Arsim Halili: Intervistë me Prof. mr. sc. Jetulla Haliti – piktor
Faqja 1 e 1
Arsim Halili: Intervistë me Prof. mr. sc. Jetulla Haliti – piktor
Jetulla Haliti |
Jetulla Haliti është i lindur në fshatin Haxhaj të komunës së Gjilanit, më 20 nëntor 1945. Ka përfunduar studimet për art figurativ në Fakultetin e arteve figurative në Prishtinë, pastaj studimet Pasuniversitare në Beograd. Nga viti 1985 mban edhe statusin piktori i pavarur. Deri më tani ka realizuar më se 77 ekspozita personale, ka marrë pjesë në 200 ekspozita kolektive në Evropë dhe në kontinente tjera, ka trajtuar më se 100 cikle në dhjetë teknikat ndryshme; të pikturës, skulpturës, grafikës dhe të vizatimit. Ka të botuar më se 500 artikuj në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka të regjistruar në Luksemburg “INSTITUTIN E ARTEVE PROFUNDIST –ETI”
Është themeluesi stilit profundist, stili i ri që përfaqëson post modernen, përmes një metode krejt tjetër në artet figurative botërore. Është autor i projektit të madh Pedagogjik- Didaktik “Emancipimi i të rinjve nëpërmjet edukatës së arteve figurative”. Në vitin 1997 dhe 1998 shpërblehet me “Medaljen e Artë” në Sallonin e 27 dhe 28- të Ndërkombëtar të Akademisë Evropiane të Arteve në Belgjikë. Kurse në vitin 1999 shpërblehet me tri “Medalje të Argjendta”, në Francë, në Zvicër dhe në Belgjikë. Ka edhe disa medalje tjera të arta dhe të argjendta, i cili është shpërblyer nga viti 2000 deri në vitin 2008. Gjatë këtij viti po ashtu u nderua me çmimin “Grand Prix Medalja Vermej” në Belgjikë me bustin e Skënderbeut në bronz në Sallonin e 38 të A. E .A në Belgjikë
Për ciklin e tij famoz “Pëllumbat e paqes” është propozuar nga institucionet e mediave dhe të kritikëve të ndryshëm evropian të artit si kandidat për “ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE”, është i pari prej kandidatëve nga artet figurative që propozohet për këtë çmim. Merret me kritikë dhe vlerësime figurative në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Është profesor në universitetin e Prishtinës, ku ligjëron lëndën Metodika e Artit Figurativ
Profesor Haliti përgjigjet me kënaqësi pyetjeve tona për revistën “Perspektiva”
z Haliti. Sa i kushtohet rëndësi artit figurativ në Kosovë?
Me siguri, ju e dini se në Kosovë, artistët ankohen gjithmonë se nuk kemi kushte për punë, se nuk ka galeri, nuk ka vend ku mund të ekspozohen punimet e tyre. Kosova është një vend ku artist kanë dëshirë ta prezantojnë artin e vet, ta prezantojnë mesazhin e tyre, i cili mesazh duhet të komunikoj drejtpërdrejtë me qytetarin e lirë. Kjo mungon sepse e tërë Kosova, ka vetëm një galeri, e cila nuk i plotëson kushtet as minimale, kjo është ankesë, por në të ardhmen mendoj se do të bëhet diçka më mirë. Tani kanë filluar të bëhen disa galeri të reja private.
z, Haliti. Çka trajtoni ju më së shumti në punimet tuaja artistike?
Ne kemi marrë një iniciativë qysh herët, me ciklin “Pëllumbat e Paqes”, ku unë nga Kosova, edhe kam dal në Evropë po me të njëjtin motiv, me të njëjtin apel, se pëllumbi është simbol i paqes, i shpirtit të lirë, i fluturimit pakufi dhe papengesa. Në një nga prezantimet e mija në Zvicër, artisti dhe kritiku i artit zviceran z, Sharll Kollubara, tha kështu: “Dëshiroj që një ditë, të zhduken kufijtë dhe njerëzit të jetojnë të lirë, sikurse edhe pëllumbat e paqes të artistit Haliti”. Shumë çka ndryshoi në vitet e që i kemi lënë mbrapa, mendoj në aspektin pozitivë. Mirëpo ishte edhe mesazhi im që përmes ciklit “Pëllumbat e paqes”, t’i tregojmë Evropës, se ne shqiptarët e meritojmë lirinë. Dha zoti që viti 99 të thyhet kufiri shqiptaro- shqiptar në Koshare, ku guri i kufirit u thye nga Agim Ramadani, së bashku me shokët e tij të idealit, dhe sot ai guri, gjendet te përmendorja e Agim Ramadanit në Gjilan.
z, Haliti. Mendimi i juaj për Agim Ramadanin, si piktor?
Agimi jo vetëm që ishte luftëtar, por edhe poet e piktor. Dhe të gjitha këto, ai diti ti sinkronizoj shumë mirë, ai për pikturë u shpërblye edhe me çmimin “Grand Prix” në vitin 1998 në Belgjikë. Me një fjalë ka qenë luftëtar, poet dhe piktor i shkëlqyeshëm. Ai vra, por puna e tij dhe shokëve të tij, sot ne po e gëzojmë lirinë e shumëpritur. Por dua të shtoj me që Agimin e kisha edhe djalë të motrës, mund të them se ai ka trashëguar nga unë edhe punën e tij artistike. Ai ka organizuar ekspozita personale gjatë viteve të shkollimit të mesëm dhe atij universitar në Zagreb në Akademinë Ushtarake.
z, Haliti. Jeni anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve, mund të na thoni rolin dhe rëndësinë e këtij institucioni?
Për dhjetë vite të punës sime aktive në Zvicër dhe në shtete tjera Evropian, Akademia Evropiane e Arteve, e ka parë punën time dhe si rezultat i saj jam kurorëzuar me pranim anëtarë aktiv i kësaj Akademie. Mirëpo unë nuk isha me kaq i kënaqur, sepse brenda kësaj Akademie funksionin nëntë seksione, prandaj unë insistoja që edhe ne të kemi “Seksionin e Artistëve Shqiptar”, gjë që edhe u kurorëzua me sukses, ajo u aprovua në vitin 2002. Tani Akademia Evropiane, ka dhjetë seksione. Vitin e kaluar Seksioni ynë u nderua me çmimin e parë në cilësi të veprave artistike, ku ne brenda për brenda Akademisë bëjmë gara ndërmjet veti. Këtë vit kemi prezantuar, 33 artist, prej tyre 30 artist nga artet pamore dhe tre poet si; Ali Podrimja, Visar Zhiti dhe Dritëro Agolli, unë jam nderuar me çmimin “Grand Prix, Medalja Vermej” me bustin e Skënderbeut në bronz. Pas regjistrimit të Seksionit tonë, ne jemi prezantuar në shtatë ekspozita në vende të Evropës, ku organizatorit, ju ka dashur të bëjë një rrugëtim prej 65000km.
z, Haliti. A kushte në Gjilan, për artistët figurativ?
Artisti kur i ka kushtet luks, ai më nuk merret me art, por përmes artit mundohet të krijoj sado pak kushte dhe për këtë duhet të sfidoj. Pengesat janë të ndryshme, ne më parë kemi qenë në kërkim të një lokali për veprimtarin tonë, tani na kanë dhënë një lokal te Teatri i Gjilani, gjë që nuk i plotëson kushtet as minimale. Për veprimtarinë tonë mendoj se në Gjilan, nuk mund të flitet për kushte normale, por e tërë veprimtaria jonë organizohet qoftë përmes atelieve tona, ose edhe diku jashtë vendit.
z, Haliti. Cila është mbështetja institucionale, për veprimtarinë artistike?
Ne jemi fillestar në çdo aspekt, sidomos pas pavarësisë. Dashtë, zoti që gjërat stabilizohen. Mendoj se Ministria e kulturës duke filluar nga Ministri,Valton Beqiri dhe stafi i tij do ta mbështesin materialisht kulturën. Unë, ja kam prezantuar ministrit një projekt kolosal, i cili ka të bëjë me organizimin e Sallonit të parë të Akademisë Evropiane të Arteve këtu në Kosovë, i organizuar nga Komiteti Kombëtar Shqiptar, i cili do ti kushtohet një vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të ftohen artist nga Evropa dhe vendi ynë, ku përmes gjuhës artistike. do t’i jemi falënderues vendeve që e kanë njohur shtetin tonë. Projekti është miratuar nga ana e ministrit, priten vetëm edhe disa detaje, në takimet e ardhshme dhe si tillë do të finalizohet.
z, Haliti. Sa është e zhvilluar kritika e arteve figurative në Kosovë?
Ne kemi biseduar për një gjë të tillë edhe në Akademinë Evropiane të Arteve, ne kritikë kemi, por institucion zyrtar të kritikës nuk kemi. Dhe vlerësimi një punimi artistikë bëhet në mënyrën kush kë e njeh, veç kësaj mungojnë edhe mjete financiare për të angazhuar kritikë në vlerësimin e veprave artistike dhe arti nuk mund të zhvillohet pa buxhet.
z, Haliti. Cili është mesazhi i librit, që ju ka dedikuar juve?
Libri është tip monografie, ku autori Dr. Veip Proda, e ka përmbledhur veprimtarinë time artistike, pjesëmarrjen time në ekspozita të ndryshme, pastaj e trajton edhe stilin tim “Profundist” i cili është stil post- modern, filozofik, i cili ka një jehonë në arenën ndërkombëtare. Por fatkeqësisht thuhet: Deri sa artisti të jetë gjallë stili i tij nuk vjen shumë në shprehje. Nga ky stil në Evropë kanë ardhur dhe kanë mësuar diku 30 deri 40 artist. Brenda këtij stili fshihen shumë mistere të botës ende të pazbuluara.
z, Haliti. Me që jeni pedagog i lëndës Metodikë e artit figurativ, sa i kushtohet rëndësi kësaj lënde në shkolla tona?
Gjeneratat e reja kanë një vullnet për punë dhe besoj se ky vullnet i tyre edhe do të ketë edhe efektin e vet. Unë në Fakultetin e Edukimit, mbaj lëndën e Metodikës së artit figurativ dhe gjatë ligjëratave me studentët e mi, mundohem jo vetëm të ligjëroj në aspektin teorik lidhur me teknikat e ndryshme artistike, por edhe të zhvilloj aftësitë e tyre në aspektin praktik, sepse po të mos zhvilloj në këtë mënyrë atëherë plani mësimore do të realizohet vetëm 50%.
z, Haliti. Si qëndron puna te shitja e pikturave këtu në Kosovë?
Shitja e pikturave nganjëherë nuk i mbulon as shpenzimet që investohen për atë pikturë, kjo nuk vlen për të gjithë sepse disa i kanë kushtet më të mira. Fatkeqësisht te ne po dominon në tregun tonë “Kiçi”, ku nga vendet aziatike, Kinë e gjetiu vijnë piktura të fotokopjuara, seriografi etj dhe shiten për 5- 6 euro. Ndërsa pikturat origjinale të artistëve shqiptar, nuk blihen, as nuk shiten thjesht nuk ka interesim për to, kjo edhe i dekurajon artistët tanë.
z, Haliti. Mendimi juaj për artistin Ismet Jonuzi?
Unë e kam koleg Ismetin, por para se gjithash Ismeti, është skulptor i mirë, kam mendim pozitivë për të.
z, Haliti. Mesazhi juaj drejtuar artistëve të rinj?
Ata duhet të kenë vullnet për punë, duhet të merren në mënyrë aktive me art, sepse arti duhet shpirtërisht, por edhe kërkon punë. Kemi shumë njerëz që merren me art, por nuk janë artist të mirëfilltë.
z, Haliti. Faleminderit për këtë intervistë.
Kënaqësia ishte e imja, uroj që redaksia juaj të ketë suksese në punë të mëtejshme.
Intervistoi: Arsim Halili
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arsim Halili: Intervistë me Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Historiane dhe Poete
» Arsim Halili: Intervistë me Albina Idrizin - krijuese letrare
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Ekrem Ajruli
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Hasan Qyqalla
» Arsim Halili: Intervistë me Tahir Berishën - veteran i arsimit dhe krijues
» Arsim Halili: Intervistë me Albina Idrizin - krijuese letrare
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Ekrem Ajruli
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Hasan Qyqalla
» Arsim Halili: Intervistë me Tahir Berishën - veteran i arsimit dhe krijues
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi