Arsim Halili: Intervistë me Hamit Gurgurin – krijues letrar
Faqja 1 e 1
Arsim Halili: Intervistë me Hamit Gurgurin – krijues letrar
Hamit Gurguri |
Nga Arsim Halili
Në vend të letërnjoftimit:
Hamit Gurguri i lindur më 1. nëntor. 1949 në fshatin Godancë të Drenicës. Shkollën fillore të kryer në Dobroshec, ku mësues të parë kishte poetin Fazli Grajqevcin. Siç pohon Hamiti ky ishte edhe “fajtor” në thonjëza, që sot unë shkruaj. Sepse, ai na mësoi, se si krijohet vargu, rima, ritmi, metrika, e shume çka lidhur me teknikën e artit letrar. Për fat të keq nëna e frikësuar, nga pushteti, i kishte djegur të gjitha shkrimet, që kisha deri atëherë. Kam ndjerë shumë dhembje për to, edhe sot ndjejë dhembje. Me profesion jurist, studimet e mbaruar në Zagreb. Jeton në Suedi që 17 .
Nisma e juaj për të bërë art?
Kam filluar si nxënës, gjegjësisht në vitet e shtatëdhjeta, por që për fat të keq, nuk kam mundur të publikoj. Shkrimet e mia përjetuan një fat të keq, sepse më 23. shtator. 1998, së bashku me shtëpinë, më janë djegur gjithçka që kisha edhe dorëshkrimet edhe biblioteka personale. Punimet më të mira, atëherë i kam shkruar për uniformat. Nuk e di se erdhi të shkruaj, por ja që ende vazhdoj të shkruaj .
Ju keni qasur kryesisht prozës, pse?
Kam shkruar më herët edhe poezi, nuk kam të botuar ndonjë përmbledhje, me përjashtim që e kam të botuar ndonjë, nëpër revista. Kur jemi te proza, më duket se mundë të shprehem më mirë te ajo, gjë që mund ta përshkruaj shumë mirë, ngjarjen, personazhin, kohën, mendoj se e kam gjetur vetën.
Jetoni në Skandinavi, çka do të thotë për ju, që jen larg vendlindjes, sa ofrohen kushte atje për një krijues?
Librat e Hamit Gurgurit ne panair |
- E para varrezat e rregulluara për mrekulli
- si dhe e dyta, bibliotekat që kanë një qetësi shumë të lartë dhe hapësirë shumë të madhe dhe gjen libra të gjitha gjuhëve të botës.
Libri lexohet shumë, çmohet,ai lexohet kudo qoftë pavarësisht vendin ku gjendesh.
Krijuesi nuk kërkon kushte. Ai ka nevojë për kushte të brendshme shpirtërore, ai është një vullkan që del, qoftë herë pas here, qoftë çdo herë por megjithatë ai çmohet.
Në shkrimet tuaj vrehen, se keni qasje, për legjendat, mitet, thënë qartë shkruani prozën historike?
Me që jam lindur në Drenicë, jam rritur me: legjenda, tregime, këngë, fjalë të urta dhe që në personalitetin tim kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm.
Po ju tregoj një gjë në veri të Suedisë, mbahet një festival letrar i natës, me që dimrit, netët janë shumë të gjata dhe njëri nga miqtë e mi në Suedi, më bëri një pyetje:
- Si i lexonin tregimet prindërit tuaj?
Unë mendova pak, thash meqë prindërit e mi ishin analfabet, dhe një gjë do të tregoj, isha ndër të parët që lexoja letra që vinin nga ushtarët që ishin aso kohe në shërbime ushtarak.
Por, nëpër oda tona, nëpër ato llamba të dobëta vajguri, uleshin burrat dhe gratë dhe tregonin, shpjegonin për jetën nderin, për besën, traditat, për solidaritetin, për ndihmën njëri- tjetrit. Shpesh kur shkruaj, mendoj se ngjyra është i dobët, aftësia është e kufizuar, për të shprehur të gjitha ato dukuri, ato përshkrime, ato legjenda që po i përmendni. Unë ato i zbukuroj dhe mendoj se lexuesi do të ndjejë kënaqësi, por natyrshëm se edhe unë ndjejë kënaqësi si krijues.
Sa kënaq organizimi i mërgatës shqiptare në Suedi, e në veçanti në fushën e letrave?
Mërgata shqiptare është një potencial i madh. Do të merrja guximin të them, se nuk është në nivel të kënaqshëm, se po të ishte e organizuar mirë, është një forcë jashtëzakonisht e madhe intelektuale, atdhetare, gjuhësore, pse jo edhe ekonomike. Ka luajtur edhe rolin e vet diplomatik edhe ushtarak. Krijuesit, mendoj mund të kenë një rol të veçantë, mund të jenë një faktor koheziv, të lidhjes dhe të ndërlidhjes, të afrimit dhe të bashkëpunimit me njerëzit tanë, që të ruajnë dhe të kultivojnë, gjuhën dhe traditën te gjeneratat e reja, të cilët po rriten, me një mes, me një kulturë, me një gjuhë tjetër. Kultura është një kështjellë, e cila mund të ngrihet nga pak, por që mund të zbukurohet çdo ditë.
Mund të na flisni rreth përkthimit të librit nga suedishtja ”Sëmundja mistike”, mendoni se janë zbardhur fakte, rreth kësaj tragjedie?
Miku im Goran Wassenius, ka shkruar librin në suedisht ” Den Mystska Sjukdomen”, që në shqip do të thotë “Sëmundja mistike”, autori suedez e ka kryer ngadalë këtë punë, pjesë; pjesë, punë e cila i ka zgjatur,diku dhjetë vjet. Pasi e dëgjova zërin e tij në “Radio Suedi”, të një njeriu të qetë, një njeriu me një shëndet jo aq të mirë, mora përsipër ta përkthej këtë libër. Kam bërë një punë të vogël, e kam bërë me kujdes më vjen mirë, sepse ditë më parë ishim në Prishtinë me autorin Goran Wassenius, është prit jashtëzakonisht mirë edhe autori edhe libri i tij. Ju bë një nderë nga ana e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, për të cilën gjë edhe u bë promovimi i librit. Ishte një prani e madhe edhe referuesve, por edhe dashamirëve të librit. Konsideroj se edhe mediat në Kosovë, kanë luajtur rol pozitiv në publikimin e këtij libri. Për sa i për ketë çështjes se a janë zbardhur të gjitha faktet, rreth helmimeve të nxënësve në vitin 89, mendoj se nuk janë zbardhur të gjitha faktet, ka ende për të bërë, në këtë drejtim. Autori i librit i luti, respektivisht, u bëri apel institucioneve tona, me që tani është Kosova shtet, që të hulumtoj, dokumentacionin në arkivat dhe në organizatat ndërkombëtar, t’i siguroj ato dokumente, lidhur me këtë çështje për të cilën autori nuk ka pas mundësi që t’i siguroj. Sepse nuk ja kanë ofruar ato dokumente. Mendoj se organet tona do ta bëjnë një gjë të tillë.
Planet tuaja rreth krijimtarisë?
Kam përfunduar romani “Ah Toplicë”, arsye pse e kam shkruar këtë roman, është se gjyshi im ka ardhur në Kosovë, si shtatë vjeçar nga rrethi i Toplicës, d.m.th pas Lidhjes së Prizrenit. Kanë ardhur nga fshati Gurgur, prej nga edhe mbiemrin. Ky fshat i për ketë komunës së Bllacës në Toplicë. Do të përpiqem të jap në vazhdime, do të shkruaj atë që më kanë treguar, atë që e kanë përjetuar të parët tanë, të ardhur nga ky vend. Mendoj se do ta laj një borxh sa do të vogël si pasardhës i tyre.
Romanin “ 99 vjet rrugëtim”, një pjesë të tij ju keni qasur edhe Luginës, pse e keni trajtuar këtë gjë?
Po të isha më i ri, më besoni, se më kënaqësinë më të madhe, do të vija të jetoja në Preshevë. Shpresoj se kufijtë do të jenë formal. Ashtu siç janë në shtet skandinave. Por për gazetarë, e shkrimtarë, kufijtë nuk i ndjejnë kurrë. Ju duhet të qëndroni aty, do të vijnë ditë të mira edhe për Luginën e Preshevës, e di se tani për tani nuk janë në pozitë të favorshme. me gjithë qejf do të vijë ta vizitoj atë pjesë.
A meriton përkrahje më të madhe krijuesi kudo qoftë ai?
Kam frikë se gaboj për këtë që e them, se edhe këtu edhe në mërgim krijuesit, nuk janë në pozitë që të stimulohen. Të paktë janë, ata krijues që janë pasuruar me libër. Bëjmë një jetë modeste. Krijuesi është një kronist i kohës, ta pasurojë kohën, për brezat që vijnë pas nesh.
Në krijimtarinë tuaj, hasim edhe personazhin femër, çka ju shtyn juve, ta trajtoni atë?
Më kujtohet thënia e Ismajl Qemajlit në Londër, ku thotë:
“Në asnjë vend të botës, nuk respektohet femra, se sa në vendin tim”.
Burimi i inspirimi janë femrat tona, qofshin ato: gjyshe, gra, nëna, apo motra. Femra është strumbullar i mbrojtjes së çështjes kombëtare, e pranuam këtë ose jo, ne meshkujt. Po ta shihni edhe në mërgim femra kishte ndjesinë, dashurinë shumë të madhe, për çështjen tonë kombëtare. Këtë rast nuk i anashkaloj edhe meshkujt. Femra jonë nuk nxjerr fjalë urrejtje edhe ndaj atyre që na kanë bërë keq. Femrat tona janë edhe motra të bijës sonë të madhe Nënës Terezë, atë duhet ta lartësojmë. Janë femrat tona që i dhanë disfatën e parë anti-osmane në Drenicës, shih më gjerësisht te romani “ Burrneshat”
Porosia për lexuesit tanë
Duhet të kemi një lidhje reciproke, ne njerëzit që jetojmë në mërgim dhe të atyre që jetojnë këtu, sepse po i humbëm këto lidhje të forta, atëherë, ju na keni humbur neve, ne ju kemi humbur juve. Suedia, para 100 viteve, ka qenë shumë e varfër dhe për këtë shumë suedez migruan për në SH.B.A,por ata nuk e harruan vendin e tyre, kapitalin e tyre edhe intelektual edhe ekonomik e sollën ne Suedi. Çka mund të vërehet, se edhe krijuesit suedez, shkruajnë stilin, që shkruajnë amerikanët. Prandaj them, pse të mos e japim edhe ne kontributin tonë reciprok, në mënyrë që vendi ynë të jetë, vend me perspektivë evropiane.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arsim Halili: Intervistë me Tahir Berishën - veteran i arsimit dhe krijues
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Ekrem Ajruli
» Arsim Halili: Vështrim letrar i librit me poezi ''Lotët e Zemrës'' të autorit Mejdi Shabani
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Hasan Qyqalla
» Arsim Halili: Intervistë me Prof. mr. sc. Jetulla Haliti – piktor
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Ekrem Ajruli
» Arsim Halili: Vështrim letrar i librit me poezi ''Lotët e Zemrës'' të autorit Mejdi Shabani
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Hasan Qyqalla
» Arsim Halili: Intervistë me Prof. mr. sc. Jetulla Haliti – piktor
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi