Mexhid Yvejsi: Mulla Asim Luzha
Faqja 1 e 1
Mexhid Yvejsi: Mulla Asim Luzha
MULLA ASIM EFENDI LUZHA (1890-1945)
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
”Asim Luzha ni hoxhë azgan,
Pej Prishtine nisë koka konë,
Drekën gjysë e paska lanë,
Ni besë të Zotit e paska dhan,
Për Drenicë me u ba kurban…”
Këto vargje të këngë popullore me titull: “Çka po thotë Asim Luzha” tregojnë me besnikëri, se hoxha gjakovar, Mulla Asim Efendi Luzha, u ba kurban, u ba fli, për Drenicë, për Kosovë, për Shqipni…
Mulla Asim Efendi Luzha lindi në Gjakovë, në vitin 1890, në një familje të njohur qytetare, intelektuale, fetare dhe atdhetare.
Është djali i dijetarit të madh, Myderriz Murteza Efendi Luzhës, që në popull njihet me titujt e nderuem:Haxhi Myderrizi, që do të thotë se ishte Haxhi dhe Myderriz…Kjo për atë kohë, ore mik, është sikur sot me kenë akademik…!
Mulla Asim Efendi Luzha mësimet fillestare i kreu në Gjakovë, i vazhdoi në Shkup, kurse i përfundoi në Gjakovë, në Medresën e Madhe.
Tërë jetën, ky burrë dijetar e trim, shërbeu me përkushtim. Shërbeu me nderë, në dimër e verë, ishte hoxhë, predikues, mësues.
Në fillim e caktuen të shërbej në katunde të Gjakovës, në Cërmjan, në Skivjan, ku shërbeu me përkushtim, me devotshmëri, aq sa ende ka pleqë që e përmendin me respekt, me dashuri…
Kur u kthye në vendlindje, në Gjakovë, meqë kishte fitue përvojë e emëruen imam në Xhaminë e “Islam Begut”, e cila ndodhej në qendër të Gjakovës, ku shërbeu deri në fund të jetës së tij, që përfundoi tragjikisht, por kështu lartësohet njeriu shpirtërisht…
Mulla Asim Efendi Luzha, përveç shërbimit si hoxhë, predikues, mësues, një kohë, për rrethanat e kohës, ishte domosdoshmëri, kur shumica kishte frikë, ai është marrë edhe me politikë.
Në vitin 1938 u zgjedh deputet i popullit në Drenicë, pra ka përfaqësuar interesat e Drenicës në Beograd, në Kuvendin e Mbretërisë së Jugosllavisë, gjatë viteve 1938-1941, derisa Mbretëria Jugosllave u shkatërrue, meqë, sikur dihet, nga Gjermania e Hitlerit ajo mbretëri, që ishte varr’i popujve, për shqiptarët në veçanti, u pushtue, u coptue…
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1941-1944, për shqiptarët e Kosovës, që kryesisht u bashkuen me Shqipni, edhe pse ishin nën Itali, nën Gjermani, gëzuen pakëz liri…
Kjo nuk zgjati shumë, sepse menjëherë, pas luftës, filloi një tjetër zullum… Zullumi filloi në Drenicë, me fillimin e vitit 1945, kudo vrasje, pushkatime, masakrime nga forcat armike, nga brigadat partizane-çetnike…
Duke e vërejtur zemërimin e madh të popullit të Drenicës, në krye me Shaban Polluzhën, forcat partizane-çetnike, përmes Fadil Hoxhës, kërkuen bisedime…
Bisedimet filluen, me Ymer Pulën e Ismet Shaqirin por sa filluen ato dështuen… ! Atëherë, sërish, kërkuen bisedime, që ishin vetëm kurtha, mashtrime… E kërkuan me telegram urgjent nga Prishtina ish-deputetin e Drenicës, Mulla Asim Efendi Luzhën, i cili ishte hoxhë në Xhaminë e “Islam Begut” në Gjakovë.
Mulla Asim Efendi Luzhën, para se të nisej për në Prishtinë, disa hoxhallarë gjakovarë, që ishin anti-komunistë, atdhetarë, si Hafiz Ymer Guta e Hasan Efendi Dashi e këshilluen Asim Efendinë të mos shkoi në Prishtinë, por ai, meqë e donte Drenicën, nuk i ndëgjoi dhe u nisë, shkoi…
Kur arriti në Prishtinë, në Shtabin Operativ, i thanë se bisedimet me përfaqësuesit e Drenicës do të mbahen në katundin Tërstenik. Mulla Asim Efendi Luzha, i shoqëruar nga dy partizanë arrinë në katundin Tërstenik.
Ishte dimër, ora 21, me 30 janar 1945, ushtari që e shoqëronte, kinse e mbronte, duke u ngjitur shkallëve në kullë i futi hoxhës bombën e aktivizuar në xhep dhe vetë iku, ndërsa bomba ekplodoi dhe jeta e hoxhës përfundoi…! Ka edhe versionet të tjera, por përfundimi është se hoxha u vra, në gjak u la, nga Drenica për së gjalli nuk u nda…!
Mulla Asim Efendi Luzha u varros në Tërstenik, por pas një kohe e zhvarrosin dhe e dërgojnë në Gjakovë, ku varroset me nderime afër Urës së Tabakëve, në varrezat e Tyrbes së Tahir Efendisë…
Populli i Drenicës e ka përjetësuar Hoxhën, Asim Efendi Luzhën, siç thotë edhe kjo këngë popullore:
”Asim Luzha ni hoxhë azgan,
Pej Prishtine nisë koka konë,
Drekën gjysë e paska lanë,
Ni besë të Zotit e paska dhan,
Për Drenicë me u ba kurban…
O fort mërzitet Shaban Polluzha
Sod na u vra edhe Asim Luzha,
Sa t’jenë jeta me jetue,
Kurrë Drenica s’ka me t’harrue,
S’e harron kët deputet
Ja dha votat për shumë vjet…”
Këto vargje të këngë popullore me titull:
“Çka po thotë Asim Luzha” tregojnë me besnikëri, se hoxha gjakovar, Mulla Asim Efendi Luzha, u ba kurban, u ba fli, për Drenicë, për Kosovë, për Shqipni…

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mexhid Yvejsi: Mulla Jakup Hasipi
» Mexhid Yvejsi: Mulla Haxhi Zeka
» Mexhid Yvejsi: Mulla Mustafa Hoxha
» Mexhid Yvejsi: Mulla Idris Hajrullahu
» Mexhid Yvejsi: Mulla Iljaz Spahia
» Mexhid Yvejsi: Mulla Haxhi Zeka
» Mexhid Yvejsi: Mulla Mustafa Hoxha
» Mexhid Yvejsi: Mulla Idris Hajrullahu
» Mexhid Yvejsi: Mulla Iljaz Spahia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi