Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Isa me kabinetin si palaço”

Shko poshtë

“Isa me kabinetin si palaço” Empty “Isa me kabinetin si palaço”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 21, 2015 7:53 pm

“Isa me kabinetin si palaço”

“Isa me kabinetin si palaço” Largea_kabinet1442851626


Pozita dhe opozita kanë vazhduar edhe sot përplasjen në mes vete. Derisa përfaqësues të opozitës e quajtën kryeministrin dhe kabinetin qeveritar “palaço”, ata të pozitës i thanë Vetëvendosjes “më të mençurit e dynjasë”.
Që nga zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit, shpesh herë është thënë se ai është kryeministri i dytë i Kosovës. Është thënë edhe se është veç kryeministër në letër. E sot, në mbledhjen e kryesisë së kuvendit, për shefen e grupit parlamentar të Nismë për Kosovën, Valdete Bajramin, Isa Mustafa nuk ishte kryeministër.
Derisa po kërkonte nga kryetari i Kuvendit që t’i mbajë përgjegjës kryeministrin dhe kabinetin e tij para deputetëve, ajo i quajti kabinetin qeveritar “palaço” dhe kryeministrin veç me emirin “Isë”.


Bajrami: Kërkoni përgjegjësi nga Isa dhe kabineti tij



“Po ashtu, edhe ju si kryetar duhet të kërkoni përgjegjësi nga Isa dhe i tërë kabineti qeveritar që mos të bijnë ata si palaço, se nuk mbahet seanca plenare me një ministër, me dy ministra, kur ka çështje shumë të rëndësishme për vendit dhe të tërhiqen”, tha ajo.
Kjo dhe kritikat tjera nga opozita nuk erdhën mirë Ismet Beqirit të LDK-së.


Beqiri: Jeni bërë të padurueshme



“Është e drejtë e secilit me quajt Isa Mustafën edhe në emër, Isa Mustafa është kryeministër i Republikës së Kosovës..... Më vjen keq zonja, jemi bërë shumë të padurueshme, më vjen shumë keq, po mundohem me iu duru e kemi një minimum të dinjitet, na ruani edhe ju neve, ne ju respektojmë si deputete...”, tha ai.
Një tjetër kritikë Beiqiri e mori nga Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes.


Haxhiu: Lexoni rregulloren e kuvendit



“Ku kemi parë kështu zori Beiqiri, pse nuk doli Kujtim Shala si zëvendëskryeministër dhe ta thotë mendimin e qeverisë, ku keni parë që grupi parlamentar me marr dhe me b ë mocion kërkesën e qeverisë. Kjo nuk ndodhë askund. Kështu që lexoni rregulloren e kuvendit dhe më pas ndoshta mund të dilni me qëndrime më të drejta”, tha ajo.
Kurse, Beqiri duke i quajtur Vetëvendosjen “më të mençurit e dynjasë”, i tha Haxhiut që të lexojë mirë rregulloren pasi që “si opozitë nuk po bëjnë asgjë dhe kanë kohë për këtë”.


Beqiri: Si opozitë nuk po bëni asgjë



“Unë e dijë që këta janë të mençurit e dynjasë, zonja Haxhiu, me gjithë respektin, unë mendoj që keni nevojë t’i lexoni rregulloret dhe absolutisht nuk keni drejtë, kërkoi nga sekretaria të ia jepni përgjigjen zyrtarisht, se si bëhet tërheqja ose propozimi sepse si duket nuk e dini ju. Unë e kam marrë shkresën e kam parafrazuar, e kam lexuar në emër të grupit kam të drejtë plotësisht, nëse nuk e dini këtë, unë besoj që keni kohë, edhe ashtu nuk po bëni asgjë si opozitë, keni kohë me mësu”, tha ai.
Këto përplasje në mes të deputeteve te opozitës dhe shefit parlamentar të LDK-së, u bënë sot në mbledhjen e kryesisë së kuvendit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi