Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - KALLIN FLLAKË FLAMUR E ATDHE

Shko poshtë

AGIM GASHI - KALLIN FLLAKË FLAMUR E ATDHE Empty AGIM GASHI - KALLIN FLLAKË FLAMUR E ATDHE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 13, 2015 9:11 pm

AGIM GASHI - KALLIN FLLAKË FLAMUR E ATDHE Largea_kryesoreee1450026912



AGIM GASHI


KALLIN FLLAKË FLAMUR E ATDHE


Benzin flamurit e benzin atdheut
Benzin varreve e Skënderbeut
Kshtu vjen puna kur udhëheq bariu
Udhëheq banditi e udhëheq smirëziu
Digjet toka digjet vatani
Për atdhe thonin „ e kam ba namin“


Dolen „trimat“ kur mbaroi lufta
T´mbushun pufka e plot rapufka
Smund po ecin me plot grada
Gjenerala në shumë Brigada
Ru se u dilte ndokush para
T´banin zjarr e t´hupte fara

„Kem luftu thoni për liri!
Nji plumb n´pushkë sdinin me shti
Koken lart hardall banditat
Sa shkonte nata e vinte dita
Hante plub kush nuk ep haraç
Sikur turqit hariçin n´gjak

Kish merita Llapi e Drenica
Për flamurin me gjashtë “zvezdica”
Djegshin shqiponjet tronditej toka
Çudi bante e tanë bota
Si dhurat na e dhanë nji tjeter
Kështu shperblehet e keqja n´veper

Gjashtëmdhet vjet sot pas çlirimit
Luftart e drejtë në buzë t´mjerimit
Kush me zemer luftoi për atdhe
Gjysmë të gjallë shumë u banë dhe
Kapen shtetin bandita t´glaces
Komandanta të zgjedhun t´Bllaces

Vodhen shtetin e atdheun 
Koriten kombin e Skënderbeun 
Shumë e djemt që na i vranë
Prap te vorret shkojnë e i qajnë
Të vrajnë naten e të qajnë diten
Kur të duen prap ta zanë priten

Por do t´vi nji tjeter mot
Se shqiptaret kanë nji Zot
E besojnë dhe e nderojnë
Bashkë atdheun do ta shpetojnë
Për hirë të atyne që ranë për liri
Do t´ringjallet Nana Arbni

13.12.15
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi