Evropa pret Merkelin
Faqja 1 e 1
Evropa pret Merkelin
Evropa pret Merkelin
Kancelarja gjermane nuk do të jetë në gjendje t'i përmbahet politikës së saj bujare ndaj azilantëve dhe refugjatëve në Evropë, mendon Christoph Hasselbach.
Angela Merkel ndodhet mjaft e vetme me politikën e saj ndaj refugjatëve në Evropë. Plani i saj për t'i shpërndarë "më drejt" refugjatët në Evropë deri tani ka dështuar. Sepse partnerët e saj evropianë mendojnë: pse duhet ta paguajmë ne, kur Merkeli dërgon gjeste ftuese në botë?
Reagimet e populistëve të djathtë si Marine le Pen ose Viktor Orban nuk kanë pse e shqetësojnë fare Merkelin. Më rëndë peshon gjykimi i Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk. Polaku i kujdesshëm u shpreh se vala e refugjatëve është "shumë e madhe, për të mos u ndaluar". Përpjekja për t'u imponuar shteteve të tjera të BE që të pranojnë kuota për pranimin e refugjatëve, sipas Tusk-ut është në kufijtë e "cënimit të lirisë politike".
Kritika të tilla të qarta ndaj kursit të Merkelit u shtuan nga fundi i vitit, edhe prej njerëzve, të cilët e kanë mbështetur Merkelin në gjëra të tjera.Kryeministri kristjandemokrat holandez, Mark Rutte, tha para pak kohësh: "Siç e dimë nga Perandoria Romake, perandori të mëdha fundosen, kur kufijtë e tyre nuk mbrohen mirë". Edhe vetë ministri besnik i Financave i Merkelit, Wolfgang Schäuble e krahasoi migrimin e pakontrolluar me një "ortek", të cilin mund ta vinte në lëvizje një "skiator i pakujdesshëm".
Konfliktet e brendshme të Evropës janë thelluar
Merkeli i ka mbetur në parim besnike vijës së saj. Në këtë mënyrë, pa e dashur, ajo i ka thelluar konfliktet e brendshme të Evropës. Kudo në zgjedhje partitë e djathta i kanë forcuar pozitat, hapësira e Shengenit pa kontrolle kufitare është vënë në diskutim. Dhe një efekt anësor i rëndë po përvijohet në Britaninë e Madhe, ku më e vonta në vitin 2017 do të zhvillohet një referendum për qëndrimin apo daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Pa mbyllje nuk bëhet
BE ka nisur shumë inisiativa të drejta në politikën e refugjatëve: luftimin e shkaqeve të arratisë; mbështetjen e vendeve përreth Sirisë, lejimin e një migrimi të kufizuar për punë. Po edhe sikur e gjitha kjo të kontribuojë - dhe shumë nuk duhet pritur prej këtyre masave - nuk ka alternativë tjetër veç mbylljes së Evropës. Dhe BE nuk duhet të bazohet vetëm tek Turqia, që ajo t'ia mbajë larg refugjatët Evropës. Këtë punë të pakëndshme BE duhet ta kryejë në radhë të parë vetë.
Tema e madhe e vitit 2016 do të jetë sigurimi i kufijve të jashtëm të BE. Po të mos arrihet kjo, siç ka paralajmëruar zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans "do të dështojë jo vetëm Shengeni, por Evropa". Merkeli ka thënë të njëjtën gjë për Euron para disa viteve. Kjo fjali vlen edhe më shumë për çështjen e migrimit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shokon ish-ministri italian: Kur do e vrisni Merkelin? (Video)
» EVROPA PËR SHQIPTARËT
» NUK PO DO EVROPA KORBA
» Sylejman Aliu: EVROPA
» LDK: Me këtë qeverisje po largohemi nga Evropa

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi