​Një radio e vjetër “Siemens”. Një sobë e vjetër. Një orë tavoline. Një mangall….Ah, po, dhe një tabelë e shkruar gabimisht shqip-anglisht, jashtë derës. Këto janë trashëgimia e mbetur materiale e familjes së Nënë Terezës në Tiranë. Dy nga ato, Bashkim Zajmi, i nxjerr pas gati një përpjekjeje titanike kontrolli në bodrumin e shtëpisë së tij. Anipse e kish bërë në jetë, që një ditë do t’i mblidhte të gjitha. Duhet një sebep. Dhe ai, mesa duket, jemi ne. Familjen e Hamdi Zajmit e gjejmë lehtë, falë tabelës përkujtimore, që pak vite më parë e zbuluan politikanët shqiptarë, kushtuar Nënë Terezës