Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato - KUR FEMRA TË SHPALOS ZEMRËN

Shko poshtë

Vullnet Mato -  KUR FEMRA TË SHPALOS ZEMRËN Empty Vullnet Mato - KUR FEMRA TË SHPALOS ZEMRËN

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 21, 2015 4:18 pm

KUR FEMRA TË SHPALOS ZEMRËN
Vullnet Mato -  KUR FEMRA TË SHPALOS ZEMRËN 12004117_1628324774102507_6818585578216175841_nVullnet Mato -  KUR FEMRA TË SHPALOS ZEMRËN 11149391_1568418060093179_7103945455762510794_n

Vullnet Mato
 
KUR FEMRA TË SHPALOS ZEMRËN
 
Kur femra të do me gjithë shpirt,
jeta të bëhet gjelbërim më fletë,
pranvera të bëhet katër stinë në vit, 
dimri të bëhet korrik në dyshek...
 
Kur femra të ka vendosur te zemra,
gjaku në damarë të vrapon si era,
truri drejton mendimet e shtrembra,
goja të kullon mjaltë luleshqerrash.
 
Kur femra të do me shpirt të vërtetë,
nuk ka shkëmb që të del përpara,
nuk ka largësi në tokë, qiell e det, 
nuk ka në botë shtigje të pa çara.
 
Kur femra të shpalos gjithë dashurinë,
ke brenda mureve të gjitha kushtet,
gjellërat i ke të gjitha në kuzhinë,
fëmijët të mbijnë përqark si lulet.
 
Kur femra të ka dhuruar trupin përjetë,
të ka falur përjetësisht të gjitha puthjet,
në shtëpi të ka kurorëzuar mbret
dhe zoti të ka plotësuar të gjitha lutjet...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi