Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FARUK TASHOLLI - VAJTIM PËR KOSOVËN

Shko poshtë

 FARUK TASHOLLI - VAJTIM PËR KOSOVËN Empty FARUK TASHOLLI - VAJTIM PËR KOSOVËN

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 02, 2015 3:30 pm

 FARUK TASHOLLI - VAJTIM PËR KOSOVËN 1517580_695969283755753_1284439633_n

FARUK TASHOLLI


VAJTIM PËR KOSOVËN


Që kur ikën këmbë barbarësh
Ta shohësh lirë diellin me sy,
Sa keq re në duar zuzarësh
O i mjeri unë për ty!


Zhvatës,grykës e mbllaqitës
Po të shpiejnë në katandi
Ja ku i ke, në ballë plangëprishës
O i mjeri unë për ty!

Kush dha gjak e mund e jetë
Qiellin zi e sheh mbi kry,
Kah je nisur e ku ke mbetë
O i mjeri unë për ty.

Me flamuj të pashpaluar
Togje horrash ta kanë m'sy,
Mu në zemrën e lënduar
O i mjeri unë për ty.

Si s'u gjet në trollin tënd
Kush ta ndalë këtë zogori
Që të shkel të nëpërkëmbë
O i mjeri unë për ty!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi