Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reagim i një grupi bashkatdhetarësh nga Gjermania ndaj deklaratës së Isa Mustafës

Shko poshtë

Reagim i një grupi bashkatdhetarësh nga Gjermania ndaj deklaratës së Isa Mustafës Empty Reagim i një grupi bashkatdhetarësh nga Gjermania ndaj deklaratës së Isa Mustafës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 25, 2015 8:08 pm

Reagim i një grupi bashkatdhetarësh nga Gjermania ndaj deklaratës së Isa Mustafës Isa2


Reagim i një grupi bashkatdhetarësh nga Gjermania ndaj deklaratës së Isa Mustafës

REAGIM  I NJË GRUPI TË BASHKATDHETARËVE TANË NË GJERMANI NDAJ DEKLARATËS SË ISA MUSTAFËS, KRYEMINISTËR (NË DETYRË) LIDHUR MË TENDERIN DHËNË DJALIT TË TIJ..!?


KËRKOJMË DORËHEQJEN E MENJËHERSHE TË ISA MUSTAFËS, KRYEMINISTËR (NË DETYRË), SEPSE NË VAZHDIMËSI I KA KEQPËRDORË POZITAT E TIJ ZYRTARE SI DHE BUXHETIN E SHTETIT TË KOSOVËS..!?


Ne, një grup i bashkatdhetarëve që jetojmë dhe punojmë përkohësisht në shtetin mik gjerman, duke e njohur mirë Isa Mustafën që nga vitet 1992-1999, në postin e ish ministrit për financa në qeverinë “Bukoshi” në exil, mospunën dhe pasivitetin e tij në postin në fjalë, duke i njohur mirë sjelljet e tij inerte, injorimin ndaj LDK-së dhe presidentit Ibrahim Rugova, mosangazhimin e tij të duhur financiar në planin e çlirimit të Kosovës dhe luftës çlirimtare, inercionin psikik dhe intelektual të tij ndaj detyrave dhe obligimeve që i kërkonte Kosova nën okupimin e egër serb, duke e njohur nga afër personalitetin e tij mjaft egocentrik dhe vetjak, dinakërinë e tij si “mjet” për ardhur dhe ngelë në pushtet, por edhe keq menaxhimin e mjeteve të Fondit të 3%-it, keqpërdorimin e mjeteve në vlera prej miliona markave të “Dardania Bankës” në Tiranë, si dhe fshehjen e shumave tjera financiare të mbetura nga fonde dhe burime financiare nga diaspora, sidomos manipulimet politike për t’u ngjitur në dy postet e larta politike, atë të kryetarit të LDK-së dhe tani të kryeministrit, siç tregon tash qartë edhe rasti më tenderin e fundit për servisim të automjeteve të qeverisë, dhënë djalit të tij, etj, etj, Kërkojmë dorëheqjen e tij të menjëhershme nga dy postet në fjalë si dhe ndaj tij të ngritet aktakuzë për keqpërdorimin e mjeteve financiare të Fondit të tre përqindëshit (3%) dhe tani edhe të mjeteve të buxhetit të qeverisë së Kosovës, më theks të veçantë për keqpërdorim të postit zyrtar të kryeministrit të vendit..!
Pra, kërkojmë nga Prokuroria e shtetit të Kosovës që ndaj Isa Mustafës dhe vartësve të tij të ngushtë të fillojë hetimet ndaj tij/tyre, duke filluar nga koha kur ishte ministër i financave pranë qeverisë “Bukoshi” në exil për keqpërdorim të Fondit të 3%-it të Republikës së Kosovës, shitjes së “Dardania Bankës” në Tiranë dhe deri tek aksionet e tij në shumë asete private, duke përfshirë edhe tenderin e fundit të cilin ua ndau djemve të tij, mbase shuma prej 2900 eurove nuk është aq e madhe, kur krahasohet më milionat të cilat ai është mësuar që t’i përvetësojë nga paratë e popullit të varfër shqiptar..!?
Duke e njohur për së afërmi Isa Mustafën për një periudhë kohore mbi dhjetëvjeçare, posaçërisht grykësinë dhe dinakërinë e tij tepër perfide dhe të dëmshme për buxhetin e varfër të Kosovës, jemi të bindur se ky njeri në mënyrë të vazhdueshme e ka dëmtuar, së pari shtetin paralel të Kosovës nën okupimin serb si dhe buxhetin e Kosovës gjatë dy mandateve sa ishte kryetar i Prishtinës, për të vazhduar më të njëjtin avaz qëkur gjendet në krye të LDK-së, e tani edhe në postin e lartë të kryeministrit..!!
Për Grupin: Nezir Fejza
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi