Dy muajt që do ta trondisin skenën politike në Kosovë

Albert Ajnshatajn ka thënë: Nëse nuk mundesh ta zgjidhësh një[url=#30040589] problem[/url] prej një konteksti, atëherë zgjeroje kontekstin.
Kjo mund të jetë logjika që do ta zhbllokojë situatën katastrofale politike në vend.
Opozita në njërën anë dhe pushteti në anën tjetër, ka muaj që njëri -tjetrin po e shikojnë vetëm përmes gazit lotsjellës. Mos të flasim për nivelin e akuzave dhe të fyerjeve - do të konsideroheshin të ulëta edhe për gjimnazistët. Megjithatë, edhe përkundër kësaj gjendje, në dukje shumë të rëndë, dy partitë kryesore, ose dy partitë me më së shumti përgjegjësi në garë, PDK dhe AAK, po mendojnë për një plan shumë më afatgjatë. Për një partneritet qeverisës - por duke i zgjidhur, ose duke i quajtur të zgjidhura, dy marrëveshjet, ose mosmarrëveshjet, që po e mbajnë të bllokuar vendin. Asociacioni me Serbinë dhe Demarkacioni me Malin e Zi.
Burime të sigurta të Gazetës Express kanë treguar që Kryetari i PDK'së, gjatë vizitës së tij të rrufeshme në Mal të Zi, ka diskutuar me mikun e tij, Millo Gjukanovic, për mundësinë e shtimit të një aneksi, në marrëveshjen iniciale, të nënshkruar në Vjenë.
Sipas asaj çfarë është biseduar në takim Gjukanovic - Thaçi, thuhet se është përcjell kërkesa e z. Haradinaj, që marrëveshja për demarkacionin të mbetet në fuqi, për që në aneks marrëveshje të përmirësohet kufiri në disa pika.
Në anën tjetër marrëveshja për Asociacionin vazhdon të mbetet pika më e rëndë, por që akterët në ketë garë, sidomos pas vizitës së Sekretarit Kerry, janë të bindur që kjo nuk është një çështje që mund të rishikohet shumë lehtë.
"Do të pritet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese", ka thënë një burim, sipas të cilit, në momentin që zgjidhet konflikti për demarkacionin ekziston mundësia që opozita të heq dorë prej kërkesave maksimaliste.
[url=#66203345] Gazeta Express[/url]ka mësuar se pasi palët të merren vesh për asociacionin dhe demarkacionin, atëherë do të kemi një situatë krejtësisht të re politike.
"Ka komunikim direkt në mes Haradinajt dhe Thaçit", ka mësuar gazeta prej disa burimeve.
"Po mendohet shumë seriozisht që në momentin kur do të fillojë procedura për zgjedhjen e Thaçit President të fillojë edhe procedura për një koalicion shumë më të gjerë qeveritar. AAK’së do t'i jepet pushtet i madh në Qeveri", ka treguar një burim i mirë informuar.
Sigurisht që Haradinaj këtë herë nuk do të mund të mashtrohet lehtë nga Thaçi, siç ka ndodhur së paku dy herë, vitet e fundit. Herën e parë kur Haradinaj u kthye nga Haga, i cili u pritet nga Thaçi me tepih të kuq në Aeroportin e Prishtinës. Dhe herën e dytë verën e kaluar, kur e kishte joshur për pozitën e Kryeministrit, duke ja dhënë në[url=#94706024] fund[/url] Isa Mustafës.
"Haradinaj këtë herë e di pikën e dobët të Thaçit. Ai është i sigurt që Thaçi po vuan shumë që të bëhet President i vendit. Dhe atë me përkrahje të gjerë", tha një burim i Gazetës Express.
"Për ketë arsye Haradinaj nuk do ta shes lirë lëkurën e tij".
Burimet flasin që është biseduar për një rishikim rrënjësor të koalicionit. Nuk dihet edhe më tutje se kush do të jetë Kryeministër, pasi Thaçi të bëhet President, por ajo që dihet është se AAK'së po i ofrohen pozita të rëndësishme qeveritare.
Se diçka po ndodh, mund ta vëreni edhe në statusin e zbutur të z. Thaci, të postuar tash së fundmi në FB. Derisa para disa ditësh Thaci i quajti veprimet e opozitës akte kriminale dhe banditeske, tash ai shkruan: "Gjërat që i bashkojnë partitë politike në vend janë shumë më të mëdha, se sa gjërat që na dallojnë". Në postimin e tij Thaçi nuk flet për banditë dhe kriminel, siç bëri disa herë gjatë kësaj krize.
Gjithashtu, për AAK'në, është tepër e rëndësishme që në ditët në vijim të lirohen të gjithë të 'burgosurit politik"
.
Për shkak të dëshirës së zjarrtë për t'u bërë President, Hashim Thaçi, kryetar i PDK'së, në muajt e parë të vitit të ardhshëm, pritet që t'i hapë rrugën Ramush Haradinajt për të ardhur në Qeveri. Kontaktet për këtë tashmë janë bërë. Gjithashtu ka lëvizje pozitive edhe për dy marrëveshjet e kontestuara.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pa zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë do të sundojë krimi
» Ju prezentojmë përsonazhe të jetës politike në Kosovë
» Vallja e pavarësisë së dy vrasjeve politike në Kosovë – Ku mbeti drejtësia
» Detaje të reja lidhur me vrasjet politike në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi