I jepet lamtumira e fundit Mark Krasniqit, kolosit të trojeve shqiptare (Foto)
Faqja 1 e 1

Foto: Bota Sot
(I plotësuar) - Organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, është mbajtur mbledhja komemorative për akademik Mark Krasniqin.
Të pranishëm në këtë akademi veç familjarëve të profesor Mark Krasniqit, ishin edhe presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, si dhe përfaqësues fetarë e zyrtarë të partive politike.
Pas një minutë heshtjeje në nderim të Akademik Mark Krasniqit, Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e vlerësoi lart kontributin e Krasniqit.
Ai tha se akademik Mark Krasniqi dallohej në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë, të institucioneve shkencore dhe të veprimtarive kulturore e shoqërore të Kosovës. Këto angazhime ishin pashmangshmërisht të lidhura me luftën e tij për barazi, çlirim dhe afirmim kombëtar.
“Këtij brezi i takon pa dyshim dhe merita për ngritjen e institucioneve dhe të kuadrove për Universitetin e Prishtinës, i cili luajti një rol të madh në përmbushjen jo vetëm të funksionit arsimor, shkencor dhe edukativ, por u bë dhe faktor i fuqishëm integrativ i shqiptarëve në gjithë ish-Jugosllavinë”, tha Islami.
Prof. Mark Krasniqi drejtoi me sukses për shumë vjet disa institucione të rëndësishme shkencore e kulturore të Kosovës, nga ato universitare deri te Shoqata e Shkrimtarëve dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, tha më tej Akademik Islami. Kurse Sekretari i ASHAK-ut, Jusuf Bajraktari. Foli për jetën dhe veprën e akademik Mark Krasniqit.
Pas fjalimeve, u bënë homazhe pranë trupit të ndjerë të Akademik Mark Krasniqit, i cili ndërroi jetë ditën e premte. Homazhe kanë bërë presidentja Jahjaga, kryeministri Mustafa, ish presidenti Sejdiu, e personalitete tjera. Arkivoli me trupin e pajetë të akademik Mark Krasniqit pastaj është larguar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Kortezhi përshkroi rrugën Agim Ramadani, për të bërë homazhe dhe nderim para shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova, për të vazhduar homazhe e nderime para shtatores së Skënderbeut, dhe para shtatores se Nënës Terezë. Ceremonia e nderimit do të mbahet në sallën e sportit të Pallatit të Rinisë, ndërsa varrimi në varrezat katolike në lagjen Arbëria në ora 17 .00.
Ndërsa homazhe pranë trupit të ndjerë të Akademik Mark Krasniqit i cili ndërroi jetë ditën e Premte kanë bërë presidentja Jahjaga, kryeministri Mustafa, akademik Nexhat Daci, ish presidenti Sejdiu, rektori Ramadan Zejnullahu, veprimtari Harry Bajraktari e shumë personalitete tjera të njohura. Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është vendosur arkivoli me trupin e pajetë të akademik Mark Krasniqit.
I mbështjellur me flamurin kuq e zi, pranë trupit të pajetë të akademikut Krasniqi po bëjnë nderimet e fundit përfaqësues institucional të shtetit, përfaqësues nga diaspora, akademikë, profesorë e shumë miq e të afërt të profesor Markut.
Fjala e kryetarit akad. Hivzi Islami, në mbledhjen komemorative të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës me rastin e vdekjes së akademik Mark Krasniqit, 30.08.2015
[url=http://www.botasot.info/reklama/Fjala e Kryetarit1.jpg][/url]
E nderuar familje Krasniqi, Miq të nderuar,
Zonja dhe zotërinj
Të premten, në ora 00:35 minuta të mëngjesit, në Qendrën intensive të QKUK-së të Prishtinës, vdiq njëri nga personalitetet më të shquara në fushën e shkencës dhe të kulturës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe fillimit të shek. XXI, anëtari i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe njëri nga doktorët e parë të shkencave në Kosovë, akademik Mark Krasniqi. U shua dijetari, intelektuali, profesori, organizatori i punës shkencore-hulumtuese dhe i institucioneve arsimore e shkencore të Kosovës dhe veprimtari i spikatur i çështjes sonë kombëtare, që la gjurmë të thella në jetën e gjithmbarshme të Kosovës dhe të botës shqiptare.
Ju thërras që me një minut heshtje ta nderojmë prindin, gjyshin, kolegun dhe mikun tonë të dashur, Akademik Mark Krasniqin.
Lavdi!
Duke qenë pjesë përbërëse e lagjes së vogël, por të fortë intelektualësh, dijetarësh dhe patriotësh të Kosovës, sikurse Esad Mekuli, Idriz Ajeti, Ali Hadri, Anton Çetta, Gazmend Zajmi, Dervish Rozhaja, Hilmi dhe Fehmi Agani e të tjerë, me punë, mund dhe guxim të pashoq, akademik Mark Krasniqi dallohej në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë, të institucioneve shkencore dhe të veprimtarive kulturore e shoqërore të Kosovës. Këto angazhime ishin pashmangshmërisht të lidhura me luftën e tij për barazi, çlirim dhe afirmim kombëtar. Këtij brezi i takon pa dyshim dhe merita për ngritjen e institucioneve dhe të kuadrove për Universitetin e Prishtinës, i cili luajti një rol të madh në përmbushjen jo vetëm të funksionit arsimor, shkencor dhe edukativ, por u bë dhe faktor i fuqishëm integrativ i shqiptarëve në gjithë ish-Jugosllavinë. Prof. Mark Krasniqi drejtoi me sukses për shumë vjet disa institucione të rëndësishme shkencore e kulturore të Kosovës, nga ato universitare deri te Shoqata e Shkrimtarëve dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
Me rezultatet e pakontestueshme në fushën e shkencës, para së gjithash të asaj gjeoetnografike, të mbështetura në fuqinë e argumenteve dhe të dhënave shkencore, prof. Marku arriti ta gjurmojë thellë kulturën materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve dhe ta pasqyrojë objektivisht realitetin e ndërlikuar dhe kompleks hapësinor dhe shoqëror të Kosovës, duke u bërë emër dhe jashtë suazave kombëtare. Deri në paraqitjen e tij në fillimet e viteve të 50-ta të shekullit XX, epërsinë e studimit shoqëror-gjeografik dhe etnografik të Kosovës e kishin antropogjeografët, historianët dhe etnografët serbë, trajtimet e të cilëve përshkoheshin thellë nga të pavërteta, gjysëm të vërteta, shtrëmbërime dhe paragjykime deri te ato shoviniste dhe raciste.
Në rrethana tepër të rënda të kohës nuk ishte aspak lehtë për studiuesin shqiptar që të merrej me këto çështje, e lere më t’i kundërshtonte pikëpamjet e bollshme antishqiptare, të thyente klishetë e metodologjisë klasike të shkollës tashmë me traditë të gjatë, të drejtimit antropogjeografik, të Cvijiqit dhe ithtarëve të tij, madje duke qenë
1
brenda Akademisë Serbe të Shkencave dhe punonjës shkencor i saj. Në fillim të viteve të 60-ta kaloi të punojë profesor në fakultetet e para të Prishtinës, në kohën kur hegjemonizmi serbomadh ishte tërbuar dhe me ngulm kërkonte që Kosova të kundrohej vetëm si çështje serbe. Pas ndjekjes së disa studiuesve dhe veprimtarëve shqiptarë, në adresë të prof. Markut pasuan shantazhet dhe kërcënimet më brutale, duke u hapur një fushatë e gjerë, e paparë deri atëherë në gjithë botën objektive shkencore. Kulminacioni arriti në mars të vitit 1966, kur u sulmua rëndë libri i tij shkencor, i botuar tre vjet më parë, që në fakt ishte doktorata e tij e mbrojtur në Universitetin e Lublanës në vitin 1960 nën drejtimin e shkencëtarit dhe akademikut të njohur Anton Melik. Ky botim i kishte vënë bazat për studime të mëtejme në disa fusha të shkencave sociale-hapësinore dhe kulturore-historike. Profesori ishte ndër shqiptarët e rrallë në Kosovë që i përgjohej telefoni nga organet policore në kohën e Rankoviqit.
Akademik Mark Krasniqi e jetoi një jetë me plot peripeci, duke përjetuar rrugëtimin e rëndë dhe kompleks të Kosovës edhe si dëshmitar edhe si pjesëmarrës i tij, me të gjitha ngritjet dhe rëniet; rrethanat ishin të tilla që asnjë ditë shkolle nuk e bëri në gjuhën shqipe. Por gjithmonë duke qenë optimist – deri në minutin e fundit të jetës nuk pushoi të kontribuojë në fushën e shkencës dhe të çështjes kombëtare dhe në këtë front pa dyshim doli fitues. Të gjitha energjitë intelektuale, fizike dhe emocionale për kaq këto dekada të jetës i la në dispozicion të shkencës, të krijimtarisë dhe të çështjes kombëtare shqiptare. Gjithë veprimtaria e tij shkencore, letrare, publicistike dhe publike përshkohet me mesazhe të qarta optimizmi dhe qëndrese. Mesazhi i fundit në librin që doli nga shtypi vetëm një ditë para vdekjes ishte – bashkimi kombëtar.
Edhe pse në moshë të shtyrë, në dobi të kauzës sonë, në vitet e 90-ta të shekullit XX u vu në krye të një partie politike shqiptare, duke u bërë pjesë e “Alternativës” së atëhershme shqiptare me dr. Rugovën si prijës. Për punën dhe kontributin e tij, në vitin 2003 nga Presidenti I. Rugova u dekorua me “Medaljen e Artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, ndërsa në vitin 2014 presidenti i Shqipërisë B. Nishani ia dha çmimin “Nderi i Kombit”.
Duke marrë pjesë aktive në studimin e shumë çështjeve shoqërore-kulturore dhe në zhvillimin e mendimit ashkencor, prof. Marku merrte pjesë aktive në afirmimin dhe emancipimin e shqiptarëve në hapësirat ballkanike e më gjërë. Jo vetëm në krijimtarinë shkencore, letrare dhe publicistike, por edhe në procesin e emancipimit social, kulturor, politik dhe nacional të shqiptarëve, me ndjenjën e përgjegjësisë shoqërore-kombëtare, gjithnjë u prononcua dhe pati guximin ta thoshte atë që e mendonte. Si intelektual i orëve të para, me ndjenjë të fortë individualizmi, mbeti brenda synimit kolektiv për emancipim dhe përparim të kombit shqiptar dhe pjesë e kujtesës së tij kolektive. Me kurajon dhe thellësinë shkencore, intelektuale e krijuese që kishte, ishte reagues i pavonuar ndaj shumë dukurive dhe proceseve të ndjeshme dhe të dëmshme për shkencën, shoqërinë dhe interesin kombëtar. Njihej si polemist i mprehtë me bartësit e pikapamjeve antishkencore dhe antishqiptare. Vepra e tij shkencore në përgjithësi mbetet për shumë çështje burim reference.
Me rrugën e bujshme dhe komplekse shkencore, intelektuale e publike dhe trashëgiminë e begatshme, profesor Mark Krasniqi la gjurmë të pashlyeshme në jetën shkencore, kulturore, kombëtare dhe shoqërore të shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe në fillim të këtij që po e jetojmë. Si i tillë do të mbetej i pavdekshëm.
2
Me këtë rast Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së akademik Mark Krasniqit, si dhe të gjithë miqve dhe shokëve të tij të shumtë anë e mbanë botës shqiptare.
Akademisë dhe familjes i kanë arritur shumë telegrame ngushëllimi, nga të gjitha anët e trungut gjeoetnik shqiptar dhe nga diaspora jonë e gjerë.
Për jetën dhe veprën e akademik Mark Krasniqit do të flasë anëtari i Akademisë dhe sekretari i Seksionit të Shkencave Shoqërore, dr. Jusuf Bajraktari.
Sot bëhet varrimi i akademik Mark Krasniqit, ja agjenda e ceremonisë
Pas amshimit të akademik Mark Krasniqit, sot më 30 gusht do të bëhet ceremonia e varrimit.
Këshilli organizativ i ceremonisë së varrimit në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë përcaktuar këtë agjendë të ceremonisë së varrimit të akademik Mark Krasniqit,
Në këtë ceremoni për dhënien e lamtumirës së fundit të akademik Mark Krasniqit pritet te marrin pjesë personalitete të larta të vendit, nga Shqipiëria dhe nga diaspora si dhe qytetarë të vendit nga Kosova.
Per me shume informata rreth ceremonise mund te kontaktoni Sali Cacajn ne numrin 044550702
Foto: Bota Sot
Në mbledhjen komemorative të mbajtur për nder të jetës dhe veprës të Akademik Mark Krasniqit, organizuar nga ASHAK-u, u tha se Krasniqi është kolos i trojeve mbarëshqiptare

- Mbledhja komemorative në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës – në ora 13.oo h
- Homazhe në hollin e AKSHAK prej orës 13.30 deri më 15.00 h
- Nisja e kortezhit prej AKSHAK në rrugën Agim Ramadani – ora 15.oo h
- Homazhe dhe nderim para shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova – 15.15 h
- Homazhe e nderime para shtatores së Skënderbeut – 15.20 h
- Homazhe e nderim para shtatores se Nënë Terezes – 15.25 h
- Ceremonia e nderimit në sallën e sportit të Pallatit të Rinisë – 16 oo h
- Ceremonia e varrimit në varrezat katolike në lagjen Arbëria në ora 17 .00 h
Në këtë ceremoni për dhënien e lamtumirës së fundit të akademik Mark Krasniqit pritet te marrin pjesë personalitete të larta të vendit, nga Shqipiëria dhe nga diaspora si dhe qytetarë të vendit nga Kosova.
Per me shume informata rreth ceremonise mund te kontaktoni Sali Cacajn ne numrin 044550702
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Jehon Gërvallës i jepet lamtumira e fundit (Foto)
» Ali Podrimjes i jepet lamtumira e fundit
» I jepet lamtumira e fundit Sabri Godos
» I jepet lamtumira e fundit Bekim Fehmiut
» Dijamant Zabërgjës i jepet lamtumira e fundit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi