Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës
Faqja 1 e 1

Tyrbja e Becit |
NGA KULTURA SHPIRTËRORE E DUSHKAJËS
Shkruan Prof. Skënder R. HOXHA
Në territorin e krahinës etnogjeografike Dushkajë ekzistojnë disa objekte të moçme të kulturës shpirtërore e fetare, në të cilat popullata ka besuar dhe vazhdon të besojë e t’i respektojë edhe sot. Ato janë: varre (Vorri i Mirë, Vorri i Baballakit, Vorri i Muhaxharit...), tyrbe, kisha, xhamia, që datojnë që nga lashtësia e këndej. Në këtë shkrim do të jepim të dhëna (të mbledha në terren) për Tyrben e Becit, e cila gëzon një adhurim e respekt, jo vetëm nga banorët e Becit e të Dushkajës, por edhe shumë më gjerë, pa dallim të përkatësisë konfesionale.
Cili është territori i krahinës Dushkajë
Pjesa qendrore e Rrafshit të Dukagjinit kufizohet me Drinin e Bardhë, me Bistricën, me Deçanin dhe me Erenikun. Në të veçohet, së pari, Dushkaja me lugina të gjera.1) Dushkaja është një regjion etnogjeografik kodrinor-malor ndërmjet Lugut të Baranit, përkatësisht Lumbardhës (Bistricës) së Deçanit në veri, Drinit të Bardhë në lindje, fshatrave të krahinës së Rekës në krahun perëndimor, të disa fshatrave dhe fushave të Gjakovës në jugperëndim, në jug e juglindje ka anën e majtë të rrjedhës së poshtme të lumit Erenik, deri ku derdhet në Drinin e Bardhë.2)
Fshati Bec gjendet në pjesën qendrore të Rrafshit të Dukagjinit e pikërisht në regjionin etnogjeografik të quajtur D u s h k a j ë. Kemi shkruar edhe më parë se Dushkaja karakterizohet me numër të madh kodrash, sukash, fushëgropash dhe luginash të gjera e të mbuluara me pyje të vogla e të mëdha me d u s h k, për çka ky rajon herët e vonë u quajt Dushkajë.
Gjatë hulumtimeve tona të deritashme, e sidomos pas bisedimeve e konsultimeve me pleq të kësaj treve, kemi ardhur te formulimi se në regjionin Dushkajë, përfshihen 26 katunde nga të cilat: Jabllanica, Llugaxhia, Zhabeli, Bardhaniqi, Gërgoci, Kralani (Radoniqi, Rakoci – u përmbytën nga Hidrosistemi “Radoniq”), Palabardhi, Zhdrella, Janoshi, Sapoti, Beci, Rashkoci, Cërmjani, Rakovina, Meqja, Vraniqi, Doblibarja, Bërdesana dhe Marmulli që për qendër administrative, arsimore e kulturore kanë Gjakovën, kurse: Mazniku, Dashinoci, Ratishi i Epër, Ratishi i Poshtëm dhe Vranoci i Vogël – Deçanin. Për përkufizimin e Dushkajës edhe më herët kishte pasur mendime, të cilat janë të përafërta me formulimin tonë.
Katundi Bec i Dushkajës
(shtrirja, përkufizimi dhe emri)
Njëri ndër katundet më të mëdha të Dushkajës është edhe Beci, i cili shtrihet nja pesë kilometra larg Gjakovës, në krahun verilindor të saj. Gjakovën e ka edhe si qendër administrative, arsimore e kulturore. Ky vendbanim shtrihet në një fushëgropë përmes së cilës bie një lumë i vogël që e quajnë Përroni.3) Kodrat përreth katundit Bec ishin të mveshura me pyje, mirëpo me zhvillimet që bëheshin dikur në bujqësinë e kësaj ane, pjesa më e madhe e tyre janë çelur dhe shndërruar në tokë pune, e që kryesisht qenë bërë vreshta.
Katundi Bec përkufizohet me katundet: Sapot – në perëndim, Zhdrellë dhe Rashkoc – në veriperëndim dhe veri, Cërmjan – verilindje, Meqe – lindje, Doblibare e Vraniq – juglindje dhe me Lugun e Bunarit – në jug dhe jugperëndim.
Ky katund, sipas traditës, ndahet në dy pjesë: Beci i Epër dhe Beci i Poshtëm. Ndërkaq, banorët e këtushëm, kryesisht janë të fisit Berishë, me përjashtim të një familjeje të fisit Thaç, një familje e fisit Krasniqe dhe Morint e ardhur më vonë. Popullata shqiptare janë të dy konfesioneve: disa të besimit islam e disa të besimit katolik. Respekti ndërfetar në këtë katund është shembull për të mirë.
1. – Tyrbja e Becit
Varret si dëshmi e moçme
Ndër dëshmitë për vjetërsinë e fshatit Bec të Dushkajës duhet të merren edhe varrezat e moçme që janë në të dy anët e rrugës që i bie përmes katundit, në drejtimin jug -perëndim, ku gjenden varreza të moçme, për të cilat vetë fshatarët nuk dinë se të cilës kohë janë, por, për disa prej tyre, thonë se janë të kohës ilire (?). “Duke filluar nga krahu i poshtëm i vendbanimit, përkatësisht nga krahu juglindor, janë varrezat: Vorret te Vorri i Mirë, varret që mbajnë emrin Te Ulica e Dervishbajrushve, Vorret Te Ulica e Madhe, Vorret në Dinopojë, Vorret Te Lisat e Manhalilve etj. Vetëm në Ulicën e Madhe kanë qenë me qindra varreza, tash të zhdukura, të cilat kërkojnë të studiohen. Këto varre mund të kenë qenë pasojë e ndonjë lufte të vjetër me bizantinët, mbase në mbrojtje të trojeve të tyre? E mu në atë kohë ka jetuar dhe vepruar Seid Oll – llah baba (dedja) që në popull është quajtur Sahit Dedja. Me këtë rrethanë, në njëfarë mënyre, mund të lidhet edhe vjetërsia e katundit Bec, i cili në atë kohë ka qenë i populluar.
Kush ishte Seid Oll-llah baba (dedja)?
“Ky emër s’ka të bëjë me emrin e tij, por është titull fetar i linjës së tarikatit (dervishhonve) që do të thotë: Njeri i dashur dhe i respektuar nga Zoti.
Datimi i ardhjes dhe i paraqitjes së këtij njeriu të shenjtë (evlias) në këto treva është diku para 650 vjetëve, ose më mirë të themi rreth vitit 1357, do të thotë në kohën kur në këto treva sundonin mbretëritë sllavo-bizantine dhe paraqitja e ardhjes së Perandorisë Osmane.
Në atë periudhë besimin në Zot e sillnin dervishët e mençur, të durueshëm, të drejtë dhe shumë prej tyre kishin aftësi të bënin mrekulli. Mirëpo, vëtë titulli Seid do të thotë shejh mbi të gjithë shehlerët.”
Mrekullitë
Në traditë të Becit ruhet kujtimi se “Kishte ardhur si i quajtur njeri i mrrimë, shërbente për shërues të shumë sëmundjeve psiqike dhe bënte ilaçe të ndryshme për sëmundje të tjera , si në njerëz, kafshë etj Në emër të mrekullive, njerëzit i besonin me gjithë qenien e tyre. Në atë kohë bënte shortimin e pemëve, ku edhe sot gjenden gjurmët dhe shenjat e punës së vyeshme të NJERIUT TË MIRË, që ashtu e quanin.
Një mrekulli që është bartur brez pas brezi: Kishin ardhë dy njerëz me një të sëmurë, kur Seid Baba ishte duke punuar në arë. Shkuan njerëzit ta kërkonin. Panë një njeri që mbante një shkop duke ju grahë kive në parmendë. Shkopi i ashtuquajtur osten, kishte dy gjilpëra, njëra e drejtuar kah kiet, kurse tjetra kah dora e njeriut, d.m.th. aq sa e shtyn të ngacmojë kiet, aq ngulej gjilpëra tjetër në dorën e tij. Kur e panë, ata menduan që kanë të bëjnë me njeri të çmendur dhe e pyetën se ku e ka shtëpinë Seid Dedja. Punëtori ngriti “hava”, pra duke i shkëputur nga toka, kiet me parmendë dhe ua tregoi shtëpinë. Ata u çuditën nga kjo që bëri ai e shkuan kah shtëpia që ua tregoi dhe kur arritën, të njëjtin person që e takuan duke punuar me kie, e gjetën në shtëpi. Seid Baba e vizitoi të sëmurin i cili vuante nga një sëmundje, gati e pashërueshme, dhe pasi i dha pak ujë, ndodhi mrekullia: i sëmuri u ngrit dhe u shëndosh.
Ka mrekulli të shumta, sidomos në shërimin e njerëzve, ku nuk janë të lejueshme as të tregohen. Ka shumë prej tyre që njerëzit i kanë në memorje dhe në zemër, ka shumë që edhe i kanë përjetu…
Në kohën e vonë, ku njerëzve të sotshëm ju kujtohet shumë mirë, është “Tifani i Arif Sylës” . Ja se për çka është fjala: Në një kohë, në Kosovë ndërtoheshin kullat, të cilat, zakonisht, ndërtoheshin ngjitur me shtëpi të robve. Kullat i ndërtonin mjeshtrit e njohur – dibranët. Një fshatar i Becit, Arif Syla, goditët me dibranët që t’ia ndërtojnë kullën me material të tyre. Mirëpo, para se të bëjnë marrëveshjen e punës, pasi ishte një shumë e madhe e të hollave, dibranët kishin kërkuar dëshmitarë (shahit) që do të garantonin për pagesë. I zoti i shtëpisë iu thotë: - A po e pranoni shahit Tyrben e Sahit Babës? Ata, duke dëgjuar popullin e këtushëm të të dy besimeve, myslimane e katolike, që kishin respekt të veçantë për Tyrben, dibranët e pranojnë. Pas një vit pune e kishin ndërtuar kullën dhe, sipas godës, vjen koha të paguhen paratë. Këta, dibranët, kërkojnë shumën e të hollave, po ky, becjani, nuk i ka. Presin një javë, dhjetë ditë…, e fshatari mërzitet me dibranët dhe i qet nga shtëpia dhe iu thotë: - Shkoni se ju paguan dorzani! Kështu, të dëshpëruar, dalin nga shtëpia dhe shkojnë te Tyrbja. Në atë kohë, tyrbetar ishte axha Emin, i yni. Ai i pyeti për rastin, ata i treguan, gjë që e mori me keqardhje… Dibranët shkuan, por, dorzani e bën të veten… Ende pa dalë në Kodër, ishin ndalur të pushojnë dhe nga larg shikonin kullën ku kishin punuar një vit.
Në kullë, në ato momente, ishte një vajzë duke punuar në vek, e cila, papritmas, kishte dëgjuar një zë duke thirrë. Ajo del jashtë, por nuk sheh njeri në oborr… Papritmas u dëgjua një ushtimë e madhe dhe kulla me shtëpi u rrënuan rrafsh me tokë, ndërsa vajza shpëtoi. Për këtë, prej atëherë, edhe sot njerëzit e përdorin shprehjen – Tifani i Arif Sylës.
Besimi në Tyrbe dhe pajtimi i konflikteve
“Është interesant të përmendet se shumë konflikte, mosmarrëveshje, ndodhi etj. në mes të njerëzve, të cilat shpesh kanë çuar edhe te përfundime tragjike.Edhe sipas Kanunit të Lekës, sipas pleqve të urtë etj., vulosja e pafajësisë së palës së ngarkuar shpesh merrte fund me betim para derës së Tyrbes, këtu në Bec. Këtu merrte fund konflikti, gjegjësisht, shuheshin mosmarrëveshjet. Ky respekt që ishte në të kaluaren, vazhdon të jetë edhe sot.
Shpesh ka ndodh që fajtori, ka ardhë deri te dera e Tyrbes për të “ba benë”, por njerëzit, të dyshuarin, e kanë kursy nga beja, duke ja falë gjakun, veç pse ka ardhë të bëjë benë, e lëre më për punë të tjera që lidhen me jetën e njerëzve.
Dëshmojnë njerëzit se nëse fajtori ka ba be të rrejshme, brenda 24 orëve e ka pësuar me pasoja të rënda. Për këtë, njerëzit e të gjitha besimeve, nuk kanë ba be nëse kanë qenë fajtor, sepse sipas traditës, që nga ilirët, se “Me be, lahet gjaku”, pra si një formë e ndarjes së drejtësisë në mënyrë të efektshme e të shpejtë.”
Pra, Tyrbja, shpeshherë ka bërë edhe punën e gjykatores, ka ndarë drejtësinë dhe ka ndaluar gjkakderdhjet e hasmëritë, të cilat tek ne kanë ndodhur për një zënkë, apo për një shtyerje mexhe, e deri të ato më të rënda. Pra, Tyrbja ka bërë punë të madhe humanitare, e pse jo edhe kombëtare.
Miti për Tyrben e Becit...
Jo vetëm becjanët por edhe banorë të shumë fshatrave dhe të anëve të tjera besonjë shumë në Tyrben e Becit. Edhe sot e kësaj dite njerëzit betohen: “Pasha Tyrben e Becit…”, “Koftë e gzume Tyrbja e Becit…” etj. “Bajram Syla gjithmonë kur e bënte benë më të madhe, përbehej: “Pasha Tyrben e Becit”. (Kallëzim i Halit Shabanit, ekonomist, nga katundi Bec). Ndërkaq, për adhurimin dhe besimin ndaj Tyrbes së Becit, Brahim Qeli kujton se: “… Mixha Halit thojke se kurrë kush nuk ka kalue as në kerr as në kali, përskëj Tyrbes, pa zhdrypë, po a dashtë me zhdrypë, mei marrë kualt përdore e masi ta kalojnë Tyrben me hypë në kerr apo në kali, edhe qashtu a kanë…” Duke besuar kështu, brez pas brezi, në rrethanën se, siç thuhet gjithandej, është hajrat i fortë, është krijuar e ruajtur edhe miti për të.
Kur isha në vizitë pune në Bec, më 19.XII.2006, gruaja e dervish Ismetit, plaka Fetnete Deva – Murtezai (1924), ruan në kujtesë legjendën: “Thonë se Ramisuft e Becit ju kishin pas thanë mjeshtërve dibranë, n’atë kohë, me jau maru kullën. Mjeshtërit ju kishin pas thanë – na jau marojmë kullën po ju s’na i jepni paret. Këta ju thonë – ani, kân pi doni dorzan si na jau epim paret… Dibrantë ju thonë se na tjetër dorzan nuk dojmë veç babën Sahit, për Sahit Dedën, d.m.th. për vorr t’tij në Tyrbe. .. Dibran’t e marojnë shpinë, e poj lypin paret. Kta ju thojnë: - Hajt, burrë, shka u bâ kaq shpejt… Ai, dibrani, i kish pas thânë: - Qyre, se unë e kam dorzanin, e shkoj te dorzani (për te Vorri). … Dibrani shkon te Tyrbja e i thot’: Baba Sahit, ti e din se shka bân se nuk po mi jepin paret… Thonë: se në ato momente, n’ kull t’Ramisufve, ni çikë e tyne ish kanë tuj ba vek. Asaj i vjen si ni zâ, si dikush po thrret te dera edhe del. Kur del, nuk e sheh kërkan. Dhe, sa dul çika, meniherë âsht shëmë kulla e âsht bâ rrafsh me tokë… Sod e atë ditë ajo familje nuk ka përparu. Janë shpërnda dhe nuk â metë kullë ma në atë vend…”
“Arif Syla ish kânë i zoti i shpisë kur dibran’t ja marunë kullën trikatëshe n’Bec. Për punë të pagesës dorzan e kishin pas ba Tyrben e Becit. Ky paret nuk jau lau, po kur vjen mas do kohe me ja lypë, Arifi i thot’: - shko te dorzani! Kur u kthye ky dibrani, kish pas thanë: - E more dorzan, ti e din shka bân!, edhe n’at moment thojshin si ish kan’ shkatrru kulla e bâ rrafsh me tokë, ku edhe sot përmendet si: Tufani i Arif Syl’s…” (Kujtim i Hasan (Ali) Bajrushit (1934) nga Beci, dhënë autorit më 18.I.2007, në Bec.)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (II)
Nga kultura shpirtërore e Dushkajës (II)
SUKA E CËRMJANIT
Shkruan Prof. Skënder R. HOXHA
Lokalitet i lashtë i tipit të fortifikuar
Në qendër të Dushkajës, në mes të territoreve të katundeve Gërgoc, Radoniq, Zhdrellë, Rashkoc, Cërmjan e Rakovinë, gjendet një kodër e lartë e quajtur Suka e Cërmjanit, e cila paraqet një fragment të vargut malor serpentin (Suka e Koznikut, e Cërmjanit, e Babajlloçit dhe Suka e Hereçit), që rajonit të Dushkajës, të thuash, i vë përmes edhe një kufi natyral horizontal në drejtimin lindje – perëndim. Suka e Cërmjanit gjendet në pjesën qendrore të Rrafshit të Dukagjinit, përafërsisht, është në mes të Dushkajës, e cila kërkon një studim të thukët e të gjithanshëm nga fusha të ndryshme diturake, ngase përreth majës së saj gjenden fragmente gërmadhash të mureve të një kalaje të dikurshme, mbase të kohës ilire? Pra, është fjala për një lokalitet të lashtë të tipit të fortifikuar, të zhdukur. Lashtësinë e këtij vendbanimi “e argumentojnë edhe gjurmimet arkeologjike të bëra nga Enti Arkeologjik i Kosovës, në pranverën e vitit 1982, në Sukë të Cërmjanit, ku është konstatuar vendbanimi i kohës iliro-romake.” (Shih, “80 - vjet pune të shkollës fillore të Cërmjanit”, Cërmjan, 1995, f. 8.
Në një burim shkrimor Sukën e Cërmjanit e gjejmë të jetë përmendur në grupin e gradishtave, të kohës parahistorike, ku thuhet se “sistemi i lokaliteteve ka qenë i zhvilluar qysh në parahistori, sidomos sistemi i gradishteve afër Domorovcit në Moravën e Poshtme dhe afër Vllashnës së Prizrenit, të cilat i takojnë grupit të Budanjës – Humit. Veç këtyre gradinave, të cilat janë ndërtuar kryesisht në rrafshnalta dhe në shpatije sipër lumenjve, ekzistojnë edhe një varg tjerash, sikurse janë: Kamenica, Teneshdolli, Bellaqevci, Cërnica, Strezovci, Binçi, Vlashna, Veletini sipër Janjevës, Kodra e Cërmjanit (kupto Suka e Cërmjanit – sqarim yni), Hisari afër Suharekës etj.”1) Kur i referohemi këtij shkrimi do thënë se aty, përveç sa u tha më sipër, nuk ka kurrfarë shpjegimesh të tjera për Sukën e Cërmjanit.
Ndërkaq, në një Referat të mbajtur në Tribunën – Toponimia e trevës së Gjakovës, të mbajtur më 4 maj 2001 në Gjakovë, Prof.Dr. E. Shukriu thotë se: Shtresa të kulturës së periudhës romake përmban dhe vendbanimi kodrinor i fortifikuar Suka e Cermjanit në Cermjan.
Antikës së vonë i përkasin vendbanimet e fortifikuara kodrinore si Suka e Cermjanit në Cermjan dhe Kalaje e Madhe dhe Kalaja e Vogël në Batushë. Kësaj periudhe i takon dhe (…) lokaliteti Te Kisha apo Ara e Hasanit tek Cërmjani (gjenden themele të kishës), si dhe lokaliteti Kisha, po ashtu në Cermjan, ku kishte varre me skelete.2)
Suka e Cërmjanit është e lartë 7o1 m., lartësi mbidetare, dhe përnga lartësia dominon në këtë pjesë të Rrafshit të Dukagjinit.
Legjenda që është ruajtur në traditë
Në traditë të Dushkajës thuhet se Suka e Cërmjanit është e moçme. Kishte qenë një kishë dikur moti aty. Kur kanë gropuar në një vend në majë të Sukës për të ndërtuar një shtëpi për shehin, e cila shtëpi gjendet edhe sot, kanë gjetur kambanat e asaj kishte të dikurshme, thotë informatori.*) Për një ngjarje të lashtë të ndodhur këtu ruhet edhe legjenda: “Thuhet se në kala të dikurshme të Sukës së Cërmjanit kishte qenë e vendosur një ushtri, në krye të së cilës ishte një krajlicë, vejushë. Në atë kohë kish pas ardhur njëfarë Mustafë efendija nga Halepi (katundi Bushat (?), me ushtri dhe ishte vendosur në vendin e quajtur Vardishta e Kralanit (në veri të Sukës – plotësim yni.), ku i kishte ngrehur tabet. Ndoshta ka pasur për qëllim ta marrë Sukën, vazhdon legjenda. Një ditë, krajlica duke shikuar me turbi, sheh ushtrinë e Mustafait dhe Mustafain, i cili i pëlqen ngase kishte qenë i hieshëm… Ajo çon disa ushtarë në Vardishtë për ta thirrur Mustafën. Ai vjen.. Krajlica i thotë: Nëse më merr për grua po ta lëshoj Sukën. Gjoja se ai i thotë – po, mirëpo i thotë se kam material shumë, veç nëse m’i çon 40 mushka me sanakë që ta ngarkojmë materialin, unë po vij. Krajlica pranon dhe ja çon mushkat. Mirëpo Mustafai i fut 80 ushtarë të armatosur në sanakë, në mushka dhe shkojnë në Sukë. Suka atëherë kish qenë e rrethuar krejt me mure. Te dera i pret krajlica dhe ja jep dorën Mustafës. Mushkat hyjnë në kala. Kur i shkarkojnë, Mustafa ju jep urdhër që të dalin të gjithë ushtarët e tij dhe aty fillon lufta. Thuhet se asnjë ushtarë nga të dy anët nuk kishte mbetur gjallë… Në fund, Mustafën, në derë të asaj kishe, e mbyt një sherbëtor (apo murg) i kishës, por edhe ky atë dhe të gjithë ishin faruar…
Thuhet se pas 500 vjetësh, kur sheh Ahmeti i Doblibares (së Dushkajës – plotësim yni), i cili kishte ardhur këtu, si muhaxher, prej Leskoci, të cilit, gjoja, iu kishte diftuar në ëndërr, se ku gjendet trupi i Mustafës dhe ai, gjoja, gjen një gur në Sukë, në të cilin kishte qenë e shënuar një historik i shkurtër i Mustafës (Këtu i thonë baba Mustafë – plotësim i informatorit).
Më tutje legjenda thotë se – kur e lexon këtë gur sheh Ahmeti, bjen në Gërgoc (katund afër Sukës – plotësim yni) dhe e merr babëgjyshin e Ali Rrustemit të sotëm. I marrin sakicat, ngjiten në Sukë, i prejnë do therra dhe e pastrojnë vendin, e Ahmeti i thotë se në këtë vend është, në dhe, njëfarë Mustafa prej Halepit, i katundit Bushat. Masandej i thërrasin edhe do njerëz nga Cërmjani, nga Gërgoci dhe nga Rashkoci (vendbanime këto përreth Sukës – plotësim yni), të cilët e mbarojnë Tyrben. E mbarojnë edhe një shtëpi të vogël por dykatëshe. Thuhet se kati i dytë ishte djegur flakë, vetvetiu, gjoja se vetë vendi nuk e ka lejuar katin e dytë (?). Pastaj e mbarojnë shtëpinë tjetër me një kat, e kjo nuk ka luajtur më.”
Ndërsa një histori më e re e Sukës së Cërmjanit, si vend i shenjtë, sipas informatorit, duket kështu: Në këtë Sukë gjithmonë kanë ndenjur tyrbetarët, shehlerët, dervishlerët dhe huzmeqarët. Në të kanë shërbyer: 1. Dan Kulludra (dervish), 2. Dervish Beka (dervish, prej Gërgocit), 3. Dervish Ragipi (dervish, i lindur në Gjakovë, i cili vdiq në vitin 1974, në moshën 71 vjeçare, në Sukë. Kishte ardhur këtu me të ëmën kur ishte 2 vjeç. Pas vdekjes së dervish Ragipit, Sukën e mbajti e shoqja e tij Naxhija edhe 12 vjet pas vdekjes së dervishit, deri në vitin 1986, kur edhe ajo vdiq këtu. Pas vdekjes së dervishit ajo ndejti me një djalë që ia kishin falur dervishit, ku ai ishte djali i çikës së dervishit të cilën e kishte pasur me një grua tjetër, para Naxhijes.Tash, në Tyrbe të Sukës së Cërmjanit nuk rri askush.3)
Mikrotoponime në Sukë të Cërmjanit
Se fjala s u k ë është e gurrës shqipe, edhe më herët, është vërtetuar nga linguistë të albanistikës dhe të ballkanistikës, e që është tumirur edhe nga dijetarë të tjerë. Po ashtu, se fjala S u k ë (e Sukës së Cërmjanit) është e ngurosur në shumë toponime dhe mikrotoponime të këtij krahu, kemi bërë fjalë kur kemi shqyrtuar çështje të toponimisë së katundeve Radoniq e Rakoc, Gërgoc, Rashkoc, Zhdrellë etj., territoret e të cilave shtrihen përreth Sukës së Cërmjanit. Duhet përmendur se fjala Sukë ka shtrirje të gjerë në shumë anë ku kanë jetuar shqipfolësit, gjë që është dëshmuar në shumë burime shkrimore. R. Ushaku kishte shënuar se “Fjala S u k ë e shqipes përdoret edhe në një oronim të përbërë në Ulqin si S u k a e G j o l o s”4).
Në maje të Sukës dhe rreth saj janë disa fragmente muresh, sigurisht të një kalaje të dikurshme, disa varre, Tyrbja, Xhamia etj., të cilat përbëjnë mikrotoponiminë e këtij lokaliteti të tipit të fortifikuar të dikurshëm e të zhdukur, të cilat po i shënojmë në vijim:
- BUNARI MOÇËM (një bunar (pus) i vjetër në Sukë),
- BUNARI SUK’S (E quajnë kështu këtë pus të Sukës i cili është shumë i thellë dhe nuk shtirret kurrë),
- TYRBJA (Dëgjohet këtej edhe Tyrbja Suk’s – Tyrbe kjo e ndërtuar për hirësinë e atij Mustafait, arab (?), i rënë në atë Luftën e Sukës, varri i të cilit gjendet aty.),
- VORRI BAB’S ARAP (E quajnë kështu një varr për të cilin legjenda thotë se është varri i një ushtari të mbetur në një luftë të dikurshme aty. Dëgjohet këtej edhe emërtimi Vorri Arapit.),
- VORRI BAB’S SADIK (Thuhet se ky kishte qenë nipi i bab’s Mustafë dhe ushtar i tij, i cili ishte mbetur në luftë, në Sukë.),
- XHAMIA (Është një shtëpi e vogël në majë të Sukës që gjithandej e quajnë Xhami. Edhe kjo ishte ndërtuar në kohën kur ishte ndërtuar Tyrbja.),
- ZITI KALASË (Fragmente muresh të një kalaje të dikurshme, përreth majës së Sukës së Cërmjanit.).5)
Flora dhe fauna
Maja e Sukës së Cërmjanit është e rrethuar me male të vogla e të mëdha. Drurët janë llojesh të ndryshme, por më të theksuara janë: Frashni, Mllaku, Qarri, Bungu etj. Një pjesë e krahut jugor të majës së Sukës është e zhveshur por nuk mungon bimësia. Në majë të Sukës ka pemë: arra, duda, kumbulla, dardha, thana etj.
Disa lloje të shpesëve të egra që janë karakteristike për territorin e Dushkajës, gjejnë mënyrën e jetesës edhe në Sukë. Por, këtu jetojnë edhe ekzemplarë të veçantë të faunistikës. Duhet theksuar se në lokalitetin, në majë të Sukës së Cërmjanit prezenca e zvarritësve është e theksuar, sidomos gjarpërinj e bolla ka shumë.
Referencat:
1) Kosova - dikur e sot, Ekonomska politika, Beograd 1973, f. 101.
2)Prof.Dr. Edi S h u k r i u, Trashëgimia arkeologjike në kontekst të ndryshimeve të toponimeve (Komuna e Gjakovës), Toponimia e Gjakovës me rrethinë, Gjakovë, 2002, f. 47 – 48. Shih, Po aty, në fusnotën 12 thotë: Popullatës i shërbejnë për “urate”. Në “Arën e Rrustemit” gjenden vorba.
*) Këtë të dhënë e kam dëgjuar në traditë të katundit Gërgoc, katund afër Sukës, nga Fazli (Metë) T h a ç i (1916), në tetor të vitit 1990, por që e kam dëgjuar edhe nga goja e shumë pleqve të tjerë nga Dushkaja.
3) Këtë legjendë dhe të dhëna të tjera që ruhen në traditën popullore të Dushkajës për Sukën e Cërmjanit, autori i mori nga Kadri U k s h i n i (1935), i lindur në Cërmjan, tash jeton në Rashkoc (afër Cërmjanit), më 28.II. 1987, në shtëpi të tij, në Rashkoc të Dushkajës. Meqë e dija se Kadriu është dhëndërr i dervishit të Sukës, dervish Ragipit dhe shumë kohë kishte ndenjur në Sukë, m’u duk si informator i qëlluar.
4) Ruzhdi U s h a k u, Ulqini dhe rrethina në dritën e disa mikrotoponimeve, Onomastika e Kosovës, Prishtinë, 1979, f. 17.
5) Këto mikrotoponime të Sukës së Cërmjanit, të cilat i njihja edhe vetë, i shënuam sipas informatorit Kadri U k s h i n i (1935) nga Cërmjani, tash jeton në Rashkoc, dhënë autorit më 28.II. 1987, në shtëpinë e tij, në Rashkoc – Dushkajë

Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (III)
KULTURA SHPIRTËRORE E DUSHKAJËS (III)
Nga Prof. SKËNDER R. HOXHA
TOPONIMIA E VARREVE
TË TERRITORIT TË DUSHKAJËS
PAK FJALË PËR KRAHINËN E DUSHKAJËS
Krahina Dushkajës shtrihet në pjesën lindore të Dukagjinit Qendror, e cila karakterizohet me numër të madh kodrash, sukash, fushëgropash dhe luginash të gjera të mbuluara me pyje të vogla e të mëdha me dushk, për çka ky rajon herët e vonë u quajt
D u s h k a j ë. 1) Si i tillë, konfiguracioni i rajonit të Dushkajës në mënyrë komplekse paraqet një veçanti trajtash tektonike dhe morfologjike. Duke shkruar për këtë formacion bimor, gjeografi serb, Jovan Cvijiq, kishte thënë se: “S’ka asnjë fushëgropë në Gadishullin Ballkanik, për të cilën ky formacion vegjetativ të jetë aq karakteristik sa (Dushkaja – vërejtja jonë) për Metohinë”2)
Gjatë hulumtimeve tona , e sidomos pas bisedimeve e konsultimeve me pleq të kësaj treve, kemi ardhur te formulimi se regjioni etnogjeografik i Dushkajës përfshin 26 katunde të komunave Gjakovë e Deçan, nga të cilat: Bardhaniqi, Beci, Bërdesana, Cërmjani, Doblibarja, Gërgoci, Jabllanica, Janoshi, Kralani, Llugaxhia, Marmulli, Meqja, Palabardhi, (Radoniqi e Rakoci, të cilat janë përmbytur në Liqenin Akumulues “Radoniqi”)3), Rakovina, Rashkoci, Sapoti, Vraniqi, Zhabeli dhe Zhdrella – për qendër administrative, arsimore e kulturore kanë Gjakovën, kurse Dashinoci, Mazniku, Ratishi i Epër, Ratishi i Ulët dhe Vranoci i Vogël – Deçanin. Mirëpo, në kuadër të kësaj krahine, janë edhe katër vendbanime të cilat në pikëpamje administrative janë si paralagje: 1. Velikobarja – si paralagje e Bardhaniqit, 2. Kodralia, 3. Netici – si paralagje të Rashkocit dhe 4.Rezina – si paralagje e Bërdesanës. Këto katër vendbanime, nga ajo që dëgjohet në traditë, kanë shumë atribute të katundeve në vete, sepse gjithandej thuhet: “Po shkoj në Kodrali, në Velikobare, …” etj. Ndërkaq, për Kodralinë, ndonjëherë thuhet Kodralia e Rashkocit, kur e kërkon puna për ta dalluar nga Kodralia e Pozharit, e cila gjendet në krahinë të Rekës.
Kufij natyrorë të kësaj krahine janë: Drini i Bardhë – në lindje, Bistrica e Deçanit (Lumbardha) – në veri, rrjedha e poshtme e lumit Erenik – në jug dhe krahina e Rekës – në perëndim.
Pjesa lindore e Dushkajës i takon pellgut të Drinit të Bardhë, duke u shtrirë në anën e djathtë të rrjedhës së mesme të tij, ndërsa kah veriu dhe verilindja, për kufi natyror, ka po ashtu anën e djathtë të rrjedhës së poshtme të Bistricës së Deçanit, e cila e ndan Dushkajën nga krahina e Lugut të Baranit në këtë krah. Duke e kundruar më tej, nga aspekti i përkufizimit, Dushkaja, në anën perëndimore ka krahinën e Rekës e për të vazhduar kah jugu me Fushat e Trakaniqit, Fushat e Gjakovës dhe anën e majtë të rrjedhes së poshtme të lumit Erenik, gjer te gryka e derdhjes së tij në Drinin e Bardhë, afër katundit Marmull.
Në qendër të Dushkajës, në mes të territoreve të katundeve Gërgoc, Radoniq, Zhdrellë, Rashkoc, Cërmjan e Rakovinë, gjendet një kodër e lartë e quajtur Suka e Cërmjanit, e cila paraqet një fragment të vargut serpentin (Suka e Koznikut, e Cërmjanit, e Babajlloçit dhe Suka e Hereçit), që rajonit të Dushkajës, të thuash, i vë përmes një kufi natyral horizontal në drejtimin lindje – perëndim. Suka e Cërmjanit, përafërsisht, është në mes të Dushkajës, e cila kërkon studim të thukët e të gjithanshëm nga fusha të ndryshme diturake, ngase përreth majës së saj gjenden fragmente gërmadhash të mureve të një kalaje të dikurshme, mbase të kohës ilire? Për ekzistimin e këtij lokaliteti të lashtë dëshmon edhe një legjendë që ruhet në traditën popullore të atjeshme, si dhe disa mikrotoponime që gjallojnë në këtë oronim kompleks të tipit të fortifikuar, ndonjë prej të cilave do t’i zëmë ngoje më vonë.
KATUNDE TË DUSHKAJËS NË DEFTERË MESJETARË
DHE HARTA TË VJETRA
Sipas pohimeve të pleqve (informatorëve), respektivisht nga të dhënat në terren, një numër i madh i katundeve të Dushkajës janë shumë të vjetra. Këtë e tumirin edhe defterët mesjetarë të administratës sllave e osmane, e sidomos: “Decanske hrisovulje” të vitit 1330 dhe “Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës” të vitit 1485, si dhe disa harta të vjetra. Në defterin e parë gjeta të shënuara katundet: Jabllanicë, Ratishë, Rakoc, Rashkoc, Zhdrellë, Meqe, Sapot, Cërmjan, Rakovinë, Kralan, Bec dhe Radoniq 4), ndërsa në të dytin: Palabardhin, Janoshin, Vraniqin, Kralanin, Cërmjanin, Becin, Rashkocin, Radoniqin, Rakocin dhe Rakovinën 5), ku për disa prej tyre nuk jemi krejt të sigurt se me vërtetësi janë trajta të mëhershme të katundeve të sotme.
Në një shkrim ku bëhet fjalë për Dushkajën dhe lashtësinë e saj, thuhet: “Sipas hartave të vjetra nga libri “Kosova në hartat e vjetra gjeografike”, gjurmimeve arkeologjike, defterëve turkë dhe dokumenteve të tjera të periudhës osmane, supozohet se rajoni i Dushkajës i takon një lashtësie të largët. Këtë e argumentojnë më së miri shënimet nga hartat e vjetra mbi Dardaninë – Kosovën.
Në hartën “Gastaldi, Carta dei Paesi Danu¬bja¬ni”, e vitit 1517, në të cilën është përfshirë edhe ra¬jo¬ni i Du¬shkajës së sotme, tërë këtij rajoni i është dhë¬në ka¬ra¬kter malor, që paraqitet me maja të rru¬m¬bu¬¬¬llakta dhe drunj gjetherënës. Në mesin e shumë ve¬n¬d¬ba¬ni¬meve të tjera të asaj kohe shënohet edhe vend¬ba¬ni¬mi Barda¬gi (Bardani), ku sot është fshati Bar¬dhaniq i kë¬tij rajoni.
Në harta dhe shënime të mëvonshme, shënohen edhe vendbanime dhe toponime të tjera. Kështu në hartën “Generál Karte Von Zeneral Evropa” (Vien, 1900 dhe 1904), territori i Kosovës është përfshirë në katër pjesë, ku njëra prej tyre është Prizreni (pje¬¬sa JP), ku shënohen këto vendbanime dhe to¬po¬¬nime të Dushkajës: Cerneljan (Cërmjani i so¬tëm), Jab¬llanica, Janosh, Luka Maze, Luka Ve¬g¬le (si duket ësh¬të fja¬la për toponimet: Suka e Ma¬dhe dhe Suka e Vogël, ko¬drina në afërsi të fshatit Cër¬¬mjan), Me¬qe, ... Rash¬ko¬vce (Rashkoc).
Në hartën “General Karte Von Bosnien der He¬r¬¬c¬e¬go¬¬vina, von Serbien und Montenegro M 12 Pri¬¬shti¬na” (pjesa lindore) shënohen këto vend¬bani¬me: He¬rec (Hereq), Janos (si duket fshati Ja¬nosh).
Në hartën “Ubersichts – Balat... L, 12 – Scu¬ta¬ri”, për¬¬me¬ndet toponimi Luka Sermijanit (Suka e Cër¬mjanit).
Në hartën “Kieperet, General Karte von den Eu¬ro¬¬paischen Turkei”..., viti 1853, përmendet vend¬ba¬¬¬nimi Kraljana (fshati Kralan i këtij rajoni).
Lashtësinë e këtyre vendbanimeve e argu¬me¬n¬to¬jnë edhe gjurmimet arkeologjike të bëra nga En¬ti Ar¬¬ke¬o¬lo¬gjik i Kosovës, në pranverën e vitit 1982, në Sukë të Cërmjanit, ku është konstatuar ve¬n¬dba¬ni¬mi i kohës iliroromake.” (shih, 80 vjet pune të shko¬llës fillore të Cërmjanit, Cërmjan 1995, f. .
Në këtë trevë, me shqiptarët autoktonë, kanë jetuar një kohë edhe serbë e malazezë kolonistë, romë endacakë (gjithandej këta të fundit i quajnë gabelë e maxhupë), si dhe, sipas gjurmëve në toponimi, kam gjetur se në një anë të Dushkajës, për një kohë, të kenë jetuar edhe pak çerkezë etj., por ka edhe shumë vendbanime që në vazhdimësi kanë qenë të banuara etnikisht vetëm nga pjesëtarët e kombit shqiptar.6) Edhe kjo ka lënë gjurmë në mikrotoponiminë e varreve të kësaj krahine.
DISA KARAKTERISTIKA
PËRKITAZI ME VARRET E DUSHKAJËS
Toponimia e varreve në Dushkajë paraqet një kaptinë të veçantë. Kur në një katund jetojnë shqiptarët e konfesioneve mysliman dhe katolik, varret i kanë të ndara. Mirëpo, gjetëm se pjesëtarët e konfesionit katolik të nga dy, tri, apo më shumë katundeve kufomat t’i varrosin në një parë varre (në një lokalitet), si p.sh. në Vorret e Llugaxhisë (deri vonë), në ato të Becit, në Bardhaniq etj. Myslimanët, varret e pjesëtarëve të besimit katolik, ndonjëherë, i kishin pagëzuar Vorret e Katalikve, ndërsa katolikët, ato të shqiptarëve të besimit islam – Vorret e Mislimanve. Mbase, të jenë emërtime përbuzëse mbi bazë fetare na duken toponimet Varret e Kaurrive (në Bardhaniq), që janë varre të katolikëve shqiptarë, si dhe Vorret e turqve (Meqe), që sigurisht do të kenë qenë të varrosur pjesëtarë të shqiptarëve myslimanë. Këto emërtime do të kenë qenë shumë të hershme, na duket reflekse të një fanatizmi, kur toleranca ndërfetare ka qenë në një shkallë të ulët.
Si pasojë e zakoneve të vjetra, prapanike, gjetëm të jenë krijuar mikrotop. Vorret e Dy Parë Krushqve (Gërgoc) dhe Vorret e Zhdrell’s (Zhdrellë), për të cilat mendohet se në to janë varrosur nga dy palë krushq (dasmorë) të cilët janë takuar në rrugë, dhe sipas legjendës, kur asnjëra palë nuk ia ka lëshuar rrugën tjetrës, kanë luftuar deri sa kanë mbetur të gjithë të vdekur, e në fund edhe nuset!
Në Dushkajë gjetëm edhe varre të cilat shqiptarët i quanin Vorret e Shkive (shih, në Radoniq, Rashkoc, Marmull, Dashinoc etj.); Vorret e Malazezve (në Ratishë të Poshtme) etj., për të cilat thonë se janë varre të serbëve e malazezve kolonistë në këto anë. Për emërtimin Vorret e Shkive shpesh është menduar se ka motiv përbuzës, mirëpo “Vorret e Shkive do të thotë vorret e sllavëve. Fjala shka është drejtpërsëdrejti zhvillim i fjalës skla lat. sclavus, nëpër fazat shkla e pastaj, varësisht nga zhvillimi i grupit shkja, shqa, shka.”7) Ndërkaq, Vorret e Kqija (Bërdesanë, Doblibare); Vorret n’Mal t’Ahmatit (Jabllanicë); N’Lluga t’Vorreve (Bec); Vorret e Panjofne e Vorret e Zabelit (Rakoc); Vorret e Dedakve Nërmje Prrojeve (Ratishi i Poshtëm); Vorret e Hasallakit (Maznik), etj., janë varre gati tërësisht të zhdukura. Informatorët nuk dinë se kush është varrosur në to e as të cilës kohë janë, por disa mendojnë se se mund të jenë varre të pasojave të farë luftash apo të sëmundjeve masive?.
VARRET E DUSHKAJËS DHE LEGJENDAT E RUAJTURA NË TRADITË
Mikrotoponiminë e varreve të të gjitha vendbanimeve të Dushkajës, me ndonjë legjendë a shpjegim që ruhet në traditë, po e paraqesim në vazhdim.
1. NË BARDHANIQ:
- Vorret e Kastratve (jl.), /Informatorët thonë se këto varre janë shumë të moçme dhe se tash askush nuk varroset në to. Po ashtu nuk dinë se kush kanë qenë ata që janë varrosur aty. Por, sipas vetë emërtimit të tyre, kuptohet se në këto varre janë varrosur shqiptarë të fisit Kastrat, ndaj edhe iu ka mbetur emri./
- Vorret e Kaurrive (v.), /Kështu i quajnë varret në të cilat varrosen katolikët e Velikobares. Fjala kaurr-i, me të cilën i kanë quajtur pjesëtarët e konfesionit katolik, është përdorur si fjalë përbuzëse. Kjo fjalë tash nuk dëgjohet të përdoret nëpër Dushkajë./
- Vorret e Zllatic’s (jl.), /Janë varrezat e Bardhaniqit, ku i varrosin pjesëtarët e konfesionit mysliman. Quhen kështu sipas toponimit Zllaticë./
2. NË BEC:
- N’Lluga t’Vorreve (j.), /Janë varre të vjetra për të cilat informatorët nuk dinë se kush është varrosur ne to. Vendi ku gjenden këto varre ishte llugë, ndaj iu mbeti ky emër./,
- Vorret e Dinapoj’s (vl.), /Janë varre të reja në të cilat varrosen pjesëtarët e konfesionit katolik./,
- Vorret e Maxhupve Te Lisat e Avdylit (j.), /Iu mbeti ky emër ngase në to varrosen maxhupët (jevgjit) dhe se gjenden në lëndinën e quajtur Lisat e Avdylit./,
- Vorret e Ulic’s (v.), /Informatori thotë se ka shumë kohë që askush nuk varroset në këto varre. Ai nuk di se të kujt janë. Gjenden në Ulicë të Becit, ndaj edhe quhen kështu./,
- Lluga e Vorreve n’Bec t’Epër (p.), /Thuhet se janë varre të moçme. Në to varrosen banorët e Becit, Janoshit dhe Sapotit, pjesëtarë të konfesionit katolik./,
-Vorret Te Tyrbja (në qendër të këtij vendbanimi), /Në këto varre i varrosin vetëm pjesëtarët e konfesionit mysliman. Gjenden në oborr të Tyrbes së Becit (mikrotop. që e morëm si pikë orientuese), ndaj iu mbeti ky emër./.
- Vorri Kaçanikit (vl.), /Inf. thotë se një kaçanikas kishte qenë mzsafir te Beqir Zeka i Neticit. Ai ishte sëmur dhe e kishte lënë me gojë se, po qe se vdes gjatë rrugës, ta varrosin mu aty ku vdes. Ai vdes në mes të territorit të Neticit dhe të Becit. Po aty ku vdes, e varrosin, ndaj edhe ky varr quhet kështu./,
- Vorri Mirë Te Lisat e Avdylit (j.), /Inf. nuk dinë se kush është varrosur në këtë varr. Ata thonë se është parë dritë duke dalë nga ky varr, e sipas kësaj e quajnë – i mirë. Gjendet në lëndinën e quajtur Lisat e Avdylit, ndaj i mbeti ky emër./,
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës
3. NË BËRDESANË
- Vorret e Bërdesan’s (j.), /Janë në lagjen Rezinë. Në këto varre varrosen pjesëtarët e kombësisë shqiptare të konfesionit katolik, të katundit Bërdesanë. (shih: të shënuara edhe në toponimet e lagjes Rezinë)./,
- Vorret e Kqia (l.), /Quhen kështu këto varre sepse janë të dëmtuara nga koha. Janë të moçme dhe informatorët nuk dinë se kush është varrosur në to, dhe as të cilës kohë janë ?/.
- Vorri Pjetër Qelit (v.), /E kishin pasë varrosur njëfarë Pjetër Qelin, e sipas tij mbeti emri i këtij mikrotoponimi./.
Varret në Rezinë:
- Vorret e Bajram Fan’s (l.), /Janë varre të vjetra dhe informtaorët nuk dinë se kush është varrosur në to. Thuhet se aty kishte pasë jetuar njëfarë Bajram Fana, e mbase sipas rrethanës se këto varre ishin në tokë të tij (apo afër saj), iu mbeti ky emër. Ka edhe mendime se këto varre janë quajtur Vorret e Turqve dhe se të kenë qenë formuar nga pasojat e ndonjë lufte apo sëmundjeje masive ?.,
- Vorret e Kodërnezh’s (l.), /Quhen kështu sepse janë në Kodërnezhë. Sipas një emërtimi fetar, këto varre i quajnë Vorret e Shën Pjetrit./.
4. NË CËRMJAN:
- Vorret e Kidajve (l.), /Në këto varre varrosen pjesëtarët e familjes Kidaj, ndaj i quajnë kështu./,
- Vorret e Mahall’s Fush’s (l.), /Ngase janë të kësaj lagjeje. Në këto varre varrosen edhe Lumajt e Pozhart./,
- Vorret e Plavaj (vl.), /Sipas familjes Plava që varrosen në këto varre./,
- Vorret e Xhamisë (në qendër), /Varre në oborr të Xhamisë, ku varrosen pjesëtarët e Mahallës Hoxhaj dhe të Hasiqve./.
5. NË DASHINOC:
- Vorret e Qarrit (jl.), /Janë këto varret e këtij katundi ku varrosen shqiptarët e besimit islam. Quhen Vorret e Qarrit ngase, në atë lëndinë, përreth ka qarra (lisa të këtij lloj druri.),
- Vorret e Shkive (vp.), /Kështu quhen do varre në Dashinoc në të cilat varrosen malazeztë kolonistë. Ndaj, po tumirim mednimin se: Vorret e Shkive do të thotë vorret e sllavëve. Ndërkaq, fjala s h k a lat. s c l a v u s, nëpër fazat s h k l a, e pastaj varësisht nga zhvillimi i grupit SHKJA, SHQA, SHKA.11) Pra, mendojmë se trajta e fundit s h k a tek shqipfolësit nuk ka hyrë në përdorim për ndonjë qëllim pejorativ a përbuzës, por është rezultat i zhvillimit të gjatë historik të kësaj fjale./.
6. NË DOBLIBARE
- Vorret e Kqija (l.), /Thuhet se aty ka pasur varre të vjetra, për të cilat nuk dihet se të kujat ishin. Gjenden në afërsi të tokave të Karricve./,
- Vorret e Vraniqit (vp.), /Janë varre në territor të Vraniqit, por që në to varrosen edhe banorët e katundit Doblibare./.
7. NË GËRGOC:
- Vorret e Rrahmanve (j.), /Janë varre të familjes së Rrahmanve të Gërgocit./,
- Vorret n’Fusha (jl.), /Ngase janë në fusha./,
- Vorret n’Gjolla (Janë varre në qendër të katundit, në Lëndinë të Gjollave.)
- Vorret e Dy Parë Krushqve (vl.), /Në atë vend thuhet se dikur moti ishin takuar dy parë dasmorë (krushq). Asnjëra palë nuk kishte pranuar t’ia lëshojë rrugën tjetrës dhe kështu fillojnë luftën, ku mbesin të vrarë të gjith krushqit, hoxhallarët e bajraktarët kanë luftuar në mes vete dhe kishin mbetur të vdekur, e më në fund, thotë legjenda, kishin luftuar në mes vete edhe nuset dhe vriten. Thuhet se njëra palë e krushqve kishin qenë të Lloçanit (komuna e Deçanit), e që kishin marrë nusen në Këpuz (të komunës së Klinës), ndërsa këta të Këpuzit kishin marrë nusen në Deçan./,
- Vorri Muhaxherit (vl.), /Në traditë të këtushme thuhet se, dikur moti, dikush e ka vrarë një njeri të panjohur, të ardhur nga anë të tjera – muhaxher dhe e kanë varrosur aty, në male të Gërgocit./.
8. NË JABLLANICË:
- Vorret e Ahmezenelve ( l.). /Emrin e kanë marrë sipas familjes së madhe të Ahmezenelve të Mahallës së Poshtme. Informatorët thonë se nuk janë varre të vjetra sepse, më herët, kjo lagje të vdekurit i varrosnin në varret e Zabelit të Gojanit.
Këto varre dëgjohet t’i quajnë edhe Vorret e Mahall’s Poshtme./,
- Vorret e Nezirhysenve ( l.). /Informatorët thonë se janë nja 4-5 varre në të cilat thuhet se janë varrosur pjesëtarë të familjes së Nezirhysenve të dikurshëm, prej nga iu mbeti edhe emri.
Këto varre janë në vendin e quajtur Ledina Zabelit, në krahun lindor të fshatit, afër lagjes Mahalla Poshtme./,
- Vorret e Reja ( p.). /Janë varre relativisht të reja, në Zabel të Gojanit, afër rrugës kryesore. Në këto varre varrosen pjesëtarë të familjeve: Brahimaj, Hajdari dhe Ahmeti (të Mahallës së Lugjve dhe të Mahallës së Shavarit./,
- Vorret e Shehitve (v.). /Janë varre të masakrës së katundit Jabllanicë të vitit 1921. Gjenden në një lëndinë në krye të Kodrës së Madhe, rrëzë malit, (aty ku ishin masakruar nga bandat çetnike serbo-malazeze të Savë Batares./,
- Vorret e Ukzenelve ( p.). /Janë varre të vjetra. Informatori thotë se “më së pari këtu ishin varrosur pjesëtarë të familjes së Ukzenelve (të Mahallës së Lugjve), kur ishin vdekur prej sëmundjes së tifuzit”./,
- Vorret e Zabelit (jp.). /Janë varre të vjetra. Në to i varrosin pjesëtarët e lagjeve: Mahalla Lugjve, Mahalla Mulaj dhe Mahalla e Shavarit. Janë në Zabel të Gojanit./,
- Vorret n’Kodër t’Madhe ( v.). /Këto varre janë në Kodër të Madhe, ndaj iu mbeti ky emër. Janë në të njëjtën lëndinë ku janë edhe Vorret e Shehitve, por të ndara nga ato. Janë varre të Mahallës së Përkolve./,
- Vorret n’Mal t’Ahmatit ( v.). /Janë varre të moçme në lëndinën Mali Ahmatit, afër shtëpive të Mahallës së Përkolve.
As pleqtë më të moshuar të fshatit nuk dinë të jetë ruajtur ndonjë legjendë për këto varre. Nuk dihet se kush është varrosur në to?. Varret në fjalë janë para zhdukjes së tërësishme, sa mezi dihet se ka pasur varre aty. Këto varre duhet gjurmuar dhe studiuar!/,
- Vorret n’Mal t’Vneshtve ( v.). /Janë varreza në Mal të Vneshtve, afër mikrotop. Vneshta Vogël (Ara Muj’s). Shtrihen në një sipërfaqe bukur të madhe, nëpër mal, pronë e familjes Hoxha të Mahallës së Përkolve.
Nga vetë rrethana se asgjë nuk dihet për këto varre dhe janë krejtësisht të braktisura dhe të deformuara (dallohen, aty-këtu, vetëm rrasat e gurëve të tyre), tregon se këto varre janë të moçme dhe se duhet të studiohen nga arkeologët./,
- Vorret e Çerkezve ( p.). /Janë disa varre në lëndinën e quajtur Rrahi Hys’s, për të cilat thonë se janë të çerkezëve, nga koha e Turqisë – kujtojnë informatorët./,
- Vorri Gusisë ( j.p.). /Është një varr në fund të top. Lugi Thanave, mbase i varrosur në të një njeri nga Gusia, prej nga i mbeti edhe emri./,
- Vorri Malsorit ( p.). /Është varr i moçëm në Zabel të Gojanit, i murosur me gurë përreth. Në traditë ruhet kujtimi se “aty është i varrosur një malësor”, por informatorët nuk dinë se kush kishte qenë ai njeri, prej nga ishte, as rrethanat pse u varros aty ?./.
9. NË JANOSH:
- Vorret e Janoshit Te Vorri Fratit (j.), /Thuhet se në kohën e mbretit Nikollë, të Malit të Zi, afër Kronit të Janoshit e kishin pushkatuar një frat (për fe) dhe e kishin varrosur aty. Tash, aty afër, janë edhe varrezat e katundit Janosh, ndaj quhen kështu./.
10. NË KRALAN:
- Vorret e Brahimzenunve (vl.), /Janë varre të familjes së Brahimzenunve të Kralanit, ndaj iu mbeti ky emër./,
- Vorret e Katunit (vp.), /Janë varre të katundit, ndaj i quajnë kështu./.
- Vorret e Kabashit (v.), /Thuhet se “kur ish kan’ ra një sëmundje, kishin pas ardhur do njerëz prej Kabashit të Prizrenit e ishin vdekur këtu, në Kralan, ndaj varret e tyre i quajnë kështu./,
- Vorri Fukares’ (jl.), /Sipas një fukaraje (të varfëri) të varrosur aty./,
- Vorri Magjupes (v.), /E kishin varrosur dikur një magjupe (jevge), aty./,
- Vorri Magjupit (l.), /I varrosur në të një magjup (jevg)./,
- Vorri Sadri Isufit (J.), /Sipas këtij personi të varrosur aty./,
- Vorri Sali Brahimit (p.), /Varri i Sali Brahimit, të cilin bandat çetnike sebo-malazeze të Miliq Kërstës e masakruan atë ditë të vitit 1921, kur ai ishte 60 vjeç, pasi bënë masakrën e Jabllanicës dhe po ktheheshin nëpër Kralan./,
- Vorri t’Gjakovsit (vp.), /Thuhet se në rrugë kishte vdekur një person nga Gjakova dhe e kishin pas varrosur në Drum të Jabllanicës./.
11. NË LLUGAXHI:
- Vorret e Llugaxhisë (j.), /Janë varre të vjetra, po aq sa është i vjetër edhe vetë fshati. Thuhet se, ai, Nikë Visha, që kishte ardhur i pari në fshat, i pari edhe ishte varrosur në këto varre, e pastaj vazhdohet deri në ditët e sotme. Në këto varre varrosen pjesëtarët e konfesionit katolik. Thuhet (thonë pleqtë), se dikur në këto varre varroseshin të vdekurit e katundeve: Nepole, Gllogjan, Gllaviçicë, Pishtan, Kërstovc, Llozhan, Rosujë, Baran dhe një familje katolike e fshatit Kosiriq të komunës së Pejës, si dhe: Poterç, Dugujevë, Grabanicë, Drenofc etj., të komunës së Klinës. Natyrisht, të gjithë të besimit katolik. Ndërkaq, pas Luftës së Dytë Botërore e këndej, në këto varre varrosen vetëm banorët e fshatit Llugaxhi./.
12. NË MARMULL:
- Vorret e Shja Zefit (p.), /Thuhet se janë varre të reja dhe u pagëzuan kështu për hir të ditës së kremtes së Shja Zefit (Shën Zefit)./,
- Vorret e Shkive (p.), /Vendësit i quajnë kështu këto varre në të cilat varroseshin pjesëtarët e kombësisë malaziase të kolonizuar në këtë fshat./.
13. NË MAZNIK
- Vorret e Dervishaj (vp.), /Në këto varre varrosen familja e dervishaj, ndaj quhen kështu. Janë në vendin e quajtur Butajë./
- Vorret e Hajrizve (jl.), /Janë krue mikrotop. Lugi Keq. Aty janë varrosur pjesëtarë të familjes Hajrizi (gabelë), ndaj i quajnë kështu./
- Vorret e Hasallakit (j,), /Thonë se janë varre shumë të moçme. Nuk dihej se kush është varrosur në to. Në vitin 1974, nga Turqia kanë ardhur (prej Izmirit) familjarët (pasardhësit) dhe i kanë marrë eshtrat e disa ushtarëve të tyre, thuhet nga një luftë e ndodhur dikur aty ?. Këto varre, kujtoj, kërkojnë një studim arkeologjik. Hasallak, populli e quan një sëmundje të rëndë e të pashërueshme, dikur. Kjo jep të kuptosh se këto varre mund të jenë me viktima të shkaktuara nga ndonjë sëmundje (?)./
- Vorret e M’dha (j.), /Varre në të cilat herët e vonë janë varrosur maznikasit, ku edhe sot varrosen./
- Vorret e Miftarjahve (v.), /Janë varreza në të cilat varrosen pjesëtarë të familjes Jahaj të Maznikut./
- Vorret e Nimanit (v.), /Janë varre të reja të familjes Ramaj./
- Vorret e Ram’ Delisë (j.), /Në këto varre janë të varrosur pjesëtarë të familjes Rraci që kishin jetuar një kohë në Maznik. Në këto varre ka gurë të gdhendur mërmeri./
- Vorret e Ramsylve (l.), /Sipas familjes së ramsylve që varrosen aty./
- Vorret e Riz’ Sadikit (v.), /Janë varre të familjes së Rizë Sadikut të Maznikut, ndaj e morën këtë emër./
14. NË MEQE
- Vorret e Meqes (vp.), /Kështu i qujanë varret e katundit Meqe./,
- Vorret e Turqve (jl.), /Varre të dikurshme të shqiptarëve të besimit mysliman, e që vendësit i quajnë kështu ?/.
- Vorri n’Arë t’Qarrave (l.), /Një varr në arën me këtë emër. Nuk dihet se kush është i varrosur në të. Varri është shumë i vjetër, e ka humbur formën dhe gati është zhdukur tërësisht./.

15. NË PALABARDH:
- Vorret e Avdylve (v.), /Në këto varreza varrosen pjesëtarët e vëllazërisë së Avdylve, ndaj i quajnë kështu. Gjenden afër Vorreve të Reja./,
- Vorret e Reja (v.), /Janë varreza të reja . Në to varrosen pjesetarët e konfesionit katolik./,
- VORRET e VJETRA (vp.), /Janë në një lëndinë (krye Lipocit – siç thonë këtu). Në këto varre varroseshin katolikët dhe myslimanët e Palabardhit, por që ishin të ndara. Ka rreth 20 vjet që nuk varroset askush në to. Nuk janë të ruajtura, nuk përkujdeset askush, ndaj këto varre janë në rrezik të zhdukjes./.
16. NË RADONIQ:
- Vorret e Fush’s Dredhzave (v.). – Ishin varre në Fushë të Dredhëzave, ndaj edhe i kanë quajtur kështu. Në këto varreza varroseshin malazezët kolonë gjatë kohës sa qëndruan këtu.
- Vorret Fun Ulice (p.). – Gjendeshin në fund të Ulicës së fshatit dhe sipas kësaj rrethane e kishin marrë edhe emrin.
- Vorret e Kodrave (l.). – Këto varreza ishin në toponimin e quajtur Kodra.
- Vorret e Lipocit (j.). – Ngase janë afër Lipocit.
- Vorret e Shllakit (vp.). – Informatorët nuk kanë ditur të tregojnë pse quhen kështu këto varre. (Por, sigurisht ky toponim duhet të jetë i lidhur me mbiemrin (patronimin) Shllaku, të një familjeje të madhe nga Gjakova).
- Vorret e Shkive (v.). – Thuhet se në këto varre dikur janë varrosur serbët dhe malazezët kolonë të mëhershëm. Informatorët më patën thënë se ka më së njëqind vjet që nuk është varrosur askush në to.
- Vorret e Xhamisë . – Ishin varreza në oborr të xhamisë, përreth saj , ndaj edhe i quajtën kështu.
- Vorri Sadik Arifit (l.). – Thuhet se këtë njeri, pa kurrfarë faji e kishin mbytur xhandarmëria e ish-Jugosllavisë.
17. NË RAKOC:
- Vorret e Katalikve (v.). – Në këto varre i varrosnin shqiptarët pjesëtarë të konfesionit katolik, ndaj i quajtën kështu.
- Vorret e Mislimanve (jl.). – Ngase në to varroseshin shqiptarët e konfesionit mysliman.
- Vorret e Panjofne (j.). – I quanin kështu këto varre ngase nuk dihej fare se të kujt ishin , kush ishte varrosur në to as të cilës kohë ishin. Gjendeshin në mes të fshatit, mu në shesh të Rakocit.
- Vorret e Zabelit. – informatori nuk di se të kujt ishin këto varre që gjenden në një zabel (mal me lisa të gjatë) të fshatit e që shtriheshin në nja 60 arë siparfaqe. Thuhej se ishin shumë të moçme.
- Vorri Peqinit (j.). – Sipas informatorëve, dikur njëfarë Peqini, i ikur (kaçkin), ishte ardhur te një rakocas. Ai, i ikuri, i kishte pasur gjak borxh dikujt. Gjoja se i dëmtuari i paska pas rënë në gjurmë Peqinit dhe vë lidhje me këtë të rakocsin. Thuhet se ky i rakocsi merr para dhe e qet në pritë (pusi), kështu që ai (gjaksi) e vret Peqinin në përcjellje të tij dhe aty e varrosin, ndaj edhe këtij mikrotoponimi i kishte mbetur emri sipas emrit të të ndjerit – Peqinit. (Shih, Peqin – vend në Shqipëri).
18. NË RAKOVINË:
- Vorret Te Drini ( l.). /Në këto varre varrosen rakovinasit, të të tri lagjeve. Këto varre i quajnë edhe Te Vorret. Kohëve të fundit po ndodh që ndonjë familje e Rakovinës të varrosë ndonjë pjesëtarë të saj edhe jashtë këtyre varrezave, sidomos ata të cilët kanë humbur jetën aksidentalisht në komunikacion. Varrezat e tilla nuk i kanë emërtuar – na thanë informatorët./
19. NË RASHKOC:
- Vorret e Kaurrive (vl.), /Konsiderohet se në këto varreza janë varrosur shqiptarë të konfesionit katolik. Thuhet se janë varre të moçme dhe se ka shumë vjet që askush nuk varroset në to…/,
- Vorret e Kodralisë (l.), /Inf. thonë se këto varre nuk janë shumë të vjetra. Në to varrosen banorët e mëhallës Kodrali e rashkocit, ndaj edhe e morën këtë emër./,
- VORRET e MOÇME (vp.), /Thuhet se janë varre të vjetra, që nga koha e luftërave turke (?). Nuk dihet se kush është varrosur në këto varre./,
- Vorret e Neticit (v.), /Quhen kështu ngase në to varrosen pjesëtarët e mëhallës Netic./,
- Vorret e Shkive (p.), /Informatorët thonë se këto varre janë të reja. Në to varrosen pjesëtarët e kombësive malazeze e serbe kolone, ngase deri në këto vite të fundit në këtë lokalitet kishte shumë familje të tilla./.
20. NË RATISHË TË EPËR:
- Vorret e Ratishit (p.), /Varre në një kodër ku ka lisa të mëdhenj e të moçëm. Janë varre të vjetra, na thanë informatorët. Në këto varreza varrosen pjesëtarët e konfesionit mysliman të Ratishit të Epër dhe të Ratishit të Ulët.
21. NË RATISHË TË POSHTME:
- Vorret E Dedakve Nërmje Prrojeve (jl.), /Janë varre të moçme në mes të Përronit dhe Jazit të Gurinave. Janë të familjes së dikurshe të Dedakve të Ratishit. I kishin pas varrosur aty (në mes ujërash), sipas bindjes “që të mos përhapet sëmundja e lisë, prej së cilës sëmundje thuhet se kishin vdekur”. Nuk dihet se a ishin faruar të gjithë pjesëtarët e asaj familjeje, apo të ketë shpëtuar ndonjë nga ajo sëmundje por të jenë larguar nga këtu, sepse tash nuk ka në Ratishë trashëgimtarë të asaj familjeje. Këto varre janë pa përkujdesje dhe janë para zhdukjes së tërësishme, thonë informatorët/,
- Vorret e Katalikve (vl.), /Varre relativisht të reja në të cilat varrosen pjesëtarët e besimit katolik. Deri rreth vitit 1957 katolikët e Ratishit të Ulët pjesëtarët e tyre i varrosnin në varreza të Bardhaniqit./,
- Vorret e Malazezve (v.), /Varre në mal ku janë varrosur kolonistët malazez. Janë relativisht të reja, të formuara “në kohën e Serbisë së Parë”. Janë formuar duke filluar nga viti 1939, në kohën kur është ndërtuar edhe Kisha sllave në mal të Ratishës së Ulët – na patën thënë informatorët këtu./,
- Vorret e Ratishit n’kodër (l.), /Janë varre në Kodër. Në to varrosen pjesëtarët e familjeve të anës së poshtme të Ratishit të Ulët./.
22. NË SAPOT:
- Vorret e Manalive (p.), /Janë varre të reja. Datojnë prej vitit 1968. Në to varrosen vetëm pjesëtarët e familjes së Manalive, rrethanë kjo prej së cilës iu mbeti edhe emri./.
Shënim: Familjet tjera të katundit Sapot të vdekurit i varrosin në Varre të Becit.
23. NË SUKË TË CËRMJANIT:
- Vorri Bab’s Arap (E quajnë kështu një varr për të cilin legjenda thotë se është varri i një ushtari të mbetur në një luftë të dikurshme aty. Dëgjohet këtej edhe emërtimi Vorri Arapit.),
- Vorri Bab’s Sadik (Thuhet se ky kishte qenë nipi i bab’s Mustafë dhe ushtar i tij, i cili ishte mbetur në luftë, në Sukë.),

24. NË VRANIQ:
- Vorret e Vraniqit (l.), /Thuhet se janë varre bukur të vjetra. Tokën në të cilën gjenden këto varreza e kishte lëshuar beu dhe se janë në territor të katundit Doblibare. Edhe pse kështu, këto quhen Vorret e Vraniqit. Në këto varre varrosen pjesëtarët e besimit katolik të Vraniqit dhe të Doblibares./.
25. NË VRANOC TË VOGËL:
- Te Vorret e Shkive (jp.), /Kështu e quajnë një vend në mal ku ishin disa varreza të pjesëtarëve të kolonistëve malazez./.
26. NË ZHABEL:
- Vorret e Gabelve (j.), /Varreza të formuara vonë. Në to varrosen gabelët (jevgjit), ndaj edhe i quajnë kështu./,
- Vorret e Malzezve (vl.), /Janë varre të familjes së Malzezve./,
- Vorret e Rracve (vl.), /Varre të familjes së Rracve./,
Shënim: Vorret e Malzezve dhe Vorret e Rracve të Zhabelit janë në të njëjtin kompleks kodrinor. Ato i ndan Rruga e Madhe që çon në Zhabel Plak
- Vorri Shaqir Llapit (jl.), /Është varr në Lëdinë të Agës. Thonë i njëfarë Shaqir Llapit./.
27. NË ZHDRELLË:
- Vorret e Zhdrell’s (vp.), /Informatorët thonë se këto varre janë shumë të vjetra dhe nuk dihet kush është varrosur në to. Në traditë ruhet legjenda sipas së cilës “dikur ishin takuar dy parë krushq (dasmorë), e që sipas adeteve të atëhershme, janë vrarë në mes veti. Këtu janë dy varre veç, për të cilat thonë se janë të dy nuseve. Pra, gjoja se, kanë mbetur edhe nuset të vdekura./.
VARRE TË DUSHKAJËS TË CILAT DUHET TË GJURMOHEN
Siç kemi vërejtur në traditë të Dushkajës, janë disa varreza të moçme për të cilat as në traditë nuk dihet se të kujt janë as të cilës kohë janë. Burime shkrimore për to nuk kemi gjetur. Mendojmë se varret e tilla duhet hulumtuar e gjurmuar, në mënyrë që të zbardhet vjetërsia e tyre, kush është varrosur në to, a kanë qenë ato vdekje pasojë e ndonjë sëmundjeje, ndonjë lufte, apo vdekje të natyrshme (?), si dhe elemente të tjera të rëndësishme. Ndaj, varre të Dushkajës të cilat duhet të gjurmohen, na thotë mendja se, janë: lokaliteti (në Bec) që quhet N’LLUGA t’VORREVE (j.). Në traditë të këtushme thuhet se ”Janë varre të vjetra për të cilat nuk dinë se kush është varrosur në to”.
VORRET E KQIA, i quajnë do varre në krahun lindor të Bërdesanës. Mësuam se quhen kështu këto varre sepse janë të dëmtuara nga koha. Janë të moçme dhe informatorët nuk dinë se kush është varrosur në to dhe as të cilës kohë janë ?/. Gjithashtu edhe në territor të katndit Doblibare kemi shënuar mikrotoponimin VORRET E KQIJA, vend për të cilin thuhet se “aty ka pasur varre të vjetra, për të cilat nuk dihet se të kujat ishin”. Në Shqiponjë (ish-Jabllanicë) janë dy parë varreza: VORRET N’MAL T’AHMATIT dhe VORRET N’MAL T’VNESHTVE. Vorret n’Mal t’Ahmatit, janë në afërsi të Mëhallës së Përkolve, në një lëndinë, por tash as që mund të vërehet ndonjë gjurmë që ka pasur varre aty. Edhe para tridhjetë e më shumë vjetësh, më të moshuarit e këtij katundi nuk kishin mbajtur mend të kenë dëgjuar diçka për këto varre, sikundër as për ato që gjenden në një kodër, në mal, që i quajnë Vorret n’Mal t’Vneshtve. Edhe këto të fundit, janë para zhdukjes së tërësishme, identifikohen vetëm përmes të gurëve të thjeshtë varresh. Me interes të gjurmohen na duken edhe VORRET E HASALLAKIT, që janë në territor të katundit maznik dhe Zhabeli Plak të Dushkajës. Për to në traditë thonë se “Janë varre shumë të moçme. Nuk dihej se kush është varrosur në to. Në vitin 1974, nga Turqia kanë ardhur (prej Izmirit) familjarët (pasardhësit) dhe i kanë marrë eshtrat e disa ushtarëve të tyre, thuhet nga një luftë e ndodhur dikur aty ?. Këto varre, kujtoj, kërkojnë një studim arkeologjik. Hasallak, populli e quan një sëmundje të rëndë e të pashërueshme, dikur. Kjo jep të kuptosh se këto varre mund të jenë me viktima të shkaktuara nga ndonjë sëmundje (?). Në territor të katundit Rakoc kemi pasë shënuar edhe emtrin e varrezave: VORRET E PANJOFNE. I quanin kështu këto varre ngase nuk dihej fare se të kujt ishin , kush ishte varrosur në to as të cilës kohë ishin. Gjendeshin në mes të fshatit, mu në shesh të Rakocit. Ndërkaq, për VORRET E ZABELIT gjithashtu nuk dinë se të kujt ishin këto varre që gjenden në një zabel (mal me lisa të gjatë) të fshatit e që shtriheshin në nja 60 arë siparfaqe. Thuhej se ishin shumë të moçme. Sipas legjendës që ruhet në traditë, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë janë edhe varrezat në Ratishë të Poshtme të cilat i quajnë VORRET E DEDAKVE NËRMJE PRROJEVE. Për këto varre atje thonë se: Janë varre të moçme në mes të Përronit dhe Jazit të Gurinave. Janë të familjes së dikurshe të Dedakve të Ratishit. I kishin pas varrosur aty (në mes ujërash), sipas bindjes “që të mos përhapet sëmundja e lisë, prej së cilës sëmundje thuhet se kishin vdekur”. Nuk dihet se a ishin faruar të gjithë pjesëtarët e asaj familjeje, apo të ketë shpëtuar ndonjë nga ajo sëmundje por të jenë larguar nga këtu, sepse tash nuk ka në Ratishë trashëgimtarë të asaj familjeje. Këto varre janë pa përkujdesje dhe janë para zhdukjes së tërësishme, thonë informatorët. Një veçanti në toponiminë e varreve të Dushkajes paraqesin varreza të krijuara sipas zakoneve të vjetra se “kur janë zatetë në rrugë dy parë krushq, kanë luftu nërmje veti, deri në krushkin e fundit dhe nuset”, në Dushkajë kemi gjetur: VORRET E DY PARË KRUSHQVE (Gërgoc) dhe VORRET E ZHDRELL’S (në Zhdrellë), të cilat, siç thonë, janë varre të nga dy parë krushqve (dasmorëve) që janë brarë në mes veti. Mbase, edhe varret e krijuara si pasojë e kësaj rrethane janë me interes të hulumtohen e gjurmohen (?).
Referencat:
1) Skënder R. H o x h a, Toponimia e fshatrave Radoniq e Rakoc, Gjurmime Albanologjike, Seria e Shkencave Filologjike (më tej: sshf.), 16 – 1986, Instituti Albanologjik i Prishtinës (më tej: IAP), Prishtinë, 1987, f. 285; S. R. H o x h a, Çështje të toponimisë së katundeve Radoniq dhe Rakoc të Dushkajës (kumtesë), Çështje të studimeve albanologjike I, IAP, Prishtinë, 1987, f. 333.
2) Jovan C v i j i ć, Osnove za geografiju i geologiju Makedonije i Stare Srbije III, Beograd, 1911, f. 1138.
3) Katundet Radoniq dhe Rakoc, si vendbanime, janë zhdukur që nga viti 1984, ngase pjesa më e madhe e tokave të tyre u përmbytën në Liqenin artificial “Radoniqi”, por toponiminë e territorit të këtyre dy katundeve e pata vjelë para zhdukjes së tyre.
4) Pavle I v i ć – Milica G r k o v i ć, Dečanske hrisovulje (më tej: DH), Novi Sad, 1976 (f. I – 191, 196, 265; II- 26, 39, 49, 50, 54, 62, 67; III- 1167, 2309, 2331, 2601, 2602, 2826).
5) Selami P u l a h a, Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, i vitit 1485, (më tej: DRSSH…), Tiranë, 1974, f. 249, 334, 135.
6) Shih, Rezultatet e Para të Regjistrimit të Popullsisë së Kosovës, të vitit 1981, Enti Krahinor i Statistikës, Prishtinë, 1981.
7) Rexhep I s m a j l i, Diskutimet, Onomastika e Kosovës, Prishtinë, 1979, f. 587.

Similar topics
» Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (IV)
» Skënder R. Hoxha: Toponimia e Dushkajës (I)
» Skënder R. Hoxha: Dushkaja kërkon gjurmime arkeologjike
» Skënder R. Hoxha: Gjerdan vargjesh për Dushkajën (Poemë)
» Skënder R. Hoxha: Masakra e Jabllanicës (Shqiponjës) së Dushkajës e vitit 1921

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi