Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir Sina:Posta kombetare Amerikane lanson Pullen postare Nena Tereza (Foto)

Shko poshtë

Beqir Sina:Posta kombetare Amerikane lanson Pullen postare Nena Tereza (Foto) Empty Beqir Sina:Posta kombetare Amerikane lanson Pullen postare Nena Tereza (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2015 7:40 pm

Beqir Sina:Posta kombetare Amerikane lanson Pullen postare Nena Tereza (Foto)


Beqir Sina:Posta kombetare Amerikane lanson Pullen postare Nena Tereza (Foto) Largea_foto21441544703


Kisha Katolike amerikane në SHBA-ës, vendimin zyrtar të postës kombëtare amerikane për nxjerrjen e pullës së postës me portretin e Nëna Tereses, në 100 vjetorine Datëlindjes së saj e ka quajtur”një lajmë të mrekullueshm!”. “Një lajmë të gëzueshem dhe mjaft entusiast, – Nënë Tereza po vjen! thotë Kisha Katolike me anë të një deklerate, për shtyp, që ka shpërndar ajo në SHBA-ës, kopjen e së cilës e ka siguruar edhe gazeta kombëtare Bota Sot.
Në dekleratë përmendet puna e madhe që bërë kjo kishë, për realizimin e kësaj inisiative me anë të organizatës së saj “CatholicVote.org”, organizat kjo e cila arriti të mbledhë në të gjithë teritorin e SHBA-ës, më shumë se 150 mijë firma, deri tani. Dhe, 50 mijë firma më shumë sesa kërkoheshin për afirmimin zyrtar nga Posta Kombëtare Amerikane, zyra e saj e filatelisë kombëtare.
Organizata nga Kisha Katolike Amerikane, “CatholicVote.org”, edhe ajo faleminderon të gjithë ata që hodhën firmat e tyre, teksa iu bashkuan Kishës Katolike, për të mbrojtur planin për daljen e pullës postare me portretin për të nderuar Nënë Terezën. Nëndër të tjera, thonë ata një falenderim të veçantë e kanë rezervuar edhe për Shërbimin Postar Kombëtar në SHBA-ës, i cili mori vendimin dhe tash përgatitet të nxjerr pullën e re.
Zoti Roy Betts, që është një zëdhënës i Shërbimit Postar Kombëtarë Amerikan, i tha dje gazetës tonë se: “Pulla postare me portretin e Nëna Tereses, dedikuar asaj me rastin e 100 Vjetorit të lindjes së saj, do të jetë gati 5 shtator. ” Ceremonia zyrtare, tha ai e hedhjes në përdorim për Postën Kombëtare në SHBA-ës, do të bëhet në bazilikën, ose tempullin Kombëtarë të SHBA-ës, i quajtur “The Basilica of the National Shrine of the Immaculate Conception” në Uashington, për të kujtuar 100 Vjetorin e Ditëlindjes së Nënë Terezës. Ai shtoi se ” Me anë të një billboard-i me posterin e madhe të modelit të pullës së re, të vendosur para oborrit të bazilikës në Uashington, zyrtarisht do të bëhet zbulimi i pullës me portretin e Nënë Tereses, të një imazhi që do të tregojë veprën dhe përkushtimin e saj deri sa ajo vdiq e madhëruar”.
Organizata kishtare nga Kisha Katolike Amerikane, e cila thirret “CatholicVote.org”, thotë se pulla postare me portretin e Nëna Tereses ishte paraparë të inagurohej pikërishtë me 26 gushtë 2010, datë kjo që do të korespondonte edhe i datëlindjen e Nëna Tereses, por disa grupe Radikale anti-fesë, ose ateistë thotë ajo e kundrshtuan në forma shumë të egra! dhe e bllokuan atë.
Sipas dekleratës së Kishës Katolike amerikane, organizatës “CatholicVote.org”, thuhet se kur u njoftua për pullën e parë, me një portret të Nëna Tereses, një grup i ashtuquajtur Liria Fetare nga Fondacioni me të njëjtin emër, filloi duke përhapur gënjeshtra dhe fjalë të paqëna dhe të pa thënë ndonjëherë për të bekuarën – Nënë Tereza, duke e akuzuar këtë murgeshë të shenjtë, dhe duke treguar gjepura. Ata përdoren gënjeshtra me ‘anën e errët, dhe duke e quajtur të madhen Nëna Terese, si një “figurë e polarizuar Romake Katolike”, sipas tyre.
Ata nxorrën në internet një fjalim pro-jetës, së Nënë Terezes, kur ajo e pranoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Ky grup radikal e ka quajtur fjalimin e saj – një fjalim “shqetësuese, fetare befrogged dhe përçartje. Kjo ishte edhe arsyeja përse ata të pa fe nxorrën në veprim me fanatizëm slloganin radikal – “Stamp Out !”
Megjithatë, Organizata kishtare nga Kisha Katolike Amerikane, “CatholicVote.org”, thotë me anë të dekleratës së tyre shpërndarë për mediat këtu se ne përfitojmë nga ky rastë” të ju themi ju faleminderit të 150 mijë vetave, për nënshkrimin e peticionit tonë.”
Mbasi nëshkrimi juaj ishte ai që me të vërtetë bëri një ndryshim në qëndrimin e Postës Kombëtare të SHBA-ës, (USPS).
Nëse miqtë apo njerëz në familjen tuaj dëshironi të shtoni emrat e t’uaj në mbështetje të pullës së Nënë Tereza, dhe të jeni kundër atyre që sulmojnë këtë Murgeshë të shenjtë, shkoni në faqen e internetit për të firmosur në peticionin www.stampoutbigotry.com.

Sepse, shumë shpesh është dëgjuar vetëm nga njëra anë e vetme e këtij debati. Këtë herë Zyra Postare Kombëtare nga SHBA, ka për të dëgjuar edhe nga ne, theksonë Organizata kishtare nga Kisha Katolike Amerikane, “CatholicVote.org”.
Një zëdhënës i lartë, i Postës Kombëtare të SHBA-ës, (USPS ) tha se përpjekjet e Organizatës kishtare nga Kisha Katolike Amerikane,”CatholicVote.org”, ishin të vlerësuar. më shumë se ato të atesitëve – të pa feve, anti-klerikalizm njerez doktrinar komunist, të cilët, mendonin se “duke sulmuar Nënë Terezën do të jenë të fuqishem dhe do t’a ndalonin daljen e pullës së re me portretin e saj”.
Por në botën tonë, ka më shumë respekt dhe mirësjellje për aq sa ju jeni bëni për Krishtërimin në këtë botë. Ata thonë se” këto grupe janë të pamëshirshëm – andaj, ne duhet të tregojmë se kush janë këta të pa fe.”
“CatholicVote.org, thotë në dekleratën e saj se ajo është e angazhuar për mbrojtjen dhe promovimin e rolit të besimit fetar në kulturën katolike dhe të jetës kombëtare. Ne mendojmë se është e madhe, për katolikët, se tre priftërinjtë katolikë (një prej tyre është tani një Shën! i Shenjtë), janë të nderuar me statuja Sallën Kombëtare të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të vendosura në Kapitol Hill. Çka tregon se kjo është historia e kombit tonë – historia e SHBA.
Kisha thotë, se”Ne duhet të jemi gati për të festuar rolin e fesë në Amerikë, jo për t’a shkatërruar atë. Dhe, kjo është arsyeja pse ne do të jemi në Uashington në ceremoninë e përurimin pullës së Nënë Tereza më 5 shtator.” Lumja Nënë Tereza e Kalkutës, lutu për ne. Sinqerisht, përfundon dekleratën zoti Brian Burch, Presidenti i e Organizatës kishtare nga Kisha Katolike Amerikane,”CatholicVote.org”,
Pulla postare ne nderim Nena Tereses, që pritej te leshohej me 26 gusht 2010, ne njeqinde vjetorin vjetorin e lindjes, del më 5 shtator 2010: Vendosja e protretit te Nena Tereses ne nje pulle postare amerikane, thote Sherbimi Postare i SHBA-se, është bërë si shenjë e ” Perulesisë ndaj dhembshurisë së saj, si dhe nderim e respektimin e saj per vleren prej natyre dhe dinjitetin e njeriut, frymezuar nga prejardhja e saj per te ndihmuar njerezit e te te gjitha moshave dhe të të gjitha racave, kryqe e terthore botes, të gjithë atyre që punojnë në emër të Zotit.”
Për këtë qëllim Sherbimi Postar i Shteteve te Bashkuara te Amerikes – US Postal Service, njoftoi se Agneze Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nene Tereza, lindur ne Shkup me 26 gusht te vitit 1910 dhe që vdiq me 5 shtator 1997 ne Kalkuta, (Indi), humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel per Paqe ne vitin 1979, do te nderohet me nje pulle postare te Sherbimit Postare Amerikan , në njëqind vjetorin e lindjes së saj.
Sherbimi Postar Amerikan i cili e ka ekspozuar më parë modelin e koleksionit e ri te pullave postare, ka njoftuar, se pulla e re postes permban nje portret te Nene Tereses, pikturuar nga Thomas Blackshear II, nje piktor i njohur nga Kolorado Springs, artiste ky i vleresuar me disa çmime ne SHBA-es.
