Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lebit Murtishi: Kosova-pavarësia dhe realiteti…

Shko poshtë

Lebit Murtishi: Kosova-pavarësia dhe realiteti… Empty Lebit Murtishi: Kosova-pavarësia dhe realiteti…

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 23, 2009 9:17 am

Lebit Murtishi: Kosova-pavarësia dhe realiteti… U1_LebitMurtishiKosova-pavarësia dhe realiteti…

Nga Lebit Murtishi

Kjo temë serioze dhe shumë provokuese për aktualitetin shqiptar, jo vetëm që ngërthen një lëmsh problemesh në veten e saj, por njëkohësisht kërkon edhe një studim të thuktë akademik, ku do të trajtoheshin me profesionalizëm të gjitha detajet e këtij lëmshi politik, që emër e mbiemër ka paaftësinë e politikanëve shqiptar të Kosovës, për t`u përballur me situatën që kanë përpara.
Edhe pse jemi larg Atdheut edhepse s`jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me atë mal problemesh të Atdheut, si intelektualë, dhe si pjesëtarë të atij trungu, guxojmë dhe kemi të drejtë të shprehim opinionet tona, lidhur me temën në fjalë.
Edhe unë pra, do të shfaq mendimin tim tepër modest, pa pretenduar se kam thënë atë që duhet të thuhet përpara një auditori intelektualësh,por me bindjen e thellë,se do t`i shërbej së paku ngritjes së kësaj teme në nivele meritore, dhe se do të provokoj ndonjë debat, ku do të gjindet shenja e daljes nga udhëkryqi ku është futur sot Kosova.
Ndaj plotësisht mendimin me ato zëra, që pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës,nuk e shohin si ndarje përfundimtare të saj nga serbia,por atë(pavarësinë e kushtëzuar)e shohin si kompromis të interesave të fuqive të mëdha, dhe në atë mes. Viktimë përsëri janë shqiptarët. Dikujt edhe mund t`i gënjehen sytë dhe veshët kur shef valvitjen e parullave nëpër rrugë,dhe kur dëgjon fjalët e fryra të politikanëve, por e vërteta është tepër e hidhur, dhe ajo e vërtetë, so tose nesër, do të dalë në shesh.
Nga dukja e jashtme,pa përmendur shtyllat kryesore që përbëjnë nje shtet, Kosova figuron si e tillë, ndërsa ndërtimi i brendshëm i saj,më shumë i ngjan një bosnjëzimi,se sa një shteti që e kemi pritur pas aq vuajtjesh e gjakderdhjesh, dhe që,padyshim e kemi merituar. Është e vërtetë e padiskutueshme, që faktori ndërkombëtar ka bërë dhe po bën gjithnjë e më tepër presion tek politikanët vendor,që të pranojnë çdo lloj kompromisi, për ta jetësuar Pakon e famshme të Ahtisarit. Mirëpo,është po aq e vërtetë dhe e pakuptueshme, se udhëheqësit e vëndit,kanë ulur kurrizin aq poshtë,sa që nuk i ngjajnë më as vetvetes…
Nuk më duket se duhet të fyhet dikush nga kjo e vërtetë,qoft edhe relative, por pa dyshim është thënë me sinqeritetin më të lartë. Nuk do mundohem të numroj këtu dështimet ekonomike,korrupsionin,nepotizmin,madje edhe dhunën politike,vetëmse nuk mund të hesht kur shoh e dëgjoi se ç`po bëhët me Kosovën;me Kosovën që, me siguri do të bjerë era gjak edhe për shumë kohë. Prandaj, jam i bindur se askush nuk ka të drejtë të sillet si“pasha“ me fatin e Kosovës,poashtu,askush nuk ka të drejtë të heshtë,kur luhet me fatin e saj.
Për t`u lënë hapësirë të tjerëve të flasin,do të them shkurt e trup,se jetësimi i Pakos –Ahtisari,që e shëndrron Kosovën në shtet të dy kombeve të barabartë,Shqiptarëve dhe serbëve,heret a vonë,do të ngrejë apetitet serbomëdha gjerë në të pikë të ndieshme, që vetëm gjakderdhja mund t`i shuajë.
Mendoj se është koha e fundit ( në mos ka kaluar) që kësaj politike servile,kësaj politike poshtëruese, për shqiptarët, duhet t`i dilet përpara; duhet t`i thuhet mjaft,duhet t`i thuhet ndal !... Pikë reference mendoj se duhet të bëhet shpëtimi i Kosovës nga coptimet e“brendëshme“,që padyshim,mund,dhe do të provokojnë coptime të jashtme …
Nuk mendoj se duhet të hiqet dorë nga trajtimi i problemeve të përditshme të qytetarëve ; probleme që janë krijuar si pasojë e kësaj politike shterpe; politikë,e cila,përveç krijimit të një klase të re „agallarësh“,dhe përveç rrahagjokseve se e kanë çliruar me ,“duart“ e tyre Kosovën,tjetër gjë nuk kanë sjellë e nuk do të sjellin,edhe në pritshim me vjetë të tërë,po e përsërisë,kryefjalë dhe kryetemë duhet të jetë e ardhmja politike e Kosovës.

01.06.2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi