Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E përdhunoi kunati, në ora 1 të natës i shkon në shtrat dhe i thotë…

Shko poshtë

E përdhunoi kunati, në ora 1 të natës i shkon në shtrat dhe i thotë… Empty E përdhunoi kunati, në ora 1 të natës i shkon në shtrat dhe i thotë…

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 16, 2015 5:48 pm

E përdhunoi kunati, në ora 1 të natës i shkon në shtrat dhe i thotë…

E përdhunoi kunati, në ora 1 të natës i shkon në shtrat dhe i thotë… Largea_mob581444991846


Unë që po ju shkruaj jam Meri, kam disa kohë e martuar. Të tregosh histori dashurie është kënaqësi si për atë që e përjeton atë moment, por edhe për atë që i lexon, por historinë që po tregoj, unë po e shkruaj me lot e dhimbje për faktin se ajo më tmerron, ma trazon jetën time dhe seriozisht, më mundon tepër. S’kisha besim ta bisedoja me asnjë njeri, qoftë edhe mamin tim, megjithatë mora guximin ta tregoj në gazetën e mrekullueshme “Intervista”, me shpresën se sadopak do ngushëlloj veten time nga kjo e keqe…
Jam nga një fshat i thellë i Shkodrës. Pasi mbarova klasën e nëntë, prindërit nuk më lejuan të shkoja në të mesmen, me pretekstin se e kisha larg dhe vajza s’duhet të lëvizë vetëm, se është turp. Kjo më pezmatoi jashtë mase, por s’kisha çfarë të bëja, se i kisha prindër. Siç është bërë zakon në këto anë, vajzat fejoheshin në djep dhe martoheshin të reja e nga ky rregull s’kisha si të bëja përjashtim unë. Ndonëse 15 vjeçe, unë isha një vajzë e zhvilluar, simpatike, por edhe inteligjente, lexoja romane dhe libra artistikë sa më kishin zili edhe moshataret. Vija re se në shtëpinë tonë vinte shpesh daja, vëllai i mamasë dhe bisedonte me prindërit, pa praninë time. Mami më tregoi se ai kërkonte të më fejonte me një djalë nga një fshat tjetër, që ishte emigrant në Itali dhe daja kish thënë fjalët më të mira për të dhe familjen e tij. Djalin unë s’e njihja, por daja tha se do të vinte nga Italia të kërkonte dorën time. Marsel quhej dhe daja më tha se ishte si artist dhe djalë tepër i edukuar. Daja na caktoi një datë kur ai do të vinte. Gjatë kësaj kohe, prindërit më bindën se duhet të fejohesha, se ishte rast shumë i mirë. Natyrisht, si e re, s’pata kurajo t’i kundërshtoja, por për të qenë e sinqertë, më pëlqente si rast sepse do të shkoja në Itali. Nuk zgjati dhe, pas pak ditësh, daja erdhi së bashku me Marselin. Tani do bisedoja edhe unë dhe do të shpallnim fejesën. Më propozuan të bisedoja në dhomë vetëm me Marselin. Fillimisht, shkova në dhomë me mamin. Pas pak ajo më la vetëm dhe tani ishim vetëm ne të dy. Biseduam gjerë e gjatë për të ardhmen tonë dhe ai më premtoi dashuri të përjetshme. Ishte fjalëmbël, i matur dhe simpatik. Për të qenë e sinqertë, ai më bëri për vete plotësisht. Më puthi doren dhe i premtuam njëri-tjetrit dashuri dhe besë. Ai më premtoi se sa të merrja pasaportën, do të më merrte në Itali. Pas kësaj, shpallëm fejesën. Gjatë ditëve që qëndroi në Shqipëri, Marseli erdhi disa herë. Pasi iku në Itali, më merrte në telefon thuajse dy herë në javë.
Pas gjashtë muajsh, ne bëmë martesën, një dasëm të rrallë. Marseli qëndroi me mua 20 ditë. 15 ditë i kaluam me pushime në Sarandë. Pas kësaj, ai u largua për në Itali. Në familje, Marseli kishte prindërit, motrën e kishte të martuar dhe një vëlla rreth të 20-ave, të pamartuar apo fejuar. Pas largimit të Marselit, fillova jetën në shtëpinë e prindërve të tij. Më donin dhe respektonin, ishin tepër të mirë. Marseli më merrte në telefon gati çdo natë. Niku, vëllai i Marselit, sillej mirë dhe dukej se më respektonte. Një ditë më erdhi lajmi se kisha mamin tim sëmurë. U nisa së bashku me Nikun, vëllain e tim shoqi. Rruga ishte shumë e gjatë, bëmë lloj-lloj muhabetesh dhe në mes të tjerave, ai më tha: “Si lum vëllai im çfarë gruaje ka! Je si engjëll, yll, tepër e mirë!”. U stepa nga këto fjalë të tij e megjithatë e kalova me të qeshur e me një “faleminderit”, pa e zgjatur shumë, por me vete po mendoja çfarë ishin këto fjalë nga ana e tij. Mbërritëm dhe Niku qëndroi pak e u kthye në familje. Unë ndenja për disa ditë, por mendja më rrinte te fjalët që më tha kunati im. Mundohesha ta justifikoja, duke menduar “është i ri”, por ashtu si rrodhën ngjarjet, kuptova që ato fjalë paskan qenë të djallëzuara dhe me qëllime të largëta. Qëndrova disa ditë dhe u ktheva në shtëpinë e burrit, më solli im atë. Vija re se Niku më shikonte dhe ofshante si të kishte një hall të madh. Shpesh, si pa qëllim, hynte në dhomën time. Disa herë më gjente duke ndërruar rrobat, “më fal” më thoshte dhe mbyllte derën e ikte si i zënë ngushtë. Shpesh, unë flija me vjehrrën në krevatin tim. Një natë, vjehrra shkoi tek e bija. Në shtëpi ishte vjehrri dhe Niku, kunati. Pasi hëngrëm darkën, pamë televizor dhe ramë të flinim, secili në dhomën e tij.
Me sa duket, ora ishte 1 e natës dhe unë isha në pikë të gjumit. Ishte kohë vjeshte dhe ashtu përgjumur pashë që dikush më kishte hyrë në krevat dhe më puthte e më prekte në vende intime dhe filloi të më zhvishte. Isha si në ëndërr, s’e dija ku isha, ishim në errësirë. Rezistova dhe e pyeta “kush je ti?” se pandeha mos kishte ardhur Marseli (kishte raste që ai vinte natën nga Italia, por më lajmëronte përpara). Dëgjova të më thoshte: “Meri, jam Niku, të hëngsha zemrën, je drita ime, të dua”. Gati sa nuk vdiqa në vend. I thashë: “S’ke turp? Ik, je vëllai i Marselit, si e bën këtë veprim? Largohu se do t’u them prindërve dhe Marselit”, por ai më mbylli gojën dhe më kërcënoi të mos flisja, përndryshe do të thoshte se i kisha kërkuar vetë të më vinte në krevat.
Duke patur frikë se ndoshta me të vërtetë e besonin, ndonëse rezistova, nuk thërrita. Kisha frikë se do bëhej problem dhe do më ngarkonin edhe mua me faj, s’e dija si do të rridhnin ngjarjet dhe, sado që rezistova, ai më zhveshi e më përdhunoi disa herë. Këtë punë të pisët ai e vazhdoi sa herë në shtëpi nuk ishin vjehrrit, sado që i thoja se kjo ishte shumë e turpshme. Ai më kërcënonte duke më thënë se “do t’u them që më ke ardhur vetë në krevat. Hesht, më thoshte, ndryshe e di vetë se ç’të gjen!”.
Niku ishte si tip mafiozi. Sa herë vinte Marseli, ai i bëhej servil me sjelljet dhe veprimet e tij sa mendoja: “Zot, sa i paturp! Puthet me të dhe sillet sikur e do shumë vëllain, në një kohë që i ka përdhunuar gruan…”. Ndonëse Marseli vinte një herë në 3-4 muaj, s’pata guximin t’i tregoja për poshtërsinë e të vëllait ndaj meje e ndaj tij dhe gjeta një mënyrë tjetër, ta bindja që të më merrte sa më parë me vete, sepse i thoja “nuk rri dot pa ty” dhe qaja. Ai më premtoi se, sa të merrja pasaportën, ne do të bënim bashkim familjar. Do të shkoja menjëherë të merrja pasaportën, por më duheshin edhe dy muaj që të plotësoja moshën. Me gjithë kundështimet e mia, Niku vazhdonte të më përdhunonte sa herë i krijohej mundësia, kur nuk ishin prindërit në shtëpi. Niku ishte njeri i pabesë dhe pa moral, isha në pozitë të vështirë, s’dija si të veproja me atë njeri.
Ai më kërcënonte se, nëse nxirrja zë me njeri, do të më vriste e do të më akuzonte se unë kisha shkuar me dëshirë në krevatin e tij. Zoti deshi, plotësova moshën, bëra kartën e identitetit e pasaportën dhe shkova në Itali tek im shoq. Nikun e paralajmërova se tërë jetën nuk do t’ia falja atë poshtërsi dhe në Shqipëri nuk do të shkoja kurrë pa tim shoq. Tani po bëj vitin në Itali, prindërit e Marselit kanë ardhur për vizitë. Falë Zotit, Niku është fejuar dhe së shpejti martohet mendoj, dhe se kjo dramë mori fund. Kështu, shpëtova prej atij tmerri të vërtetë, por që do të më ndjekë gjithë jetën nga pas. Thellë në shpirt jam e vrarë. Me Marselin duhemi, më respekton dhe kam një harmoni të shkëlqyer. Tani jam edhe shtatzënë dhe pres një fëmijë, dhuratë nga Zoti.
Megjithëse nuk isha fajtore, thellë në shpirt kam një plagë aq të madhe sa edhe kur më puth Marseli, ka raste që ndihem fajtore në shpirt dhe shumë keq.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi