Mustafa: Nuk ka krizë, por ka tentim për bllokim të institucioneve (Video)

Foto:BOTA SOT
(E plotesuar) -Kosova nuk është në krizë as parlamentare, e as politike, pavarësisht bllokimit të punës së Kuvendit nga opozita, thanë liderët e dy partive me të mëdha, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, pas takimi që zhvilluan sot pasdite me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.
Takimi i thirrur nga presidentja e vendit është përpjekje për të gjetur një zgjidhje me liderët e partive kryesore në vend, me qëllim që të zhvillohet puna e Kuvendit në mënyrë të rregullt.
Thaçi e Mustafa në takim me presidenten ishin të ftuar në cilësinë e kryetarëve të partive, PDK-së dhe LDK-së, derisa në takim ishin edhe shefat e grupeve parlamentare të këtyre dy partive, si dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha pas takimit se përkrahin presidenten e vendit në angazhimin e saj për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që të funksionojnë institucionet në mënyrë normale.
Mustafa: S’kemi krizë por tentim për të penguar funksionimin normal të institucioneve
“Ne shprehëm bindjet tona se në Kosova nuk kemi krizë parlamentare as krizë politike. Kemi tentim për të penguar funksionimin normal të institucioneve, dhe atë me masa të dhunshme. Ne pajtohemi dhe përkrahim iniciativën e presidentes që duke luajtur rolin e presidencës së Kosovës të angazhohet për krijimin e ambientit që të funksionojnë në mënyrë normale institucionet e Kosovës në këtë rast Kuvendit dhe që lufta parlamentare të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës. ne do të përkrahim çdo iniciativë që presidentja e ndërmerr, por konsiderojmë që opozita duhet të shërbehet vetëm me metoda kushtetuese dhe ligjore dhe të mos del jashtë suazave kushtetuese”, tha Mustafa.
Edhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi vlerësoi se në Kosovë nuk ka krizë institucionale, por tentim për të penguar fizikisht punën e institucioneve të Kosovës.
Thaçi: Me veprime të dhunshme po pengohet fizikisht funksionimi i institucioneve
“Ishte vlerësim i përbashkët se në Kosovë nuk ka krizë politike, nuk ka krizë institucionale, por ka përpjekje për të penguar fizikisht funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës përmes veprimeve të dhunshme të opozitës. Ne mbështesim iniciativën e presidentes Jahjaga për dialog në mes të spektrit politik kosovar, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe duke respektuar legjitimitetin qytetar. Prandaj do të punojmë maksimalisht për funksionalizimin edhe më të mirë të institucioneve, për të vazhduar me implementimin e programit qeveritar duke respektuar vazhdimisht pozicionet pozitë-opozitë. Legjitimiteti qytetar është shumë i fuqishëm që e kemi, do të respektojmë të gjitha marrëveshjet që i kemi arritur deri këtu”, tha Thaçi.
Lideri i partisë me të madhe në vend, theksoi se të gjithë ata që kanë vërejtje apo sugjerime, mund të diskutojnë, të debatojnë dhe mund të sjellin ato argumente në Kuvendin e Kosovës, por jo duke e bllokuar atë. Ai shtoi se do të vazhdojnë të punojnë maksimalisht për të implementuar të gjitha kriteret e nevojshme për avancimin e çështjes së Kosovës përpara dhe në perspektiven euroatlantike.
Thaçi: Ftojmë të gjithë të japin kontributin e tyre në vend të pengesave
“Janë këto ditë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën, kur pritet edhe votimi për UNESCO-n, gjithashtu nënshkrimi i MSA-së, anëtarësimi i Kosovës në EUROPOL, INTERPOL, aplikimi i Kosovës në Këshill të Evropës, si dhe procesi i liberalizimit të vizave. Pra është një vit evropian për Kosovën dhe fto jmë të gjithë të japin kontributin e tyre në vend të pengesave”, theksoi ai.
Presidentja Jahjaga sot gjatë një konference për medie bëri të ditur se ka ftuar të gjithë liderët e partive politike në Kuvend që të zhvillojnë takime një herë ndarazi, e pastaj edhe një takim të përbashkët ne një tryezë.
Pritet që nesër Jahjaga të zhvillojë takime me liderët e tri partive opozitare, Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
*****************************
Në vazhdën e takimeve që presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka nisur me liderët e partive që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sapo ka përfunduar takimi i të parës së shtetit me liderët e partive të koalicionit qeverisës, Hashim Thaçi e Isa Mustafa.
Pas takimit kryeministri Isa Mustafa tha se në takim vlerësuan se në Kosovë nuk ka krizë, por ka tentim për bllokim të institucioneve. Ai tha se u pajtuan me presidenten që të debllokohet puna në Kuvend dhe të vazhdoj puna e këtij institucioni.
Ndërsa kryetari i PDK-së Hashim Thaçi tha se opozita po e bllokon fizikisht punën e Kuvendit duke mos lejuar debatin.
Nesër presidentja do të takohet edhe me liderët e opozitës.
Mustafa, Thaçi e Veseli iu përgjigjen ftesës së Jahjagës
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka filluar takimin me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Në këtë takim po marrin pjesë edhe Adem Grabovci e Ismet Beqiri.
Partnerët e koalicionit Mustafa, Thaçi e Veseli shkojnë bashkë te Jahjaga
Kryeministri Isa Mustafa së bashku me zëvendësin e tij Hashim Thaçi do të shkojnë së bashku në takim me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjga.
Takimi pritet të mbahet në orën 16:00 në zyrën e presidentes Jahjaga.
Jahjaga sot ka ftuar publikisht të gjitha partitë e spektrit politik për dialog me të për të gjetur një zgjidhje për dalje nga kriza politike.
Ndërkohë nesër presidentja Jahjaga do të presë tri partitë opozitare të cilat do të shkojnë në takim te ajo siç thanë ata si një “Opozitë e Bashkuar”.
Presidentja bënë hapin, thirr liderët për dialog
Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ka bërë sot hapin e parë sa i përket daljes nga kriza që ka përfshirë vendin. Ajo, ka mbajtur një takim sot me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, dhe pas këtij takimi në një konferencë për media, u bëri thirrje liderëve të partive politike.
Jahjaga, po bënë thirrje që përmes dialogut të dilet nga kjo situatë në të cilën është Kuvendi, dhe institucionet qeverisëse të vendit. Ajo, fton partitë të heqin dorë nga dhuna e të bëjnë dialog politik në përpjekje për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend.
Jahjaga: Dhuna është e papranueshme
Veprimet e dhunshme dhe diskursi si në institucione dhe jashtë tyre të ditëve të fundit janë të papranueshme dhe rrezikojnë të lëndojnë konsensusin demokratik në Republikën e Kosovës. Mandati im si Presidente e vendit është të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve dhe të shërbej si faktor uniteti, dhe mbi këtë bazë e ftoj spektrin politik parlamentar të Kosovës që të pranojnë këtë ftesë për dialog për mospajtimet në këto javët e fundit”, tha Jahjaga.
Presidentja ka bërë të ditur se tashmë ftesat iu kanë drejtuar subjekteve politike si të koalicionit qeveritar ashtu edhe partive opozitare.
Ajo, bënë me dije se fillimisht do t’i takojë ndaras në zyrën e saj, dhe përfundimisht - në mirëbesim – në tryezë të përbashkët.
Presidentja shpreson se takimet e saj me liderët do të nxjerrin rezultatet pozitive.
Jahjaga: Presidentja thërret liderët që t’i shkojnë në takim
“Shpresoj që kjo iniciative e imja të ndihmojë që shqetësimet t'i adresojmë me pjekuri politike dhe duke dëshmuar angazhimin tonë që të jetësojmë përkushtimin tonë për një demokraci parlamentare që fuqizon institucionet, forcon besimin e qytetarëve në perspektiven e vendit të tyre dhe krijon pajtimin bazik për rrugën tonë përpara. I thërras partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre t'i përgjigjen ftesës dhe të tregojnë vullnet që bashkërisht të gjejmë gjuhë të përbashkët për daljen nga kjo gjendje”, tha Jahjaga.
Presidentja thotë se tashmë është momenti që politika t’ua dëshmojë qytetarëve që i kanë dhënë besimin për ta udhëhequr shtetin, se dëshira e tyre për të jetuar në paqe, të kenë një ardhmëri të sigurt për ta e për brezat e ardhshëm nuk është premtim që zbehet përballë sfidës së parë, por udhërrëfyes, obligim dhe besë e dhënë.
Ajo, thotë se dallimet ndërmjet udhëheqësve, të çfarëdo natyre, i tejkalojnë në tryezë, duke biseduar, duke gjetur zgjidhje bashkërisht dhe duke marrë përgjegjësi për to.
Presidentja në takim me Kadri Veselin
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është duke zhvilluar një takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli., transmeton KosovaPress.
Ky takim nuk është paralajmëruar për media, dhe nuk dihet se për çfarë po takohen.
Presidentja ka thirr edhe një konferencë për media në orën 10:45.
Presidentja nis takimet rreth krizës, kryeministri nuk shkoi
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka nisur konsultimet me liderët e partive politike dhe të institucioneve përkatëse të vendit, në përpjekje për të gjetur një rrugë të daljes nga kriza, që ka bllokuar institucionet vendit.
Merret vesh se për sot kishte ftuar kryetarin e Kuvendit Kadri Veslin, dhe atë të Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafën. Por, ndërsa kryeparlamentari ndodhet në pritje që t’i bashkohet edhe kryeministri në takim me presidenten, njoftohet se ky i dyti nuk i është përgjigjur ftesës.
Ende nuk dihen arsyet pse kryeministri Isa Mustafa nuk ka shkuar në takim, por presidentja Jahjaga ka paralajmëruar një konferencë shtypi në të cilën pritet të bëjë publike përmbajtjen e bisedimit me kryeparlamentarin, ndoshta edhe arsyen e mungesës së kryeministrit

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thaçi e Mustafa fajësojnë njëri-tjetrin për bllokim reformash
» Një video që Isa Mustafa nuk do të donte ta shihte kurrë (VIDEO)
» Demaçi: Pavarësisht të kaluarës Mustafa bën për kryeministër, është i mençur (Video)
» Dorian Kuçi:Krizë dhe post-krizë shqiptare
» Mustafa: Referendum për bisedimet(Video)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi