Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjon Keka:Të hiqet pllaka e Sulltanit nga Kalaja e Lezhës

Shko poshtë

Gjon Keka:Të hiqet pllaka e Sulltanit nga Kalaja e Lezhës Empty Gjon Keka:Të hiqet pllaka e Sulltanit nga Kalaja e Lezhës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 07, 2015 8:41 pm

Opinion


Të hiqet pllaka e Sulltanit nga Kalaja e Lezhës



       


Gjon Keka:Të hiqet pllaka e Sulltanit nga Kalaja e Lezhës Gjonkeka-221x300
Gjon Keka

Se kombi ynë është në gjendje të mjerë dhe në duar të mbetjeve osmane e renegatëve këtë e dëshmojnë më së miri veprimet e pamenduara mirë dhe të paguara nga qarqet e ndryshme te politikes turko-sllave për ndryshimin e themeleve të historisë së kombit shqiptar dhe monumenteve të tij të lashta.

Vendosja e mbishkrimit të Sulltan Sylejmanit në Kalanë e Lezhës është një nga poshtërsitë më të mëdha në vazhdën e shumë poshtërsive që po iu bëhet kombit tonë nga renegatët dhe mbetjet osmane. Si mund të vendoset një mbishkrim i tillë në atë Kala të lashtë Ilire, në atë Kala që u bëri ballë pushtuesve barbarë? Kush po i lejon këto marrëzira të ndodhin para syve tanë si komb ndër më të lashtët në gadishullin Ilirik dhe në kontinentin europian. Mbishkrimi duhet të hiqet sa më parë dhe për këtë i bëjë thirrje organeve kompetente në Shqipëri që nëse kanë pak gjak Kastrioti në venat e tyre të largojnë atë pllakë me mbishkrimin që është vendos në Kalanë e Lezhës.

Po ashtu të fillojnë dhe të kujdesen për monumentet e lashta tonat që jo vetëm janë krenaria jonë, kultura dhe vlerat tona të lashta, por dëshmia e përjetshme ku askush nuk do të mund të na mohonte të kaluarën tonë dhe as ta ndryshonte atë. Ndërsa Kalaja e Lezhës, më saktësisht ajo Kala malore ka një histori të gjatë. Ajo lidhet me Ilirët, pastaj bëhet e tërë Lezha kryeqendra e Beslidhjes së Lezhës apo të Kuvendit të Lezhës së vitit 1444 në krye me Gjergj Kastriotin. Po ashtu ajo është edhe vendi ku është varrosur hero dhe vizionar ynë Gjergj Kastrioti. Prandaj pikërisht kjo Lezhë nuk mbanë në vete vetëm një Kala malore të lashta tonën, por edhe vendin e shenjtë të Kuvendit dhe të varrit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Shumë kronistë dhe gjeografë e vërtetojnë lashtësinë ilire të kësaj Kalaje dhe unë do të veçoj vetëm dy nga këta të shumtë që shkruajnë për Kalanë e Lezhës.

Në një vepër mbi gjeografinë e Europës, të botuar në vitin 1852, faqe 361, shkruan kështu: “Lezha ose Alessio me 3000 banorë është një qytet i vjetër që nga koha e Dyonysius von Syrakus me emrin Lissus, pastaj sërish ra në duar të ilirëve dhe aty ishte një kala malore e pazëvendësueshme-Aero-lissus”.

Po ashtu edhe autorë tjerë tregojnë për për këtë kala dhe lashtësinë e saj, siç shkruan në vitin 1870 nga botimet e Akademisë së Shkencave Mbretërore Austro-Hungareze mbi kalanë malore ose-Schlossberg zu Alessio, duke vënë në pah edhe emrin e vendin se aty janë shqiptarët, lashtësia besimi i tyre dhe vendin me çfarë ai kufizohet etj”. Po ashtu edhe kronistë të tjerë potencojnë se ajo kala malore ka zënë gjithmonë një vend të rëndësishëm për Shqipërinë dhe ka luajtur një rol historik të pakrahasueshëm, duke përmendur këtu ilirët dhe së fundi edhe Gjergj Kastriotin, i cili luftoi kundër pushtuesit barbarë osmanë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi