Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - KEQ NA SHKRUHET MOJ KOSOVË

Shko poshtë

AGIM GASHI -  KEQ NA SHKRUHET MOJ KOSOVË Empty AGIM GASHI - KEQ NA SHKRUHET MOJ KOSOVË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 09, 2015 10:20 pm

AGIM GASHI -  KEQ NA SHKRUHET MOJ KOSOVË 12079338_10153224004799077_3849768672891110317_n

AGIM GASHI

TYM E FLAKË KALLET KUVENDI

Tym e flak kallet Kuvendi
Dridhet atdheu e dridhet vendi, 
Kob i zi po i vjen Arbnisë
Prej karaxhozëve dhe mafisë.

U merzit populli dhe Arbnia
Tash nuk ashtë në kry Serbia!
Patëm shpresa, u kem besue,
Oh! Sa shumë që jemi mashtrue.

Nostaligjiket dhe karaxhozet
Krejt na vodhen, t’u na mashtru, 
S’patem liri as pamvarsi
As flamur ma me value.

O ti popull, i mjeri ti,
Që i ndan vuejtjet e kësaj bote, 
Mos fajso këta e ata, 
Se kjo ashtë vota e jote.

Tash je msue me duru
Jetë të ç`thurrun për me ba, 
Zgjidhje për krizen kombtare
As spo shifet e as nuk ka.

Mirë o vllazen spo na shkruehet
Do t’na humbin djem e vasha,
Prap këta do t’marrin poste,
Do t’kalojnë jetë si pasha.

Qysh se vdiq patriotizmi
U zavendsue me hajni, 
Na kaploi gjithkun mjerimi
Si n’Kosovë ashtu n’Shqipni.

Nji shpetim do t’jetë i vetmi
T’gjitha partite n’Kuvend me u tubu, 
Me ua mbyll dyert nga mbrapa
Pa u pajtu, asnja mos me i lshu.

Me burgosje e me inate
Nuk ka zgjidhje e as qetësi, 
E me tym, bomba, trombllona,
Vritet prap ajo pak liri.

09.10.2015
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi