Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ali Podrimjes i jepet lamtumira e fundit

Shko poshtë

Ali Podrimjes i jepet lamtumira e fundit Empty Ali Podrimjes i jepet lamtumira e fundit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 26, 2012 8:49 pm

Ali Podrimjes i jepet lamtumira e fundit


Ali Podrimjes i jepet lamtumira e fundit Podrima
(I plotësuar) - Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja, ka arritur në mëngjes në Kosovë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Trupi i pajetë është vendosur në hapësirat e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku edhe po bëhen homazhe në shenjë nderimi për poetin me renome ndërkombëtare.

Varrimi i tij bëhet sot në orën 14:30.

Podrimja u gjet i vdekur më 21 korrik, në një pyll afër qytetit Lodeve të Francës, prej ku kishte humbur kontaktet tri ditë më herët.
Në Francë, poeti Podrimja ishte nisur më 16 korrik, për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.


Përcjellje me muzikë

Kompozitori Rauf Dhomi, ka thënë se poeti i ndjerë Ali Podrimja kishte përmendur dëshirën që varrimi i tij të përcillej me muzikë. Ai kujton se poeti kohëve të fundit kishte shpeshtuar bisedat për vdekjen. “Ka kohë që thoshte se po vdes, por ka qenë një lajtmotiv që ne s`i kemi besuar. Më pati thënë “kur të vdes unë më përcillni me tinguj të orkestrës’”, kujton Dhomi.


Për dy orë sa do të zgjasin homazhet në ASHAK, dy poetë kosovarë do të lexojnë poezi nga vepra më e njohur e Podrimjes “Lum Lumi”.Pika e fundit e funeralit të Ali Podrimjes do të jetë interpretimi i këngës “Lamtumirë” nga Kori i Burrave të Gjakovës.


Autoritetet franceze kanë konfirmuar të martën se poeti Ali Podrimja vdiq për shkaqe natyrale. Rezultatet e raportit mjekoligjor që janë kryer në Francë i janë dorëzuar Ambasadës së Kosovës atje.


Trupi i pajetë i Ali Podrimjes u gjet në 21 korrikut, në një pyll afër qytetit Lodeve të Francës, prej ku kishte humbur kontaktet tre ditë më parë. Një tjetër raport në detaje për vdekjen e poetit do të jetë gati tek pas 15 ditësh. Atë po e kryen Klinika e Mjekësisë Ligjore në Montpellier, ku ishte dërguar trupi i pajetë i poetit.


Podrimja kishte udhëtuar për në Francë të hënën e 16 korrikut, për të marrë pjesë në edicionin e 15-të të festivalit të poezisë “Zërat e Mesdheut”.

* * * * *

Varrimi i poetit Ali Podrimja, i cili u gjet pa shenja jete në qytetit Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë, do të bëhet sot në orën 14:30, në varrezat e Prishtinës.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka bërë të ditur se varrimi i akademik Ali Podrimjes do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës.

Homazhet në nderim të jetës dhe veprës së akademik Podrimjes do të mbahen në mjediset e Akademisë nga ora12:00 e deri në 14:00.

Kortezhi me trupin e pajetë të akademik Podrimjes niset për në banesën e tij të fundit nga selia e Akademisë në orën 14:00.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, trupi i poetit Podrimja pritet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sot nga Gjeneva.

Po, sipas saj, sot Ambasada e Kosovës në në Paris, do të mbajë një akademi përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së poetit Podrimja, ku pritet të marrin pjesë trupi diplomatik i akredituar në Paris, përfaqësues të institucioneve franceze, poetë, shkrimtarë e intelektualë francezë si dhe qytetarë të tjerë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi