Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alma Lama godet Kadri Veselin, e ka kthyer Kuvendin në institucion të PDK-së!

Shko poshtë

Alma Lama godet Kadri Veselin, e ka kthyer Kuvendin në institucion të PDK-së! Empty Alma Lama godet Kadri Veselin, e ka kthyer Kuvendin në institucion të PDK-së!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 17, 2015 7:13 pm

Alma Lama godet Kadri Veselin, e ka kthyer Kuvendin në institucion të PDK-së!

Alma Lama godet Kadri Veselin, e ka kthyer Kuvendin në institucion të PDK-së! Largea_ves1450363099


Deputetja e LDK-së, Alma Lama ka reaguar ndaj mos dhënies së fjalës në Kuvend nga ana e kryetarit të Kuvendit. Ajo përmes një reagimi në Facebook ka thënë se Kadri Veseli e ka shndërruar Kuvendin në institucion të PDK-së.

Shënimi i plotë i saj:



Te dashur miq,
sot ne seancen parlamentare kerkova fjalen per te dhene opinion tim ne lidhje me liberalizimin e vizave, mirepo kryetari i Kuvendit z. Veseli, edhe pse per te njejten teme, ne kundershtim me rendin e dites ia dha fjalen ministrit te jashtem z. Thaci, mua ma mohoi te drejten e fjales. Si pasoje u largova nga seanca.
z. Veseli, edhe pse u be nje vit ne krye te Kuvendit ende nuk e ka mesuar rregulloren e punes, dhe e perdor seancen sipas vullnetit personal. ne tevertet Kuvendi, si institucioni ku 120 deputetet duhet te trajtohen si te barabarte, eshte kthyer ne nje institucion te vetem nje partie politike PDK-se dhe te tij personal.
Gjithsesi, ajo cfare desha te them ne seance eshte kjo:
Se pari, retorika antievropiane ne lidhje me liberalizimin e vizave, sidomos nga foltorja e Kuvendit eshte e papranueshme. dhe jo vetem kaq, por e rrezikshme. Secili zyrtar i ketij vendi duhet te mendohet mire se ku i hedh fjalet, per shka te impaktit qe ka ne publik. T’iu flasesh qytetareve kunder BE-se me fjalet me te renda, vetem e vetem per te justifikuar deshtimet personale, eshte me te vertete e pamend me se paku, e diabolike me se shumti. Cdo njeriu qe ia do te miren Kosoves, nuk duhet t’i shkoje ne mend te flase kunder BE-se, sepse kjo i konvenon vetem gruoeve me ideologji komuniste dhe ekstremiste fetare. keto grup ka vite qe i fryjne ketij zjarri, antievropian e antiperendimor. BE-ja dhe SHBA-te jane mbeshtetesit kryesor te pavaresise dhe shtetit te Kosoves
.
Se dyti, vendet e BE-se jane duke diskuar ne lidhje me dhenien e drites se gjelbert per liberalizimin e vizave per Kosoven, pra vendimi nuk eshte marre, edhe pse ka debate te forta. Eshte gabim i madh ngutja me deklarata te parakohshme, edhe sikur keto deklarta te ishin diplomatike, e jo kercenuese sic i degjuam ne Kuvend. Ne duhet te kuptojme se konteksti i zhvillimeve politike dhe atyre te sigurise ne Evrope nuk e favorizon aspak Kosoven ne lidhje me kete proces, edhe pse Kosova i ka plotesuar te gjitha kriteret teknike.
Se treti, duhet te mesohemi te shohim veten me kriticizem, jo t’ua hedhim fajin per gjithcka te tjereve. Arsyeja pse vendet e BE-se nuk kane qene fort te gatshme deri tani lidhen edhe me nje problem mardhor me te cilen perba;llet kosova e qe ehste ekstremizmi fetar, qe per na nr i atyre qe kane shkuar ne luften ne Siri, per koke banori, Kosova ze vendin e pare ne Evrope. E kjo klase politike, eshte pergjegjese e madhe per kete fenomen, pasi ka mbyllur syte perballe tij, e per me keq kane flirtuar per vota me ta.
Se fundi, qytetareve te Kosoves mendoj se duhet t’iu jepet mundesia te levizin pa viza ne vendet e shengenit, sepse kjo eshte e domosdoshme per arsye praktike per shume njerez qe duan te studiojne, te bejne biznes apo te vizitojne te afermit e tyre ne keto vende dhe nga ana tjeter per te mos bere dallim ne raport me vendet e tjera te rajonit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi