Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bashkimi Evropian synon projekte afatgjate dhe të qëndrueshme për Kosovën

Shko poshtë

Bashkimi Evropian synon projekte afatgjate dhe të qëndrueshme për Kosovën Empty Bashkimi Evropian synon projekte afatgjate dhe të qëndrueshme për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 23, 2009 10:31 pm

Bashkimi Evropian synon projekte afatgjate dhe të qëndrueshme për Kosovën

Deklaratë e deputetit të parlamentit evropian, Bart Staes



Bashkimi Evropian synon projekte afatgjate dhe të qëndrueshme për Kosovën 000%20Rugova%20e%20Staes1
Nga një takim i presidentit Rugova me deputetin belg Bart Staes

Në kaluaren jo të largët, deputeti i Parlamentit Evropian, Bart Staes, botoi librin e
titulluar “Për një Evropë tjetër”, ku në mënyrë mjaft të theksuar reflektoi çështjen e
Kosovës. Ai për gazetën tonë dërgoi një deklaratë, në të cilën thuhet:
Nëse hedhim një vështrim retrospektiv dhe përqëndrohemi në vitin 2009, mund të
vlerësojmë bindshëm se Evropa ka shënuar përparime dhe ka evoluar dukshëm dhe në
aspektin human. Konfliktet nuk mund të zgjidhem në mënyrë të sforcuar, me imponime
dhe dhunë, por ato, duhet të rezultojnë pozitivisht me dialog, marëveshje dhe drejtësi.
Janë evidente rastet e ditëve tona kur Bashkimi Evropian me mekanizmat eveta provon të
arrijë të realizojë përspektivë paqësore për parandalimin e konflikteve. Tashti Unioni
Evropian konsiderohet zonë paqeje për më se 490 millionë qytetarë.
Sipas mendimit tim, unifikimi dhe intergrimet evropiane janë projekte paqe për
parandalim konfliktesh, stabilizim, prosperitet dhe sidomos mirëqenie njerëzore.
Konsideroj se Evropa nuk mund të jetë simbol i një gjysheje kolerike vetëm atëherë kur
gabimet shndërrohen në faje, dhe si pasojë e mosvigjilences, situatat degjenerojnë dhe
eskalojnë. Evropa po merrë përgjegjësi siç është rasti Kosovës me zëvendësimin e
UNMIK-ut me EULEX-in, mision ky i cili ka për kompetencë, jo vetëm që të mbëshet
shtetin e së drejtës, por dhe të bëjë reforma në dikasterin e drejtësisë dhe policisë.
Zëri parlamentit evropian po bëhet gjithnjë më i zëshem dhe si forum në mënyrë të
shkëlqyer po tërheq vëmendjen për gabimet e bëra në skenen ndërkombëtare. Ta zëmë?
Parlementi Evropian që prej 20 vitesh ndan çmimin Sacharov për individë dhe
organizma të përkushtuara për mbrojtjën e lirive dhe të drejtave të njeriut. Çmimi
Sacharov ka rëndësi dhe ndikim te madh. Andaj edhe presidentit dr. Ibrahim Rugovës, më 1998 i është dhënë çmimi Sacharov për veprimtarinë paqësore kundër dhunes dhe shtypjes
së Kosovës nga Serbia. Me të drejtë jo rallëherë ësthë quajtuar Gandhi i Ballkanit për
shkak të mënyrës së angazhimit të tij në rezistencën paqësore pa dhunë.
Unë e kam takuar Rugovën për hërë të parë në korrik te vitit 1990 në Strasburg. Më
kujtohet fare mirë se si ka mundur të pranojë një delegacion nga Kosova të udhëhequr nga
Rugova duke qenë i përballur me ngulmin e madh kundërshtues të ambasadës
jugoslave. Gjatë viteve vijuese e kam takuar edhe në kontekste tjëra. Rugova kishte në
spikamë kërkesën e fuqishme për njohjen urgjente të Kosovës duke pasur për opcion
edhe garantimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Ai, personalisht, nuk arriti ta
realizojë ëndrrën e kahmotshme, sepse vdiq më 21 janar 2006.
Përafërsisht, dy vjet më vonë, më 17 shurt 2008, Parlamenti i Kosovës shpalli
pavarësinë si rrjedhojë që Serbia kishte refuzuar planin e paqës nga Ahtisaari, ish
presidenti i Finlandës. Ata që kishin koncept të qartë politik për Kosovën, nuk besonin që
Kosova të kalojë përseri si pjesë e Serbisë pas 9 vjet mbikqyrjeje nga Kombet e
Bashkuara pas 20 vjet diskriminimi. Për mua Serbia e kishte humbur Kosovën që nga
vitet 90-ta. Mundësia dhe mënyrë e vetme që serbët dhe shqiptarët të bashkëjetojnë
është që të dy kombet, brenda një periudhe pak sa më të gjatë, të integrohen në
Bashkimin Evropian.
Ja, përse Unioni Evropian duhet të vejë në lëvizje të gjithë mekanizmat për të siguruar
paqe dhe stabilitet për Kosovën dhe gjithë Ballkanin:
- EULEX-i duhet të ndihmojë në ndërtimin e një shteti me të drejta efektive në të
gjithë Kosovën.
- Serbia të përmbushë disa kushte që të pranohet në UE: të kerkojë falje për të
gjitha krimet monstruoze të së kaluarës, të angazhohët në mënyrë efektive për
zbardhjen e fatit të zhdukurëve, të ndërprejë financimin e aparthedit në Kosovë dhe
të njohë sovranitetin dhe integritetin teritorial të shtetit të ri.
Mesazhi im i fundit, për të cilin insistoj thellësisht se Evropa është projekt paqeje sepse
edhe armiqtë e vjetër tani bashkëpunojnë me decenie të tëra dhe madje shekullore. Ky
bashkëpunim nuk është gjithmonë i qënsishëm, por megjithatë vërehen përparime
defacto të Evropës. Sa më i ngadaltë të jetë procesi i realizimit të shpresave dhe
optimizmit ratcional, aq më e madhe do të jetë perballja me kritikët e atij procesi.
Ballkani është i tillë. Kjo është bindja ime e palëkundur.
Bart Staes, deputet flaman i Parlementit Evropian
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi