Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

JUSUF BUXHOVVI:Me pakon e Ahtisarit Kosova hoqi dorë nga një pjesë e identitetit të saj kulturor dhe historik!

Shko poshtë

JUSUF BUXHOVVI:Me pakon e Ahtisarit Kosova hoqi dorë nga një pjesë e identitetit të saj kulturor dhe historik! Empty JUSUF BUXHOVVI:Me pakon e Ahtisarit Kosova hoqi dorë nga një pjesë e identitetit të saj kulturor dhe historik!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 11, 2015 7:01 pm

JUSUF BUXHOVVI:Me pakon e Ahtisarit Kosova hoqi dorë nga një pjesë e identitetit të saj kulturor dhe historik! 397046_171164252915058_468765076_n

JUSUF BUXHOVVI:Me pakon e Ahtisarit Kosova hoqi dorë nga një pjesë e identitetit të saj kulturor dhe historik!


Historiani Jusuf Buxhovi në një intervistë për gazetën "Kosova sot" akuzon klasën politike të Kosovës për një krim të rëndë ndaj historisë shqiptare ndërsa historiografinë zyrtare shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, sa i përket interpretimit të Mesjetës, e quanë zëdhënëse të historiografisë së Beogradi!
....
1. Çfarë mendoni rreth premtimeve të autoritete kosovare se shteti i Kosovës do të sigurojë status special për Kishën ortodokse serbe?


J. Buxhovi: Me pakon e Ahtisarit, politikisht dhe juridikisht, kishës ordotokse si pjesë e krishtërimit të përvetësuar nga Serbia me gënjeshtra ndër më paskrupulltat nga shekulli XIX e këndej, i është siguruar statusi i eksterritorialitetit. Kjo tashmë është kategori kushtetuese, që shtetin e Kosovës jo vetëm që e privon nga trashëgimia shpirtërore hitorike dhe një pjesë e identit të saj kulturor, por edhe në planin shoqëror dhe politik e detyron të sillet në përputhje me këtë qendrim,


2. Cilat janë fakte historike që politikanë shqiptarë-kosovarë nuk i shfrytëzuan dhe nuk i shfrytëzojnë kur është në pyetje Kisha ortodokses serbe në Kosovës?


J. Buxhovi: Në Kosovë (Dardani), ndarja e krishtërimit (në shekullin XI), në atë të ritit lindor (ortodoks si shumicë) dhe atij perëndimor (katolik si pakicë), solli një realitet kishtar, që si i tillë u ballafaqua me pushtimin osman. Ndërsa ajo që quhet "kishë ortodokse serbe", ku përjashtohen dardano-arbrorët e shumtë që i takuan ritit lindor, është konstrukt, që e ka krijur propaganda hegjemoniste rusomadhe dhe serbomadhe në krye me Jastrebovin e të tjerët në shekullin XIX për qëllime politike. Identifikimi i ortodoksisë me serbizmin në veri dhe me greqizmin në jug lidhet me "Naçertanjen" serbe dhe "Megaloidenë" greke në vitin 1844. Mbi këto programe, të shumtën në dëm të shqiptarëve dhe vllëheve, janë krijuar dhunshëm shtetet ortodokse në Ballkan: Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, edhe pse historikisht nuk ka pasë shtet mjesjetar serb në Kosovë po as në pjesën qendrore, pos një enkllave të njohur kulturore në Vojvodinë, e cila ishte blërthamë e nacionalizmit serb. Historiografia shqiptare ka të gjitha argumentet që të rrënojë këtë konstrukt që u ka krijuar aq fatkeqësi. Për fat të keq, një pjesë e mirë e historianëve tanë nga radhët e Instituteve të historisë në Tiranë dhe Prishtinë, ndonëse kanë kushte, jo vetëm që nuk e kanë bërë këtë, por ata sot e gjithëditën, kur flasin për Mesjetën dhe krishtërimin në këto anë, shfrytëzojnë gjuhën e historografisë serbe dhe gënjeshtrat e saj për "djepin mesjetar shpirtëror serb" në Kosovë. Ashtu siç bën propaganda e Beogradit, shumë nga historianët tanë, kur shkruajnë për Mesjetën, zhupanët e thjeshtë sllavë (të tillë në Mesjetë kishte në çdo katund me mbi njëzet shtëpi dhe një kishë edhe pa pirg) vazhdojnë t'i quajnë "carë" (perandorë) dhe "kralë" (mbretër)! Kështu, Dushani quhet "car", Millutini, një despot i rëndomtë quhet "mbret", për të cilin madje thuhet se "Shkupin dhe Prizrenin ka pasur qendër shtetërore" e broçkulla të ngjashme të nxjerra nga puntoritë e manastireve serbe, ndërsa krishtërimi ortodoks quhet "ortodoksia serbe"! Me këtë, pra, na pranojmë "tapitë" e paqena mesjetare serbe dhe heqim dorë nga trashëgimia jonë historike, të cilën e njeh historiografia objektivie, madje edhe ndonjë historian i vertetë serbë, pos nesh! Nuk është e rastit që në bisedimet e Vjenës rreth trashëgimisë kulturore në Kosovës, ishin disa historianë dhe arkeologë shqiptarë, të cilët, nën ndikimin e "qarkut të sllavistëve të Vjenës", të cilët me kalkulimin e shkëputjes së sllavëve të jugut nga Rusia, nga Kriza Lindore e këndej vazhdimisht kanë përkrahur Serbinë si forcë rajonale në Ballkan, ia dhanë dritën jeshile Pakos së Ahtisarit me të cilën trashëgimia e përbashkët e krishtërimit iu fal Serbisë! Pra, fajin për këtë duhet kërkuar edhe te ata historianë tanë dhe kallankusuri tjetër "intelektual" i përfshirë në "grupet punuese" nga viti 2004, qoftë kur kanë marrë pjesë në pazare të tilla (me spekulimin se heqja dorë nga krishtërimi lindor forcon atë perëndimor e marifete të ngjashme), qoftë kur kanë heshtur ndaj një veprimi të tillë! Emrat e tyre dihen. Për këto "merita", krahas meditjeve të majme dhe qendrimit turistik në Vjenë dhe gjetiu, disa madje janë nderuar me poste nëpër institute, katedra univeristare dhe me tituj "akademik"!


3. Çfarë përpos trashëgimisë ortodokse mund t i ofrojë Kosova botës- UNESCO-s në aspektin e trashëgimisë?


J. Buxhovi: Kosova mund t'i ofrojë botës një mozaik të trashëgimës së kulturës botërore nga antikiteti e tutuje. Dardania ishte bërthama e saj. Ajo lidhej me Trojën, me Perandorinë Bryge (Frigjia), atë Hitite dhe ndikoi edhe themelimin e Romës. Në Dardani, po ashtu u shfaq edhe krishtërimi bashkë me Bizantin, të cilin e themeluan perandorët me origjinë dardanë: Konstandini i Madh dhe Justiniani. Ndaj, çdo pëllëmbë e Kosovës (Dardanisë) dëshmon fuqinë e antikitetit të mirëfilltë pellazg, por edhe të Mesjetës. Botës, pra, duhet t'i bëhet e ditur se këtu ishte djepi i qytetërimit të saj, ku krishtërimi, paraqet vetëm një segmet nga ajo pasuri e madhe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi