Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - O MOS PRIT KOSOVË PËR VIZA

Shko poshtë

AGIM GASHI - O MOS PRIT KOSOVË PËR VIZA Empty AGIM GASHI - O MOS PRIT KOSOVË PËR VIZA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 16, 2015 9:50 pm

AGIM GASHI - O MOS PRIT KOSOVË PËR VIZA 11032265_10153325539719077_4140212147940671638_n




AGIM GASHI

O MOS PRIT KOSOVË PËR VIZA


Moj Kosovë hej tungjatjeta
Thotë Evropa mirë se t'gjeta,
Qysh ma ke ti qeverinë
Opozitën që urtë s'rrin.

T'kruhet barku t'kruhet kthiza
O mos prit Kosovë për viza
Rrjedh Danubi vërshon Rajna
S'i durojmë na këta hajna.

Hajna rrenca në punë t'fella
Bash si Bali Katravella,
Qysh po t'rrejnë moj Kosovë ty
Kujtojnë unë s'i shoh me sy.

N'ambasada dërgun nriklla
Qe ta çajnë ballin me shtiklla,
Ne Bruksel fustan me xhixha
Shkon te mbreti Hanëm Inxhja:

Kllapadan e me qampare,
Thotë kjo asht veshje kombtare.
Do konsula të fortë trima
Rrinë me kambë në tavolina.

Çka me t'ba cka me maru
Qysh Kosovë ty me t'ndihmu.
Unë të thashë shtrëngoje shtetin
Ti ia nise me vjedh vetin,

Lum e lum që u kry lufta
Ti ia nise më lujtë guxha,
Po k'to guxhat prej sikletit
Ia ke nis po ia kthen vetit.

Merrni vesh ju kosovarët,
Duda krejt i kini t'parët,
Sa ta mbani këtë pari
Kurrë n' Evropë s'keni me hi.

16.12.2015
Düren

 —
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi