Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk TASHOLLI - GJAKU I GJAKOVËS

Shko poshtë

Faruk TASHOLLI - GJAKU I GJAKOVËS Empty Faruk TASHOLLI - GJAKU I GJAKOVËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 11, 2015 1:39 pm

Faruk TASHOLLI - GJAKU I GJAKOVËS 1517580_695969283755753_1284439633_n

Faruk TASHOLLI

GJAKU I GJAKOVËS

Ku çohet bryma e fushës
E rëndojnë mjegullat e maleve
Sërish preu thika e luftës
Ta çel lulen me rrënjë në zemër


Gjaku i kuq i Gjakovës
Dola vetëm si del kënga
Ma zu diellin qiell i kërrusur
Fytyrës sime me flokë nënash

M'u ngjiz kënga m'u lidh ny
Ku më përlanë ngashërimet
Atij sheshi me inxhi lotësh
Ne Gjakovë në mes qytetit

Thirra qiellit e m'u pre fyti
Zëri doli për brima plumbash
Ku shkoi e ku ra tokës
Gjithë ai gjak i Gjakovës

Në dritaret e pikëllimit
Luta fatin e Kosovës
Mos të zëftë si e zë gjaksin
Kurrë gjaku i gjaku i Gjakovës

Faruk TASHOLLI - GJAKU I GJAKOVËS 11846751_998238170195528_17188466632385857_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi