Gjergj Koja:Rama IK!
Gjergj Koja:Rama IK!
Rama IK!
Pregaditi Gjergj Koja
(E plotësuar) - 8 dhjetori ka hyrë në historinë e Shqipërisë si dita kur diktaturat japin shpirt. Vdekja e diktaturave nuk është e papritur. Nuk është një fenomen që zë të papërgatitur diktatorin dhe aparatin kriminal rreth tij. Vdekja e diktaturës nuk e zë të papritur as popullin. Diktaturat shemben prej malit të krimeve që ato kryejnë, pasi populli vendos të ngrihet, t’i heqë dhe të çlirohet nga barra e tyre. Partia Demokratike ka thërritur sot shqiptarët të shembin një diktaturë, të rrëzojnë një regjim kriminal, të flakin nga institucionet dhe zyrat e shtetit një bandë trafikantësh, vrasësish dhe hajdutësh të babëzitur, të marrin në dorë të sotmen dhe të ardhmen e tyre.
Qindra mijëra të mjeruar në këtë vend do të jenë sot në Sheshin “Skënderbej”, pasi nuk munden më të mbijetojnë në mëshirë të fatit. Kjo qeveri dhe mazhorancë i ka mjeruar me taksa dhe fatura, i ka braktisur, duke i lënë pa punë, pa shtëpi, pa bukë, pa ndihmë, pa shpresë. Buxhetet e shtetit nuk parashikojnë më rritje rrogash, pensionesh, investimesh, vende pune. Për të tretën herë radhazi në buxhete rriten shpenzimet e luksit për Kryeministrin dhe ministrat, rriten pagesat për tenderat, koncesionet dhe konsulencat që qeveritarët i ndajnë me klientët e tyre. Buxhetet e shtetit janë shndërruar në çeqe shumëmilionëshe që shkojnë në xhepat e atyre që na qeverisin, në plaçkë që ndahet mes hajdutëve që kontrollojnë çdo institucion, duke garantuar për shumicën e shqiptarëve thellimin e varfërisë, skamjen e dhimbshme.
Qindra mijëra të rinj e të reja do të jenë sot, duke marshuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi 8 dhjetori është dita që mban emrin e tyre. Mospajtimi i tyre me ligjin e Arsimit të Lartë është arsyeja më e vogël dhe jo më e parëndësishmja që i nxjerr ata përballë Ramës dhe klaneve kriminale që kanë shkatërruar gjithçka në këtë vend. Të rinjtë nuk mund të rrinë spektatorë dhe të shohin se si Parlamenti, qeveria, institucionet dhe administrata në këtë vend janë “mollë e ndaluar” për ta, ndërsa janë shndërruar në streha për kriminelët më të rrezikshëm që kanë njohur në qytetet, lagjet dhe rrugët e tyre. Ata nuk mund të pranojnë që diplomat e tyre, punësimi i tyre, e ardhmja e tyre të ndërtohen sipas vizionit që kanë një grup drogaxhinjsh, përdhunuesish, trafikantësh dhe hajdutësh.
Qindra mijëra shqiptarë do të ndalenPARA selisë së kryemafiozit, kryehajdutit dhe kryebanditit jo vetëm për t’i thënë fjalën e fundit një kërme të ngordhur. Shqiptarët kërkojnë përfundimisht të përdorin ditën e sotme si një moment për t’i thënë vetes dhe njëri-tjetrit se Shqipëria mund të bëhet, se e ardhmja mund dhe do të ndërtohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, kudo në këtë tokë të bekuar. Shqiptarët e dinë se dekriminalizimi real bëhet me largimin e Ramës, pasi ai është megamagneti i krimit të organizuar në Shqipëri. Shqiptarët e dinë se reforma në drejtësi nuk bëhet pa larguar Ramën, dhunuesin harbut të çdo ligji, institucioni dhe nëpunësi në këtë vend. Shqiptarët e dinë se reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e lira nuk mund të bëhen pa shporrur Ramën, i cili ka provuar se për të fituar zgjedhjet përdor[url=#17357146] para[/url], qelbësira, banda, ndarje territoriale dhe manipulime të pafundme.
Rama e di se sot është dita e tij e fundit në karrigen e Kryeministrit. Jo vetëm se është i vetëdijshëm për dëmet që ka sjellë në jetën e çdo shqiptari që nuk është në oborrin e tij, por edhe për faktin se e njeh 8 dhjetorin. 25 vjet më parë shqiptarët i thanë mjaft krimit, varfërisë, pasigurisë dhe padrejtësisë. Sot është dita për ta larguar një herë e mirë njeriun që na i risolli këto ditë të zeza. Rama ik, nuk është vetëm një thirrje e demonstruesve, por rezultati i protestës së sotme. Kjo shkatërrinë që Rama ka ngriturPARA syve tanë do vetëm një dorë të shembet. Sot, në protestë janë qindra mijëra duar dhe rrafshimi i saj është një gjë e sigurtë. Rama iku. Asgjë nuk e shpëton dot nga verdikti i shqiptarëve që nuk duan të mbeten më të shtypur, mjeruar, mashtruar dhe të pa shpresë. Prandaj më 8 dhjetor shembja e diktaturës është një gjë e sigurtë.
“De Telegraf: Rama lidhje të ngushta me tregtarët e drogës
Gazeta më e madhe holandeze ‘De Telegraf’ i ka kushtuar një vëmendje të veçantë fenomenit të azilkërkuesve shqiptarë në këtë vend. Në një artikull të gjatë të publikuar në faqe të parë të gazetës, denoncohet mbërritja e qindra shqiptarëve në Holandë. Në këtë vend azilkërkuesit shqiptarë janë gjithmonë e në rritje. Por sipas “De Telegraaf”, në Gjermani ka një fluks shumë herë më e lartë shqiptarësh, ku rreth 100.000 shqiptarë kanë kërkuar azil në dy vitet e fundit. Gazeta ka intervistuar dhe kreun e opozitës shqiptare Lulzim Basha. Gazeta shkruan se për Bashën ikja masive e shqiptarëve nuk erdhi si befasi, pasi largimin masiv është një simptomë nga ajo çfarë po ndodh në Shqipëri. “Eksodi në Gjermani dhe Holandë është një simptomë e asaj që po ndodh në Shqipëri. Vendi ynë nuk është një vend i drejtësisë, por është një vend i padrejtësive”, tha Basha për gazetën “De Telegraaf”. Gazeta mbyll shkrimin duke shkruar se “qeveria e Kryeministrit socialist Edi Rama ka lidhje të ngushta me tregtarët e drogës, bosët e prostitucionit dhe trafikantët e qenieve njerëzore”. Sipas Bashës kjo është një nga arsyet perse shqiptarët po largohen aq masivisht nga vendi i tyre. Numri i azilkërkuesve shqiptare janë çdo muaj në rritje të ndjeshme në Holandë. Sipas statistikave zyrtare nga Holanda, gjatë muajit tetor plotë 286 qytetarë shqiptarë kërkuan azil në Holandë, nga 171 që u regjistruan në muajin shtator.
***
Disa mijëra qytetarë anembanë vendit iu përgjigjën thirrjes së Partisë Demokratike për marshimin e protestës kundër qeverisë me rastin e 25 vjetorit të nisjes së Lëvizjes Studentore, e cila pasoi rrëzimin e sistemit komunist. Protesta e cila zgjati 4 orë, u mbyll me një sulm të protestuesve ndaj një bunkeri në ndërtim e sipër pranë Ministrisë së Brendshme, cka duket se sfumoi qëllimin real të protestës së thirrur nga opozita. Protesta përgjatë ditëve të fundit u konsiderua nga opozita si fillimi i përmbysjes së qeverisë, por aktet e ndodhura dhe shfryrja e dufit ndaj një bunkeri, dukej sikur e gjithë kjo protestë kishte për qëllim shkatërrimin e tij. Qeveria e konsideroi bunkerin një vepër arti, por opozita e cilëson si simbol të komunizmit.
Protesta e opozitës nisi me një grumbullim të qytetarëve në sheshin Skëndërbej, ndërsa më pas ata u zhvendosën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë. Ashtu si edhe më parë, Partia Demokratike, kishte vendosur që në tribunën nga ku lëshoheshin mesazhe kundër Qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, të ngjiteshin deputetë dhe qytetarë, ndërsa fjalimi i fundit i takonte Lulzim Bashës, që shprehu qartazi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat duhej të përgatiteshin nga një qeveri teknike.
Hera herës, protesta u shoqërua me tensione, pasi një pjesë e protestuesve, kryesisht të vendosur pranë kordonit policor që mbronte hyrjen qendrore të Kryeministrisë, tentuan të kalojnë rrethimin për të ngjitur shkallët e godinës qeveritare. Tentativat e protestuesve u shoqëruan me hedhje vezësh, herë herës gurë që shkuleshin nga pllakat e bulevardit, qese me bojë, tymuese, shkopinjtë e pankartave.
Kur mendohej se protesta do të mbylllej me këto incidente të vogla, gjithcka duket se doli jashtë kontrollit, pasi një thirrje drejtuar protestuesve për tiu drejtuar bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme, ka gjetur ndoshta të papërgatitur organizatorët e protestës, por edhe forcat e rendit, që kryesisht ishin dislokuar pranë Kryeministrisë. Turma arriti që përmes disa kazanësh plehrash të shkatërronte rrethimin e bunkerit, madje shumë nga protestuesit nisën përpjekjet për ta shkatërruar atë. Fillimisht bunkeri u përfshi nga flakët, më pas protestuesit me mjete rrethanore godisnin platformën, ndërsa një pjesë e deputetëve të PD tentuan disa herë të qetësojnë protestuesit e dalë jashtë kontrollit.
Situata e krijuar vazhdoi për më shumë se 30 minuta, ndërsa Kreu demokrat Lulzim Basha dhe ish-Kryeministri Sali Berisha qëndronin pranë Ministrisë së Brendshme në përpjekje për të qetësuar situatën. Celësin për qetësimin e situatës duket se u gjet largimi i drejtuesve demokratë drejt selisë së PD-së, ndërsa burime nga partia më e madhe e opozitës, theksojnë se ishte kërkesa e disa prej diplomatëve të akredituar në Tiranë, që kërkuan nga organizatorët qetësimin e situatës dhe moslejimin e akteve të dhunës.
Nga selia e PD-së, Lulzim Basha, në një mesazh përshëndetës për protestuesit, e konsideroi protestën e organizuar si ndër më të mëdhatë. Basha tha se kjo protestë tregoi qartazi se PD dhe shqiptarët nuk kanë frikë, ndërsa i konsideroi pjesëmarrësit në protestë si studentët e rinj të Dhjetor ’90, lëvizjes që 25 vite më parë rrëzoi sistemin komunist.
Paralelisht me këtë situatë, Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, deputetët Taulant Balla dhe Erjon Brace, dënuan aktet e dhunës, ndërsa akuzuan drejtpërsëdrejti organizatorët e protestës si frymëzues të akteve vandale.
Sulmi ndaj bunkerit: Policia e quan krim, nis mbledhja e provave
Pas përfundimit të protestës së opozitës e shoqëruar me sulmin me gurë ndaj institucioneve të Kryeministrisë, Ministrisë së Transporteve, Ministisë së Brendshme dhe bunkerit, efektivë të Policisë gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur mbledhjen e provave materiale në vendngjarje.
Tashmë, zonat e kthyera në skena të dhunës ndaj institucioneve janë rrethuar dhe po kryhen të gjitha veprimet ligjore.
Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare për persona të shoqëruar, por burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar deri tani dy persona që qëlluan me gurë drejt Kryeministrisë.
Policia largon protestuesit nga bunkeri
Për një moment forcat speciale u vendosënPARA bunkerit dhe larguan të gjithë protestuesit nga bunkeri. Ndërkohë protestuesit kanë nisur të shpërndahen.
Protestuesit qëlluan me vezë, bojë të zezë, shkopinj të cilëve më parë u ishin hequr panakartat, shishe plastike, dhe tymuese ngjyrë blu selinë e Qeverisë, ndërsa disa persona tentuan të thyenin kordonin policor për të hipur në shkallët e kryeministrisë.
“Mosbindja civile ka nisur. Ka nisur stina e protestave deri në largimin e qeverisë Rama- Meta, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të reja”tha kryetari i PD-se Lulzim Basha.
Rreth orës 13:00 turma u zhvendos drejt ministrisë së Brendshme ku ndodhej instalacioni i bunkerit.
Një grup të rinjsh që kishin qenë më parë aty hodhën poshtë gardhin rrethues prej llamarine dhe i vunë flakën bunkerit. Më pas disa protestues me vare nisën ta dëmtonin bunkerin
Protestuesit goditën me gurë dhe dritarete ministrisë, por me ndërhyrjen e organizatorëve ndaluan.
Policia ka qenë aty por nuk ka ndërhyrë për të mos përshkallëzuar situatën.Në orën 15:00 nisi dhe largimi i protestuesve ndërsa kryetari Lulzim Basha u largua drejt selisë PD ku mbajti dhe fjalimin përmbyllës.
Qetësohet situata
Mesa duket gjithçka është normalizuar rreth orës 15:30, kur turma është shpërndarë përfundimisht edhe prej zonës së fundit të nxehtë, bunkeri pranë Ministrisë së Brendshme.
Situata aty ka vijuar e nderë për rreth 1 orë dhe forcat e policisë, pasi ishin tërhequr pjesa më e madhe e protestuesve, kanë rrethuar perimetrin e bunkerit për të marrë në dorë situtën.
* * * *
Protestuesit vijojnë të godasin me mjete të forta prej hekuri bunkerin,ndërsa nga brenda vijojnë flakët.
Mes turmës ndodhet dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Vijon të jetë e tensionuar situata e krijuar pranë Ministrisë së Brendshme, ku duket se protesta e thirrur nga Partia Demokratike ka dalë jashtë kontrollit. Protestuesit pasi kanë arritur të cajnë rrethimin e bunkerit, i cilësuar nga opozita dhe ish-të përndjekurit si symbol i komunizmit, kanë ndezur një zjarr në brendësi të objektit.
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të godinës së Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transportit, ndërsa është tentuar shembja e bunkerit me mjete rrethanore.
Disa nga deputetët e PD-së kanë tentuar të qetësojnë turmën, por duket se situate ka dalë jashtë kontrollit. Protestuesit thërrasin “Azem Azem ti je gjallë” dhe “Fitore, fitore”.
Duket se kjo situatë ka gjetur të papërgatitur forcat e policisë, të cilat ishin të përqëndruara kryesisht tek godina e Kryeministrisë, ku për më shumë se dy orë, u zhvillua protesta e opozitës.
Përfundon protestaPARA Kryeministrisë, zhvendoset drejt bunkerit pranë ministrisë së Brendshme/Basha: O rrëzojmë qeverinë, o pranojmë rrëzimin e popullit
Ka përfunduar protesta e Partisë DemokratikePARA Kryeministrisë, ndërsa përgjithësisht ajo ka qenë e qetë me disa incidente të vogla. Disa vezë dhe gurë, shkopinj pankartash, qese me bojë blu, portokalli dhe të zezë janë hedhur nga protestuesit në drejtim të godinës qeveritare, ndërsa është tentuar carja e kordonit policer nga një grup protestuesish me qëllim ofrimin e tyre tek dyert e godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit janë zhvendosur drejt godinës së Ministrisë së Brendshme me qëllimin shkatërrimin e një bunkeri të ngritur pranë kësaj godine. Nga raportimet ePARAmësohet se një pjesë e protestuesve kanë arritur të prishin rrethimin e bunkerit, ndërsa pranë tij janë vendosur edhe forcat e policisë dhe ato të FNSH.
Lulzim Basha, Kryetar i PD-së, u shpreh se alternative e shpëtimit është liria dhe ligji. Basha duke iu drejtuar disa mijëra të pranishmëve pjesëmarrës në protestë tha se nuk ka forcë që të ndalojë shumicën e shqiptarëve, duke bërë thirrje për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.
"O të rrëzojmë qeverinë, o të pranojmë rrëzimin e popullit dhe të Shqipërisë". Me këto fjalë u është drejtuar lideri i opozitës Lulzim Basha, mijëra qytetarëve që protestuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas Bashës, zgjidhja e vetme është krijimi i një qeveri teknike që do ta çojë vendin në zgjehdje të parakohshme. “Largimi i qeverisë dhe jo i popullit, është ligji suprem i demokracisë”, tha kryetari i Partisë Demokratike.
"Sot në ditën më të bekuar, në ditën e lirisë, jemi mbledhur në këtë marshim madhështorë, referendum të qytetarëve të lirisë. Për të kërkuar një zëri, për të diktuar me fuqinë e bashkimit, largimin e qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeveri teknike, që do të bëjë gati zgjedhjet e parakoshme parlamentare. Rami ik, Meta ik. Ose të largojmë qeverinë, ose të pranojmë duke bërë sehir, largimin e popullit nga Shqipëria. Ose të rrëzojmë qeverinë, ose të pranojmë rrëzimin e Shqipërisë. Ose të reagojmë sot, ose nesër do jetë vonë. Rrugë të mesme nuk ka. Nuk duhet t’i japim më kohë qeverisë së Ramës me 40 hajdutë. Nuk duhet të presë më askush. Propaganda dhe mashtrimet e mbaruan kohën e tyre.
Kjo është zgjidhja që vjen nga mbushja e kupës. Është zgjidhja që vjen nga zgjimi i vrullshëm i një populli të tërë. Çjanë këta që gënjejnë, dhe as skuqen e as nxihen. Ç'janë këta që vjedhin?
Ç'janë këta që janë lëshuar si hordhi me kërbaç në dorë, kundër popullit të tyre?
Ky nuk mund të jetë kurrë shteti jonë. Të ikin e të shporren. Kjo është e vetmja zgjidhje për ta. Me skandalet e tyre të përditshme dhe bllokimit të mega-aferave, Rama-Meta nuk kanë të drejtë politike për të vazhduar detyrat që mbajnë.
Kjo qeveri nuk është më e aftë të ndryshojë kursin e saj. Sepse janë ata vetë që kanë kurdisur mekanizmin e korrupsionit. Pranuan para shqiptarëve se ata janë hajdutët e aferes CEZ-DIA. Kjo është vetëm maja e ajsbergut e vjedhjes së parave publike, për të shtuar pasurinë 200 milionëshe.
Kjo është bandë që s’ka ndëmend të ndalet, po nuk i ndalëm ne sot. Nuk duhet të ndodhë të ikë populli e të qëndroj qeveria. E kundërta është sot mision. Populli është fuqia supreme në demokraci. Ne duhet t’iu tregojmë se ky është ligji i artë i demokracisë. Ne jemi gati ta bëjmë këtë kapërcim të madh. Ky është fillimi i një stine protestash. Ka nisur mosbindja civile. Në këmbë qytetarë e qytetare. Largimi i qeverisë është zgjidhja. Qeveria teknike është zgjidhja. Zgjedhje të reja demokratike është zgjidhja. Le të shkruajmë sëbashku një faqe të re të civilizimit tonë. Ku shqiptarët u ngritën kundër një qeverie që i rrënonte," tha Basha.
Tensionohet situata, protestuesit thyejnë kordonin policor e ngjiten në Kryeministri
Është tensionuar situata gjatë protestës së opozitës. Një protestues me flamurin e PD-së në duar ka thyer kordonin policor e u ngjit në sheshpushimin e Kryeministrisë.
Duke valëvitur flamurin e PD-së ai ka sfiduar kordonin e gjatë policor vendosur para godinës së Kryeministrisë, teksa fliste një ish- i përndjekur.
Duket se askush nuk e ka mendjen tek podiumi i vendosur pranë Kryeministrisë, ku po mbahen fjalimet.
Protestuesit kanë nisur të godasin Kryeministrinë me tymuese dhe shashka.
Situata është e acaruar dhe të gjithë protestuesit i kanë kthyer shpinën tribunën dhe i kanë sytë tek Kryeministria.
Disa prej protestuesve kanë shishe me benzinë në dorë.
Ndërkohë Kryeministrisë i janë shkaktuar disa dëme jo vetëm në fasadë, pasi janë dëmtuar disa ndriçues.
Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona.
Efektivi që ka qenë aty i pranishëm e ka shoqëruar protestuesin, duke e detyruar të zbresë sërish pranë protestuesve të tjerë.
Më pas një tjetër protestues u zbrit nga policia në sheshin e protestës, pasi edhe ai arriti të ngjiste shkallët e Kryeministrisë.
Teksa dy gra janë parë të ulen në shkallët e godinës, teksa policia nuk i ka zbritur,
Protesta e PD, tentohet të kalohet kordoni i sigurisë
Ndërkohë që podiumin e vendosur përpara Kryeministrisë vijojnë fjalimet e qytetarëve dhe deputetëve demokratë kundër Qeverisë Rama, një pjesë e protestuesve të vendosur pranë kordonit policer që rrethon Kryeministrisë është tentuar të kalohet ky kordon sigurie. Protestuesit kanë qëlluar përvec vezëve edhe me shkopinjtë e pankartave në drejtim të godinës së qeverisë.
Gjithashtu janë hedhur tymuese, të cilat kanë krijuar një tym të bardhë, si dhe janë hedhur qese me bojë blu në drejtim të Kryeministrisë. Nga të dhënat ePARAmësohet se policia ka shoqëruar të paktën dy persona që kanë tentuar të kalojnë kordonin e sigurisë, duke i zbritur poshtë shkallëve të Kryeministrisë.
Protestuesit thërrasin emrin e Berishës (edhe pse i udhëheq Basha)
Megjithëse kreu demokrat Lulzim Basha ka drejtuar një grup protestuesish nga selia e PD drejt Kryeministrisë, pak përpara nisjes zyrtare të protestës së Partisë Demokratike, protestuesit kanë nisur të brohorasin emrin e liderit historik të kësaj partie Sali Berisha. Kjo nuk është hera e parë që demokratët thërrasin emrin e Berishës, gjë që tregon se nuk është e lehtë që Basha të zëvendësojë liderin historik të PD.
Protesta e PD, qëllohet me vezë ndaj Kryeministrisë
Qëllohet me vezë në drejtim të Kryeministrisë. Pak pas nisjes së protestës përpara godinës së Qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, nga disa të rinj janë hedhur vezë në drejtim të selisë qeveritare. Gjithashtu protestuesit në shenjë revolte kanë ndjegur disa pankarta të Kryeministrit Edi Rama që i mbanin në duar. Një tjetër detaj i protestës, ishte se disa nga protestuesit janë shfaqur me duar të lidhura me zinxhirë, për të treguar gjendjen e mjerueshme ku gjendet vendi.
Protesta e opozitës është celur nga deputeti Genti Strazimiri, i cili me një gjuhë të ashpër theksoi se opozita dhe shqiptarët nuk do të ndalen deri në largimin e qeverisë. Më tej protesta ka vijuar me fjalimet të qytetarëve dhe deputetëve demokratë, mes të cilëve Arben Ristanit, Edmond Spaho etj. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani theksoi se 25 vite nga lëvizja e Dhjetor ’90, shqiptarët në vend që të festojnë, janë në sheshe për të protestuar. Deputeti Spaho tha se shqiptarët nuk e duan më këtë qeveri, ndërsa shtoi se një popull që nuk reagon ndaj kësaj qeverisjeje është bashkëfajtor me gjendjen e vështirë ku ndodhen sot shqiptarët. “Të ikë Edi Rama, të ikë Ilir Meta, dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme”, tha Spaho.
Deputeti Strazimiri-protestuesve: Po na qeverisin kriminelët
Opozita ka nisur protestën e paralajmëruar të saj kundër qeverisë, me protestues të shumtë që fillimisht janë mbledhur tek sheshi Skëndërbej e më pasPARA selisë së Kryeministrisë.
Përmes parullave e pankartave ata shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes aktuale, që sipas tyre po i shtyp me politikat e saj.
Të pranishëm në këtë manifestim janë kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
I pari që ka marrë fjalën ka qenë deputetiGENT Strazimiri, i cili ka akuzuar qeverinë se ka sjellë krimin në pushtet.
“Atdheun tonë sot e plagosën sërish. Po na qeverisin tutorë e kriminelë. Sot fillojmë nga ky shesh rrugëtimin tonë për t'i thënë ndal kthimit të së shkuarës. Sa më shumë të bëhemi bashkë, aq më shumë shpresa do të ngjallim. Nuk ndërrohet atdheu, por qeveria”, ka thënë Strazimiri.
Mijëra protestues në protestën e opozitës
Mijëra protestues të opozitës janë nisur nga sheshi “Skënderbej” drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u ndalur para kryeministrisë.
Protesta është organizuar nga Partia Demokratike. Protestuesit po mbajnë në duar pankarta “Rama zhduku”, “Populli më i varfër”, “Dua bukë për fëmijët e mi”.
Ndërkaq policia ka njoftuar se ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste nga ora 11.00 deri në orën 16.00.
Pregaditi Gjergj Koja
Protesta 4 orëshe e PD, nga thirrja për rrëzimin e Qeverisë tek shkatërrimi i bunkerit tek Ministria e Brendshme

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gjergj Koja:Arenë e re kombëtare në Tiranë kushtuar “heronjve” kuqezinj (Foto)
» Gjergj Fishta
» Epoka e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
» GJERGJ FISHTA KA THANË
» Foto nga Gjergj Driloni

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi