SHTETI I KONFEDERUAR SHQIPTAR - LIDHJA E LEZHËS
Faqja 1 e 1
SHTETI I KONFEDERUAR SHQIPTAR - LIDHJA E LEZHËS
STUDIME JURIDIKO-HISTORIKE
SHTETI I KONFEDERUAR SHQIPTAR - LIDHJA E LEZHËS
- H Y R J E -
Në fund të shek. XIV dhe në fillim të shek. XV turqit osmanë i nënshtruan njërin pas tjetrit feudalët shqiptarë. Fillimisht këta mbetën përseri në zotërimet e mëparshme, por si vasalë të sulltanit. Në këtë periudhë turqit nuk mund të çonin sundimin e tyre më tej për shkak të kundërshtimit të feudalëve vendas, që humbisnin privilegjet si sundimtarë të pavarur, si dhe të masave popullore në Shqipëri. Por gjatë v.1419-1421, pasi kaluan një sër vështirësishë të brendshme, turqit filluan regjistrimin e parë të tokave shqiptare dhe vendosjen e sistemit të tyre feudal ushtarak të njohur me emrin – regjim i i timareve.
Regjistrimi i v.1431-1432, pas dështimit të kryengritjes së Gjon Kastriotit, turqit ndërmorën një regjistrim të përgjithshëm kadastral të tokave shqiptare dhe bënë rindarjen e tyre në dobi të klases feudale ushtarake turke. Regjistrimi i v.1431-1432 dëshmon për kundërshtimin e atypëratyshëm të fshatarësisë shqiptare mbi të cilën rëndonte gjithë pesha e këtij sistemi te urryer feudal – ushtarak. Kjo qëndresë spontane në fillim u bë shkëndijë për kryengritjet e mëvonshme massive të tipit fshatar, që shpërthyen pas vendosjes së regjimit të timareve.
Gjatë viteve tridhjetë në gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, shpërthyen një varg kryengirtjesh popullore nën udhëheqjen e feudalëve shqiptarë si: Gjergj Arianit, Depë Zenebishti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini. Por pas fitoresh të përkohshme, ato dështuan njëra pas tjetrës, për shkak se ishin të izoluara e të palidhura me njëra tjetrën.
Në këtë periudhë kritike për fatet e popullit shqiptar ngrihet me të gjithe madhështinë e vet figura historike e Gjergj Kastriot – Skënderbeut, jo vetëm si strateg dhe ushtarak por edhe si burrë shteti dhe diplomat i shquar. Duke u nisur nga përvoja e kryengritjeve të dështuara gjatë viteve tridhjetë ai e kuptoi më mirë se kushdo tjetër nevojën e bashkimit të forcave ushtarake politike të vendit, si kusht paraprak për arritjen e fitores.
Kryengritja e përgjakshme kundër regjimit të timareve (nëntor 1443), e organizuar dhe e udhëhequr prej tij, çoi në çlirimin e vendit nga pushtimi turk dhe në krijimin e principatave feudale shqiptare si formacione shtetërore më vete.
Midis tyre vendin kryesor e zinte Principata e Kastriotëve me Gj.K.Skënderbeun në krye. Kjo principatë, me kryeqytet Krujën, kishte nje pozite të rëndësishme politike, ekonomike, ushtarake dhe strategjike midis zotërimeve të tjera feudale të shek.XV. Kufijtë e saj shtriheshin nga Shufadaja afër Lezhës deri në Prizren. Brenda saj përfshiheshin krahina të tilla të rëndësishme si, Kruja, Mati, Dibra etj., kalonin rrugë komunikacioni që lidhnin perëndimin me lindjen dhe jepnin të ardhura të mira nga doganat.
Në fillim të shek. XV, në sajë të politikës energjike të sundimtarit të saj Gjon Kastriotit, Prinicipata e Kastriotëve arriti të bëhej formacioni shtetëror më i fuqishëm midis principatave të tjera feudale. Në mesin e shek. XV, në kushte të tjera politike, të brendshme dhe të jashtme dhe nën udhëheqjen e shquar të Gj.K.Skënderbeut ajo do të bëhej jo vetëm kështjella kryesore për mbrojtjen e vendit të luftën e madhe shqiptaro-turke, por edhe bërthama rreth së cilës do të zhvillohej ai process i ligjshëm dhe shumë i rëndësishëm i bashkimit të vendit në një shtet të përqendruar.
Pas kryengritjes së përgjithshme kundër regjimit të timareve, përveç Principatës së Kastriotëve, u krijua sërishmi edhe një varg principatash të tjera feudale si formacione shtetërore më vete. E tillë ishte principata e vëllezërve Nikollë dhe Pal Dukagjini në Shqipërinë Verilindore, e Lekë Zaharisë (Danja), e Lekë Dushmanit (Zadrima), e Pjetër Spanit (Pulti), e Balshajve (midis Krujës dhe Lezhës), e Topiajve (midis Tiranës dhe Durrësit), e Muzakajve (Myzeqeja), e Gjergj Arianitit (Çermenikë-Shpat) e të tjera më të vogla.
Qytetet kryesore të bregdetit, si Durrësi, Lezha, Shkodra, Drishti, Ulqini, dhe Tivari mbetën gjatë gjithë periudhës së Skenderbeut në duart e Venedikut. Në jug Vlora,Kanina, Gjirokastra dhe më vonë Berati mbetën në duart e turqve.
Nga pikëpamja politike Shqipëria paraqiste përsëri pamjen e një vendi plotësisht të coptuar. Familjet më të fuqishme feudale sundonin në mënyrë të pavarur brenda zotërimeve të veta, duke pasur secila një aparat shtetëror të veçantë. Kapërcimi i copëzimit feudal dhe bashkimi i vendit në një shtet të vetëm e të përqëndruar ishte detyrë historike që dedikohej nga nevoja e zhvillimit të brendshëm ekonomik dhe politik si dhe nga nevoja e përballimit me sukses të pushtimit turk.
(Shkrimi vijon me Kapitullin 1.Krjimi i shtetit të përqendruar shqiptar nën udhëheqjen e Skenderbeut)
______
ref.
© HISTORIA E SHTETIT DHE E SË DREJTËS NË SHQIPËRI
Shtëpia botuese "LUARASI" Tiranë, 2001
Grup Autorësh :
Dr. K.Krisafi
Dr. Z.Ballanca
Prof.Dr. A.Luarasi
Dr. G.Gjika
Dr. Xh.Zaganjori
Prof.Dr. I.Elezi
Dr. K.Nova
Prof. L.Omari
Dr. G.Hysi.
Dr. Z.Brozi
Prof.Dr. E.Gjilani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lidhja e krijuesve shqiptar në mërgatë
» Ibrahim D. Hoxha: Shteti shqiptar në shënjestrën greke
» Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani
» Pal Sokoli: LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR NE GJERMANI
» Lidhja e shkrimtarëve artistëve dhe krijuesve shqiptar ne Gjermani(LSHAKSH)
» Ibrahim D. Hoxha: Shteti shqiptar në shënjestrën greke
» Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani
» Pal Sokoli: LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR NE GJERMANI
» Lidhja e shkrimtarëve artistëve dhe krijuesve shqiptar ne Gjermani(LSHAKSH)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi