Mustafa Nano: Toleranca fetareështë marrëzi, si mund të martohet një katolik me një mysliman?

Dhe, me këtë rast ai është ndaluar tek tolerance fetare në Shqipëri, që çudit botë.
Ai shkruan se tolerance fetare është një marrëzi, pasi në fakt këtu bëhet fjalë thjesht për mosbesim.
Nano thotë se një mysliman dhe një katolik s’mund të martohen kurrë, pasi ata besojnë gjëra të ndryshme.
Më tej Nano shkruan për Shqip, se është fat që nuk ka besimtarë të zellshëm në Shqipëri, pasi ata mund t’i vinin zjarrin vendit.
“Ne tregojmë vazhdimisht histori të tilla. Dhe të huajt, sidomos studiuesit e gazetarët, mahniten. Mirëpo, u fshehim trukun që bëjmë. U themi pra se ka me mijëra martesa mes myslimanësh e të krishterësh, dhe me këtë përcjellim idenë se në Shqipëri ndodhka një çudi (sepse çudi është), për rrjedhojë ne paskemi gjetur çelësin e harmonisë ndërfetare të përjetshme mes vedi, dhe ky çelës mund të përdoret nga të gjithë. Nuk është kështu. Kur u tregojmë histori të tilla me martesa të përziera, me ortakërira të ditëpërditshme kristiano-myslimane e me festa fetare të njërës fe që kremtohen prej besimtarëve të të dyja feve, ne harrojmë t’u bëjmë saktësimin se asëll-asëll nuk bëhet fjalë për myslimanë e të krishterë. Janë martesa e ortakërira mes njerëzish që i përkasin një tradite të caktuar fetare, por ata vetë nuk janë besimtarë fetarë. Po të ishin besimtarë, gjëra të tilla nuk do të ndodhnin. Nuk ka se si një katolik të martohet me një mysliman që nuk beson se Jezusi ishte biri i Zotit, se Jezusi u kryqëzua etj. Për më tepër, Kurani (2:221) ua ndalon myslimanëve të martohen me jomyslimanë. Pastaj, të dyja këto fe, ndonëse kanë gjëra të përbashkëta, në thelb e përjashtojnë njëra-tjetrën. Për besimtarët, nëse njëra është e vërtetë, tjetra është një rrenë. E prandaj, për besimtarët e vërtetë është e vështirë, më saktë e pamundur, që të martohen tok.
Duhet thënë se është e vështirë të gjesh tolerantë atje ku besimi fetar është i thellë. Është e kotë ta fshehim këtë fakt. E nëse këtej nga anët tona vihet re toleranca mes njerëzve që u përkasin besimeve të ndryshme, kjo nuk duhet shpjeguar me ndonjë atribut inherent të botës shqiptare medemek tolerante. Jo, një mijë herë jo. Ne shqiptarët veç tolerantë nuk jemi. Kjo situatë shpjegohet vetëm me faktin që shqiptarët, në rastin më të mirë, kanë një marrëdhënie sportive, të shkujdesur e shkel e shko me besimin e tyre, e me besimin në përgjithësi. Shkurt, nuk janë besimtarë 100%, ose thënë më ndryshe, nuk ndjekin germë për germë udhëzimet, porositë e parimet e Biblës e Kuranit. Po të ishin besimtarë 100%, as që do të bëhej fjalë për tolerancë. E prandaj, mënyra e vetme për ta mbajtur të gjallë (këtu te ne), apo për ta bërë të mundur (gjetkë), bashkëjetesën mes njerëzve të besimeve të ndryshme është të shkurajojmë leximet pikë për pikë e interpretimet radikale e radikaliste të Librave të Shenjtë.
Shqiptarëve një gjë u duhet bërë e qartë gjithë ditën e çdo ditë. Doni ta mbani gjallë këtë komb? Ok, mos i merrni shumë seriozisht fetë. Doni t’i vini minat kombit? Bëhuni besimtarë të zellshëm. Në fakt, e njëjta vlen edhe për botën. Sigurisht, bëhet mirë që i mëshohet respektit e tolerancës që besimet e ndryshme duhet të demonstrojnë ndaj njëri-tjetrit, sidomos në shoqëritë multifetare, por paqja ka për të ardhur më së shumti nga minimizimi i rolit të feve në shoqëri e nga zbutja e pasioneve fetare, e më pak nga marrja në mbrojtje, apo nga sublimimi i të drejtës së besimit, s’ka gjë se kjo e fundit, e drejta e besimit pra, duhet parë në vijimësi si një e drejtë themelore”, shkruan ai.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rrezart Kalaja:Nga Shefqet Krasniqi thirrje për konvertime nga katolik në mysliman!
» Prizren, familja e besimit mysliman i falë gjakun familjes së besimit katolik
» Mustafa: Teuta Rugova mund të jetë në listën e LDK-së
» Mustafa Nano:Nervozizëm talebanësh në prag të zgjedhjeve
» Gashi: Mustafa mund të bëhet president, e Thaçi kryeministër!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi