Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjon Keka:Sulltanizëm i kulluar

Shko poshtë

Gjon Keka:Sulltanizëm i kulluar Empty Gjon Keka:Sulltanizëm i kulluar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 22, 2009 10:31 pm

Sulltanizëm i kulluar





Gjon Keka:Sulltanizëm i kulluar Gjon-keka

Çështja e futjes së edukatës fetare në shkolla është një ndër çështjet më të nxehta që ka hapur një diskutim të radhës në shtetin e mbikëqyrur të Kosovës si një shtet ende i dobët dhe pa kapacitet për të zhvilluar dhe mbajtur vetveten në këmbë. Kosova nuk është një vend që ka arritur kulturën e lartë të civilizimit dhe të ngritjes së zhvillimit ekonomik, si dhe të forcimit të institucioneve të saj në përgjithësi, gjithashtu Kosova është ende një vend i pasigurt, me një demokraci të keqkuptuar dhe me një zhvillim të përgjithshëm jostabël dhe jo të sigurt, që të fus në sistemin e saj arsimor edukatën fetare.Ata që kanë nxitur që kjo temë të futej në shkolla në Kosovë janë ata që e kishin nisur këtë iniciativë të verbër që nga paslufta, prandaj futja e kësaj lënde në shkolla nuk koiçidon me të vërtetën dhe as me historinë e kombit shqiptar,po ashtu futja e edukatës fetare në shkollë, automatikisht do ta ndërronte kursin e proceseve të sistemit shtetëror të Kosovës, do e gjunjëzonte sistemin fëmijë të demokracisë së Kosovës nën petkun e krijimit të një „shteti islamik“ që do kishte konsekuenca të pariparueshme si për të tashmen e vendit ashtu edhe për proceset e integrimit në strukturat euroatlantike.Kosova është një shtet i mbikëqyrur multi-etnik, multi-religjioz dhe me një vijë të cilës nuk i ka ikur as bashkësia ndërkombëtare duke ditur historinë dhe realitetin e sotëm në Kosovës, të përbërjes së etniteteve dhe te religjioneve në Kosovë, ajo (bashkësia ndërkombëtare) jo rastësisht e ka vënë Kosovën si një shtet të mbikëqyrur sekular. Sepse bashkësia ndërkombëtare ka menduar thellë në këtë drejtim duke ditur rreziqet që do sillte futja e religjionit si në Planin final të emisarit të OKB-së Marti Ahtisaari, ashtu edhe brenda vetë Kushtetutës, në letër të Kosovës. Iniciativa e Naim Tërnavës, disa „politikanëve“ të partive politike(LDD, AKR) dhe të tjerëve jo të pakët për futjen e edukatës fetare në shkolla është absurditeti dhe arroganca më e madhe që i bëhet vetë historisë, kombit, gjeografisë, orientimit të kombit shqiptar drejt proceseve të bashkimit me familjen e saj të civilizuar të Unionit Evropian si dhe realiteti në përgjithësi të Shqiptarëve.Të futësh edukatën fetare në një vend që është i mbërthyer me plot probleme të pasigurisë dhe rrezikut nga terrorizmi do të thotë t'i humbësh vlerën përpjekjeve të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë, demokracinë, dhe bashkimin e Kosovës me familjen e saj Evropiane. Hedhja poshtë e këtyre përpjekjeve do të thoshte hedhje poshtë e tërë proceseve historike të kombit shqiptar dhe kthimi i tij ka errësira e perandorive-orientale e ideologjisë së fundamentalizmit islamik ekstrem. Nuk e di a kanë menduar Tërnava dhe të tjerët, se Kosova dhe tërë Kombi Shqiptar kurrë nuk kanë pasur kulturë të huaj dhe kurrë nuk kanë futur në shkolla helme orientale, por Tërnava e di, por i frikohet të vërtetës, se Kosova (Dardania e lashtë ishte e krishtere dhe se Pali Apostull e kishte sjellë Lajmin e Mirë për të gjithë kombin me dashuri të madhe), pastaj islamizmi në Kosovë dhe në të gjitha trojet erdhi në mënyrë të dhunshme dhe se kjo këmishë orientale ishte e huaja, kjo errësirë nuk e ka emrin ndryshe veçse errësira e Perandorisë Osmane mbi kombin shqiptar që rëndoi mbi shpirtin e këtij kombi mbi 500 e ca vite dhe se tani kjo errësirë të futet brenda sistemit arsimor në shkolla është arrogancë, cinizëm dhe më së shumti është sulltanizëm i kulluar.
Futja e edukatës fetare brenda sistemit arsimor në Kosovë, do të thoshte t'ia ngresh kokën gjarprit helmues dhe të rrezikosh ardhmërinë e gjithë kombit në proceset e tij zhvillimore, të demokracisë dhe të integrimit në unionin evropian, sepse duhet të kemi parasysh në gjë se futja e kësaj lënde në shkolla do të thoshte gjithashtu edhe futja e urrejtjes brenda Kombit Shqiptar, nxitjes së dhunës dhe ushqimit të celulave edhe më shumë të fundamentalizmit islamik që ka zënë vend në Kosovë viteve të fundit si dhe ngritja e kokës së tyre për të krijuar hapësirë veprimi.
Tërnava dhe të tjerët nuk duhet të mendojnë duke jetuar në Kosovë, të aplikojnë metodat e mendësisë orientale në mentalitetin e Kombit Shqiptar, sepse Kombi Shqiptar nuk jeton në lindje as nuk ka pasur as nuk do ketë si themel ideologjinë islamike. Por Tërnava dhe të tjerët duhet ditur se Kombi Shqiptar jeton në zemër të qytetërimit evropian dhe se ky Komb gjithmonë ka qenë pjesë e familjes evropiane, prandaj duhet që ky Komb të aspirojë për tu bashkuar me këtë familje e jo të braktisë qëllimin e saj madhor (Bashkimin Evropian) duke u orientuar drejt orientit-islamik.
Tërnava dhe të tjerët në vend se të mundohen të pastrojnë terrenin e tyre që kanë brenda nga njerëz të involvuar në terrorizmin islamik, dhe të kërkojnë zhveshjen e këtij petku të huaj, ai dhe të tjerët kërkojnë futjen e këtij zjarri brenda shtëpisë së Kombit Shqiptar, gjë që e çon Kombin në një katastrofë dhe në një vullkan të madh shpërthyes, sa që vështirë se do mund t’i kthehej vetvetes më, Kombi Shqiptar dhe rajoni në përgjithësi.
Ndërkaq, në vend që të kërkohet që në sistemin arsimor të futen lëndët që përfshijnë edukimin seksual dhe edukimin e zgjeruar shkencor, pastaj mësim ndaj kulturave të tjera që përfshin studime krahasuese të kulturave, Historisë Botërore, dhe Mitologjisë Botërore duke filluar që nga shkolla fillore e këndej, ai dhe të tjerët kërkojnë të fusin edukatën fetare që përçan, diskriminon dhe shkatërron ardhmërinë e Kombit Shqiptar në përgjithësi. Kosova si shtet i mbikëqyrur sekular apo laik, ka për qëllim që të ndërtojë demokracinë e shëndoshë, të ecë në rrjedhat e kohës të zhvillimit modern, pastaj të qëndrojë neutrale për sa i përket çështjes së religjioneve në vend, duke ditur multi-religjiozitetin dhe multi-etnicitetin brenda saj.
Kosova duhet që t'i trajtojë të gjithë qytetarët e saj pa dallim feje apo etnie, race etj., në mënyrë të barabartë duke i ikur preferencave personale, siç po shihet gjatë këtyre viteve të fundit se edhe institucionet e Kosovës kanë filluar t'i shfaqin në sipërfaqe ndjenjat religjioze- preferencat e tyre personale rreth feve në Kosovë. Sepse ka raste kur janë kërcënuar të krishterët, disave ja kanë djegur shtëpitë, disa organizata fundamentaliste islamike, dhe institucionet kanë heshtur apo më mirë i kanë mbyllur dhe shtrënguar të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të mos i trajtojnë këto raste serioze në shtetin e mbikëqyrur të Kosovës.
Në këtë mënyrë, institucionet kanë dalë hapur se kanë preferenca të fesë islame duke i diskriminuar besimet tjera që ekzistojnë në Kosovë historikisht, kjo është turp, arrogancë e madhe dhe inferioritet ndaj realitetit të hidhur në Kosovën e pasluftës dhe të pavarur.
Dhe krejt në fund, Kosova si shtet i mbikëqyrur dhe laik, duhet që të definojë qartë çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të fesë, etniteteve, duke mbrojtur të drejtat e fesë dhe të njeriut në përgjithësi si gjithë shtetet tjera demokratike laike (Franca, SHBA-ja, Belgjika etj), sepse Kosova në këtë mënyrë do e shuante zjarrin, urrejtjen dhe do të krijonte paqen me vetveten dhe me të tjerët, si dhe duke punuar në rritjen e kapacitetit të institucioneve, demokracisë, barazisë, lirisë dhe shtetit juridik, ajo do të mund të ketë më të lehët rrugën e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike. Ndërsa e rëndësishme për Kosovën tani është që t'i këputë zinxhirët e brendshëm të shpirtit, të robërisë së Perandorisë Osmane dhe më pastaj t'i kthehet të vërtetës, lirisë, paqes dhe progresit të përgjithshëm duke ecur kështu në rrjedhat e proceseve bashkëkohore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi