Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bilall Maliqi: Aksion i përbashkët malor

Shko poshtë

Bilall Maliqi: Aksion i përbashkët malor Empty Bilall Maliqi: Aksion i përbashkët malor

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 23, 2009 9:11 am

Bilall Maliqi: Aksion i përbashkët malor U1_bilall_maliqiAKSION I PËRBASHKËT MALOR

Nga Bilall MALIQI

Pas shënimit të njëvjetorit të themelimit të Shoqatës së Bjeshkëtarëve “Ostrovica” të Preshevës, më datën 21 qershor 2009, ditë e diel, u organizua një maratonë gjithërfshirëse, e cila kishte karakter rekreativ dhe bashkpunimi me Shoqata tjera.
Kësaj rradhe këtij maratoni iu bashkangjitën disa anëtarë të Shoqatës së malorëve SPID “Zhelezniqar 2006” të Vrajës, të cilët sipas planit dhe programit të Shoqatës së Bjeshkëtarëve “Ostrovica” Preshevë duheshin ta bënin bashkërisht një Maratonë duke i pushtuar disa maje dhe vende me rëndësi për pjesmarrësit e kësaj marshute.
Fillimisht pjesëtarët e kësaj maratone filluan rrugëtimin e tyre nga selia e shoqatës, për të vazhduar më tej me vizitën që ia bënë pendës së fshatit Rahovicë , ku u magjepsën me bukurinë e kësaj pende, për të vazhduar kështu edhe më tutje deri te pikëtakimi i tyre me plan dhe program, pra tek shpella e Ilicës, e cila për mysafirët ishte një rastësi dhe një mrekulli e veçantë.

Rrugëtimi

Rrugëtimi mori përmasa të zgjeruara.Pasi që pjesmarrësit vizituan këtë shpellë monument me rëndësi e kësaj ane, vazhduan kështu për tek vendi i ashtuquajtur “Livadhi i shehut”, ku pushuan pak kohë për të vazhduar ashtu shoqërisht për kthim në qytet.Por kjo sikur nuk i kënaqi, pra nuk mundën ta anashkalojnë edhe një monument me rëndësi arkeologjike, për këtë trevë dhe më gjërë, Kalanë e Preshevës, e cila daton shumë herët në histori.Pra kjo ishte një rastësi për mysafirët prezentë cilët nuk i kursyen as pyetjet drejtuar vendasve se sa është e vjetër kjo kala.
Në këtë rrugëtim me rëndësi për të dyja palët, mysafir nga Vraja morën pjesë vetëm dhjetë anëtarë, ndërsa tjerët ishin vendas, ku u treguan mjaftë të të sinçertë në planet dhe programet e Shoqatës.
Selia e Shoqatës në ora 18,oo, i mblodhi të gjithë bjeshkëtarët, për të kaluar në koktel që për mysafirët kishin përgatitur anëtarët e Sh.B. “Ostrovica”.Përpos koktelit të pranishmit i argëtuan edhe me muzikë Live, dhe valle të ndryshme…
U shpërndanë edhe librezat e anëtarësisë për njëzetë anëtarët e Shoqatës sonë.Librezat i shpërnadau, sekretari i Shoqatës së Bjeshkëtarëve “Ostrovica” z. Ramadan Ferati.Sipas kryetarit Bajram Sadriu, shpërndarja e librezave është një akt me rëndësi për neve dhe për komunat tona, sepse deri tani ka një vit që aplikojmë për libreza anëtarësie dhe tani jemi të kompletuar sikurse edhe shoqatat tjera në rajon.
Kur jemi tek librezat e anëtërësisë, në mesin e anëtarëve që u paisën me libreza, është edhe voglushja “Ylli i shoqatës” bukuroshja Tringa Hyseni.
Këtë rast e lutëm voglushën 12 vjeçare të na përgjigjet në disa pyetje me interes për lexuesit dhe për moshataret e saja, e që Tringa me kënaqësi iu përgjegj…

Bilall Maliqi: Aksion i përbashkët malor U1_Reportazh-MaliqiDashuria për natyrën

Të bëhem pjesë e Shoqatës më inspiroi dashuria për natyrën, për majet e larta, dhe çdo gjë që është pjesë përbërëse e natyrës.Ajri i pastër, uji i ftohtë etj., me të cilat jamë e lidhur shpirtërisht.
Është mirë të jesh malore, dhe kënaqësi e veçantë sepse natyra është pjesë e jetës sime…Nuk kam munguar në asnjë aktivitet apo marshutë që është organizuar nga kryesia e Shoqatës, prandaj jam shumë e kënaqur me gjithë këto aktivitete që i zhvillojmë.
Kam pushtuar maje të larta si Lubotenin si dhe maje tjera si Ostrovicën e tjera me rëndësi, por nuk kam munguar as nëpër rrugëtime nëpër fshatra të Karadakut të Preshevës.Deri tani nëse merren të analizohen pjesmarrjet e mia nëpër këto vende lirisht mund të them se unë Tringa Hyseni deri tani kam arritur një shifër deri 4468 m. lartësi mbidetare, dhe kam ecur në këmbë deri 110 km.Ky pra është suksesi im i arritur, për këtë e falënderoj në rradhë të parë babin tim i cili po ashtu është anëtarë i Shoqatës sonë, më përkrahi të jem malore edhe pse e një moshe të re, por prapë se prapë dëshira dhe dashuria për natyrën e bën të veten që unë të jem anëtatrja më e re ndoshta edhe në rajon.


Bilall Maliqi: Aksion i përbashkët malor U1_TringaHyseni
Tringa Hyseni
Në pyetjen se si e ndiu veten kur u pais me librezën e anëtarësisë dhe a do të vazhdojë të jetë pjesë e shoqatës edhe në të ardhmen, voglushja Tring, u shpreh:

Jam e lumtur dhe tejet e emocionuar që m’u dha rasti të paisem me këtë librezë, tash them se jam e kompletuar si malore e vërtetë, sepse deri tani nuk kemi pasur libreza.Sa i përket se a do të vazhdoj që edhe në të ardhmen të jem pjesë e kësaj Shoqate, mund të them lirisht se po, do të vazhdoj të jem besnike e vërtetë si shoqatës sonë, por edhe natyrës, dhe kam një mesazh për rininë dhe moshatarët e mi që sa më parë t’i bashkangjiten kësaj Shoqate sepse do të jeni më të lumtur dhe më të shëndoshë, pohoi me bindje të thellë voglushja Tringa Hyseni…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi