Kush do të jenë të arrestuarit e parë? Gazëlotsjellësit apo gjakëzënët!
Faqja 1 e 1

Çfarë do të ndodhë me heronjtë e dyshuar? Çfarë do të ndodhë nëse në mes të kësaj tollovie fillon arrestimi i komandantëve? Çfarë do të ndodhte me ta nëse ata akuzohen për vrasjet politike? Këto janë disa dilema që nuk po gjejnë zgjidhje ndër shqiptarët në Kosovë.
A do të keqpërdoret situata dhe në vend të qetësimit të gjakrave të ndodhë një pështjellim i atillë që mund të rrezikojë çdo gjë, të tashmen dhe të ardhmen e vendit.
Në gjithë këtë pakënaqësi me marrëveshjet me Serbinë dhe me Malin e Zi, për të cilat po hesht populli, motor i vetëm i ruajtjes së energjisë për shprehje të pakënaqësisë duket se është vetëm rreziku me të cilin po kanosen figura të fuqishme të disa partive, kryesisht të PDK-së, por edhe të AAK-së dhe Vetëvendosjes. Ndryshe nuk ka se si nga buron gjithë kjo energji, që po artikulohet në emër të popullit dhe populli vërtetë po rri indiferent.
I tradhtuar nga klasa politike prej vitesh, ai po e tregon zhgënjimin tek ata nëpërmjet mospërfilljes, moskokëçarjes për çdo gjë që artikulon opozita sot, pavarësisht se sa të rrezikshme janë marrëveshjet dhe pavarësisht se sa humb Kosova prej tyre.
Kjo apati dhe indiferencë për fatin e vendit qe treguar edhe muaj më parë kur iknin mijëra e mijëra shqiptarë refugjatë, gati 10 për qind e popullsisë për një periudhë kohe më pak se një vjeçare, por që të paktën zyrtarisht Gjermania deklaroi më në fund se ishin 100 mijë shqiptarë, që po kërkonin azil atje, por një pjesë tjetër ndodhet edhe në shtetet tjera perëndimore si në Austri, Belgjikë, Francë etj.
Andaj sot populli po ua jep leksionin që të gjithëve, nuk e do pushtetin, por as opozitën, sepse shpresat e tij duken të manipuluara nëse do ti besonte atyre.
Kështu që situata shumë lehtë mund të rrëshqasë jashtë kontrollit, por jo se do të bëhet vërtetë nga populli, por nga grupe të ngushta, që i përshkruam se kanë më së shumti interes t’ia vënë vendit flakën, në një vend ky arsyeja politike dhe vendimet për interesa kombëtare kanë humbur.
Takimet e ftuara nga presidentja Jahjaga nuk sollën asnjë risi sipas asaj që e ka komunikuar opozita se pas takimeve në Presidencë nuk kishte marrëveshje, nuk kishte ndryshim qëndrimesh, sikurse kishte pohuar edhe një ditë më parë, koalicioni qeverisës.
Ndërkohë, kryesia e Kuvendit e ka caktuar mbledhjen e Kuvendit për të premten pasdite, duke i dhënë më shumë se 24 orë kohë për marrëveshje opozitës. Këto ditë të mbetura, duhet shfrytëzuar maksimalisht, që të funksionojë ideja dhe vullneti amerikan, që i jep mbështetje të fuqishme këtij dialogu të nisur nga Presidentja.
Ndërkohë, institucionet e drejtësisë dhe hetuesisë kanë përcaktuar daljen para drejtësisë të Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, ndërsa nuk ka një vendim për dy deputetët tjerë, Donika Kadajn dhe Faton Topallin, që po ashtu hodhën gaz lotsjellës në seancën e fundit. Arrestimi eventual i tyre dhe vet seanca mund të nxisin dhunë, për të cilën po flitet aq shumë. Por, kush do të jenë të arrestuarit e parë këta hedhës të gazit lotsjellës apo mund të kemi një reagim të përnjëhershëm, që të arrestohen edhe ata që mund ti ketë nxënë gjaku shqiptarë për vrasjet politike. BS

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ja kush do të jenë ministrat LDK’së
» Kush do të jenë ministrat e rinj të Qeverisë?
» Kush është zonja e parë e SHBA-së?
» Ja kush ishin 52 luftëtarët e parë të Kosovës që u stërvitën në Shqipëri
» Apostol Bitraku: Kush e fotografoi ''Mësonjëtoren e parë shqipe'' në Korcë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi