Në Shkup hapet televizioni i parë privat turk. Flet shqip e mendon turqisht! Shkruan Besir Arifi
Faqja 1 e 1

Në Shkup hapet televizioni i parë privat turk. Flet shqip e mendon turqisht!
Shkruan Besir Arifi
Mendo tyrkçe e fol shqip. Fol shqip e ndonjiher pshton ndonjë fjalë tyrkçe. E lash me tallava e e gjeta me tyrk elhamdurila. Kështu një media lokale u shëndrrua nga tallavaja në televizionin e parë privat që mendon turqisht e flet shqip. Pak i kishim disa shkolla turke, ca universitete e serialet po na u desht edhe ‘nji televizi’ që mendon mirë për popullin e vet e tek-tuk për ndonjë popull tjetër këtej pari nëpër Ballkan.
Zatën ka pas nevojë se ingjet e agallarët shqiptarë nëpër Yskyp, dijnë shqip po flasin tyrkçe – se kështu duken ‘ma moderrno’. Një traditë e trashëguar prej kohësh e njohur ndryshe edhe me frazën “tyrk elhamdurila” thënë kjo nga goja e shqiptarëve që kishin marrë rrugën e asimilimit por e cila u mbeti në gjysmë duke i lënë as mish e as peshk. E di si më ngjan, si Shqipëria e viteve ’30 kur po mundohej të shkëputej nga orientali e të shkonte drejt oksidentit. Ca fjalë shqip, ca turqisht e ca frengjisht – puna çok bërbat.
Si qenka kjo punë që në emër të vlerave të përbashkëta të dy vendeve a dy kulturave, njëra të zotërojë tjetrën, ose ta mbulojë fare?! Neve të na rrojë televizioni publik që edhe pse në shërbim të pushtetit, të paktën programet kulturore e artisike i ka shqip. Gjasme tanimë në 2015-tën po shkojmë drejt kozmopolitanizmit e s’ka më kufinj mes etnish e fesh, s’ka më dallime e përçarje. S’ka?! Po në momentin që ti mundohesh të sjellësh një mjet ndikimi në një vend, kjo nënkupton që nuk po e lë një shoqëri të zhvillohet e lirë dhe vetë të gjejë rrugën të cilën e dëshiron. Po e rrethon. Po e veçon. Po e indoktrinon.
Zatën s’keni faj, në një Maqedoni me pak treg mediatik dhe jo shumë traditë profesionalizmi gazetarsk, ku njerëzit s’kanë shumë pasqyra ku ta shohin veten e tyre, e keni gjetë vendin e duhur. Tani, o burra, t’i biem! Hap shoqata, hap televizione, hap shkolla, serilet buçasin gjithë ditë. Fëmijët kanë filluar të fusin në fjalor ‘gyle-gyle’ e ‘çok-saull’, por gjithsesi ju vazhdoni! Bjeruni! Po ta dini se ata prap se prap kanë për ta kërkuar tomlin e nanës!
As mos e çoni nëpër mend se ky shkrim ka ardh nga ndonjë frymëzim romantik i ndonjë vepre të Sami Frashërit ose ndonjë rilindasi tjetër. Aspak. Vjen nga vëzhgimi im nga një kohë në një kohë tjetër, me shkëputje 3-4 mujore nga Shkupi e që më bën të vë re çdo ndryshim.
E vazhdoni e keqpërdoreni edhe atë fije damari që u ka mbet në ballë. Bjeruni dhe bjeruni… Fol shqip e mendo turqisht. Fol shqip e mendo sllavisht. S’më mbetet gjë tjetër veç t’ju përshëndes me ‘tomlin e nanës’...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Televizioni shtetëror turk përshëndet protestat anti-Gylen në Preshevë e Kërçovë
» Fterra i shkruan PROF.DR.MED.ULF PETER NEUMANNIT-shqip e gjermanisht! !
» Maqedoni, ministri Besimi flet shqip
» Video - Treileri i filmit 'Kush Flet Shqip?"
» Doktori i njohur i Vjenës, Abdul Halim Arnauti, flet për mentalitetin turk e arab me të cilët shqiptarët kurrë nuk pajtuan

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi