Karcinoma metastatike e eshtrave
Faqja 1 e 1
Karcinoma metastatike e eshtrave
Karcinoma metastatike e eshtrave
Kur do të vijnë deri te eshtrat ato formojnë tumore të reja metastatike. A do të thotë kjo se keni karcinomë të eshtrave? Jo, ju akoma keni tip të karcinomës i cili iu është diagnostifikuar, por tani është përhapur. Tre deri në katër raste të metastazave te eshtrat janë rezultat i tumoreve në gji, prostatë, mushkëritë dhe veshkat. Pothuaj 70 për qind të pacientëve me karcinomë në gji dhe prostatë kanë metastaza të eshtrave.
Për simptomat dhe mënyrën e mjekimit të metastazave në eshtra përgjigje kërkuam nga prof. dr. Jordan Saveski, traumatolog dhe dr. Sllavica Kraleva, onkologe radioterapeute në Spitalin e klinikës „Acibadem Sistina”.
Çfarë janë metastazat e eshtrave?
Metastazat paraqiten kur qelizat kanceroze përhapen te organet tjera. Ato ndahen nga tumori primar dhe udhëtojnë nëpër trup përmes qarkullimit të gjakut ose sistemit limfatik. Kur qelizat kanceroze do të përhapen në organet e largëta, quhen metastaza. Organet më të shpeshta kur krijohen metastazat janë eshtrat, mushkëritë dhe mëlçia. Çdo tip i kancerit parqet rrezik për metastaza të eshtrave. Megjithatë, për disa tipa të karcinomës gjasat më të mëdha janë që të përhapen te eshtrat. Këtu marrin pjesë kanceri i gjirit, i mushkërive, gjëndrës tiroide, prostata dhe veshkat. Metastazat e eshtrave mund të paraqiten në cilindo eshtër, por më të shpeshta janë të legenit dhe boshtit kurrizor.
Cilat janë metastazat e eshtrave?
Dhimbje në eshtra është simptoma e parë e metastazave të eshtrave. Në fillim dhimbja mund të paraqitet dhe pastaj të zhduket. Me kalimin e kohës pacienti mund të ndjejë dhimbje më të mëdha dhe të përhershme gjatë lëvizjes. Metastazat i dëmtojnë eshtrat dhe i bënë të dobëta. Si pasojë e kësaj mund të paraqiten thyerje të eshtrës edhe gjatë rrëzimit më të vogël.
Vlera të larta të kalciumit – metastazat e eshtrave e dëmtojnë indin e eshtrës, dhe si pasojë e kësaj kalciumi lirohet në qarkullimin e gjakut. Vlerat e larta të kalciumit mund të jetë problem serioz dhe të shkaktojnë mundim, gërditje, kapsllëk, dehidrim bile edhe komë.
Presion në boshtin kurrizor: Ashtu siç rriten dhe përhapen qelizat kanceroze, ato krijojnë presion në indet fqinje. Kështu, nëse ato janë në boshtin kurrizor, mund të fillojnë të bëjnë presion në palcën kurrizore. Te pacientët paraqitet lëvizje të kufizuara, dobësi fizike, ngërç dhe probleme me urinim. Presioni në boshtin kurrizor është gjendje urgjente, pasiqë mund të sjellë deri te paraliza. Trajtimi përfshinë radioterapi, hemoterapi dhe kirurgji. Terapia fizikale mund të jetë e nevojshme që të kthehet tonusi i muskujve.
Si diagnostifikohen metastazat te eshtrat?
Diagnoza e metastazave te eshtrat më së shpeshti vendoset me skenim të eshtrave, i cili mund ta zbulojë sëmundjen në stadiumin e hershëm. Gjithashtu, rekomandohet edhe tomografi kompjuterike (CT), rezonancë magnetike (MRI) dhe PET/CT. Nga testet e laboratorikë të cilat mund të ndihmojnë në diagnozë, është caktimi i vlerave të kalciumit në gjak.
Si mjekohet karcinoma metastatike?
Trajtimi bëhet me ilaçe, radioterapi dhe kirurgji.
Ilaçet për forcimin e indit eshtëror: ilaçet të cilat zakonisht përdoren në trajtimin e osteoporozës, bisfosfonate, gjithashtu mund t’u ndihmojnë pacientëve me metastaza të eshtrave. Këto ilaçe mund t’i forcojnë eshtrat dhe ta zvogëlojnë dhimbjen e cila paraqitet si pasojë e sëmundjes.
Hemoterapia: nëse karcinoma është përhapur në më shumë eshtra, atëherë nevojitet hemoterapi. Këto ilaçe të cilat aplikohen në vena, udhëtojnë nëpër trupin tuaj dhe luftojnë me qelizat e kancerit.
Terapia hormonale: jepet në rastet kur metastazat e kanë prejardhjen nga gjiri ose nga prostata.
Kontrolli i dhimbjes: Në trajtimin e kësaj karcinome shumë i rëndësishëm është kontrolli i dhimbjes për jetë më cilësore të pacientëve. Për këtë qëllim jepen ilaçe për kontroll të dhimbjeve.
Radioterapia: gjithashtu përdoret në trajtimin e karcinomës metastatike të eshtrave. Radioterapia mund të jetë opsion i trajtimit kur dhimbja nuk mund të kontrollohet dhe të parandalohet me ilaçe, nëse ka rrezik nga fraktura të eshtrave dhe kompresion të boshtit kurrizor.
Kirurgjia: përdoret në heqjen e metastazave nga eshtrat për të cilat ekziston rreziku nga thyerja. Këtu marrin pjesë:
Kirurgjia për stabilizimin e eshtrave. Nëse eshtra gjendet rrezik nga thyerja (thyerje patologjike) për shkak të metastazave, e njëjta mund të stabilizohet me anë të kirurgjisë me aplikimin e impianteve (gozhdë, pllakë, protezë).
Kirurgjia e heqjes së metastazave të vendosura në boshtin kurrizor: 65% prej metastazave paraqiten në pjesën e kraharorit, 18% në pjesën sakrale lumbale dhe 17% në pjesën qafës së boshtit kurrizor. Nëse lokalizimi i metastazës është solitare në 1 deri 2 unaza, atëherë bëhet heqja e gjerë kirurgjike e masave të tumorit dhe plotësimi i defektit me implantate. Vetebroplastika: paraqet metodë kirurgjike minimale invazive dhe mjaft efikase e cila realizohet kur kemi unazë të lënduar të boshtit kurrizor. Qëllimi i këtij intervenimi është stabilizimi i boshtit kurrizor. Nëse metastazat janë të shumëllojshme dhe të përcjella me dhimbje shumë të fuqishme atëherë ato unaza plotësohen me vertebrocement, e kështu fitohet në fortësi, por edhe dhimbja largohet.
Kur metastaza e ka dobësuar eshtrën dhe ajo thyhet, atëherë është e mundur që në mënyrë kirurgjike të hiqet dhe deformiteti plotësohet me implante dhe çimento. Nëse metastaza është e përhapur edhe në pjesët tjera vendoset implante dhe çimento.
Kirurgjia në shërimin e thyerjeve: nëse eshtra është e thyer si pasojë e metastazave, e njëjta mund të sanohet me trajtim kirurgjik. Me përdorimin e materialeve ndihmëse ortopedike, eshtra fiksohet. Gjithashtu metastazat hiqen nga pjesët e eshtrës të cilat luajnë rolin e kyçit në atë rast bëhet heqja e gjerë e eshtrës me masë tumori dhe bëhet rekonstruimi (kryqet, gjuri, bërryli, kyçi i dorës dhe kyçet tjera).
Lexo me shume ne http://spine.mk/al/
Eshtrat, mushkëritë dhe mëlçia janë organet më të shpeshta ku përhapen qelizat e karcinomës, gjegjësisht ku metastazojnë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Libri më i ri i Adem Zapluzhës "Ikja e eshtrave"
» Irgis Hysenaj: Në kërkim të eshtrave të të ekzekutuarve nga komunizmi
» Kthimi në Atdhe i eshtrave të Mbretit Zog, ceremoni zyrtare në Paris
» Familjarët tërhiqen nga vendimi për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë
» Albert Vataj: Kushtrimi i eshtrave dhe ndërmendja jonë letargjike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi