Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato - MONOLOGU I NJË EMIGRANTI

Shko poshtë

Vullnet Mato - MONOLOGU I NJË EMIGRANTI Empty Vullnet Mato - MONOLOGU I NJË EMIGRANTI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 15, 2015 5:48 pm


Vullnet Mato - MONOLOGU I NJË EMIGRANTI 11149391_1568418060093179_7103945455762510794_nVullnet Mato - MONOLOGU I NJË EMIGRANTI 12118596_1633381276930190_4671387656515852596_n


Vullnet Mato

MONOLOGU I NJË EMIGRANTI

Më ka shpirti dallgë deti,
më rri mendja te vatani.
Të huajt me gjuhë kurbeti, 
më shikojnë me sy kallkani.


Kur dëgjoj flet shqip dikush,
më ngjan se një bilbil gjizar, 
që këndon ëmbël në gajush
dhe i jap dorën pa e parë...

Një zakon, një gjellë shqiptare,
më sjell në mendje një kujtim.
Borziloku erëmirë në dritare,
më sjell aromën e vendit tim.

Vjen një valë në elektron
dhe më bën tjetër njeri,
zëri i shqipes që këndon,
më drithëron zemrën në gji.

O, ç’më rri mendja, ç’më rri,
tek vendi që s’e harroj dot;
tek e ndershmja varfëri, 
që më bleron kujtime plot.

Kujtoj nuset me dasmorë,
dyert e hapura nëpër fis, 
kopshtet me rrush e mollë,
moshën e artë të rinisë...

Shikoj me lot fotografitë,
njerëzit e një gjaku që lash,
po mallin s‘ma heqin nga sytë 
letrat e ngjyer me imazh...

Jam tani në mes dy detesh,
me epitetin “emigrant”.
Bëj t’ia shkul nofkën vetes,
të jem prap’shqipo në vatan...

Por, eh, të kishte vendi im, 
ca të mira si këtu në kurbet,
më mbinin krahët për fluturim
dhe malli im shuhej përjetë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi