaqepësisë, dedikuar për punësimin e grave, furra buke, kurse profesionale, ishin ndërtuar depo të ftohjes për sektorin e bujqësisë dhe sera. Në anën tjetër bujqit janë përkrahur me makina dhe pajisje bujqësore, ishin organizuar kurse profesionale për shëndetësi, janë dhuruar pajisje dhe ambulanca për spitalet, renovimet dhe ndërtimet e shumë shkollave të reja si dhe organizuar seminare dhe programe arsimore për të rinjtë.
Në anën tjetër, përkundër pretendimit, ligjërimi dhe hutbeja në gjuhën turke në Xhaminë e “Sinan Pashës” në Prizren kishte filluar shumë më herët së sa restaurimi i xhamisë nga TIKA. Zaten gjuha turke është ndër gjuhët zyrtare të Komunës së Prizrenit si dhe xhamia e “Sinan Pashës” është xhamia e vetme në Prizren ku ligjërimi mbahet në gjuhën turke. Po ashtu, nuk mund as të bëhet fjalë për ndonjë autorizim ose ndikim të TIKA-s në përzgjedhjen e imamëve të xhamisë. Gjithashtu, duhet të ceket se planifikimi hapësinor i xhamisë dhe të gjitha dyqanet e ndërtuara janë nën pronësinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Në anën tjetër, vlen të ceket se projektet e restaurimit të TIKA-s do paraqesin një kontribut të rëndësishëm për Kosovën e cila njihet si një shtet model në rajon me përbërjen e saj shumëkulturore dhe shumetnike, me ndjeshmëri në aspektin e ruajtjes së historisë dhe trashëgimisë së saj kulturore, e cila së fundit aplikoi për anëtarësim në UNESCO.
Botimi i pretendimeve krejtësisht të pavërteta lidhur me Presidentin dhe institucionet si TIKA, Instituti “Yunus Emre” si dhe Kryesisë për Çështjet Fetare të Republikës së Turqisë si dhe lajmeve me një gjuhë ofenduese në një gazetë, është kundër parimeve të gazetarisë dhe lajmet të këtilla janë tërësisht të papranueshme.
Me këtë rast, në kuadër të marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme në çdo fushë, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë se të gjitha institucionet turke do të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt me institucionet dhe popullin e Kosovës.
Me respekt,
Ambasada Turke në Prishtinë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Besiana Xharra:Kërkuan “shpëtimin”, përfunduan në ISIS
» Lajme nga presidenca
» Diplomacia e brishte e Kosoves
» Matilda Doka: "Me mire e verteta qe dhemb,apo mashtrimi qe shemb?"
» Faton Abdullahu:Diplomacia e hienës
» Lajme nga presidenca
» Diplomacia e brishte e Kosoves
» Matilda Doka: "Me mire e verteta qe dhemb,apo mashtrimi qe shemb?"
» Faton Abdullahu:Diplomacia e hienës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi