Dy ditë pasi shpërthyen reagimet dhe kundërshtimet që mbetjet mortore të Isa Boletinit të rivarrosen në Vlorë, kanë ndërruar mendje edhe familjarët e tij. Gazmend Boletini, i cili kishte votuar pro Vlorës në Këshillin për ceremoninë e rivarrimit dhe të enjten kishte qenë në Shqipëri për të takuar kryeministrin shqiptar lidhur me këtë çështje, tash është tërhequr, shkruan Koha Ditore.