Ajo nderohet me motivacionin e Sherbimit Postar i SHBA, i cili zyrtarisht njeh Nena Teresen, fituesen e çmimit Nobel per Paqe ne vitin 1979, per punen e saj te jashtezakoneshme humanitare, ne sherbim te te vobekteve, te semureve me lebroze, femijeve te gjymtuar nga luftrat dhe te mbeturit jetime anemban botes” ka thënë Presidenti i Sherbimit Postar te SHBA, duke sqaruar se kjo pulle poste, ka per t’u leshuar ne listen e koleksioneve te reja ne 100 vjetorin e dite lindjes .
Me tej ne kontekstin e koleksionit, thuhet se Nene Terasa eshte shquar per dhembshurin e saj ne drejtim te varferve dhe te vuajtuarve.
Ajo pershkruhet si nje Nene trup vogel katolike romake, murgeshe e cila ka fituar edhe çmimin qytetare nderi e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, duke jetuar ne Kalkuta ku kaloje pjesen me te madhe te jetes se saj duke i sherbyer femijeve jetim, te semure dhe te varfer te Indise, e atyre kryqe e terthore botes, per gati 50 vjet.
Pra, pulla postare ne nderim Nena Tereses pritet te leshohet me 5 shtator2010, ne njeqinde vjetorin vjetorin e lindjes, mbas “bllokimit” që i bëri një grup ateist amerikan me qëndër në Kaliforni
Ndërkaq, perveçse laurates se çmimit Nobel te Paqes Nena Teresa, do te nderohen me portret e tyre ne pulle postare nga Sherbimi Postar Amerikan edhe aktorja legjendare amerikane Katharine Hepburn, dhe disa prej bejsbollisteve te fameshem nga Federata Amerikane e Bejsebollit, dhe Katharine Hepburn, Distinguished Sailors, Bill Mauldin, Flags of Our Nation, Cowboys of the Silver Screen, Kate Smith,Monarch Butterfly, Oscar Micheaux, Negro Leagues Baseball Stamp, Winslow Homer, Julia de Burgos. Te gjithe keta jane nder subjektet e programit per pullat e reja te Sherbimit Postar i SHBA, per vitin 2010, ka njoftuar presidenti i ketij sherbimi postar.
Perveç kesaj, ne njoftim thuhet se konsumatoret amerikane kane derguar letra pershendetese, per projektin e pullave te reja te vitit 2010, projektuar veçanerisht per te nderuar keto personalitete te shquara . Me 17 maj, Sherbimi postare leshoje pullen e pare te re per kete vite, pulle kjo me fotografine e nje lloji fluture e cila quhet Flutura Monarke .
Per te nderuar Nena Teresen ne shtepine e saj ne Kalkuta te Indise, kishin hyre edhe vete mbreteresha britanike, Elizabeta, pastaj njerez te tille siç jane kryetari amerikan Georg Bush, ish kryetari amerikan Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shume te tjere.


Mirenjohjet me te larta qe mori gjate jetes se saj Nena Tereze:


* çmimi Damian Dutton
* 1962 – çmimi Ramon Magsaysay
* 1973 – çmimi Templeton
* 1978 – çmimi Balzan
* 1979 – çmimi Nobel per Paqe
* 1980 – çmimi Bharat Ratna
* 1985 – çmimi Medal of Freedom
* 1996 – qytetare nderi e Shteteve te Bashkuara te Amerikes
* 1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosoves
* 2003 – shpallet e lumturuar

Aeroporti i Tiranes mban emrin e saj qe nga viti 2003. Ne hyrje te ketij aeroporti me 2007 u inagurua busti i saj. Spitale dhe rrugë e institucione të tjera në Shqipëri e Kosovë mbajnë emrin e saj


Pagezime


* Medalja humanitare Nena Tereze, Kosove
* Urdhri “Nene Tereza”, Shqiperi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi