Forumi i të rinjve myslimanë, me një kumtesë dërguar medieve, ka lëshuar një varg akuzash e fyerjesh kundër deputetes së LDK-së Alma Lama, ka akuzuar Gjyqësinë, siç ka thënë kumtesa, të jetë e kapur nga Alma Lama, ndërsa ka mbrojtur hoxhën Irfan Salihu të cilin BIK, për shkak të predikimeve të tij, e ka suspenduar nga puna.