Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI PSE LEJOHET TË VRITEN NJERZIT PËR SË VDEKURI?

Shko poshtë

AGIM GASHI PSE LEJOHET TË VRITEN NJERZIT PËR SË VDEKURI? Empty AGIM GASHI PSE LEJOHET TË VRITEN NJERZIT PËR SË VDEKURI?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 14, 2015 5:01 pm

AGIM GASHI


PSE LEJOHET TË VRITEN NJERZIT PËR SË VDEKURI?


AGIM GASHI PSE LEJOHET TË VRITEN NJERZIT PËR SË VDEKURI? 18506_10153107200569077_4279780802601707998_n
Foto e marrë nga "Bota Sot". Pjesa e parë e fotos se si bëhen ceremonitë e varrimit sot, dhe si bëheshin dikur, pjesa e dytë!

Humbja e identitetit kombëtar po vazhdon me trend të përshpejtuar, dhe është tejet interesante se askush nuk tenton ta ndal. E si të ndalet kur cytet nga vetë shteti? Kur ministrat e zëvendsministrat i ke njerz të shitur kombëtarisht si psh.Ferid Agani, Memli Krasniqi etj. polici turko-arabe, ligje e gjyqësi sikur të ishim në arabi, xhamia, mejtepe, internate e shkolla tjera turko-arabe që veprojnë dhe stimulojnë nxënës, vajza e djem, pleq e të ri, duke e shëndrru në asnjejës njeriun shqiptar.
Dikur në tytat e tankseve serbe ne varrosnim njerzit tanë me flamurin kuq e zi, ndersa sot në „liri“, të mbuluar me flamuj turko-arab.
Derisa dikur ritet e martesave dhe vdekjeve, përcilleshin plotsisht me doket dhe traditat tona, tani më ato pothuajse nuk egzistojnë. Sot kufomat mbulohen me flamuj arab, përkujtimet shkruhen arabisht ose turqisht dhe me thënje arabe e me alfabet arab, gjë që të mbushet mendja se je diku në tokat e Anadollit apo Shamit.
Ky mjerim që e ka kapluar atdheun e shqipeve, është një kob ugurzez për një popull të lashtë dhe pothuajse i mbirë në këto troje. Sa e sa herë na dogjen e na shkrumuan armiqët gjakatar turko-arab e bizantino-sllav, dhe ne përsëri mbinim si Feniksi, ndertonim kullat tona, mbillnim ara e bashtina dhe mbijetonim. 
Sot u bë i vështirë mbijetimi, sepse vetë shqiptari shet çdo ditë shpirtin e tij, dhe shëndrrohet në një specie të paparë në këto troje e thuase zbriten nga tokat tjera të Galaksisë qiellore.
A ka më dhimbje se sa kur të humbë djali apo vajza për një muaj, dhe kur të kthehen, mos u kthefshin, kthehen me mjekrra deri në gjunjë e si ninxha të mbuluara për ibretin e zi e me shami.
Dhe kaq sot i vyen shqiptarit për të humbë çdo gjë shqiptare. E ruajtemme shekuj, mileniume dhe merrne me mend, sot shqiptari e shqiptarja, shëndrrohen në armiq tejet të rrezikshëm për vetë familjen, rrethin dhe atdheun, për pak para e për pak kohë.
Madje, nuk ka ma marri e ma idiotizem se sa kur gjen strehim në tokat perëndimore, perkulesh për banesë punë e para, dhe kur i arrin të gjithat, shqiptari tani lëshon një mjeker, pshurr të mirat dhe mikëpritjen e këtyre shteteve, duke u shëndrrur në persona të rrezikshëm për rrethin dhe vendin i cili ia shpëtoi jeten, fëmijët dhe familjen.
Unë nuk e mbaj mend shqiptarin e tillë. Në mërgim gjindem që 23 vite. Deri në vitit 1999-2000, puna shkonte mirë. Por, pasi që në Kosovë u ndrruan pushtetet dhe u fitue liria, (Falë i qofshi Amerikës dhe Evropës), që ditët e para filluan zhgenjimet. Çdo ditë vrasje, plaçkitje, haraç, friksim, sharje dhe denigrim. Unë i njihja analfabetat të cilët u bënë „mbretër“. Ata karaxhoza që imitonin karaxhozet e atdheut, lëshuan mjekrra dhe të gjithë u bënë Adem Jashara. Frika në atdhe e tmerrshme, por e tmerrshme edhe këtu në Evropë. Ata, jo që „çliruan“ Kosoven, por edhe Evropen. Para kishin bërë mjaft duke vjedhë e duke marrë kudo e nga çdokush, me hater e me dhunë, dhe pothuajse, i njejti haraç bëhej edhe këtu. Nga frika e këtyre karaxhozëve, filluan të mbyllen klubet dhe shkollat shqipe, sepse , thonin ata, pas „çlirimit“ populli ka me u arsimue vetë dhe sa të do. Sa herë vriteshin njerzit e atdheut atje, këtu mërgata e korbave , ngrenin dolli dhe pihej tërë naten. Asnjë intelektual i mirëfillt, më nuk mund ta gjente veten. Tani ata bënin çdo gjë në emrin e shqiptarëve. Mësuesit, profesoret, këngëtarët e mirëfillt, poetët, artistët e shkrimtarët tjerë, duhej të punonin nën diktatin e karaxhozëve, vllëzër, bij e bija, mixhalar e dajallar të „komandantëve“ të luftes.
Tani fillon, si në atdhe e ashtu edhe në mërgatë, ajo faza e vetëshkatrrimit kombëtar e njerzor. Në vend të tridhjetëmijë klubeve shqiptare, sa numronte Gjermania deri në vitin 1999, tani filluan ngadal, nga mu këta karaxhoza të hapnin xhamia, dhe të përfitonin. 
Sot, në Gjermani pothuajse ska qytez, katund e mëhallë ku nuk punojnë xhamiat shqiptare, të cilat ndjellin zi, kob e shkatrrim të ndjenjave kombëtare. Ua pamë „hajrin“ karaxhove të kombit, komandantëve injorant, gjeneralave të vetëgraduar. 
Zoti, thonin disa nga intelektualët tanë, na paska mallkuar aq keq sa u lejue që jevgjit, egjiptianet e hashkalitë ta përhapin kulturen tonë kombëtare, përmes xhamive në boten mbarë. Kapot e këtyre xhamive përsëri janë karaxhozet shqiptar, që akoma dikun-dikund prejnë e qepin në emrin e luftës, Adem Jasharit, UÇK-së dhe gjeneralëve pa grada. Këta karaxhoza të „Vendlindja Thrret“, prej më të varfërve azilantë të paraluftes, u shëndrruan në kapitalisë, ndertuan shtëpi në Gjermani, plenë ndertesa e banesa në bregdetin shqiptar, hapen restaurante e bordele pufesh në atdhe dhe në mbarë Evropen, mbushen këto pufe me vasha shqiptare, dhe në fund asnjëherë nuk e ngriten zërin kunder masakrave serbe, dhunimeve e vrasjeve, sepse, të tillë ishin edhe këta kriminel shqiptar.
Sot, karaxhozet e atdheut dhe të mërgates nuk dallojnë aspak ndërmjet veti. Mbarë Ministria e Diaspores bashkpunon me këtë soj e sorollop njerzish. Asnjëherë nuk u bënë plane me intelektualët e mirëfillt në mërgatë, por me ata që dikur ishin LPK, Vendlindja Thrret, komunistë e stalinistë, tani karaxhoz pronar xhamishë, që në emrin e kultures shqiptare, marrin leje për punë këtu.
Po kur reagoi qeveria ndaj këtyre xhamive të cilat skan të bëjnë asgjë, ama asgjë me kulturen kombëtare shqiptare? A është hapë Ministria e Diaspores ( duhet të jetë e mërgates), për ta ruajt imazhin shqiptar në botë përmes mërgimtarëve që e duan atdheun, apo për ta prish atë imazh me xhamia turko-arabe? Kjo Ministri dhe kjo Qeveri duhet ta kenë në plan të parë përhapjen e kulturës shqiptare në mërgim për ta ruajtur qenjen shqiptare nga asimilimi, e jo ti bëj turko-arab edhe ata që mbeten pa u asimiluar. Fatkeqësisht, Kosoven e udhëheqin bandat antikombëtare. Katastrofat vinë nga këta njerz.
Unë ua marr lakmi turqëve, grekëve, italianëve e tjerëve, që me aq besnikri ruajnë traditat e tyre, e ne i humbim tonat e ua marrim turqëve e arabëve.



ÇFARË POPULLI JEMI NE?
AGIM GASHI PSE LEJOHET TË VRITEN NJERZIT PËR SË VDEKURI? 11889699_10153107201899077_3376626340662499354_n

Kisha këtu një mik, një patriot shqiptar, një mësues me punë dyzetvjeçare, nga Tetova e cili quhej Asim Ademi. Shumë kemi punuar bashkë, jo vetëm unë por shumë shqiptar anë e mbanë trojeve etnike. Ai flente me flamurin e kombit, me hartat e atdheut, dhe punonte pa ndal për Iliridëm Kosoven, Shqipërinë, duke ua arsimue në frymen kombëtare nxënësit shqiptar në mërgatë. Asimi vdiq sivjet në pranverë. Unë shkruajta për Asimin që ta përkujtoj si mikun tim, por Asimin e vranë edhe njëherë pasi vdiq. Të gjithë ne, e njifnim Asimin si shqiptar të vërtetë, si mësues për mësim në gjuhen shqipe. Askush nuk e njifnim Asimin as si turk e as si arab. Në vend që ti qitet mbi koken e tij flamuri kombëtar shqiptar, ju qit ai arab, me shkronja arabe, e me gjuhë të pakuptimtë. Edhe lajmërimi e përkujtimi u bënë me flamur arab mbi.
Nuk është sot vetëm miku im Asim Ademi që vritet për së vdekuri.Janë mijëra Asima, Bardhyla, Ilira, Mentora, Dritona, që vdesin shqip e pastaj vriten dhe përcillen arabisht në banesat e fundit pa asnjë fajlë shqip.
Kush na ka faj këtu? Hoxha? Jo dhe jo. Ne mundemi mos me e ndëgjue hoxhen, mundemi mos me e ndëgjue as priftin, kur këta punojnë kunder traditave tona kombëtare. 
Ai që punon kunder traditave të një kombi, ai punon edhe kunder Zotit. Edhe neva na fali Zoti si i fali turqit, arabet, serbet, greket, kinezet....Nuk dinte Zoti të na falte ndryshe a? Ai me vetëdije na fali shqiptar, dhe ne vramë veten, duke dëgjuar hoxhollaret injorant e tradhëtar, që dalin kunder Zotit, kunder atdheut, kunder traditave e kunder kombit.Pse kështu?

Krejt në fund: -Cili këtu është fajtori kryesor? ‚
Natyrisht, fajtor janë karaxhozet që kapen shtetin, denuan popullin e ngulfaten atdheun.
Besojmë në Zotin e shqiptarëve që na fali, se një ditë, të gjithë tradhëtaret, spiujt, kriminelët, dhunuesit, haraçgjinjët, vrasësit...do të dalin para djejtësisë. Koha është këtu tani, që populli e atdheu të frymarrin lehtë e ashtu si duhet njëherë.
Dhe duhet ta dimë, se krimi më i rënë është ai kur vrahet njeriu pas vdekjes!
Një ditë një miku im më tha:“Më mirë të ishim akoma të robëruar e me identitet shqiptar, se sa gjoja të lirë e pa identitet!



14.08.15
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi