Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet se kush e organizoi ikjen e kosovarëve drejt Hungarisë

Shko poshtë

Zbulohet se kush e organizoi ikjen e kosovarëve drejt Hungarisë Empty Zbulohet se kush e organizoi ikjen e kosovarëve drejt Hungarisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 10, 2015 1:35 pm

Zbulohet se kush e organizoi ikjen e kosovarëve drejt Hungarisë Ikja-emigrant
Zbulohet se kush e organizoi ikjen e kosovarëve drejt Hungarisë


Valën e madhe të emigrimit të kosovarëve drejt Bashkimit Evropian (BE), në fund të vitit që lamë pas dhe në fillim të këtij viti, besohet se e kanë organizuar rreth 200 trafikantë,
të cilët kanë qenë të vendosur kryesisht në Paliq të Suboticës.

Burime nga institucionet e sigurisë, të cilët kanë siguruar informacione për një kohë të gjatë në lidhje me eksodin e kosovarëve drejt BE-së, bëjnë të ditur se në mesin e trafikantëve ka pasur shtetas të Kosovës, të Serbisë, por edhe të Maqedonisë, të cilët për një periudhë disamujore kanë arritur t’i çojnë ilegalisht në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian rreth 80 mijë kosovarë, transmeton zeri.info.
Sipas këtyre burimeve, trafikantët vlerësohet se i kanë përfituar rreth 20 milionë euro brenda një periudhe të shkurtët kohore, përkatësisht përreth 7 muaj, nga shatori 2014 deri në fund të marsit 2015, kur mijëra kosovarë ia kishin mësyrë Bashkimit Evropian, duke e kaluar ilegalisht kufirin serbo-hungarez, bën të ditur zeri.info.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi