Skënder R. Hoxha: Masakra e Jabllanicës (Shqiponjës) së Dushkajës e vitit 1921
Faqja 1 e 1

Në shteg të 88-vjetorit të një përvjetori të hidhur
MASAKRA E JABLLANICËS ( SHQIPONJËS) SË DUSHKAJËS E VITIT 1921
Shkruan Prof. Skënder R. HOXHA
Atje diku në male të Dushkajës…
Katundi Jabllanicë gjendet në krahun verior të Dushkajës, ndërsa për qendër administrative, arsimore, kulturore, ka Gjakovën. Territori i këtij katundi ka kofiguracion relievor kodrinor e malor, por edhe me fusha të gjera, të rrafshta e pjellore që shtrihen në anën e djathtë të Lumbardhës (Bistricës së Deçanit) si dhe në të dy anët e Përronit i cili, në drejtim perëndim-lindje, gjarpëron nëpër luginën e Jabllanicës.
Jabllanica kryesisht është e rrethuar me male. Në lindje, verilindje dhe veri, Lumbardha e Deçanit e ndan nga krahina etnogjeografike Lugu i Baranit, në veriperëndim përkufizohet me Llugaxhinë, në perëndim me Zhabelin, në jug me Gërgocin dhe në juglindje me territorin e katundit Kralan të Dushkajës.
Katundi Jabllanicë në përbërje të vet ka 6 lagje, apo mahallë, siç i quajnë këtu, e që janë: Mahalla Mulaj, Mahalla Lugjve, Mahalla e Poshtme, Mahalla Përkolve, Mahalla Shavarit, Polanat. Lagjet në Jabllanicë janë të tipit disperz, larg njëra-tjetës. Është krejt e natyrshme që brenda një vendbanimi pjesëtarët e vëllazërive të gjakut të koncentrohen në lagje të veçanta. Sipas këtij principi, popullata e Jabllanicës organizon mënyrën e jetesës në tri lagje, ndërsa në tri lagje të tjera struktura e vëllazërive është pak e përzier. Ndërkaq, banorët e Jabllanicës të gjithë janë shqiptarë, të konfesionit mysliman.
Pllaka përkujtimore e Masakrës së 1921-tës, në Kodër të Madhe, e shkatërruar nga barbaria serbe |
… Dhe, pikërisht në këto kulla, gjetën mikpritje e strehim strategët e Lëvizjes Çlirimtare Kombëtare: Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, e të tjerë…, si dhe pjesëtarë të çetave kaçake me në krye Azem Bejtën, gjë që, një ditë, populli liridashës i Jabllanicës do ta paguajë shumë shtrenjtë…
Politika serbo-sllave në vazhdimësi bëri presione, shtypje sistematike, burgosje, vrasje, masakra, mbi shqiptarët që donin të jetonin në trojet e tyre. Për të gjitha këto përdorën mënyra të ndryshme, deri te ato më qyqaret, për të fshehur gjurmët e krimeve. Në regjitrin e masakrave të tilla, njëra ndër më të shëmtuarat, është edhe Masakra e Jabllanicës së Dushkajës e vitit 1921.
1. DECENIET E PARA TË SHEKULLIT XX DHE MASAKRA E JABLLANICËS
Pikërisht, për shkak të asaj politike të fshehjes së krimeve, për këtë gjenocid që ishe bërë në Jabllanicë, deri më tash, nuk kemi parë të jetë publikuar ndonjë shkrim i veçantë. Duke i zënë ngoje terroret e këtij lloji, të asaj kohe, mbi popullatën shqiptare, profesor Mark Krasniqi shkruan: “Pushteti borgjez dhe xhandarmëria e tij, kishin përkrahje të madhe nga bashkëpunëtorët e tyre besnikë (…) – vojvodë e kapitenë të njohur, siç ishin: Kosta Peçanac nga Gjurakoci, Miliq Kërsta nga Istogu, Spirë Kapetani (Dobrosavleviq) nga Dellovci, Arseni Qyrku (Qirkoviq) nga Gllaviqica, Gal Milenko Terziq (Gal Qorri) nga Letina (Pejë), pastaj Nikodim Grujiqi, Novë Giliqi nga Babiqi etj. Kështu, më 1921 brenda ditës, Miliq Kërsta me xhandarmëri e bashibozukë vrau 63 shqiptarë të pafajshëm në fshatin Jabllanicë (Dushkajë)”1)
Sadri Adem Kosumaj |
Më 9 korrik 1921, herët në mëngjes, ekspedita ndëshkuese e ushtrisë dhe xhandarmërisë e prirë nga banda çetnike dhe vullnetarët serbo-malazias të anës së Pejës, Deçanit, Klinës, Gjakovës dhe Istogut, e rrethojnë Jabllanicën nga të gjitha anët. Burrat u thirrën që të mbledhen që të gjithë në mes të fshatit se do të vinte aty edhe Osman Aga, kryetar i komunës së Cërmjanit. U bë bastisja e shtëpive që asnjë mashkull të mos mbetej Brenda. Më pastaj fshatarët u akuzuan rëndë si strehues të kaçakëve në krye me Azem Bejtën. Pasoi plaçkitja e shtëpive dhe e bagëtisë, lidhja e fshatarëve me shoka dhe rripa. Masakra nisi me vrasjen e Osman Agës pas shpine. Gjashtëdhjetë meshkuj, të lidhur, nga mosha 13 vjeç e sipër, i dërguan jashtë fshatit, në Kodër të Madhe dhe i pushkatuan të gjithë. Shpëtuan vetëm dy vetë të mbetur nën të vrarët. Kufomat e viktimave u varrosën pas pesë-gjashtë ditësh nga fshatrat përreth.
Pas masakrës së Jabllanicës ushtria, xhandarmëria, çetnikët dhe vullnetarët serbo-malazias ia mësyjnë Kralanit, krejtësisht të braktisur, vrajnë kryeplakun Sali Brahimi 60 vjeç, plaçkitën dhe dogjën fshatin”.2)
Pra, ishte ky masakër i paparë. Viti dihet: 1921-shi. Datën e saktë nuk e dimë. Pleqtë thonë: “9 javë mas Shëngjergjit”. Dihet kush e bëri masakrën: xhandarmëria, rajat e grupet çetnike të Miliq Kërstës, nga Peja, Istogu e rrethinat e tyre, por të mbështetur e të ndihmuar drejtpërdrejt nga forca të armatosura ushtarake nga Gjakova.
2. ATY RRININ STRATEGËT E KOMBIT
(pleqtë rrëfejnë…)
“ … M’kujtohet se Azem Bejta me trimat e tij shpesh vike nëpër Jabllanicë. Vike për Va t’Gashit e bike nëpër katun tonë e shkojke dikah nëpër male. E maj mën mirë se n’kullë tonë a kanë vet Hasan Prishtina me Isë Boletinin … Jan’ ardhë natje herët dhe jan’ ngjitë n’kullë. Ju kena kthy buk’ e kan’ pushu bukur mirë… Ata ishin kan’ ba pa rru. Baba Ramë, Ram’ Fazlia, e ka marrë ujt e i ka lagë, e dyt i ka rru me brisk kose. Si sod e maj mën kur Hasan Prishtina i tha bab’s Ramë: “ksi rroje t’letë nuk e kam ba te asni berber” … E di si at’ nat’ kan’ fjetë te na e t’nesrit, m’doket, jan’ shku për Gjakovë…” (Tregoi: Bekë (Halil) Ahmeti).
“ …N’Jabllanicë asht kanë Hasan Prishtina, n’kullë t’Haxhi Bajramit – t’Ramfazlive. Knej asht ra shpesh Azem Bejta. Bike nëpër Va t’Gashit, kah Mas Arave… Bile ni her n’Va t’Gashit ju kish pas nxanë prita pej xhanarrve që edhe civil’ kishin pasë me veti. … Thojshin se veç ni bërtimë e Azemit asht ni, e t’tanë xhanarr e civil’ e kan’ lshu pritën eAzemi e ka vazhdu rrugën e vet…”
“ … Bajram Curri ish kan’ ardhë shpesh n’Jabllanicë, te na Përkolt. Thojshin kah senja 1910 – 12. Kish pasë jarani me Adem Ramën e Përkolve. Ni her’ Bajram Curri i kish pa thanë bab’s Adem: “Adem, a ma falë qefin”? Fjala ish kanë për kali t’shal’s, se ish kanë kali me za. … Për hatër t’jaranisë si e kishin pasë nërveti, e mi neru Bajram Currin, Ademi me gjith’ qef ja kish pas falë kalin e shal’s …” (Tregoi: Halil (Mehmet) Ademaj).
“ … Knej vike shpesh edhe Azem Galica. Vike nëpër Va t’Gashit e bike rreth katuni, mas arave, e shkojke nëpër mal për Zhebel e Maznik e për në Shipni, e apet u kthejke ksej rruge …” (Tregoi: Smajl (Sylë) Hajdari).
3. JABLLANICA NJË NATË PARA MASAKRËS…
Natë e verës së vitit 1921. Jabllanica e Dushkajës, e komunës së Cërmjanit, me kryetar komune Osman Agën e Rashkocit. Miftar katundi në Jabllanicë ishte Tahir Smajli i Mëhallës së Poshtme, e ndihmës i tij Bardhec Hajdari i Mëhallës së Lugjve.
Jabllanica, fshat malor, me 13 shtëpi (sipas pleqve), me burra të njohur e të zotët, bujarë e mikpritës. Por, atë natë, në kulla të Jabllanicës nuk ishin vetëm jabllanicasit: kishte kaçakë e rebelues të tjerë të strehuar këtu, që luftonin për të drejtat kombëtare, kundër pushtetit antipopullor të Jugosllavisë borgjeze. Kishte, atë natë, në Jabllanicë edhe shumë mysafirë të rastit, ndër të cilët, në evokime, edhe sot përmendet Ali Bajraktari i Bajraktarve të Vranocit, Fazli Rexhepi prej Kosuriqit (Lugu u Baranit), e ndonjë tjetër.
Ajo natë, la do kujtime në traditë të Jabllanicës:
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Skënder R. Hoxha: Masakra e Jabllanicës (Shqiponjës) së Dushkajës e vitit 1921
Çka tregoi shpatulla e pulës ?…
“ … Ni natë para se mu gri Jabllanica, Ali Bajraktari i Vranocit ish kanë musafir n’Jabllanicë, te Ramfazlit… At’ nat’ kishin pasë pulë për darkë. Kah po hajnë darkë, Haxhi Bajrami, i zoti i shpisë, pi kqyrë shpatllën, se i kish pa kqyrë mirë Haxhia shpatllat e pul’s. Ali Bajraktari e vetë: “Haxhi, shka po thot shpatlla”? Haxhia, tuj e lujtë krytë, kish pa thanë: “Hiq mirë s’po kallxon… Kjo po thot se ma mirë sonte t’i narkojmë senet e t’ikim pej katuni, e mos t’na çelë sabahi ktu …” (Tregoi: Rexhë (Binak) Zeneli).
Parandjenja e Agës
“ … At’ nat’, Asman Aga kur shkon me ra n’fjetë t’vet, i kish pas porositë mashkujt: “Si vjen kush mem lypë natën, thuni se nuk jam k’tu. …Dikur, mas gjys’s nat’s, vjen dikush e thirrë te dera e aborrit. Kur del ni mashkull i Ag’s, ata i thonë: “Thirre presetnikin”. Kur shkon ky e i ban za Asmanit te dera e fjet’s, Asmani i bërtet: - “A u kam thanë mos me kallxu si jam ktu”. Po ky mashklli kish pas harru, ja s’kish pas ni kur i ka porositë Aga. …Asmani del e i gjanë te dera e aborrit xhanarrt si ishin ardhë mi marrë. Aty e gjanë edhe Sadik Kokallën e Cërmjanit, se ai ish panurr i Asman Ag’s. Kokallën e kishin pas marrë përpara se me ardhë te Aga.
… Prej aty nisen e vinë për Jabllanicë. N’katun kishin pas mrri para sabahi …” (Tregoi: Sejdi (Adem) Kasumaj).
“ … Kur ishin kan’ shku at’ nat’ mi marrë Asman Agën, se ish presetnik e Kokallën - panurr i tij, Asmani i kish pa thanë nifar’ Milloshit, dallavogjë – “Po pritoj me ardhë bre, se asht e përzime e madhe”, po ai i thot” –“Hajt Asman, mos ki dert, se s’ka met prekë kush”. …” (Tregoi: Ukshin (Ramë) Hamzaj).
Rrethimi i katundit
Burimet gojore të ruajtura në traditë të Jabllanicës tregojnë se katundi është rrethuar diku në orët e hershme të mëngjesit, para agut. Rrethimi ishte bërë kështu: Forca ushtarake të armatosura që vijnë prej Gjakove e vendosen në vendin e quajtur Zabeli i Gojanit, në jugperëndim të fshatit, kah Mëhalla e Lugjve, afër rrugëve që lidhin Jabllanicën me fshatra të Dushkajës e me Gjakovën, në këtë krah, si dhe në vendin e quajtur Te Vorret e Ahmezenelve, kah Mëhalla e Poshtme, ana lindore e fshatit, aty ku një rrugë çon për në Kralan, e tjetra kah Vau i Gashit (Va në Bistricë të Deçanit) që çon në fshatin Nepole (Lugu i Baranit). Në këto dy vendrrethime ushtria kishte pasur edhe topa. Vendrrethimi i tretë i kësaj ekspedite famëkeqe ishte bërë kah ana veriore e Jabllanicës, në Kodër të Madhe e në Mal të Vnesht’ve, nga bandat çetnike të Miliq Kërstës – të ardhura nga Peja.
“ … Krejt katuni ish kanë i rrethumë. N’dy an’t pej ushtrie e knej pej Peje jan’ kanë shkitë raje. Ushtria jan’ kanë n’Zabel t’Gojanit e te Vorret e Ahmezenelve, e shkitë raje jan’ kanë n’Kodër t’Madhe…” (Tregoi: Halil (Mehmet) Ademaj).
“ … Ni top asht kanë n’Zabel e nja te Vorret e Ahmezenelve. Me topa kishin pa gjujtë n’kullë t’Haxhi Bajramit e n’kullë t’Fazli Syl’s…” (Tregoi: Rexhë (Binak) Zeneli).
“ … Topat ishin t’ngrehun te Vorret e Ahmezenelve edhe n’Zabel t’Gojanit. Me topa kan’ gjujtë para se mej vra burrat n’Kodër… N’kullë tonë janë ra do gjyle t’topit e naj kanë prishë përzoret e kull’s edhe kulmin …” (Tregoi:Bekë (Halil) Ahmeti).
* * *
Dhe, askush s’kishte menduar se vetëm ajo natë malësorët e Jabllanicës po i ndante nga Vdekja e Madhe. Nuk kishin menduar se shumëkush nuk do ta priste i gjallë natën tjetër që vjen. Jo, nuk kishin parë as në ëndërr nënat që përgjithmonë do të mbesin pa bijtë e tyre më të mirë, motrat pa vëllezër, gratë pa burra … Jo, as të strehuarit e Lëvizjes Çlirimtare, e as mysafirët, nuk kishin menduar se s’do t’ju kthehen më shtëpive të tyre…
Dhe, drita e ditës që zbardhi, pas asaj nate, Jabllanicën e zuri të rrethuar nga bishat e egra serbosllave të etura për gjak shqiptari…
Por, edhe pas rrethimit, megjithatë, dikush kishte arritur të ikë, të largohet nga fshati…
Largimi i Bajraktarit …
“ … At’ nat’, Ali Bajraktari i Vranocit ish kan’ qillu musafir n’Jabllanicë, n’Mahallë t’Lugjve. N’natje, kur merret vesh si shka u ba, si u rrethu katuni, dikush i kish pa thanë: “Çou Bajraktar se po grihet katuni” – “Nashtë - kish pa thanë ai - shka t’ju gjajë ju, let’ m’gjajë edhe mu”. Masanej, kishe si me zort e kishin pa binë, e ni plakë e lugjve e ka qitë dej te Prroni, e Prronit përpjetë ish kan’ ikë Bajraktari …” (Tregoi: Tafë (Isuf) Zeneli).
… Dhe Man Sejdisë
“ … Man Sejdia, thonë, ditën si dojke mu gri Jabllanica, ish kan’ ikë e hi n’bira t’vjedullakve, ku kish pa qinru 7 dit’ pa hangër e pa pi. Ai ish kanë pej Strellcit, po rrike n’Jabllanicë. Thojshin a kanë nipash i Maliq Belegit … “ (Tregoi: Sejdi (Adem) Kasumaj).
Mëngjes i asaj ditëzeze.
Në Jabllanicë, drama po i afrohej aktit më tragjik të saj…
4. JABLLANICA NË DITËN E MASAKRËS
Ditë tmerri…
Në Jabllanicën e rrethuar fillon rrëmuja…
Xhandarmëria me raja, bashibozukë e banda çetnike të kryebanditit Miliq Kërsta hyjnë nëpër oborre e shtëpi. Bastisin. Mbledhin meshkujt: pleq e të rinj. I lidhin nga dy e nga tre me shoka të tyre, me litarë, si mundën… I çojnë në Kodër të Madhe.
Preteksti: - “Ju po e mbani Azem Bejtën me kaçakët e tij” – kishin thënë ata…
Në Kodër të Madhe, dikur, ishte dëgjuar batarja. I vrasin burrat atje.
Në Ulicë të Lugjve vritet kryetari i komunës, Osman Aga dhe polici i tij, Sadik Kokalla.
Te Ura e Madhe vritet fëmija 13 vjeçar, Qerim (Binak) Zeneli, i cili çonte lopët të kullosin…
Vritet plaku me mjekërr, Hasan Shabani i Përkolve, në prak të derës së oborrit…
Vritet edhe ndonjë tjetër nëpër rrugë të fshatit, në oborre të tyre, e që gjithsej të pushkatuar atë ditë në Jabllanicë bëhen 64 meshkuj (dëgjohet edhe numri 63 i viktimave të kësaj masakre ?)…
Në Kodër të Madhe ndodhi ploja
Kodra e Madhe, vendi i ngjarjes, atë ditë kishte humbur krenarinë, ishte shndërruar në një kasaphane të tipit më të egër e barbar që dinin t’i bënin serbosllavët, ku viktimë ishin shqiptarët. Kodra e Madhe atë ditë u ul me gjakun e 64 shqiptarëve, dhe arsyeja: vetëm pse ishin shqiptarë, pse donin LIRINË dhe ÇLIRIMIN KOMBËTAR. (!!!)
Më të moshuarit e sotëm të Jabllanicës, në kohën kur u bë kjo masakër, ishin fëmijë, ndonjë prej tyre u lind po atë vit të kobshëm, e disa të tjerë në atë dhjetëvjetësh… Këta, pra, janë dëshmitarët. Fjalët dhe kujtimet e tyre janë vetë historia e plojës së Jabllanicës… Ndaj, nga goja e disave prej tyre, në mënyrë origjinale (pa ndërhyrje gjuhësore), po shkëpusim disa kujtime që, së bashku, e thurin këtë pjesë të zezë të historisë së Jabllanicës, kohë zezonash e kombit tonë:
“ … Isha 6 vjeç. M’kujtohet kur na’u mush aborri me xhanarr dhe ja kan’ nisë me na hallakatë shpi për shpi. I lypshin mashkujt pej 15 vjet e përpjetë… Ni çetnik mu pat afru e m’tha: “mos u tut”. Kshtu hishin nëpër katun, shpi për shpi, e i mledhën burrat. Burrat i lidhshin dor’ për dore me shoka t’tyne. I lidhshin ka dy e ka tre me ni shokë. Qashtu t’lidhun i kan’ çu n’Kodër t’Madhe e i kan’ ba batare 64 burra. N’at’ kohë, miftar katuni ish kanë Tahir Smajli i Mahalls Poshtër… Haxhi Bajrami i jonë, ish kan’ ngjitë përpjetë Ulic’s. Kur a shku n’Zabel t’Gojanit asht ra n’pritë t’çetnikve. Ju kish pas thanë se “me pasë armë, e kish ni edhe Peja se shka kisha ba qetash”… Pa i maru k’to fjalë baba Haxhi, çetnik’t e kishin pa gjujtë me batare e qashtu i vramë kish pa qinru tri dit’ e net…” (Tregoi: Bekë (Halil) Ahmeti).
“ … Jam kanë 15 vjeç. M’kujtohet se knej pej Peje jan’ ardhë shkitë raje. Udh’heq’s e kishin pasë Miliq Kërstën. Jan’ kanë ma shum se 50 vetë. Do pej tyne pushk’t i kan’ pasë t’lidhme me konop t’gjave… Pej Gjakove jan’ ardhë ushtria. Ata e kishin pa marrë me veti edhe presetnikin, Asman Agën e Rashkocit e panurrin e ti, Sadik Kokallën e Cërmjenit. Mas pari me ta ish kan’ zatetë Uk Zeneli, n’Zabel t’Gojanit, se Uka u çojke herët. E kishin pa vetë: “Kush asht miftar katuni”? Mikxha Ukë ju ka thanë se “Asht Bardhec Hajdari” ). Ata i thonë: “Shko thirre Bardhecin”… Kur a shku Bardheci te ta, e kan’ vetë: “A ka komitë ktu”? Bardheci ju ka thanë – “S’ka”. At’her ja kan’ dhanë ni letër dhe i kan’ thanë: “Shko te Miliq Kërsta n’Kodër!”. Kur shkon Bardheci te Miliqi e ja jep letrën, ai e merr e knon. N’letër kish pa shkru: “Mledhi të tanë, se jan’ t’përzimë me koçak’ gati secilla shpi”…
… Mashkujt e katunit i ka mledhë Miliq Kërsta. N’tana an’t e katunit ka pasë shki, ushtri e raje. Kah shkojshe u zatetshe n’ta. Kan’ pasë edhe topa me veti. Topat i kan’ pasë t’ngrhun n’Zabel t’Gojanit, te rruga që vjen pej Gjakove, edhe te Vorret e Ahmezenelve t’Mahall’s Poshtër, n’ledina, te rruga për kralan…
… Para se me fillu m’i gri katunin, lypën buk’. Bardheci jonë i mledhi do dhën m’i pre. 15 dhën i kan’ pre me ju ba buk’ Asman Ag’s e ushtrisë çetnike. Dhët’ jan’ mledhë e pre para dyrve tona. Ktu para dyrve i kan’ pru kazanat e mishit, po buk’ nuk hangrën… Asman Aga i kish allti e pushkë, e nuk guxojshin fort me ju afru. Kokalla i thot’ Ag’s : “S’po dorzohem presetnik”, po meniher’ i rrethunë, e ni çetnik, carragor, ja merr alltinë e pushkën, i lidhën dhe i nisën Ulic’s teposhtë (është fjala për Ulicën e Lugjve – sqarim yni) për mej çu te shkitë raje… Kur jan’ ra te shpia e Ramfazlive, asht ni batarja n’Kodër t’Madhe si ja nisën mej vra burrat atje, edhe meniher’ i kan’ pushkatu aty n’ven Agën eKokallën, qaty i kan’ vorret… Kur i kanë vra kta t’dy, un’ jam kanë nja 3-4 metra ngat…

… Pa u vra burrat i pata thanë Qerim Binakit – po ikim n’mal. I bana rixhe, po ai nuk erdh se tha: “m’i marrin lop’t”, se i pat l’shu lopë e bullica. Qerimi asht kanë 13 vjeç at’her. E kishin pa vra kah jan’ shku teposhtë, të Ura Madhe. I kan’ ra pushkë mas shpine, i kapun n’gardh, tuj dashtë m’i kapërcy gardhin…
… Kah i kan’ çu n’Kodër burrat e Jabllanic’s, koçakt e musafirt si i kan’ nxanë ktu, ni shka kur e sheh Maliq Belegin i thot: “O Maliq, për dyje ma Faza jote s’tmaron apangë me sixhima t’bardhë”. Maliqi ish kanë koçak, po rrike n’Jabllanicë, e ky shkau e kish pa njoftë Maliqin… N’Jabllanicë ka pasë edhe koçak’ tjerë, po jau kam harru emnat, se ktu vishin m’u mshefë… (Tregoi: Smajl (Sylë) Hajdari).
… Jabllanica asht gri me t’nizetenitën sene, 9 javë mas Shingjergji. Miftar katuni a kanë Tahir Smajli. Ushtria pej Gjakove e raja pej Peje jan’ ardhë t’armatosun. Udh’heqsa t’tyne jan’ kanë Vuksan Gojkoviqi e Zhivk Rajoviqi… At’ sene Jabllanica i ka pasë 13 shpi, po ka pasë koçak’, musafir’ e t’ikun pej tjera anve… Nuk kan’ mujtë me kunrashtu se i kan’ mashtru. Kur ja kishin pa nisë me’i mledhë mashkujt e me’i lidhë, ju kan’ thanë: “Do t’ju çojmë në burg të Pejës”… Thojshin se ai Vuksani e kish pa ditë guhën shipe mirë. At’ ditë, tuj folë me miftarin e katunit, Tahir Smajlin, ai e kish pa vetë: “A asht burrë i mirë Ali Bajraktari”? – “Po, gospodin” – ja kish kthy Tahiri. – “Pra, Ali Bajraktari ka thanë se ju po e mani Azem Bejtën me 60 komitë të tij”… S’kish pa vanu e i pushkatojnë, aty n’Kodër t’Madhe, 64 vetë !… Thojshin, puna si e kemi majtë Azem Bejtën, Isë Boletinin, koçaktë… Për Asman Agën si kryetar e Sadik Kokallën, panurr i ti, thojshin se jan’ nisë Ulic’s Lugjve teposhtë me Zhivk Rajeviqin e 2-3 raje. Maspari i çarmatosin e i lidhin… “Shka u ba kshtu”? - thot Aga. – “Hajt, mos ki dert” – i thot Zhivki, e si nihen pushk’t n’Kodër t’Madhe, meniher’ raja i vrasin Agën e Kokallën…” (Treguan (bashkërisht): Sejdi (Adem) Kasumaj dhe Tafë (Isuf) Zenelaj).
“… Thojshin se disa ktu kishin pa dashtë me ju kunrashtu çetnikve, po masi e kan’ pa Asman Agën, si asht kanë presetnik, kan’ besu n’ta, e kan’ thanë si masi asht ky ktu, nuk na ngucin… Ish kanë natja. At’ dit’ bile kishim pasë kosaçë n’livadhe. Baba Ramadan a kanë n’kullë, ish kanë i varrumë. I kishin pa ba rixhe me ikë, po nuk kish pa pranu, tuj ju thanë se “Se la shpine vetëm”. Po, masanej vinë raja, e marrin e e çojnë n’Kodër. Ni kapetan pej Janoshit i kish pa thanë bab’s Ramadan: “Shko n’shpi e bima do duhan”! Po, n’shpi nuk gjanë duhan se e kishin pa marrë shkitë raje kah kan’ hallakatë… Hasa Shabani i Përkolve ish kanë plak me mjekërr. I kan’ ba za te dera e aborrit, e si a dalë Hasani, ja kan’ shpërthy barkin me singija e ja kan’ qitë zorr’t përjashta, n’derë t’aborrit…
… Si a kthy baba Ramadan n’Kodër, i kan’ vra të tanë. Burrat i kan’ vra shkitë raje që udh’heqs e kan’ pasë Miliq Kërstën e nër komandë t’Sav Batares. I kishin pa thanë Sav Batarja, puna si ka ba gjinën batare… Masi u gri katuni, ushtria jan’ shku, po shkitë raje kishin pa nejtë ksajde edhe 3-4 dit’… Qysh thojshin, kurkush pej katunit s’ju ka dhanë buk’, po e kan’ marrë vet nëpër shpija kah kan’ hallakatë e plaçkitë…” (Tregoi: Halil (Mehmet) Ademaj).
“… I pari n’ushtri asht zatetë Uk Zeneli, baba Ukë i joni, se ish kanë tuj shku n’Livadh
t’Kronit. Kish pa folë me Asman Agën edhe e kish pa vetë: “Shka a kah don
mu ba kshtu, shka asht gjith’ kjo ushtri ktu”? Asman Aga i thot: “Nashta na
grinë”. – “Ani pot përcjelli e ik” – i kish pa thanë baba Ukë, po Aga s’kish pa pranu… Dikur ma vonë edhe panurri i Ag’s, Kokalla, i kish pa thanë Asmanit: “Po qesim pushkë”, po krytari s’kish pa pranu as ashtu…At’her i kishin pa lidhë me konop e jau dorzojnë shkive raje. Tuj çu teposhtë Ulic’s, për n’Kodër t’Madhe, tu shpija e Ramfazlive jan’ ni pushk’t n’Kodër, e aty i kan’ gri Agën e Kokallën… At’her kishin pa gjujtë n’kan’ e kan’ pa…Rob e thmi e kan’ marrë iken kah kan’ mujtë… Vllau i jem, Qerim Binaki, 13 vjeç, ish kanë me lopë te Ura Madhe. Smajl Syla i kish pa thanë “Po ikim”, po Qerimi i ka thanë “Jo, se mi marrin gjanë”, e nuk asht ikë. Smajli a ikë, e sod asht gjallë. Vllaun tem e vrajnë, mas shpine, i kapun n’gardh…
… Masi u gri katuni, ushtria jan’ largu e shkitë raje kishin pa nejtë edhe 3-4 dit’ nëpër male… Shki raje kish pasë pej Gorazhdeci, Bollopoje, Dollci, Tërsteniki e t’katunev tjera… (Tregoi: Rexhë (Binak) Zeneli).
“ … At’ dit, kur i kan’ mledhë katunin, katër raje ishin kan’ hi n’kullë tonë. I marrin tre mashkuj: Isuf Kadrinë, Ram’ Hamzën e Nezir Kadrinë. Kur dalin te dera aborrit, donë me’i lidhë. Isufi ju kish pa thanë: “Nuk jam lopë mëm lidhë, se vi vet” … Kur shkojnë n’Kodër t’Madhe, Isufi apet kish pa kunrashtu, kapet me ta fyt për fyt edhe e rrxon ni raje e nisë me ikë. Tuj ikë, e gjujnë dhe e vrajnë n’gardh t’arav, e t’nesrit e kishin pa gjetë…
… Tahir Smajli, kur shkon n’Kodër, tuj folë me Gojkoviqin, ky e t’vetë: “Tahir, sa djem i ki ktu”? – “Tre” – i thot’. – “Dy po ti fali” – i thot’ shkau, e dy djem të Tahirit shkojnë pej shpije. Gojkoviqi i kish pa thanë: “Ik Tahir edhe ti”… Po, ata dy djem si ja fali, ja kishin pa vra raja, n’shpi t’vet, kur jan’ shku mej plaçkitë lopt’…” (Tregoi: Ukshin (Ramë) Hamzaj).
“… Jan’ hi shpi për shpi e i kan’ lidhë t’tanë mashkujt, pej 13 dej n’80 vjeç e i pushkatunë n’Kodër… Ktu u pushkatu edhe baba Sylë. Kallxojshin si i kish pas thanë ni çetnik: - “E, ti je vllau i Hajdar Izlamit si i ka marrë 7 manxerre te Verrat e Lluk’s me luftu kunra neve. Ata e pushkatumë më 1913-tën sene te Mullini i Mahall’s Poshtër, e sod pot vrajmë edhe ty”. Baba Sylë i kish pa thanë: -“Shnosh thmija e shiptaria, se kan’ me na marrë hakin tonë”… (Tregoi: Tahir (Sylë) Hajdari).
Viktimat e masakrës serbo-malazeze të vitit 1921 në Jabllanicë (sipas kujtesës së pleqve)
1 HASAN KASUMAJ, vjeç 75
2 SELMAN KASUMAJ, vjeç 65
3 SADIK KASUMAJ, vjeç 26
4 SYLË KASUMAJ, vjeç 23
5 BEQIR KASUMAJ, vjeç 19 ……………………………………
6 AVDYL ZENELI, vjeç 50 N’këtë katund të bukur
7 ISUF ZENELI, vjeç 45 me fare pak shtëpi
8 XHEMAJL QELAJ, vjeç 6o në vitin ‘njëzet e një
9 OSMAN SMAJLI, vjeç 25 kishte ndodhur tragjedi
10 BEKË SMAJLI, vjeç 23
11 AVDI SMAJLI, vjeç 19 Armiku sllav i jugut
12 RAMË HAMZA, vjeç 30 nga drithërimë e frikës
13 ISUF HAMZA, vjeç 22 gjashtëdhjet’ e katër burra
14 JANUZ MEHMETI, vjeç 25 i kishte vrarë Brenda ditës…
15 BAJRAM MEHMETI, vjeç 30 …………………………………….
16 MUSLI MEHMETI, vjeç 70 (S.R. Hoxha)
17 ALI REXHA, vjeç 50
18 SELMAN REXHA, vjeç 22
19 SADIK REXHA, vjeç 18
20 QERIM ZENELI, vjeç 13
21 HAXHI AHMETI, vjeç 60
22 HYSEN AHMETI, vjeç 55
23 SYLË I. HAJDARI, vjeç 60
24 HAXHI NEZIRI, vjeç 60
25 ZENUN SMAJLI, vjeç 30
26 RAMADAN ADEMI, vjeç 60
27 HASAN SH. HASANI, vjeç 80
28 SADIK SHOTANI, vjeç 50 (jevg).
Nga ata që ishin të strehuar në Jabllanicë dhe ndonjë mysafirë i rastit,
nga anë të tjera, u vranë:
29 MALIQ BELEGU, vjeç 60
30 REXHEP BELEGU, vjeç 50
31 FAZLI MUZLIA, vjeç 60 (nga Podrima)
32 RAMË AHMETI, vjeç 60 (nga Strellci)
33 SELIM HOXHA, vjeç 60 (nga Drenica) me dy djemtë:
34 RESHIT HOXHA, vjeç 22 dhe
35 ÇERKIN HOXHA, vjeç 20
36 JAHJA ÇARKAXHIU, vjeç 40 dhe
37 HAXHI HELSHANI, vjeç 60 (dyqanxhinj nga Gjakova)
38 MET HASANI, vjeç 70
39 OSMAN AGA, vjeç 40 (nga Rashkoci – kryetar i komunës së Cërmjanit)
40 SADIK KOKALLA, vjeç 35 (nga Cërmjani, polic i Osman Agës)
41 RAMË S. SADRIAJ, vjeç 35 (nga Kosuriqi, komuna e Pejës)
42 AVDI GASHI, vjeç 21 (nga Buqani, komuna e Pejës)
43 DIN BALA, vjeç 25 dhe vëllai i tij
44 MAXHUN BALA, vjeç 30 (nga Llugaxhia)
45 KAMER SYLA, vjeç 60 (nga Llugaxhia)
46 MEHMET ALIA, vjeç 25
47 ALI HATA, vjeç 25 (jevg)
48 SEFA … (me vëlla dhe dy djem, të anës së Drinit)
49 Vëllai i Sefës, vjeç 35 …?
50 Njëri djalë i Sefës …...…………..?, vjeç 25 dhe
51 Tjetri djalë i Sefës ………………..?, vjeç 22.
vijon
Kulla i Perkolve e dëmtuar nga koha... |

…………………………………..
Të tjerët nuk dihen ?…
Ja, pra, kjo ishte Jabllanica e asaj ditëvere të zezë të vitit 1921. Në Kodër të Madhe, e aty-këtu buzë rrugëvë të fshatit – kufomat mbi dhe… Ata që mbesin: gra, fëmijë e ndonjë tjetër, të tmerruar, kërkojnë të strehohen dikah… Marrin iken, ja mësyjnë maleve… Zbrazet fshati. Jabllanica e braktisur… Kullat shkret, fushat shkret. Nëpër fushë ndonjë kope e vogël pa bari, nëpër rrugica ndonjë kafshë e trembur pëllet dhembshëm, e kuisjet e ndonjë qeni lënin përshtypjen sikur edhe ata e kishin kuptuar tragjedinë… Por, krejt kjo, nuk është edhe fundi i dramës!…
5. I SHPËTUAN VDEKJES !…
Në traditë të këtushme ruhet kujtimi se plojës së Masakrës së Jabllanicës të vitit 1921 i kishin shpëtuar: Rexhë (Tahir) Smajlaj, i Mëhallës së Poshtme; Ukë (Nezir) Smajli, i Mëhallës së Përkolve, thuhet edhe Tahir (Salih) Mehmetaj, i Mëhallës së Mulaj; si dhe Fazli Rexhepi nga Kosuriqi i komunës së Pejës. Këtë fat në fatkeqësi do ta ndriçojmë nëpërmjet të rrëfimeve të pleqve dhe të pasrendësve të të shpëtuarve…
“ … N’at’ kjamet ishin kan’ pshtu Rexh’ Tahiri e Uk’ Neziri t’Jabllanic’s, e Fazli Rexhepi i gërgocve t’Kosoriqit…” (Tregoi: Halil (Mehmet) Ademaj).
“ … Rexh’ Tahiri i Tahirsmajlve pshton për t’dekun. Kish pa nejtë si i dekun dej sa jan’ shku tan’ shkitë, e ather’ del pej t’dekënve, bjen arave, e trup Bistric’s e del n’Sarica t’Kralanit, e shkon n’Kralan …” (Tregoi:Ukshin (Ramë) Hamza).
“ … Kur i kan’ gri burrat n’Kodër, Rexh’ Tahiri a pshtu. I kishin pa ra t’deknit përmi kur i kan’ ba batare. Masanej a çu, e qashtu nëpër mal a shku n’Kralan, e u ka kallxu si shka u ba n’Jabllanicë…” (Tregoi: Smajl (Sylë) Hajdari)
Mbetën të gjallë
në mesin e të vdekurve (!) …
(bijtë rrëfejnë për etërit …)
Shumë kohë është folur nëpër kulla të Jabllanicës (dhe jo vetëm këtu) për atë masakër… Shumë është folur edhe për ata që, rastësisht, në atë masakër, mbetën të gjallë. Ndër këta të pakët: Rexhë (Tahir) Smajli, i Mëhallës së Poshtme të Jabllanicës, i cili atëherë ishte 21 vjeç. Po, Rexha, kishte mbijetuar vdekjen e sigurt në atë plojë… Kishte mbetur i gjallë në mesin e të vdekurve (!!!). Shumëkush ka dëgjuar dhe e di rastin e Rexhë Tahirit, bile, jabllanicasit të gjithë. Nuk është zbehur kujtimi as pas 75 vjetësh…
Paradite tetori e vitit 1996, Jabllanicë e Dushkajës.
Bisedojmë shtruar në odën e burrave të Hysen (Rexhë) Smajlajt, birit të kryepersonazhit të këtij rrëfimi, Rexhë (Tahir) Smajlajt (1900 – 1977)…
“… Qysh kallxojke baba, at’ ditë si dojke m’u gri Jabllanica, n’natje, ish kan’ ardhë potrogjeli i katunit, maxhupi, Arif Bajra, e kish pa ba za te dera jonë. Kur ashr dalë baba Tahir, Tahir Smajli, miftar i kaunit, potrogjeli i ka thanë: - po ju thirrë krytari, Asman Aga… Kur ishin kan’ shku te Ura Madhe, babgjyshi, Tahiri, me t’bit’: babën Rexhë, Bëkën, Asmanin e Lushin, nifar’ Gojkoviqi, e kish pa vetë babën Tahir, - Sa djem i ki ktu?. Baba Tahir i kallxon, e ai i thot’: - “çoi dy djem t’na binë buk’. Nashta ka menu me ja falë (?). Aty ishin kan’ kthy Ban Shabani e Lush Tahiri… Kur jan’ shku n’gjysë t’Kodrës Madhe, jan’ ba bashk krejt katuni edhe do kaçkin’ si ishin kanë n’katun. Ata, thojke baba:e kishin pa ditë se shka po don me na gjetë dhe ja kan’ nisë me ra shahadet. A, na, e dishim si po na çojnë në burg, në Pejë. N’Kodër, na kan’ lidhë me shoka tona, na kan’ renisë e na kan’ pushkatu. Thojke baba Rexhë: unë jam kanë i lidhun me Bekën e me Asmanin e me kumarën Fazli, Fazli Rexhepin e Kosoriqit, se edhe ky ish kaçkin n’Jabllanicë… S’mkish pa marrë asni plum, po shoka si jemi kanë t’lidhun, ish kan’ kputë pej plumave…
… Kam nejtë bukur shum’ qashtu, pa livritë, se u nishin shkitë, e vishin e i prekshin t’deknit me singija e me tepçika t’pushkve, si a mos jan’ metë gjallë… Kur e kam hetu si jan’ largu, kadale e kam çu krytë edhe e kam pa si nuk asht kurkush, e kam fshi vrapin trup arave e jam ra n’Bistricë, te Vau i Nepoles. Bistrica kish pasë bukur shum’ uj’. I kam hekë tlinat e jam dalë anej Bistrice, po apet jam kthy, jam hi malit e jam shku n’Kralan. Aty, jam hi te Brahimzenun’t, se i kemi pasë kumarë. M’dul’ ni gru përpara e m’tha: - shka asht k’shtu kumarë, bre – kur m’sheh me tlina n’krah, se pej trullimit kisha pa harru mej veshë tlinat. – Ne, na grini shkau, e ju ikni! – i kish pa thanë baba Rexhë… Ather’, kallxojke si ishin kan’ ikë edhe Kralani.. Kah jan’ ardhë shkitë nëpër Kralan, e gjajnë Sali Dinën, se veç ai kish pa nejtë, se ish kanë miftar katuni. Salihin e t’vesin: - Ku asht poplli? Ai ju thot se “s’asht kurkush ktu” dhe e pushkatojnë meniher …” (Tregoi: Hysen (Rexhë) Smajlaj, (1942) i biri i Rexhë Tahirit).
Ndërkaq, më 30 tetor 1996, jemi në Kosuriq të Lugut të Baranit, ku shënuam ato pak kujtime të mbajtura në mend nga plaku 77 vjeç, Zymer Fazlia. Rrëfen ky për të atin, Fazli Rexhepin, i cili në Masakrën e Jabllanicës kishte shpëtuar gjallë, në mesin e të vdekurve…
“ … Baba ish kanë at nat’ musafir n’Jabllanicë, po kam harru se te kush ish kanë. Ish kan’ hi komida e Miliq Kërst’s shpi për shpi e i kan’ mledhë mashkujt e i kan’ lidhë ka tre e katër, me shoka e me shamija, e i kan’ çu n’Kodër e i kan’ gri. Kur kan’ krisë pushk’t, thojke baba, s’di qysh na’u ka zgidhë shoka e jam rrxu për toke. Tana teshat ju kishin pa shpu pej plumave, dej edhe kmisha, po n’trup se kishin pa kapë. Kur ish kan’ çu,e kishin pas pa shkitë, e t’ja lshojnë pushkë mas, po ky ikë e hin n’mal e mshefet, e dikur natën ish kan’ ardhë te shpia… Pej Kosoriqit ish kan’ vra aty edhe Ramë (Sefë) Sadrija” (Tregoi: Zymer (Fazli) Rexhepi (1914), nga Kosuriqi, i biri i Fazlisë që shpëtoi në masakrën e Jabllanicës).
Foshnjen e hedhin në zjarr
… Dhe, vdekja e torturat, atëbotë, trokisnin derë më derë të
Jabllanicës…Gjakpirësit nuk kursejnë as foshnjën në djep…
“ … Kur grihet Jabllanica un’ isha kanë tri javsh. Nihet si po hinë shkitë me hallakatë, e baba i thot’ nan’s: - merri qato pare e mshefi. Kur jan’ hi, un’ isha kanë i lidhun n’djep. E kishin pa t’vetë nanën – shka ka n’djep, a asht djalë a çikë? Nana e tmerume, i thot” – çikë. Ather’ me singi mi kishin pa pre lulakin e vnelat, e kur e shohin si jam djalë, e thojnë nan’s: “ E, lazhesh ti zheno” dhe me ato tesha t’leshta m’marrin e m’gjujnë n’zjërm. Kur m’sheh nana si po livriti n’zjërm, m’kapë e m’hekë, po pej hutie, n’ven se mëm kapë pej krahve, ma kish pa ngjitë për kam’sh e ikë qashtu me mue n’dorë. Thojshin, 42 her’ kan’ qitë pushkë mi vra nanën me mue, po asnja s’na kish pa marrë… Kur ish kan’ shku te Vorri i Muhaxherit, gati n’Gërgoc, nana ish kan’ zatetë n’Shaban Fekën. Ai i thot’ nan’s: - Shka ki aty, bre? Nana i thot’ – Djalin, e qaty e sheh si m’kish pas kapë për kam’sh… Nalet nana e ma fshinë gjakin… Shabani ekish pa vetë nanën - “Qysh e ka emnin ky djalë? - Niman, i thot nana. – E, - thot ai: – kti me ja lanë emnin Ukë -, kishe si uk i malit, edhe qashtu ma kishin pa lanë…” (Tregoi: Ukshin (Ramë) Hamza).
Fëmija 12 vjeç e bën natën në lis !…
“ … Si thmi, thojke baba, - kur i kam ni krism’t e pushkve, jam tmeru dhe e kam marrë iken. Dymdhet vjeç jam kanë kur u gri Jabllanica… Jam ikë trup arave t’jabllanic’s e t’Gllogjanit e jam shku n’male t’Bokshiqit, ku m’ka nxanë nata. Aty, pej tute si pom hajnë gjeja, jam hipë n’lis e kam nejtë gjith’ natën, qashtu pa fjetë… T’nestrit, jam nisë e jam ra n’Gllogjan, ku jam teshë me Bardhec Gjonin. Bardheci m’veti: - I kuj je? – I thash’ se jam i Tahir Smajlit t’Jabllanic’s. Isha i tmerumë. Bardheci m’murë e m’shtini n’shpi t’vet e i tha grusë: - Bjerja do pshesh me kos kti djali, e mu m’tha: - N’koftë Tahir Smajli i gjallë kun, gjith’ natën e kam ni tuj thirrë, “O Januz! O Januz!”, Ky e paska pa ni babën tuj m’thirrë mu…At’her m’ka përcjellë Bardheci e m’ka drejtu për Nepole, se aty, m’tha, duhen me kanë ata t’juvt. Kur jam shku n’Nepole, n’kullë t’Isuf Zeq’s, i gjeta: babën Tahir, vllaun – Lushin, Banin edhe Adem Hasanin, si ishin kan’ ikë pej Jabllanice e ardhë aty. Kur m’pau baba u g’zu e m’tha: - “Masi m’paske pshtu ti, pom doket si me mu pas ngjallë të tanë…”
(Januzi ishte djali më i vogël i Tahir Smajlit. Rrëfimin e mësipërm, i cili s’do koment, na e tregoi i biri i tij Avdi (Januz) Smajlaj (1948), ashtu siç ia ka treguar babë Januzi).
* * *
… Ikja dhe strehimi i të gjithëve ishin bërë pjesë e asaj ZEZONE… Dhe, prapë një rrëfim i dëshmitarit të gjallë: atëherë ishte 15 vjeç, e sot – më i moshuari i katundit. Është ky Smajl S. Hadari:
“ ... Kur krisën pushk’t n’Kodër, e n’Ulicë tonë u vranë Aga e Kokalla, un’ ika përpjetë e hina n’kallamoç t’mixh’s Ukë. Mas meje msynë 2-3 çetnik, tuj m’gjujtë me pushkë, po nëpër arë s’guxojshin me hi. Tuj nga, dola n’Lug t’Ukzenelve, po Te Plepat ishin kanë do shki tjerë. Edhe ata m’gjujtën me pushkë, po nashta s’dojshin mëm vra se isha i vogël(?)… Qashtu vrap hina n’Mal t’Zhvinave, ku e gjeta Isuf Imerin, vetëm. Me ta shkumë dej n’Kralan. Aty jemi nalë e kemi pushu. Dikur i kemi pa kah jan’ kthy ushtria pej Jabllanice. At’her un’ e Isufi ikëm e dulëm n’Lug t’Kronit, ku i gjetëm tjer’t pej katunit, me rob e me thmi nëpër mal. Pej Lugit Kronit jena ardhë n’Mal t’Carragorës, qashtu me rob e me thmi, e nëpër malije kena nejtë nja dhet dit’…” (Tregoi: Smajl (Sylë) Hajdari).
vijon
Të tjerët nuk dihen ?…
Ja, pra, kjo ishte Jabllanica e asaj ditëvere të zezë të vitit 1921. Në Kodër të Madhe, e aty-këtu buzë rrugëvë të fshatit – kufomat mbi dhe… Ata që mbesin: gra, fëmijë e ndonjë tjetër, të tmerruar, kërkojnë të strehohen dikah… Marrin iken, ja mësyjnë maleve… Zbrazet fshati. Jabllanica e braktisur… Kullat shkret, fushat shkret. Nëpër fushë ndonjë kope e vogël pa bari, nëpër rrugica ndonjë kafshë e trembur pëllet dhembshëm, e kuisjet e ndonjë qeni lënin përshtypjen sikur edhe ata e kishin kuptuar tragjedinë… Por, krejt kjo, nuk është edhe fundi i dramës!…
5. I SHPËTUAN VDEKJES !…
Në traditë të këtushme ruhet kujtimi se plojës së Masakrës së Jabllanicës të vitit 1921 i kishin shpëtuar: Rexhë (Tahir) Smajlaj, i Mëhallës së Poshtme; Ukë (Nezir) Smajli, i Mëhallës së Përkolve, thuhet edhe Tahir (Salih) Mehmetaj, i Mëhallës së Mulaj; si dhe Fazli Rexhepi nga Kosuriqi i komunës së Pejës. Këtë fat në fatkeqësi do ta ndriçojmë nëpërmjet të rrëfimeve të pleqve dhe të pasrendësve të të shpëtuarve…
“ … N’at’ kjamet ishin kan’ pshtu Rexh’ Tahiri e Uk’ Neziri t’Jabllanic’s, e Fazli Rexhepi i gërgocve t’Kosoriqit…” (Tregoi: Halil (Mehmet) Ademaj).
“ … Rexh’ Tahiri i Tahirsmajlve pshton për t’dekun. Kish pa nejtë si i dekun dej sa jan’ shku tan’ shkitë, e ather’ del pej t’dekënve, bjen arave, e trup Bistric’s e del n’Sarica t’Kralanit, e shkon n’Kralan …” (Tregoi:Ukshin (Ramë) Hamza).
“ … Kur i kan’ gri burrat n’Kodër, Rexh’ Tahiri a pshtu. I kishin pa ra t’deknit përmi kur i kan’ ba batare. Masanej a çu, e qashtu nëpër mal a shku n’Kralan, e u ka kallxu si shka u ba n’Jabllanicë…” (Tregoi: Smajl (Sylë) Hajdari)
Mbetën të gjallë
në mesin e të vdekurve (!) …
(bijtë rrëfejnë për etërit …)
Shumë kohë është folur nëpër kulla të Jabllanicës (dhe jo vetëm këtu) për atë masakër… Shumë është folur edhe për ata që, rastësisht, në atë masakër, mbetën të gjallë. Ndër këta të pakët: Rexhë (Tahir) Smajli, i Mëhallës së Poshtme të Jabllanicës, i cili atëherë ishte 21 vjeç. Po, Rexha, kishte mbijetuar vdekjen e sigurt në atë plojë… Kishte mbetur i gjallë në mesin e të vdekurve (!!!). Shumëkush ka dëgjuar dhe e di rastin e Rexhë Tahirit, bile, jabllanicasit të gjithë. Nuk është zbehur kujtimi as pas 75 vjetësh…
Paradite tetori e vitit 1996, Jabllanicë e Dushkajës.
Bisedojmë shtruar në odën e burrave të Hysen (Rexhë) Smajlajt, birit të kryepersonazhit të këtij rrëfimi, Rexhë (Tahir) Smajlajt (1900 – 1977)…
“… Qysh kallxojke baba, at’ ditë si dojke m’u gri Jabllanica, n’natje, ish kan’ ardhë potrogjeli i katunit, maxhupi, Arif Bajra, e kish pa ba za te dera jonë. Kur ashr dalë baba Tahir, Tahir Smajli, miftar i kaunit, potrogjeli i ka thanë: - po ju thirrë krytari, Asman Aga… Kur ishin kan’ shku te Ura Madhe, babgjyshi, Tahiri, me t’bit’: babën Rexhë, Bëkën, Asmanin e Lushin, nifar’ Gojkoviqi, e kish pa vetë babën Tahir, - Sa djem i ki ktu?. Baba Tahir i kallxon, e ai i thot’: - “çoi dy djem t’na binë buk’. Nashta ka menu me ja falë (?). Aty ishin kan’ kthy Ban Shabani e Lush Tahiri… Kur jan’ shku n’gjysë t’Kodrës Madhe, jan’ ba bashk krejt katuni edhe do kaçkin’ si ishin kanë n’katun. Ata, thojke baba:e kishin pa ditë se shka po don me na gjetë dhe ja kan’ nisë me ra shahadet. A, na, e dishim si po na çojnë në burg, në Pejë. N’Kodër, na kan’ lidhë me shoka tona, na kan’ renisë e na kan’ pushkatu. Thojke baba Rexhë: unë jam kanë i lidhun me Bekën e me Asmanin e me kumarën Fazli, Fazli Rexhepin e Kosoriqit, se edhe ky ish kaçkin n’Jabllanicë… S’mkish pa marrë asni plum, po shoka si jemi kanë t’lidhun, ish kan’ kputë pej plumave…
Rexhë Tahir Smajli |
Ndërkaq, më 30 tetor 1996, jemi në Kosuriq të Lugut të Baranit, ku shënuam ato pak kujtime të mbajtura në mend nga plaku 77 vjeç, Zymer Fazlia. Rrëfen ky për të atin, Fazli Rexhepin, i cili në Masakrën e Jabllanicës kishte shpëtuar gjallë, në mesin e të vdekurve…
“ … Baba ish kanë at nat’ musafir n’Jabllanicë, po kam harru se te kush ish kanë. Ish kan’ hi komida e Miliq Kërst’s shpi për shpi e i kan’ mledhë mashkujt e i kan’ lidhë ka tre e katër, me shoka e me shamija, e i kan’ çu n’Kodër e i kan’ gri. Kur kan’ krisë pushk’t, thojke baba, s’di qysh na’u ka zgidhë shoka e jam rrxu për toke. Tana teshat ju kishin pa shpu pej plumave, dej edhe kmisha, po n’trup se kishin pa kapë. Kur ish kan’ çu,e kishin pas pa shkitë, e t’ja lshojnë pushkë mas, po ky ikë e hin n’mal e mshefet, e dikur natën ish kan’ ardhë te shpia… Pej Kosoriqit ish kan’ vra aty edhe Ramë (Sefë) Sadrija” (Tregoi: Zymer (Fazli) Rexhepi (1914), nga Kosuriqi, i biri i Fazlisë që shpëtoi në masakrën e Jabllanicës).
Foshnjen e hedhin në zjarr
… Dhe, vdekja e torturat, atëbotë, trokisnin derë më derë të
Jabllanicës…Gjakpirësit nuk kursejnë as foshnjën në djep…
“ … Kur grihet Jabllanica un’ isha kanë tri javsh. Nihet si po hinë shkitë me hallakatë, e baba i thot’ nan’s: - merri qato pare e mshefi. Kur jan’ hi, un’ isha kanë i lidhun n’djep. E kishin pa t’vetë nanën – shka ka n’djep, a asht djalë a çikë? Nana e tmerume, i thot” – çikë. Ather’ me singi mi kishin pa pre lulakin e vnelat, e kur e shohin si jam djalë, e thojnë nan’s: “ E, lazhesh ti zheno” dhe me ato tesha t’leshta m’marrin e m’gjujnë n’zjërm. Kur m’sheh nana si po livriti n’zjërm, m’kapë e m’hekë, po pej hutie, n’ven se mëm kapë pej krahve, ma kish pa ngjitë për kam’sh e ikë qashtu me mue n’dorë. Thojshin, 42 her’ kan’ qitë pushkë mi vra nanën me mue, po asnja s’na kish pa marrë… Kur ish kan’ shku te Vorri i Muhaxherit, gati n’Gërgoc, nana ish kan’ zatetë n’Shaban Fekën. Ai i thot’ nan’s: - Shka ki aty, bre? Nana i thot’ – Djalin, e qaty e sheh si m’kish pas kapë për kam’sh… Nalet nana e ma fshinë gjakin… Shabani ekish pa vetë nanën - “Qysh e ka emnin ky djalë? - Niman, i thot nana. – E, - thot ai: – kti me ja lanë emnin Ukë -, kishe si uk i malit, edhe qashtu ma kishin pa lanë…” (Tregoi: Ukshin (Ramë) Hamza).
Fëmija 12 vjeç e bën natën në lis !…
“ … Si thmi, thojke baba, - kur i kam ni krism’t e pushkve, jam tmeru dhe e kam marrë iken. Dymdhet vjeç jam kanë kur u gri Jabllanica… Jam ikë trup arave t’jabllanic’s e t’Gllogjanit e jam shku n’male t’Bokshiqit, ku m’ka nxanë nata. Aty, pej tute si pom hajnë gjeja, jam hipë n’lis e kam nejtë gjith’ natën, qashtu pa fjetë… T’nestrit, jam nisë e jam ra n’Gllogjan, ku jam teshë me Bardhec Gjonin. Bardheci m’veti: - I kuj je? – I thash’ se jam i Tahir Smajlit t’Jabllanic’s. Isha i tmerumë. Bardheci m’murë e m’shtini n’shpi t’vet e i tha grusë: - Bjerja do pshesh me kos kti djali, e mu m’tha: - N’koftë Tahir Smajli i gjallë kun, gjith’ natën e kam ni tuj thirrë, “O Januz! O Januz!”, Ky e paska pa ni babën tuj m’thirrë mu…At’her m’ka përcjellë Bardheci e m’ka drejtu për Nepole, se aty, m’tha, duhen me kanë ata t’juvt. Kur jam shku n’Nepole, n’kullë t’Isuf Zeq’s, i gjeta: babën Tahir, vllaun – Lushin, Banin edhe Adem Hasanin, si ishin kan’ ikë pej Jabllanice e ardhë aty. Kur m’pau baba u g’zu e m’tha: - “Masi m’paske pshtu ti, pom doket si me mu pas ngjallë të tanë…”
(Januzi ishte djali më i vogël i Tahir Smajlit. Rrëfimin e mësipërm, i cili s’do koment, na e tregoi i biri i tij Avdi (Januz) Smajlaj (1948), ashtu siç ia ka treguar babë Januzi).
* * *
… Ikja dhe strehimi i të gjithëve ishin bërë pjesë e asaj ZEZONE… Dhe, prapë një rrëfim i dëshmitarit të gjallë: atëherë ishte 15 vjeç, e sot – më i moshuari i katundit. Është ky Smajl S. Hadari:
“ ... Kur krisën pushk’t n’Kodër, e n’Ulicë tonë u vranë Aga e Kokalla, un’ ika përpjetë e hina n’kallamoç t’mixh’s Ukë. Mas meje msynë 2-3 çetnik, tuj m’gjujtë me pushkë, po nëpër arë s’guxojshin me hi. Tuj nga, dola n’Lug t’Ukzenelve, po Te Plepat ishin kanë do shki tjerë. Edhe ata m’gjujtën me pushkë, po nashta s’dojshin mëm vra se isha i vogël(?)… Qashtu vrap hina n’Mal t’Zhvinave, ku e gjeta Isuf Imerin, vetëm. Me ta shkumë dej n’Kralan. Aty jemi nalë e kemi pushu. Dikur i kemi pa kah jan’ kthy ushtria pej Jabllanice. At’her un’ e Isufi ikëm e dulëm n’Lug t’Kronit, ku i gjetëm tjer’t pej katunit, me rob e me thmi nëpër mal. Pej Lugit Kronit jena ardhë n’Mal t’Carragorës, qashtu me rob e me thmi, e nëpër malije kena nejtë nja dhet dit’…” (Tregoi: Smajl (Sylë) Hajdari).
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Skënder R. Hoxha: Masakra e Jabllanicës (Shqiponjës) së Dushkajës e vitit 1921
Kufomat mbesin mbi dhe !
… I kthehemi sërish Kodrës së Madhe.
“Gjahu” i barbarëve kishte mbetur mbi tokën – NËNË… Kufomat të mbetura mbi dhe. Kush t’i varroste? …
“ … Xhenazet e burrave kan’ nejtë katër-pës’ dit’ pa hi n’dhe. Si shkojshim, tinez, mej shti n’dhe, na gjujshin shkitë raje pej malit, se rrishin t’mshefun n’mal, e s’guxojshim me shku …” (Tregoi: Smajl (Sylë) Hajdari).
“ … Burrat i kan’ shti n’dhe katër-pës’ dit’ mas pushkatimit. Jan’ ardhë pej katuneve tjera e i kan’ shti n’dhe, se n’Jabllanicë s’ish kan’ metë asni mashkull. Edhe ata si ishin metë gjallë, ishin nëpër malije…” (Tregoi: Tahir (Sylë) Hajdari).
Pas masakrës - plaçkitja
Armiku shekullor i bijve të shqipeve nuk ishte ngopur vetëm me gjak, por kishte vazhduar me represalje, djegie, plaçkitje…, në çdo shtëpi të Jabllanicës…
“ … Mas vrasjes, plaçkitën krejt shka kish n’katun… Ne, shpisë tonë, na’i murën lopë, dhën, dhi, bullica, kual, bletë… “ (Tregoi: Tahir (Sylë) Hajdari).
“ … Ne, shpisë tonë na’i kishin pa plaçkitë 36 copa lopë, tarakin shtat’ vjeç, ni kali t’samarit, niqin dhën ja marrin Idriz Ramadanit tonë, n’Mal t’Ahmatit. Na’i kishin pa marrë edhe 30 copa bletë, e i mysin n’Prru, e jau marrin mjaltën. Thojshin si kishin pa plaçkitë edhe cerga, çarshafa e sene tjera nëpër shpi …” (Tregoi: Halil (Mehmet) Ademaj).
“ … Shpisë tonë ja kan’ plaçkitë 80 dhën, 27 lopë, disa bullica, kalin e shal’s e shum’ tjera. Thonë, se kah kan’ plaçkitë, raja kan’ ba edhe malltretime nëpër shpija, se u nishin zhurma… Zhurma t’mdha ishin kan’ ni n’Mahallë t’Mulaj…” (Tregoi: Rexhë (Binak) Zeneli).
“ … Na kan’ marrë kalin e shal’s, t’bab’s Haxhi, t’Haxhi Nezirit, mi 20 lopë, 40 dhën, 30 copa dhi t’kuqe, tesha t’robnive, bylmet e shka kan’ gjetë…” (Tregoi: Bekë (Halil) Ahmeti).
Por, kjo është vetëm një pjesë e plaçkitjes masive që ishte bërë në Jabllanicë… “Shum’ kohë masanej i kemi pa gjanë tona nëpër katune t’nahijes Pej’s e t’Istogit, si na’i patën marrë shkiet” – thonë jabllanicasit e moshuar…
Për krejt këtë që ndodhi, pleqtë, për ngushëllim, thonë: - “Ajo si ka nodhë n’Jabllanicë, nuk asht ba badihava, se ktu gjithmonë kish pasë koçak’ “ – thotë Rexhë (Binak) Zeneli. _ “Biro, kjo kërdi n’Jabllanicë asht ba me qëllim, se ktu kan’ nejtë e kan’ gjetë përkrahje Hasan Prishtina, Isë Boletini, Bajram Curri, Azem Galica me Shotën, e shum’ trima tjerë t’komit shiptar…” – Tahir (Sylë) Hajdari).3)
Pas gjithë kësaj që kishte ndodhur në Jabllanicë, shpeshherë është shtruar pyetja: Pse s’u bë rezistencë? Sipas deklarimeve të të gjithë pleqve që i kemi pyetur për këtë, si përgjigje del se: “Nuk është bërë rezistencë për arsye se kah i kanë tubuar e lidhur meshkujt nëpër katund, iu kanë thënë se “po ju çojmë në burg të Pejës” e në anën tjetër, prania e kryetarit, Osman Agës dhe besimi i njerëzve në të, thuhet se ka ndikuar shumë që të mos dyshohet se do të ndodhë ajo që ndodhi (?!). Ndaj, do të thoshim se arsyena kryesore (për mosrezistencë) dalin mashtrimi e besimi…
Përkujtohet masakra e Jabllanicës e vitit 1921
… Kishte kohë që ishte menduar për të shënuar përvjetorin e kësaj ngjarje të hidhur për jabllanicasit po edhe më gjerë. Intelektualë dhe veprimtarë vendorë bënë përgatitje të nevojshme duke e bashkërenditur këtë manifestim përkujtimor me tri vite rezistencë të jabllanicës ndaj okupatorit serb si dhe me një vit pas emërtimit të shkollës fillore të fshatit me emrin “Dëshmorët e Kombit”. Në Kodër të Madhe, pranë Vorreve të Shehitve, u ngrit Pllaka Përkujtimore me emrat (që kishin mundur të identifikohen) e të martirizuarve në masakrën serbe në Jabllanicë të Dushkajës në vitin 1921. Data e zbulimit të Pllakatit ishte caktuar 13 korriku i vitit 1996. Kodra e madhe dukej të ishte e vogël atë ditë për t’i mbajtur në prehër të gjithë ata që ia kishin koptisur dhe ardhur këtu, nga Dushkaja, Lugu i Baranit, Reka dhe nga anë të tjtera të Kosovës. Natyrisht, jabllanicasit, i madh e i vogël kishin dalë këtu. Në rrënzë të Kodrës së Madhe ishte ngritur bina me foltoren e improvizuar. Hapjen e këtij manifestimi përkujtimor e bëri i riu i Jabllanicës, Shaqir Zeneli. Ndërkaq, për gjenocidin serbosllav të ushtruar mbi popullin shqiptar në vazhdimësi si dhe për masakrën e Jabllanicës të vitit 1921 folën historianët e shquar: Prof. Dr. Zekeria Cana dhe Dr. Jusuf Bajraktari. Për të përshëndetur këtë përkujtimor në foltore u paraqitën përfaqësues të fshatrave, bashkësive territoriale, partive dhe asociacioneve të ndryshme, por nuk ishte i vogël as numri i telegrameve që i kishin arritur këtij tubimi përkujtimor.Emocionet e të githë të pranishëmve ndizeshin edhe më tepër nga vargjet që deklamuan artistët tanë: Sylejman Lokaj, Niman Muçaj, Rrustem Latifaj dhe Avdullah Gjikokaj…
Më poshtë po shkëpusim fragmente nga një shkrim më i gjatë i Dr. Jusuf Bajraktarit, të lexuar në këtë tubim përkujtimor, e që patjetër hedh dritë mbi këtë ngjarje rrëqethëse të ndodhur në deceniet e para të shek. XX në Jabllanicë të Dushkajës:
ME RASTIN E 75 VJETORIT TË MASAKRËS SERBE NË JABLLANICË TË DUSHKAJËS
“Të nderuar mysafirë dha banorë të Dushkajës!
(…)
Mund të thuhet se synimet e politikës ekspansioniste serbe ndaj popullit tonë janë përmanente gjatë gjithë historisë. Ndërkaq, fushatat e mbledhjes së armëve nga shqipatrët, si metoda gjenocidale të këtij pushteti, paraqiten si forma të veprimit ciklik para ose pas thyerjeve të mëdha. (…)
…Qeveria e Mbretërisë SKS, qysh më 16 qershor 1920, nga Shkupi, nëpërmjet të Komandës së Armatës së Tretë, kishte distribuar Programin e masave për veprim politik, ushtarak e policor, kundër shqiptarëve në Kosovë. Ky program, mbështetjen kryesore e gjente në dhunën policore e ushtarake, në plaçkitjen, në kalljen e shtëpive dhe të pasurive, në vrasjet masovike, në mënyrë që të nxiste shpërnguljen dhe spastrimin etnik të viseve shqiptare si dhe kolonizimin dhe serbizimin e tyre. (…)
Kështu, sipas shënimeve stenografike të Kuvendit të Mbretërisë SKS, shihet se në Kosovë janë bërë mizori të papara. Fshatra të tëra janë rrënuar. Vetëm më 1921 janë therur dhe plaçkitur banorët e 182 fshatrave shqiptare, ku në mesin e tyre dallohet Masakra e Jabllanicës që sot po e përkujtojmë.
Në një raport të 17 majit 1921, Punisha Raçiqi, atentator i deputetit Stjepan Radiqi, udhëheqësit të Partisë Fshatare Kroate, në Parlamenin Jugosllav (më 20 qershor 1928), i shkruan kryeministrit Nikolla Pashiqi për rrethanat dhe gjendjen ekonomike, politike dhe sociale të popullsisë shqiptare në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare. (…) Raçiqi midis tjerash shkruante se “shteti nuk ka marrë parasysh as mentalitetin e atij populli, as zakonet që ishin ligjet e tyre pozitive deri me vendosjen tonë atje.” (Dosja, Koha, 19.12.1990.) (…)
Punisha Raçiq në raportin e tij bën fjalë edhe për takimin e tij me Osman Agën e Rashkocit, pari me autoritet dhe asokohe kryetar i komunës së Cërmjanit. Osman Aga i kishte paraqitur një mori shkeljesh drastike të pushtetarëve dhe të kriminëlëve të organizatës terroriste “Crna Ruka – Dora e Zezë” që bënin në këto anë. Mirëpo nuk kaloi shumë kohë kur në Komandën e Regjimentit të ushtrisë shqiptare erdhi lajmi se më 7 korrik 1921 forcat ushtarake të organizuara nga “Dora e Zezë”, e të komanduara nga krimineli Kërstiq, rrethuan Jabllanicën. Ekspedita gjakpirëse tuboi 64 vetë të cilët i masakroi në mënyrë mizore për të vetmin faj se ata ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetonin në vendin e tyre dhe sipas traditave dhe zakoneve të tyre. Me këtë rast edhe Osman Aga përjetoi të njëjtin fat tragjik sikurse edhe jabllanicasit.
Natyrisht se mizoritë e ekspeditave gjakpirëse nuk u ndalën por vazhduan në Maznik, Gërgoc, Isniq, Deçan, Carrabreg dhe gjithandej në fshatrat e rretheve të Gjakovës e të Pejës, duke djegur e plaçkitur ato dhe duke vrarë dhjeta burra, gra, pleq e fëmijë nën parullën makabre “vraj e përzë shqiptarë që të jetojnë serbët e qetë”. Këto dhe masat tjera të terrorit dhe gjenocidit shtetëror serb ndaj popullit shqiptar në Kosovë, nuk kaluan pa u vërejtur e dënoncuar nga shqiptarë por edhe të huaj para institucioneve ndërkombëtare siç ishte Lidhja e Kombeve. Në këtë drejtim u shquan posaçërisht Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës me H. Prishtinën, B. Currin, H. Kadrinë, F. Dragën e të tjerë patriotë, përfaqësuesit e shtetit shqiptar pranë Lidhjes së Kombeve, si dhe priftërinjtë shqiptarë, si: Don Gjon Bisaku, famullitar i Becit, Don Shtjefën Kurti, famullitar i Novosellës, Don Luigj Gashi, famullitar i Smaçit, të cilët me një Memorandum të argumentuar iu drejtuan Lidhjes së Kombeve më 14 dhjetor 1924.
Edhe Qeveria Shqiptare e Iljaz Vrionit tërhoqi vërejtjen e Lidhjes së Kombeve për intensifikimin e politikës agresive antishqiptare të Beogradit dhe kërkoi nga ajo ndërhyrjen për të penguar sulmet ushtarake në Shqipëri. Ajo, në të njëjtën kohë ngriti zërin e protestës edhe ndaj valës së re të përsekutimeve e të gjakderdhjeve që ndërmori Beogradi në qershor – korrik 1921 kundër popullit shqiptar në Kosovë. Sipas llogarive të bëra nga KMKK në vitin 1921 autoritetet jugosllave ushtruan një gjenocid shtetëror në Kosovë, ku rezulton se ishin vrarë 12.371 njerëz, ishin burgosur 22.110 persona, ishin plaçkitur 10.526 shtëpi shqiptare.
Ndërkaq, cinizmi i përgjigjes së kryetarit të Parlamentit jugosllav – Ivan Ribarit, për mizoritë e krimet serbe në Kosovë, ishte i pashemullt në analet e diplomacisë. Ai, me paturpësi, shkruante se “Parlamenti Shqiptar nuk ka të drejtë me u përzi në punët e shtetit tonë”, formulë kjo që në mënyrën më banale përsëritet edhe sot e kësaj dite për të justifikuar gjenocidin serb që po ushtrohet mbi Kosovën dhe shqiptarët që një shekull.
Zonja e zotërinj të nderuar,
Masakra e Jabllanicës e vitit 1921 nuk ishte e rastit, sepse është mirë e ditur se zona e Dushkajës është një zonë e thellë në truallin kombëtar, e cila kurdoherë gjatë historisë shërbeu si qerdhe e sigurtë e çetave dhe e fatosave të lirisë. Andaj, sot kur Kosova e populli ynë i urtë po përjeton dhimbjet më të rënda nën tiraninë e pushtetit okupues serb dhe kur faktorët ndërkombëtarë ende po hezitojnë të përkrahin përpjekjet tona fisnike, banorët, e posaçërisht rinia e Jabllanicës, ngrehin Lapidarët e Përkujtimit, në mënyrë që mos ta harrojnë historinë dhe t’i fisnikërojnë metodat për krijimin e jetës së lirë, të pavarur e demokratike në vatrat tona.
Lavdi martirëve dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për atdhe!” )4)
Jabllanicë, më 13 korrik 1996. Dr. Jusuf Bajraktari
Kështu, pra, vdiqën burrat për burra, trimat për trima… U martirizuan për t’mbetur përgjithmonë dëshmitarë të asaj masakre, dëshmitarë të egërsisë e gjenocidit serbo-malazez ndaj shqiptarëve…Për t’mbetur përgjithmonë dëshmitarët e kronikës më të zezë të Jabllanicës. Varret e tyre, në Kodër të Madhe, hynë përgjithmonë në topopniminë e varreve të këtij katundi, me emrin VORRET E SHAHITVE … Aty prehen eshtrat e tyre. Ndjesë paçin! Zoti i bekoftë!
…………………………………
VORRET E SHAHITVE i quajnë
vendësit këto varre
afër Malit t’Vneshtve
atje në Kodër t’Madhe
…………………………………
/S.R. Hoxha – strofë nga një vjershë e botuar më herët/
… Dhe, jo, kurrë s’do ta harrojnë jabllanicasit atë tmerr. Pleqtë u tregojnë për të pasrendësve të tyre, dhe ngjarja, jo vetëm që nuk harrohet, por, bëhet gjithnjë më e rëndë, më e hidhur…
/PS: Meqë gjatë luftës së fundit në Kosovë, një pikë strategjike luftarake në territor të Jabllanicës mbajti emrin Shqiponja, menjëherë pas luftës Jabllanicës iu dha emri Shqiponjë./
¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬¬___________________
Fusnotat:
1) Mark Krasniqi, Lugu i Baranit, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë, 1984, f. 36 – 37.
2) Prof.dr. Zekeria C a n a, Masakra e Jabllanicës 1921, gazeta “Bujku”, Prishtinë, e dt. 13 korrik 1996, f.5.
3) Gjatë vitit 1996 mblodha kujtime që ruhen në traditë të jabllanicasve, po edhe të tjerëve, për Masakrën e vitit 1921. Për këtë qëllim pata mbledhur rrëfime nga: Smajl (Sylë) H a j d a r i (1906), Bekë (Halil) A h m e t i (1915), Rexhë (Binak) Z e n e l i , Tahir (Sylë) H a j d a r i (1920), të Mahallës së Lugjve; Ukshin (Ramë) H a m z a (1921), i Mahallës së Mulaj; Sejdi (Adem) K a s u m a j (1921), Tafë (Isuf) Z e n e l i (1920), Hysen (Rexhë) S m a j l a j (1942), Avdi (Jonuz) S m a j l a j (1948), të Mahallës së Poshtme; Halil (Mehmet) A d e m a j (1925), i Mahallës së Përkolve, të gjithë nga Jabllanica; si dhe Zumer (Fazli) T h a ç i (1914), nga Kosuriqi i Lugut të Baranit.
4) Pjesë të shkëputura nga një shkrim më i gjatë i historianit, Dr. Jusuf B a j r a k t a r i, të cilin e lexoi në tubimin përkujtimor të 75 vjetorit të Masakrës së Jabllanicës të vitit 1921, mbajtur në Jabllanicë, më 13 korrik 1996.

Similar topics
» Skënder R. Hoxha: Në dhjetëvjetorin e Prillit të Thyer të Jabllanicës së Dushkajës
» Skënder R. Hoxha: Toponimia e Dushkajës (I)
» Skënder R. Hoxha: Kolonizimi i Dushkajës me sllavë
» Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës
» Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (IV)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi